LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e kalojnë natën e dytë në rrugë

•Mijëra banorë të Marokut e kanë natën e dytë në qiell të hapur, pas tëmetit shkatërrimtar me magnitudë 6.8 që goditi vendin mbrëmjen e së premtes. •Bilanci i viktimave është rritur, duke u regjistruar të paktën mbi 2000 të vdekur, ndërsa më shumë se 1400 kanë marrë lëndime të rënda. •Gërmimet nën rrënoja vazhdojnë, ndërsa numri i viktimave sipas ekspertëeve pritet të rritet sërish. •Maroku ka shpallur tre ditë zi pas tërmetit tragjik, ndërsa sot flamujt janë ulur në gjysmë shtizë. •Tërmeti ishte më i fuqishmi që tronditi zonën në më shumë se 120 vjet , sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tërmeti shkatërrues në Marok/ Rrëfimi 'rrëqethës' i të mbijetuarve: M'u duk sikur shpërtheu një bombë! Shtëpia u shemb por të paktën jam gjallë

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e
Të mbijetuar

MAROK- Situata në Marok vijon të jetë kritike, teksa emergjencat civile gërmojnë në rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin disa ditë më parë, me shpresën për të gjetur të mbijetuar, teksa numri i viktimave ka shkuar në 2000. Të mbijetuarit të cilët kërkojnë gjurmët e të afërmve të tyre të zhdukur kanë treguar momentet e tmerrit në momentin kur tërmeti me magnitudë 6.8 ballë tronditi vendin. 

"Më dukej sikur shpërtheu një bombë", tregoi njëri prej banorëve. 

Pranë epiqendrës, rrunojat kanë bllokuar rrugët e ngushta, dhe në zonat e largëta ka mungesë rezervash ushqimore, shkruajnë mediat e huaja. 

Hamid Idsalah, një udhërrëfyes malor 72-vjeçar, tha: "Nuk mund ta rindërtoj shtëpinë time. Nuk e di se çfarë do të bëj. Megjithatë, unë jam gjallë, kështu që do të pres. Më vjen keq ."

Mohamed Azaë tha: "Kur ndjeva se toka po dridhej nën këmbët e mia dhe shtëpia ishte e mbështetur, nxitova t'i nxjerr fëmijët e mi jashtë - por fqinjët e mi nuk mundën. Fatkeqësisht në atë familje nuk u gjet asnjë i gjallë. Baba e bir u gjetën të vdekur dhe ende janë në kërkim të nënës dhe vajzës”. 

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten mbrëma (8 shtator). Tërmeti u ndje në të gjithë vendin, veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë.

2 VITE ME PARE

Tërmeti vdekjeprurës në Marok, SHBA shpreh ngushëllimet, e gatshme për të ofruar ndihmë

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur ngushëllimet për Marokun pas tërmetit vdekjeprurës në vendin e Afrikës Veriore, duke shkaktuar mbi 2000 viktima. 

“Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Marok. Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo vështirësi e tmerrshme”, tha Biden në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se administrata amerikane është në kontakt me autoritetet marokene, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne po punojmë me shpejtësi për të siguruar që qytetarët amerikanë në Marok janë të sigurt dhe jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme për popullin maroken. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë Marokut dhe mikut tim mbretit Mohammed VI në këtë moment të vështirë”, shtoi ai.

Tërmeti i fortë goditi Marokun qendror pak pas orës 23:00 me orën lokale (2211 GMT) të premten, duke vrarë të paktën 2000 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, epiqendra ishte 71 kilometra (44 milje) në jugperëndim të Marrakeshit, në një thellësi prej 18.5 km. 

2 VITE ME PARE

"Shohim mrekulli"/ Specialisti i UNICEF për tërmetin në Marok: 72 orët e para janë kritike për kërkimin

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e
pamje nga vendngjarja

MAROK- Përpjekjet e rimëkëmbjes dhe ndihmës pas tërmetit të fuqishëm në Marok kanë hyrë në një periudhë "sfiduese", por ka ende shpresë për të gjetur të mbijetuar, tha një zëdhënës i Fondit të OKB-së për Fëmijët UNICEF për CNN.

"72 orët e para për sa i përket kërkimit dhe shpëtimit janë absolutisht kritike… Ata e quajnë atë “periudha e artë” sepse nëse do të biesh nën rrënoja, kjo do të jetë koha për ta bërë atë (dhe) ndonjëherë ne shohim mrekullitë.”-tha Joe English.

English tha se shumë familje që kishin ikur nga shtëpitë e tyre me “vetëm rrobat e trupit” dhe kishin kaluar një natë të dytë në rrugët e Marrakech, qyteti më i madh pranë epiqendrës së tërmetit të së premtes.

"Fëmijët i kanë parë shkollat dhe shtëpitë e tyre të shkatërruara dhe tani po jetojnë në rrugë pa asnjë strehë. Ne do të jemi këtu gjatë gjithë rrugës dhe do të mbështesim fëmijët dhe familjet e tyre më pas, por nuk mund ta bëjmë këtë pa mbështetjen dhe donacionet publike”, shtoi ai.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Marok/ OKB: Jemi në gatishmëri për ndihmë!

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e
pamje nga vendngjarja

MAROK- Shefi i OKB-së shprehu trishtimin e tij të thellë për tërmetin vdekjeprurës që goditi Marokun qendror mbrëmjen e së premtes që thuhet se la mbi 2000 të vdekur, duke shprehur solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e vendit, raportojnë mediat e huaja.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i tij, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres theksoi se OKB-ja është e gatshme të ndihmojë Qeverinë në çdo mënyrë të nevojshme, për të ndihmuar të prekurit.

“Ne kemi kontaktuar me qeverinë e Marokut për të vendosur mbështetjen e OKB-së në kërkim-shpëtim, koordinimin e ndihmës humanitare dhe shëndetit. Qeveria po jep përgjigjen e saj ndaj tërmetit. Tani për tani, ne jemi në gatishmëri, të gatshëm për të ndihmuar sipas modalitetit që qeveria marokene do të donte të zgjidhte,” tha Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Marok Nathalie Fustier.

2 VITE ME PARE

Prekëse! Momenti kur foshnja e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok (VIDEO)

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e
pamje nga vendngjarja

MAROK- Një video e cila po bën xhiron në internet tregon momentin kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga rrënojat pas tërmetit në Marok.

Në pamjet e shpërndara në rrjet, të cilat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, foshnja ishte e mbuluar nga dheu kur u shpëtua nga një burrë aty pranë. Ajo thuhet se u dërgua në spital pasi u nxor e gjallë. 

2 VITE ME PARE

Termeti katastrofik në Marok! Shkon mbi 2000 numri i viktimave, banorët kalojnë natën në qiell të hapur

TËRMETI në Marok! Shkon në 2000 numri i viktimave, banorët e
foto ilustruese

MAROK- Tërmeti katastrofik 6.8 balla në Marok ka lënë deri tani 2 mijë viktima, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur dhe nën rrënoja, raporton BBC. Banorët kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe mijëra familje kanë qëndruar jashtë Medinës, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Maroku ka shpallur tre ditë zi pas tërmetit tragjik, ndërsa sot flamujt janë ulur në gjysmë shtizë.

Ndërkohë ekipet e emergjencës së kërkimit dhe shpëtimit po përqendrojnë përpjekjet e tyre në fshatrat e thella malore, afër epiqendrës, ku qindra njerëz besohet se janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre. 

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten mbrëma (8 shtator). Tërmeti u ndje në të gjithë vendin, veçanërisht në pikën turistike të Marrakeshit dhe fshatrat e largëta në malet e Atlasit të Lartë.

termet ne marok

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen