Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, por të burgosurit nuk e duan pranë pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre. Ndaj, është marrë vendimi që Hutra të lihet i vetëm. • Gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë që tashmë ka marrë emrin Masakra e Paskuqanit, familjarët kanë thyer heshtjen. Vëllai i Hutrës, i cili është larguar nga Shqipëria nga frika se mos Dani do t’i merrte jetën edhe atij u kërkoi falje familjarëve të viktimave. Mes lotësh, ai tregoi se me autorin e masakrës nuk flet që nga viti 2006, kohë kur Hutra i përdhunoi bashkëshorten. • Më herët, ai tregon se Dan Hutra është arrestuar edhe në vitin 2003 për dhunë në familje, pasi ka dhunuar nënën e tyre. Vëllai i 40-vjeçarit bën apel ndaj drejtësisë që ta mbajnë në burg dhe t’i japin dënimin maksimal, duke shtuar se ka frikë se ai mund të lirohet sërish. • Kjo, pasi sipas të vëllait, Hutra ka pasur gjithmonë para, është veshur me rroba të markave të shtrenjta dhe ka paguar shumë gjyqtarë që është liruar nga burgu sa herë që është arrestuar. • Erjon Hysa, vëllai i Elena Hysës ka rrëfyer se ka qenë në Gjermani kur mësoi se Dan Hutra kishte kryer masakër në shtëpinë e tij, duke i marrë jetën të motrës, Mevlutes, dhe bashkëshortes së tij, Hasimes, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë. • Babai i Elenës, Zaim Hysa tha se Dan Hutra dhe vajza e tij ishin njohur bashkë para se të fejoheshin përmes një shkuesi. Ai sqaroi se nuk ka qenë në dijeni që 40-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e ish bashkëshortes në 2007-ën dhe e zbuluan kur Dan Hutra u arrestua pas denoncimit të vajzës së tij.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Vëllai i Dan Hutrës, njeriu që kreu masakrën e Paskuqanit duke vrarë tre gra dhe duke plagosur tre të tjera u ka kërkuar falje publike familjarëve të viktimave. Në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta në News24, mes lotësh ai shprehet se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet asnjë nga pjesëtarët e familjes. Vëllai i Dan Hutrës tregon se ka ikur nga Shqipëria bashkë me të vëllanë tjetër nga frika se mos ai vriste edhe ata.
Intervista e plotë:
Gazetari Igli Çelmeta: Ju jeni vëllai i Dan Hutrës, pse kërkuat të flisnit, çfarë doni të thoni?
Vëllai i Dan Hutrës: Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella që dalin nga zemra e një njeriu familjarëve të viktimave, që humbën jetën krejt kot tre vajza në lule të jetës. Kjo ishte një masakër, që masakra të tilla unë 45 vjeç kam përjetuar vetëm në vitet kur serbi ka bërë mbi kosovarët. E dyta ai kriminel ai është vëllai, por më nuk është vëllai im edhe kush më njeh, e di që prej vrasjes së parë që ka bërë ne e kemi mohuar si vëlla
Gazetari Igli Çelmeta: Pra në vitin 2007 kur Dan Hutra vrau gruan e parë, ju keni shkëputur kontaktet me vëllain tuaj?
Vëllai i Dan Hutrës: Unë edhe vëllai tjetër. Edhe kur kam biseduar me familjarët e viktimës së parë, i kam thënë që ai nuk është më vëllai im, për mua të veprojë drejtësia, të veprojë kush të dojë për mua nuk më intereson se çfarë bëhet me atë njeri, se jetën ta ka dhënë Zoti dhe ta merr vetëm Zoti dhe jo njeriu.
Gazetari Igli Çelmeta: Dan Hutra është dënuar për herë të parë në vitin 2003, me dy vite burgim, çfarë di për këtë rast dhe pse u dënua?
Vëllai i Dan Hutrës: Këtu dua të ndalem sepse edhe mediat, më vjen shumë keq ka edhe gazetarë që për të mbushur emisionin e vet hedh shumë baltë. Në vitin 2003 Dan Hutra është dënuar se ka mbyllur nënën dhe njërën prej kunatave në dhomë që të mos lajmërojnë policinë. Për dhunim dhe jo për përdhunim, sepse përdhunim është marrëdhënie seksuale, është dënuar për dhunim
Gazetari Igli Çelmeta: Pra në vitin 2003 është dënuar për dhunim
Vëllai i Dan Hutrës: Jo për përdhunim, për dhunë.
Gazetari Igli Çelmeta: Për dhunë, po e kuptoj.
Vëllai i Dan Hutrës: Për dhunë dhe atij i është vënë si përdhunim dhe nëse është përdhunim kapni atë gjykatës çojeni në vend të atij kriminelit sepse për përdhunim duhet të marrë nga 7 deri 15 vite burg siç e thotë ligji shqiptar dhe jo dy vite sa është dënuar ai.
Gazetari Igli Çelmeta: Pas këtij krimi që është dënuar me dy vite burg, ai është dënuar në vitin 2007 kur vrau gruan e parë në mënyrë mizore, çfarë di, çfarë konflikti kishte Dan Hutra me gruan e parë? Përse e kreu krimin makabër?
Vëllai i Dan Hutrës: Unë dhe vëllai tjetër as nuk jemi marrë, as nuk kemi pasur qenë takuar me familjarët e saj, as nuk kam fol kurrë, vetëm pas ngjarjes i kam marrë për ngushëllime familjarët edhe i kam thënë për ne jeni të lirë, të veprojë drejtësia.
Gazetari Igli Çelmeta: Si e njihni vëllain tuaj Dan Hutrën, si ishte në familje, a ishte i dhunshëm?
Vëllai i Dan Hutrës: Kurrë nuk bëri familje ai, për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje, ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje, nuk je në gjendje të krijosh një familje. Nuk jam interesuar kurrë, kurrë, as kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi, kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.
Gazetari Igli Çelmeta: Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain tuaj?
Vëllai i Dan Hutrës: Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006.
Gazetari Igli Çelmeta: Cili ka qenë komunikimi juaj i fundit me vëllain tuaj, çfarë i keni thënë?
Vëllai i Dan Hutrës: Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë.
Gazetari Igli Çelmeta: Çfarë jete ka bërë Dan Hutra, a kishte probleme ai, a kishte lidhje me grupe kriminale?
Vëllai i Dan Hutrës: Nuk jam në dijeni, atë ta gjejë drejtësia. Ato rroba firmato, ato lekë që ai jepte, ato gjykatës që për t’u pasuruar ato nxjerrin kriminela nga burgu. Prokurori për t’u pasuruar nxjerr kriminelin nga burgu. Një fukara vjedh energji se nuk ka ta paguajë, shkon e bën tre vjet burg, një që nxjerr një ndërtim pa leje për të mbuluar kokën e kalamajve, shkon në burg dhe ngelet në burg i shkreti se nuk ka lekë për t’i dhënë prokurorit dhe gjykatësit, kurse krimineli vret, masakron dhe del nga burgu, kjo është fatkeqësia e shqiptarit, se është gjynah për një Shqipëri që është aq e vogël dhe të vuajmë të tilla gjëra. Ai kriminel me të vërtetë vrau tre bija nënash dhe thau katër zemra se katër ka vrarë ai, katër zemra nënash i thau, por ama ka vrarë edhe 12 të tjerë që janë pa varrosur. Ne jemi të vrarë, por jemi të pavarrosur, nuk na fut kush në dhe, ka vrarë edhe 12 të tjerë, jemi të pavarrosur.
Gazetari Igli Çelmeta: Nga informacionet që keni ju, pas daljes nga burgu për vrasjen e gruas së parë, me çfarë merrej Dan Hutra, çfarë jete bënte ai, a kishte kontakt me familjarë të tjerë?
Vëllai i Dan Hutrës: Unë të them me gjithë sinqeritetin më të madh me gjithë vëllain tjetër që kemi ikur, vëllain tjetër e kam marrë nga frika, kur doli nga burgi Dan Hutra, e kam transferuar nga Shqipëria sepse po të na shikonte neve ai do na linte ai? Të parët kemi qenë ne në listë se pse nuk e kemi ndihmuar dhe ndjekur në burg, të parët kemi qenë ne në listë për atë, do na eleminonte të parin.
Gazetari Igli Çelmeta: Ju thoni, ju vetë familja kishit konflikte me Dan Hutrën?
Vëllai i Dan Hutrës: Jo konflikte, por ngaqë nuk e kishim distancuar dhe arsye e vetme që kam tërhequr vëllain tjetër me gjithë familje vetëm nga frika që një ditë do ta pësonte siç e pësuan viktimat e pafajshme.
Gazetari Igli Çelmeta: Në gjykatë Dan Hutra ka deklaruar se nuk është penduar për krimet që ka bërë, madje ka dhënë edhe detaje të rënda se si i ka kryer këto krime, si e gjykoni deklartatën e tij?
Vëllai i Dan Hutrës: Ai vetëm njeri nuk është ai, vetëm gjak nuk ka. Ka ndjerë keqardhje gjithë Shqipëria për atë që bëri, nuk ka gjak ai njeri. Për t’u larë ato viktima, ai kriminel me gjithë gjykatësin duhet të paraqiten para familjarëve, po qajnë katër nëna (përlotet)
Gazetari Igli Çelmeta: Ju kuptoj, e di që është një moment shumë i vështirë për ju dhe familjen tuaj, pasi është një ngjarje shumë e rëndë që ka tronditur gjithë Shqipërinë?
Vëllai i Dan Hutrës: Nuk mendon kush për ata nëna, kam fëmijë vetë (përlotet) imagjinoj fëmijët e mi, të më ndodhë në fëmijën tim, por nuk kemi drejtësi, gjykatësi për të mbushur xhepin e vet, nuk i intereson se çfarë do bëjë ai kriminel, i gjen arsyet dhe i thotë me sill këtë letër vetëm për t’i ulur dënimin dhe për ta nxjerrë jashtë nga burgu. Lodhet polici i shkretë që merr 500 mijë lekë rrogë dhe vë jetën në rrezik për ta kapur kriminelin dhe pas dy javësh e sheh sërish të lirë nëpër qytet.
Gazetari Igli Çelmeta: Çfarë di në lidhje me konfliktin që kishte familja Hysa dhe vajza e tyre Elena Hysa lidhur me vëllain tuaj Dan Hutra, keni dijeni?
Vëllai i Dan Hutrës: Nuk kam asnjë lidhje, asnjë informacion. Më vjen shumë keq, shpirtërisht me dhimbjen më të madhe, nuk kam fjalë që ta shpreh, jam me to, me dhimbjen e tyre, e di çfarë dhimbje kanë se të thashë kam fëmijë vetë.
Gazetari Igli Çelmeta: Pra ju keni shkëputur çdo lloj marrëdhënie me vëllain tuaj, Dan Hutra dhe siç e thatë edhe më parë nuk e quani më vëllain tuaj?
Vëllai i Dan Hutrës: Kush më njeh mua e dinë të gjithë se unë që në 2007 nuk e quaj vëllanë tim, që në momentin e fundit që i kam thënë ose ndrysho rrugë ose për mua harromë. Dan Hutra kur ka bërë vrasjen e parë të vajzës së pafajshme, unë kam qarë tërë ditën dhe kanë ardhur njerëzit më ka thënë “çfarë ke?”, më ka vdekur i kam thënë vëllai, por jo më thoshin e ka kapur policia është në burg, për mua ka vdekur sot.
Gazetari Igli Çelmeta: Ti si vëllai i Dan Hutrës, çfarë apeli i bën drejtësisë shqiptare, për një person që në 20 vite i ka marrë jetën 4 grave dhe ka plagosur 3 të tjera?
Vëllai i Dan Hutrës: Drejtësisë i bëj thirrje në rast se kanë kalamaj dhe e dinë çfarë do të thotë të humbësh një fëmijë, të gjykojnë me ligjin dhe jo me xhepin. Të gjykojnë siç e meriton krimineli, po na çojnë 40 vite mbrapa të kërkojmë Enver Hoxhën, ngrehu Enver dhe vari siç i varte edhe nuk kishte as gjakmarrje, as hakmarrje dhe nuk u shtonin vrasjet.
Gazetari Igli Çelmeta: Çfarë dënimi mendoni se duhet të marrë vëllai juaj?
Vëllai i Dan Hutrës: Nuk mund ta përshkruaj, atë po ta djegësh, po ta shohësh në zjarr dhe t’i hedhësh edhe një çik benzinë më shumë që të digjet më shpejt. Ku ka dënim, më vjen keq, ishalla nuk ndodh dhe e lirojnë prapë, por me këto gjykatësa që kemi, ai një ditë do jetë jashtë, unë kam shumë frikë që një ditë do dalë prapë jashtë ai kriminel. Me këto gjykatësa që marrin lekë, unë kam shumë frikë që ai një ditë do të arrijë të dalë jashtë. Kur ai sot duhet të ishte i varrosur bashkë me ato që i ka vrarë pa faj. I bëj apel drejtësisë të mos merren me punë të kota, në radhë të parë të vendosin drejtësinë, krimineli ndëshkohet, jo vetëm dënohet, ndëshkohet, ndëshkim maksimal. Jetën ta ka dhënë vetëm Zoti dhe ta merr vetëm Zoti.
Gazetari Igli Çelmeta: Ju e njihni Rrahman Selën?
Vëllai i Dan Hutrës: Po si nuk e njoh, nuk ka edhe nuk ekzistuar asgjë. Ai ka familjen e vet, i kërkoj falje publikisht Rrahman Selës që i ka dalë emri në televizor. Nuk kam asnjë gjë me atë, po te kisha do e kisha sqaruar me Rrahmanin këtu e 23 vite më parë, kaq kisha për të thënë. Edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta dhe një falje publike unë dhe vëllai im tjetër, për familjarët e viktimave të pafajshme. O Zot do Zoti ishalla nuk shohim dhe nuk dëgjojmë gjëra të tilla më.
Gazetari Igli Çelmeta: Një mesazh shumë domethënës për një ngjarje shumë shumë të rëndë që ka tronditur gjithë vendin. Të falenderoj për intervistën.
Vëllai i Dan Hutrës: Një detyrim familjar, asgjë më tepër.
TIRANË- Vëllai i vrasësit Dan Hutra, autorit të masakrës së Pakuqanit ka treguar bisedën e fundit që ka pasur me të. Në një intervistë për gazetarine News24, Igli Çelmeta, vëllai i Hutrës është shprehur se është tronditur kur ka marrë vesh që Dani kishte vrarë tre grad he kishte plagosur tre të tjera.
Ai thotë se për herë të fundit me Dan Hutrën ka folur në vitin 2006 dhe i ka kërkuar të ndryshojë rrugë që të mos përballet me të.
Pjesë nga intervista:
Gazetari Igli Çelmeta: Si e njihni vëllain tuaj Dan Hutrën, si ishte në familje, a ishte i dhunshëm?
Vëllai i Dan Hutrës: Kurrë nuk bëri familje ai, për atë punë e mohova se njeriu kur nuk krijon familje dhe nuk i nënshtrohet rregullave të familjes, të gjithë vuajmë për një familje, të gjithë punojmë për të ndërtuar një familje, ai kurrë nuk u përkushtua dhe i thashë ti nuk je vëllai im sepse nuk je në gjendje të mbash një familje, nuk je në gjendje të krijosh një familje.
Nuk jam interesuar kurrë, kurrë, as kur ka rënë në burg, as se si ka shkuar burgu, as se si ka shkuar gjyqi, kurrë nuk kam marrë asnjë informacion dhe nuk jam interesuar të marr një informacion.
Gazetari Igli Çelmeta: Kur e keni takuar për herë të fundit vëllain tuaj?
Vëllai i Dan Hutrës: Vëllain tim për herë të fundit e kam takuar në vitin 2006.
Gazetari Igli Çelmeta: Cili ka qenë komunikimi juaj i fundit me vëllain tuaj, çfarë i keni thënë?
Vëllai i Dan Hutrës: Komunikimi i fundit ka qenë, ose ndrysho rrugë, ose harromë mua. Ndrysho rrugë dhe kthehu jetës ose harromë mua se nuk më ke asgjë.
Si ndodhi masakra më 1 mars?
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.
Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al
KAMËZ- Dan Hutra vrau 2 dhe plagosi 2 gra të tjera në familjen Hysa në Kodër Kamëz. 41-vjeçari hyri i armatosur me kallashnikov në shtëpinë e familjes Hysa. Në emisionin "Uniko" kanë folur burrat e familjes Hysa, në shtëpinë e tyre kanë mbetur ende shenjat e plumbave të kallashnikovit të Dan Hutrës.
“Ky nuk quhet as njeri, nuk e di çfarë mund ta quaj. Njeri shumë i pamoralshëm, shumë i pafytyrë,”- thotë kryefamiljari Zaim Hutra. Ndërsa djali i tij, i cili humbi dhe gruan e tij shtatzënë, tha: Njeri pa gjak, njeri pa familje, njeri pa njeri. Ai është monstër. Ja kemi lënë shtetit, po e shohim që s’ka shtet.
Një plumb i armës është në pllakat e dhomës së ndenjes, tjetri ka prekur dollapin ndërsa një shenjë e madhe është lënë edhe në shkallët e mermerit jashtë shtëpisë. Aty edhe kanë nisur të shtënat me armë.
Në oborr kanë qenë duke larë makinën Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së Dan Hutrës) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Dy gratë i vrau fillimisht duke i goditur me thikë dhe më pas kur u largua i qëlloi edhe me armë. E më pas, hyri brenda banesës dhe plagosi me armë ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeçe.
TIRANË- Erjon Hysa, vëllai i Elena Hysës ka rrëfyer se ka qenë në Gjermani kur mësoi se Dan Hutra kishte kryer masakër në shtëpinë e tij, duke i marrë jetën të motrës, Mevlutes, dhe bashkëshortes së tij, Hasimes, e cila ishte 2 muajshe shtatzënë. Në një intervistë për emisionin “Uniko”, ai u shpreh se motra e tij është e gatshme që të bëjë AND-në e fëmijës në mënyrë që të hedhë poshtë ëdo pretendim që ka pasur Hutra lidhur me atësinë.
Erjon Hysa tha se me ish-kunatin kishte folur vetëm njëherë në telefon dhe nuk i kishte pëlqyer si njeri, por kur e motra, Elena Hysa, i kishte rrëfyer që ai e dhunonte, kishte nisur të kishte akoma më shumë dyshime për të.
Babai i Elenës, Zaim Hysa tha se Dan Hutra dhe vajza e tij ishin njohur bashkë para se të fejoheshin përmes një shkuesi. Ai sqaroi se nuk ka qenë në dijeni që 40-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e ish bashkëshortes në 2007-ën dhe e zbuluan kur Dan Hutra u arrestua pas denoncimit të vajzës së tij.
Intervista e plotë:
Gazetari: Si e mësuat ngjarjen?
Zaim Hysa: Isha tek vëllai im, është i sëmurë. Kur erdha gjeta policinë këtu. Ishte një komshi, unë duke u tallur me atë ‘pse rri këtu në rrugë’. Më thotë ndalu këtu, s’do shkosh atje, se të kanë vrarë njerëz tek shtëpia. U thashë ‘kë kanë vrarë”. S’durova dot dhe erdha, ishte kushëriri. Po rrija aty. Nuk mora vesh asgjë, se kush ishte vrarë dhe kush e kishte bërë krimin,. Policia nuk e dinte për vete, Mua ma mori mendja se kush e kishte bërë.
Policia më pyeti ‘a ke folur? Dije gjë që kishte dalë nga burgu?” U thashë “Nuk di gjë që ka dalë nga burgu, por kam folur me të”.
Gazetari: Ke folur me të pas datën 16 shkurt?
Zaim Hysa: Po më ka marrë ai në telefon. Më tha “kur t’i sjellë lekët që të kam borxh’. Ai mi pati kërkuar si shpenzime për fejesën, pastaj ma ktheu “si borxh”.
Erjon Hysa: Kam humbur motrën dhe nusen, ishte shtatzënë 2 muajshe.
Gazetari: Ku ishe?
Erjon Hysa: Isha na Gjermani.
Gazetari: Si e more vesh lajmin?
Erjon Hysa: Isha në punë, në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vet. Kur dëgjova vëllain duke bërtitur, zbrita poshtë ai po qante me të madhe. Kur më tregoi që kishte vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja).
Gazetari: Kush dhe si e more vesh?
Erjon Hysa: Jo nuk e kam marrë vesh.
Gazetari: Kur kishit folur për herë të fundit?
Erjon Hysa: Fola në mëngjes
Gazetari: Asnjë kërcënim?
Erjon Hysa: Jo fare, ishte pabesi. Të ishte ashtu, kisha ardhur.
Gazetari: Jeni takuar ndonjëherë me Dan Hutrën?
Erjon Hysa: Jo asnjëherë. Kam folur vetëm 1 herë në telefon, edhe kur kam folur ai njeri s’më ka pëlqyer.
Gazetari: Përse?
Erjon Hysa: Se di. Më tregonte edhe motra, që kur del i jep makinës shpejt, ecte me shpejtësi.
Gazetari: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?
Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njohur ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.
Gazetari: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë?
Zaim Hysa: Po
Gazetari: Janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?
Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu.
Gazetari: Kanë pasur njohje me njëri-tjetrin dhe kanë ardhur që ta bëjnë familjare?
Zaim Hysa: Po.
Gazetari: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfarë ka ndodhur?
Zaim Hysa: Dasmë. Ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës, kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.
Gazetari: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?
Zaim Hysa: Në fund të prillit, në fillim të majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën, gjoja të fejohej.
Gazetari: Ju ishit dakord?
Zaim Hysa: Po ishim dakord.
Gazetari: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?
Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë dhe të pastrojë.
Gazetari: Tek nëna e tij apo jo?
Erjon Hysa: Po.
Gazetari: Kur është ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?
Zaim Hysa: Po në 24 Maj.
Gazetari: Pastaj keni bërë dhe fejesën?
Zaim Hysa: Po.
Gazetari: Ku e keni bërë fejesën?
Zaim Hysa: Këtu
Gazetari: Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë euro?
Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. Ishin nja 50 veta me pjesëtar të familjes time dhe të atij
Gazetari: Kur filluan problemet?
Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, ka ikur. I ka thënë gjoja që nuk e ke me mua fëmijën, se ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.
Gazetari: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?
Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.
Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.
Gazetari: Motra ta tregoi arsyen përse iku?
Erjon Hysa: Nga dhuna, nuk e ke me mua fëmijën
Zaim Hysa: Na ka marrë tek shtëpia që gjoja jam gëzuar, se do bëhej me fëmijë. Na ka dhënë drekë nga gëzimi.
Gazetari: Vajza ka deklaruar se ai ishte xheloz, që i ka marrë telefonin dhe fliste me familjarët në emrin tim. Dilja nga shtëpia vetëm me nënën e tij dhe një djalë që se njoh, të cilin ma kishte vendosur nga mbrapa. Më ka ofenduar dhe godiste. Ju i keni ditur të gjitha këto?
Zaim Hysa: Jo nuk i kam ditur
Erjon Hysa: Jo, nuk i kemi ditur.
Gazetari: Vajza mbasi iku jua rrëfeu?
Zaim Hysa: Nuk na i ka rrëfyer. Ditën që vajza iku ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar ‘do e marrin vesh mediat botërore’. Gjasme pse ka ikur Alketa nga shtëpia.
Gazetari: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?
Zaim Hysa: Paret ose do t’u vras. Kërkonte lekët që kishte shpenzuar, pastaj ma nxori borxh.
Gazetari: Sa lekë i dhatë?
Zaim Hysa: 3300 Euro, ia dhamë që ta hiqnim qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.
Gazetari: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?
Zaim Hysa: Po nga frika.
Gazetari: Keni menduar ndonjëherë se mund të rregullohen marrëdhëniet mes tyre
Zaim Hysa: Unë nuk isha dakord që të rregullonin marrëdhëniet mes tyre, por janë takuar në burg.
Gazetari: Kur e morët vesh që ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij të parë?
Zaim Hysa: Kur u fut në burg në qeshor, nuk e kemi ditur më përpara. I kam thënë shkuesit, por më tha kur e ke njohur ti. E kam njohur edhe unë.
Erjon Hysa: Mua më janë tharë krahët.
Gazetari: Familjarët e Dan Hutrës kanë deklaruar se Elena nuk ka njohur atësinë e fëmijës dhe s’ka pranuar të bëjë ADN?
Erjon Hysa: Fëmija është regjistruar në emër të Dan Hutrës (tregon fletoren e shëndetit të fëmijës).
Gazetari: A jeni të bindur që fëmijë është i Dan Hutrës?
Erjon Hysa: Jam shumë i bindur që ai është fëmija i tij, kur të dojë të bëjë ADN-në. Edhe vajza është dekoret. Kemi qenë shumë dakord
Gazetari: Kështu ka deklaruar motra e Dan Hutrës
Erjon Hysa: Është njësoj si i vëllai, një brumë. Normal që do mbrojë vëllain e vet ajo. 3 njerëz mi shtiu në tokë
Gazetari: Kush kujdeset sot për fëmijën e Elenës?
Erjon Hysa: Është në maternitet
Babai: Atje ka dërguar policia.
Gazetari: Si janë Elena dhe nëna juaj
Erjon Hysa: Janë pak më mirë, po kanë plagë të shtumta. Mami në brinjë, kurse Alketa ka çarje në faqe dhe plumb në këmbë.
Gazetari: Motra dhe nëna e Dan Hutrës kanë kërkuar mbrojtje nga policia
Erjon Hysa: Të paktën duhet të jepnin ngushëllime për atë që ka ndodhur. Ne jemi viktimat, nuk janë ata
Gazetari: Çfarë kërkoni si familje?
Erjon Hysa: Ne kërkojmë dënimin maksimal
Gazetari: Ai nuk shfaqi pendesë, si ju duket veprimi i tij
Erjon Hysa: Njeri pa gjak, pa familje. Njeri pa njeri, ai është monstër
Gazetari: Elena ka dy emra, edhe Alketa. Pse e ka ndryshuar
Erjon Hysa: Për letra, ka pasur ekspuls. Edhe Dani e ka pas ditur.
Fjalë kanë ata, duan të justifikohen që të mbrohen.
Gazetari: Ju ia keni lënë shtetit?
Erjon Hysa: Ia kemi lënë shtetit, por shohim që s’ka shtet
TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me jetën në burg të autorit të masakrës së Paskuqanit, Dan Hutra, personit, i cili më 1 mars ekzekutoi 3 gra si dhe plagosi tre të tjera. Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se as Dan Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit e tjerë pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre. Po ashtu, raportohet se Hutra është lënë në një qeli i vetëm. E gjitha kjo pasi rrezikon që nga mllefi, të burgosurit e tjerë mund ta lëndojnë.
“Mund t’iu konfirmoj faktin se për Dan Hutrën ka pasur dhe një situatë në sistemin penitenciar.
Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale. Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre.
Është abandonuar nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm. Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka patur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndeve narkotike që në moshë të vogël,"- tha Ferhati.
TIRANË- Elena (Alketa) Hysa ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, e cila u nda prej tij pas debateve dhe dhunës së ushtruar nga 41-vjeçari. Në një intervistë për emisionin "Uniko", babai dhe vëllain i Elena Hysës kanë treguar se si u njohën Dan Hutra dhe vajza Elena, kur ndodhi fejesa e tyre dhe përse krushqia u prish. E po ashtu kanë zbuluar pamjet e para nga fejesa mes të dyvë, për të cilën Hutra do të kërkonte paratë dhe do të përndiqte familjen e ish-bashkëjetueses së tij. Familjarët e Elenës mendojnë se zanafillën historia e ka pas akuzave të Dan Hutrës lidhur me atësinë e fëmijës. Ata shprehen të bindur se fëmija është i Dan Hutrës dhe janë të gatshëm sërish për të bërë analizat e ADN-së.
PJESË NGA BISEDA:
Spartak Koka: Si është njohur dhe kur është njohur vajza Alketa me Dan Hutrën? Si u zhvillua miqësia e dy familjeve?
Zaim Hysa: Ka ardhur këtu me gjithë një shkuesi edhe thanë kështu-kështu. Thashë meqë jeni njoft ju unë jam dakord. Vjen një ditë, venë unazat, i vunë.
Spartak Koka: Erdhi bashkë me shkuesin kur ju ka takuar për herë të parë?
Spartak Koka: Janë njohur më përpara me njëri-tjetrin apo me shkuesi?
Zaim Hysa: Edhe vajza Alketa, edhe shkuesi, edhe ky kanë qenë në klub diku ku kanë pirë kafe. Edhe kanë ardhur këtu të më thonë mua që kështu-kështu.
Spartak Koka: Pasi e njohën njëri-tjetrin kanë ardhur që ta bëjnë familjare?
Spartak Koka: Më mbrapa keni bërë fejesë? Çfarë ka ndodhur?
Zaim Hysa: Dasmë. Ka bërë një ceremoni, ai e ka bërë dhe më ka thirrur dhe mua. Kemi shkuar në Kukës. Kemi ngrënë drekë, kemi ardhur këtu.
Spartak Koka: E gjitha kjo kur ka ndodhur? Pra prezantimi me ju?
Zaim Hysa: Në fund të Prillit, në fillim të Majit ai erdhi këtu të më kërkonte dorën gjoja të fejohej.
Spartak Koka: Pastaj vajza ka shkuar menjëherë të shtëpia e tij?
Erjon Hysa: Po ka shkuar të lajë e të pastrojë.
Spartak Koka: Tek nëna e tij apo jo?
Spartak Koka: Kur është ceremonia e fejesës, e shkëmbimit të unazave?
Spartak Koka: Pastaj keni bërë dhe fejesën?
Spartak Koka: Ku e keni bërë fejesën?
Spartak Koka: Pse thotë Dan Hutra kam shpenzuar 4 mijë Euro?
Zaim Hysa: Ka bërë një drekë atje në Kukës. 50 veta.
Spartak Koka: Kur filluan problemet?
Zaim Hysa: Pas 3 javësh filluan problemet. Vajza ka tentuar të vijë këtu, ka ikur. I ka thënë gjoja që nuk e ke me mua fëmijën se ka qenë shtatzënë. Për këtë kanë bërë debat.
Spartak Koka: Dhe vajza ka ikur se nuk ka duruar dot akuzat?
Zaim Hysa: Po bënte debat me personin që gjoja nuk e ke me mua. Kjo i thoshte e ke me mua.
Erjon Hysa: Me sa kam folur unë me motrën, ai dhe e ka rrahur, e ka dhunuar.
Spartak Koka: Çfarë ka ndodhur atë ditë?
Zaim Hysa: Ka ardhur këtu vetë, na ka kërcënuar për këtë që ka ikur Alketa nga shtëpia.
Spartak Koka: Çfarë kërkonte nga ju pastaj?
Zaim Hysa: Para, më paguani shpenzimet atje ose do t’ju vras.
Spartak Koka: Pra, ju kërkonte lekët që kishte shpenzuar ai, jo borxh?
Zaim Hysa: Po. Lekët që kishte shpenzuar atje pastaj e nxorri borxh.
Spartak Koka: Sa lekë i dhatë?
Spartak Koka: Ia dhatë me cilin qëllim?
Zaim Hysa: Po t’i merrte të na hiqej qafe. Ai ka ardhur na ka kërcënuar këtu mua edhe vajzat, edhe gruan.
Spartak Koka: Lekët ua dhatë nga frika e kërcënimit?
Më 1 Mars 2023, në familjen Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe.