LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht! Arrestohet 31-vjeçari në Tiranë, e pësojnë edhe 4 miqtë e tij, dëshmia: Jam xheloz

•Një vajzë është marrë peng për 1 javë nga partneri i saj. •Gleard Gusholli është 31-vjeçari që vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta. •Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi. •Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej. •Në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij. •Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta fshehën provat për të penguar zbulimin e së vërtetës ndërsa Bledi dhe Erlind Kateshi (vëllezër) tentuan të largonin Gleard Gushollin nga vendi i ngjarjes. •28-vjeçarja pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Mori peng partneren për javë dhe e dhunoi, dëshmia e 31-vjeçarit: Jam xheloz

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht! Arrestohet
Spitali

TIRANË-Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili mori peng për 1 javë partneren 28-vjeçare, ka deklaruar se ishte shumë xheloz. Pasi është arrestuar ai nuk dhënë detaje të plota e konkrete në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Vajza bëhet me dije se e ka kaluar rrezikun për jetën në spital dhe është përmendur. Ajo u dërgua në spital pas mesnatës së të shtunës, nga dy vajza të tjera. Motra e agresorit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Brenda, ndër të tjera policia ka gjetur edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari Gusholli. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pengmarrja/ DETAJET- Kunata e çoi të gjakosur 28-vjeçaren në spital, partneri e dhunoi me këmbë karrigeje, burri i motrës e ndihmoi

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht! Arrestohet
Spital

TIRANË- Detaje tmerruese nga pengmarrja e 28-vjeçares në kryeqytet. 

'Reporttv' raporton se efektivët e Komisariatit nr. 2 në kryeqytet ishin njoftuar pak pas mesnatës së të shtunës për një vajzë që ishte dërguar në një klinikë afër komisariatit të dhunuar, e sjellë aty nga dy vajza të tjera. Më pas e reja është transportuar në Spitalin e Traumës pasi ka qenë në gjendje tepër të rëndë, pasi ishte gjakosur në çdo pjesë të trupit.

Njëra prej vajzave që e ka dërguar në klinikën private ka qenë motra e Gerald Gushollit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari. Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës. Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

E RËNDË- U mbajt peng dhe u torturua nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht! Arrestohet
Spitali

TIRANË- Vajza e re e cila u mbajt peng për 1 javë nga partneri i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli do duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Raportohet se e reja ka marrë shumë plagë të rënda nga dhuna sistematike. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. 

SI u zbulua pengmarrja? 

Policia mori informacion se brenda banesës në rrugën "Frosina Plaku", 28-vjeçarja ishte mbajtur peng. Gerald Gusholli ishte personi i cili mori peng bashkëjetuesen e tij. 31-vjeçari është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta.

Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi, të cilët janë: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej.

Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Pengmarrja e 28-vjeçares në Tiranë, identifikohen 5 autorët, mes tyre edhe partneri (EMRAT)

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht! Arrestohet
Policia

TIRANË- Gerald Gusholli është personi i cili mori peng bashkëjetuesen e tij në Tiranë. 31-vjeçari është vënë në prangat e policisë pasi mbajti peng të dashurën e tij për një javë në banesë dhe e dhunoi sistematikisht me sende të forta.

Bashkë me të, janë arrestuar edhe 4 të tjerë për moskallëzim krimi, të cilët janë: Besmir Nurçellari, Arjan Sheta, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi ndihmuan 31-vjeçarin duke fshehur provat në mënyrë që policia të mos binte në gjurmët e tij duke e ndihmuar të arratisej.

Të pestë, ishin banues në Tiranë në rrugën "Frosina Plaku”. Në banesën e tyre ‘blutë’ e Tiranës gjetën dhe sekuestruan një sasi kokaine si dhe sende të forta më të cilat 31-vjeçari kishte dhunuar sistematikisht partneren e tij./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'TMERR' për 28-vjeçaren në Tiranë! U mbajt e mbyllur dhe u dhunua nga partneri për 1 JAVË, Policia arreston 5 persona

Mbajti peng partneren dhe e dhunonte sistematikisht! Arrestohet

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në kryqytet. Një 28-vjeçare është mbajtur peng në një banesë për 1 javë nga partneri i saj, i cili e dhunonte me sende të forta. 

Policia zbuloi brenda banesës në rrugën "Frosina Plaku", vajzën e re e cila ishte mbajtur peng. Në pranga përfundoi 31-vjeçari dhe 4 persona të tjerë të cilët ishin në dijeni të ngjarjes mirëpo nuk e kallëzuan. 

Personat me inicialet B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Policia sekuestroi mjetet që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren. Aktualisht, e reja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Locked”. I hoqi lirinë, për një javë, bashkëjetueses së tij, dhe e dhunoi vazhdimisht atë, me sende të forta, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Sekuestrohen mjete për konsumimin e lëndëve narkotike dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të saj, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që po mbante me forcë bashkëjetuesen e tij, në banesë, në rrugën "Frosina Plaku", menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Locked”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve:

- G. G., 31 vjeç, B. N., 36 vjeç, A. Sh., 41 vjeç, B. K., 27 vjeç, E. K., 42 vjeç, të pestë banues në Tiranë. Shtetasi G. G. i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën "Frosina Plaku". Shtetasit B. N. dhe A. Sh. nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit B. K. dhe E. K., (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

28-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

merret peng 28-vjecarja ne tirane gleard gusholli

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion