LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen time të plotë! Kryeministri i Kosovës: Theksova këto 2 gjërat kryesore

• Marrëveshja e arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ishte në fokus të bisedimeve që u zhvilluan sot në Kosovë me Edi Ramën. • Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Albin Kurti edhe për një takim jozyrtar me homologun e tij, për të ndarë me të detaje lidhur me çka u diskutua për 12 orë në Ohër, pak ditë më parë, ku palët duket se gjetën një rrugë të mesme. • Në një foto të ndarë në rrjetet sociale, Edi Rama zbulon se bisedoi me Albin Kurtin në detaje për këtë marrëveshje dhe ecurinë e procesit të zbatimit të saj, ku mes të tjerash e përgëzoi për kurajën e treguar. • Më tej, kryeministri Rama tregon se bashkë me Kurtin ranë dakord që mbledhja e radhës e dy qeverive të mbahet në muajin qershor. • Ndërkohë që sot, Kurti takoi edhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe presidentin Bajram Begaj, të cilët gjithashtu i informoi lidhur me marrëveshjen. I vetmi nga opozita që informoi ishte kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.• Detaje për takimin i ka dhënë Rama, ndërsa Kurti ka dhënë një intervistë për mediat duke u shprehur gjithë pikat e diskutimit. • Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. • Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. • Pika kyçe është Asociacioni I komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pse shmangu PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish-presidentit, jo si kryetar partie

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e takimit të politikanëve demokratë nga axhenda e tij e takimeve në Tiranë. Për Kurtin, ndarja nuk ka qenë e qëllimshme dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën e ka takuar në cilësinë e ish-presidentit. Sipas tij, ka folur dhe më parë me Metën për dialogun ndaj shtoi se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Unë kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish-presidentin Meta dhe kam njoftuar edhe më herët për dialogun, konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik. Iu uroj suksese kandidatëve,”- tha Kurti.

 

3 VITE ME PARE

Akordi me Serbinë/ Kurti për takimet në Tiranë: I njoftova me hollësitë e marrëveshjes

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Albin Kurti

TIRANË- Pas takimeve që zhvilloi këtë të diel me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar detaje lidhur me takimet e sotme. Në fjalën e tij para mediave, Albin Kurti tha se gjatë këtyre takimeve kishte theksuar 2 gjëra kryesore: e para është suksesi dhe progresi demokratik e ekonomik i Kosovës dhe se i kishte informuar për marrëveshjen në Ohër. Gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjen e politikanëve, me të cilët ai ka komunikuar sot. 

"Me kryeministrin Rama u dakorduam që mbledhja e ardhshme midis 2 qeverive do të jetë qershor. Por gjithashtu biseduam edhe për zbatimin e deritanishëm të marrëveshjeve të nënshtruara dhe çfarë do të mund të bëjmë edhe marrëveshje të reja, edhe zbatime të reja. Ne kërkojmë nga Shqipëria në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Çdoherë kur diskutohet duhet të mbrohet Kosova, subjektiviteti i saj, sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial. Por gjithashtu të na ndihmojnë edhe në anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, meqenëse e dimë që Shqipëria ka edhe ulëse në OKB dhe është gjithandej pjesëmarrëse e anëtare,"-tha Kurti. 

FJALA E PLOTË E ALBIN KURTIT:

Dëshirova t’i njoftoj nga afër dhe me hollësinë procesin e dialogut por gjithashtu edhe me elementët përbërës të marrëveshjes. Por edhe me anekset e zbatimit në Ohër.Unë kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish-presidentin Meta dhe kam njoftuar edhe më herët për dialogun, konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik. Iu uroj suksese kandidatëve.

Presidenti Begaj, Kryetarja Nikolla dhe Kryeministri Rama më kanë mbështetur për procesin e dialogu dhe marrëveshjen që kam arritur. Shqipëria është gjithmonë pranë Kosovës dhe atë e dëshmon edhe në arenën ndërkombëtare, por edhe në marrëdhëniet tona bilaterale. Me kryeministrin Rama u dakorduam që mbledhja e ardhshme midis 2 qeverive do të jetë qershor. Por gjithashtu biseduam edhe për zbatimin e deritanishëm të marrëveshjeve të nënshtruara dhe çfarë do të mund të bëjmë edhe marrëveshje të reja, edhe zbatime të reja. Ne kërkojmë nga Shqipëria në forumet ndërkombëtare për Kosovën. Çdoherë kur diskutohet duhet të mbrohet Kosova, subjektiviteti i saj, sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial. Por gjithashtu të na ndihmojnë edhe në anëtarësime në organizatat ndërkombëtare, meqenëse e dimë që Shqipëria ka edhe ulëse në OKB dhe është gjithandej pjesëmarrëse e anëtare. Njëkohësisht desha që t’i informoj në mënyrë që një situatë komplekse e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të jetë sa më e qartë për ta, në mënyrë që edhe mbrojtja që do t’i bëjnë Kosovës të jetë sa më e saktë dhe e dobishme. Ata mbështetën qëndrimin tim se kjo është një mbrojtje de-facto e Kosovës. Në pikën 10 bëhet fjalë për të gjitha marrëveshjet që duhet të zbatohen

3 VITE ME PARE

Marrëveshja me Serbinë në Ohër, Kurti i shkon në zyrë, Meta: Çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Albin Kurti dhe Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta ka pritur në selinë e PL-së, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se mbështet qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, gjë që do të sillte paqen në të ardhmen.

"Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti
E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social. Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje. Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj,"-shkruan Ilir Meta në rrjetet e tij sociale.

Po ashtu vihet re se Meta deri më tani është e vetmja figurë opozitare që kryeministri Kurti ka zhvilluar në Tiranë, pasi nuk ka takuar asnjë figurë të Partisë Demokratike.

3 VITE ME PARE

Takimi me Kurtin/ Rama: Ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Edi Rama Albin Kurti

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka pritur sot në takim homolgun e tij kosovar Albin Kurti. Pas takimit Rama bën me dije se në fokus të bisedimeve ishte marrëveshja e Ohrit dhe ecuria e mëtejshme e procesit të zbatimit të saj. Përmes një postimi në 'Facebook' Rama shkruan se ka mbështetur vendimin e kreyministrit për hapat e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ndërsa theksoi se mbledhja e ardhshme e të dy qeverive do të mbahet në qershor. 

"Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.
Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor", shkruan Rama.

3 VITE ME PARE

Pas Begajt, Kurti takohet me Lindita Nikollën, kryeparlamentarja: Mbështesim dialogun dhe Kosovën

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Albin Kurti dhe Lindita Nikolla

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pasi i uroi mirëseardhjen në Kuvendin e Shqipërisë, Nikolla e përgëzoi Kurtin  për punët e mira që po bën Qeveria e Kosovës. Nikolla shprehu mbështetjen ndaj Kosovës për marrëveshjen e arritur në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe theksoi se Shqipëria mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer midis Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës është në ditët më të mira. Ne mbështesim perspektivën evro-atlantike të Kosovës dhe vijojmë të lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB dhe organizatat ndërkombëtare. Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e BE-së dhe SHBA-së në zbatimin e aneksit të këtij Plani. Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, u shpreh Nikolla.

Kryeministri Albin Kurti falenderoi Kryetaren Lindita Nikolla për mbështetjen institucionale të bashkëpunimit dypalësh, si Kryetare e Kuvendit. Kurti vuri në dukje progresin e dukshëm në zhvillimin ekonomik, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe nënvizoi se ekonomia, demokracia dhe integrimi po ecin në mënyrë komplementare, duke respektuar njëkohësisht të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Kryeministri Kurti vuri në dukje vendosmërinë e Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për avancimin e dialogut me Serbinë dhe zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës dhe duke bashkëpunuar ngushtë me BE dhe SHBA.

3 VITE ME PARE

Përfundon takimi Kurti-Begaj, presidenca: Marrëveshja e Ohrit të zbatohet plotësisht

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Takimi Kurti Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Begaj, pasi u informua në detaje mbi negociatat e zhvilluara me Serbinë, të udhëhequra nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshëndeti lidershipin, maturinë dhe kurajon e treguar nga Kryeministri Kurti dhe ekipi negociator i Republikës së Kosovës, për ta pranuar planin evropian, si dhe për ta nënshkruar e zbatuar atë.

Duke u ndalur te rezultati i takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, Begaj vlerësoi se dakordësimi publik dhe angazhimi i palëve për të zbatuar planin evropian të normalizimit të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe aneksin përkatës, si një pjesë integrale të tij është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Begaj shprehu gjithashtu besimin se zotimi i marrë nga palët në Ohër do të respektohet plotësisht, ndërkohë do të gjenden mekanizmat e duhur për ta kthyer këtë dakordësim publik në një marrëveshje të detyrueshme e të zbatueshme për palët ndërkombëtarisht.

3 VITE ME PARE

Kurti sot në Tiranë, takohet me Ramën, marrëveshja në Ohër në qendër të bisedimeve

Marrëveshja me Serbinë, Rama mbështet Kurtin: Ka mbështetjen
Albin Kurti dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vizitojë sot Shqipërinë. Mësohet se së bashku me disa ministra të kabinetit të tij, Kurti do të 'zbarkojë' në Tiranë për një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. 

Në takimin e Ramën, pritet që tema kryesore të jetë marrëveshja e Ohrit me Serbinë. Ende nuk dihet nëse do të jetë vetëm një takim informues apo do të ketë ndonjë kërkesë nga ana e Kurtit për Ramën. 

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

edi rama albin kurti albin kurti ne tirane

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje