LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga italiani, dëshmia: Gruan e lashë gjallë që të vuajë!

• Taulant Malaj e vrau të bijën Gessica Malaj, vetëm 16 vjeçe, pasi dyshonte se edhe ajo gacmohej nga italiani Massimo De Santis. • Vetë Malaj ka rrëfyer se e shoqja, Tefta Malaj ia kishte pranuar lidhje me Massimon dhe madje i kishte kërkuar falje e që të mos ndaheshin. Por, ai thotë se kishte parë sërish mesazhe mes tyre dhe kishte organizuar masakrën. • Italianit i zuri pritë në shkallë, ndërsa më pas, me të njëjtën thikë, u fut në shtëpi e qëlloi të bijën e të shoqen. Lëtë të fundit, tregon se e ka lënë të gjallë, me qëllim që ajo të vuajë. • I vetmi i mbijetuar ka qenë djali 5-vjeçar që ishte trembur dhe fshahur pas divanit kur kishte parë të atin me thikë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

1 minutë heshtje për Xhesikën/ Flasin miqtë e 16-vjeçares që u vra nga babai në Itali: Ajo ishte plot diell dhe dritë

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga
Jessica

ITALI-Një vajzë e sjellshme. Studionte dhe ishte shumë e lidhur me nënën dhe vëllain e vogël”,-kështu e kujton Marika Xhesikën 16-vjeçaren, e vrarë nga i ati teksa përpiqej të mbronte nënën e saj. Marika ndjek të njëjtën shkollë si Jessica, Liceo Classico "Fiani-Leccisotti" në Torremaggiore. Sipas medias italiane, studentët ishin të gjithë në shok mëngjesin e sotëm: shumë lot dhe shumë kujtime me  Xhesikën, modelen por studente, por edhe shumë e rezervuar.

Shokët e tij qajnë para institucionit arsimor, flasin me njëri-tjetrin, i tregojnë njëri-tjetrit se çfarë ka ndodhur dhe vazhdojnë të pyesin veten pse.

“E kam njohur nga që shkolla fillore - vazhdon Marika - ne kemi shkuar në të njëjtën klasë, pastaj në shkollë të mesme kemi përfunduar në klasa të ndryshme. Unë zgjodha një rrugëtim tjetër. Ajo ishte në Terza A. Klasa e saj është afër meje dhe shpesh përshëndesnim dhe flisnim. Ajo ishte shumë studioze. Morrte pjesë në të gjitha projektet e organizuara nga shkolla. Ndonjëherë flisnim për muzikën, por ajo ishte një vajzë shumë private. Ajo nuk fliste për çështjet personale."

Klima e dhimbjes dhe e dëshpërimit është pothuajse e prekshme para shkollës, ka fëmijë të tërhequr dhe të përlotur.

“Më dhemb kur e kujtoj,"– thotë Françeska që nuk i mban dot lotët, ndërsa shton: E shihja çdo ditë. Gjithmonë me diell. Nje vajzë shumë e mirë. Nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë.

Në gjimnazin e Xhesikës u mbajt një moment heshtje të hënën në mëngjes për të kujtuar viktimën e re.

“Xhesi jeton brenda nesh. X gjithmonë 3A,"-ky mbishkrim i shoqëruar me një zemër, i bërë në një pankartë nga miqtë e klasës së Xhesikës u vendos në kangjellat e shkollës. Atje ku sot mungoi vajza shqiptare. 

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

Flet vëllai i 51-vjeçrit që u vra nga shqiptari në Itali: S’kishte asnjë lidhje me gruan e tij! Kishte marrëdhënie të mira edhe me Taulantin

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga
Foto ilustruese

ITALI- Nuk kishte asnjë lidhje mes Teftës dhe Massimo De Santis, kështu pretendon vëllai i viktimës, Gianluca. Në një intervistë për mediat italiane ai tha se i vëllai madje as nuk e kishte takuar ndonjëherë veçmas fqinjën e tij. 

“Nuk kishte asgjë fare mes tyre, vëllai im nuk pati mundësi as të takonte zonjën, as në lokalin ku ajo erdhi me shoqet për të ngrënë mëngjes pasi i çoi fëmijët në shkollë: në atë orë Massimo ishte ende në gjumë sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri deri te sporteli.”- shpjegon për ANSA vëllai i 51-vjeçarit të vrarë me 21 plagë me thikë.

Ai shton se vëllai jetonte me të ëmën e moshuar. 

"Massimo kishte jetuar në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, tani 80 vjeçe dhe e ve. Marrëdhëniet me atë familje ishin të shkëlqyera, përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin. Madje Taulanti kur e shihte nënën tonë shkonte e merrte dhe e sillte tek lokali ynë. Tani nëna ime është shkatërruar dhe gjithmonë mendon, si dhe djali i saj dhe vajza e gjorë u vranë. Ai është i sëmurë. Po ajo çfarë i kishte bërë, ishte gjaku i tij,"-shtoi italiani. 

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

Ndyshon DINAMIKA/ S’e vrau pa dashje, Malaj i zuri pritë italianit, më pas masakroi familjen, dyshonte se dhe e bija kishte lidhje me fqinjin

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga
Familja Malaj

ITALI- Rrëfimi i Taulant Malajt dhe videoja e shpërndarë në rrjetet sociale ka ndryshuar të gjithë dinamikën e masakrës së ndodhur në Itali. Fillimisht u raportua se 16-vjeçarja Gessica Malaj u vra pasi i doli të ëmës përpara për ta mbrojtur në momentin që babai i saj i drejtoi thikën. Por, në videon që filmoi vetë, vetë autori i ngjarjes së rëndë pranonte se edhe të bijën e kishte vrarë qëllimisht pasi dyshonte gjithashtu se edhe ajo kishte lidhje me italianin.

Përpara prokurorëve, ai ka treguar se e shoqja, Tefta Malaj ia kishte pranuar lidhjen me italianin Massimp De Santis që jetonte një kat sipër tyre, madje i kishte kërkuar familje dhe që të mos ndaheshin. Por, Taulanti thotë se kishte parë mesazhe të tjera mes të shoqes dhe Massimos e një ditë më parë i kishtë zënë pritë në shkallë këtij të fundit. Ai e la atë të mbuluar në gjak dhe me të njëjtën thikë u fut në banesë e masakroi të vijën e gruan. Këtë të fundit, siç tha dhe vetë sot, e ka lënë të gjallë që të vuante pas vdekjes së të bijës.

3 VITE ME PARE

PREKËSE- Vrasja në Itali, 5-vjeçari shqiptar shpëtoi duke u fshehur pas divanit, Policia e gjeti duke u dridhur

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga
Taulant Malaj dhe i biri

ITALI- Një nga detajet më prekëse të vrasjes në familjen shqiptare në Itali, është vendi ku u fsheh djali 5-vjeçar. Ai u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën.

Babai i tij, Taulant Malaj, vrau italianin Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij. Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar.

Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij. Ushtarakët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

Përpara prokurorëve, autori ka treguar se e shoqja, Tefta Malaj ia kishte pranuar lidhjen me italianin Massimp De Santis që jetonte një kat sipër tyre, madje i kishte kërkuar familje dhe që të mos ndaheshin. Por, Taulanti thotë se kishte parë mesazhe të tjera mes të shoqes dhe Massimos e një ditë më parë i kishtë zënë pritë në shkallë këtij të fundit.

Ai e la atë të mbuluar në gjak dhe me të njëjtën thikë u fut në banesë e masakroi të vijën e gruan. Këtë të fundit, siç tha dhe vetë sot, e ka lënë të gjallë që të vuante pas vdekjes së të bijës./Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

Masakra në familjen shqiptare në Itali, Malaj: Gruaja më tradhëtonte me Massimon, ma pranoi vetë e më kërkoi falje. U kam parë mesazhet

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga
Massimo De Santis dhe familja Malaj

ITALI- Taulant Malaj ka rrëfyer se bashkëshorten e tij, Tefta Malaj e ka lënë të gjallë dhe nuk e ka vrarë pasi dëshironte që ajo të vuante për humbjen e vajzës dhe për të gjithë masakrën. I ndpdhur para prokurorit, një ditë pasi vrau një italianin Massimo De Santis, të bijën Gessica Malaj dhe plagosi gruan e tij, shqiptari nuk ka shfaqur asnjë pendesë. Ai ka rrëfyer se Massimo De Santis jetonte një kat më lart tij dhe kishte parë biseda me të shoqen në celularin e kësaj të fundit. Taulanti ka shtuar se një ditë më parë ka pritur që ai të dilte nga shtëpia e tij dhe i ka zënë pritë në shkallë. Më pas, është kthyer në banesë dhe me të njëjtën thikë ka masakruar familjen.

“Dje po bisedonte në shtrat me Massimon. Gruaja ime pranoi se kishte një lidhje me Massimon. Ai më kishte kërkuar falje për këtë marrëdhënie, por unë doja të ndahesha. Kemi pasur gjithmonë diskutime për tradhëtitë e saj dhe unë doja të ndahesha, por ajo më kërkonte që të vijonin të qëndronim bashkë. Massimo jetonte në katin e tretë dhe unë shumë herë e shikoja të futesha në shtëpinë time. Dy ditë më parë i pashë biseda të tjera dhe dje e prita sa doli nga shtëpia. E prita në shkallë,”- ka thënë Taulant Malaj sipas asaj që u raportua për Ansa nga avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

3 VITE ME PARE

Masakra brenda familjes shqiptare në Itali/ DETAJE: Shqiptari e qëlloi 20 herë me thikë italianin

Masakra në Itali/ Taulant Malaj mendonte se dhe e bija ngacmohej nga
Taulant Malaj, Tefta Malaj, Xhesika dhe Massimo De Santis

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali, ku Taulant Malaj, kryefamiljari, vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika Malaj, një shtetas italian si dhe la të plagosur gruan e tij. Mediat e huaja raportojnë se Taulanti e goditi më shumë se 20 herë me thikë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis, me të cilin dyshonte se kishte lidhje dashurie bashkëshortja e tij Tefta.

Gjithashtu janë publikuar detaje nga ekspertiza e hetuesve, të cilët thonë se për shkak të goditjeve të shumta, trupi i italianit ishte i coptuar. Po me të njëjtën thikë plagë të rënda morri edhe e bija 16-vjeçare Xhesika, e cila ndërroi jetë rrugës për në spital.

Bashkëshortja e tij, 39-vjeçarja Tefta Malaj u plagos po ashtu me thikë në ngjarjen e rëndë të së dielës dhe aktualisht ndodhet në sptial jashtë rrezikut për jetën.

masakra e shqiptarit ne itali taulant malaj tefta malaj gessica malaj massimo de santis

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen