LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton, Bardhi: Po shkelet Kushtetuta. Balla: Komisioni i Integrimit nuk po shkrihet

• Kuvendi i Shqipërisë u mblodh sot dy herë brenda ditës. • Seanca e parë plenare nisi me betimin e 4 deputetëve demokratë që nuk ishin të pranishëm seancën e kaluar. • Deputetët që u betuan sot janë Albana Vokshi, Fatmir Mediu, Oerd Bykylbashi dhe Jozefina Topalli. • Në seancë janë zgjedhur dhe nënkryetarët e Kuvendit që janë Klodiana Spahiu nga maxhoranca dhe Agron Gjekmarkaj nga Opozita. • Anëtarët në Këshillin e Mandateve nga Partia Socialiste janë pjesë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë ndërsa nga PD-ja Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli  zv/anëtarë. • Ndërsa anëtarët në Këshillin për Legjislacionin nga Partia Socialiste janë zgjedhur Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici, Erion Malaj, Aulona Bylykbashi, Ani Dyrmishi zv/anëtarë dhe Erjona Ismaili zv/anëtarë, nga Partia Demokratike janë Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli, Bledi Himçi, Oerd Bylykbashi zv/anëtarë dhe Gazment Bardhi zv/anëtarë. • Mazhoranca mes debatesh dhe kundërshtimesh me opozitën ka miratuar e vetem ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. • Ndërkohë seanca e dytë zgjati vetëm pesë minuta. Parlamenti, me prezencë vetëm të socialistëve, ka miratuar kryesitë dhe anëtarët socialist të komisioneve të përhershme parlamentare. • Maxhoranca e vetme ka votuar për kryesinë e Komisioneve me 78 vota pro dhe 1 kundër.

19 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

"Çfarë jeni ju?"/ Berisha: Mandatet tuaja buruan nga miliardat e krimit, nga censura dhe nga terroristët elektoralë

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Sali Berisha

 TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi mazhorancën se mandatet e saj kanë ardhur nga miliardat e krimit të investuara në fushatë. Në fjalën e tij, Berisha është betuar mbi Kushtetutë se do të i’a cjerrë maskën qeverisë së Ramës dhe mazhorancës, sepse sipas tij, ata janë një rrezik për Shqipërinë, Ballkanin, Europën dhe SHBA-të.

"Çfarë kulture keni ju mor, çfarë morali, çfarë leximi. Po keni turp apo jo, të lexoni ligjet në këtë mënyrë. Kur nuk lejon Kushtetuta, mashtroni me precedentin kur ishte konsensus. Por nuk ka konsensus. Ata që përfaqësojnë, se ju nuk i njifni këto, se nga erdhët ju, nga buruan mandatet tuaja. Mandatet tuaja buruan nga blerja masive e votave.
Mandatet tuaja buruan nga policia politike, terroristët elektoralë. Mandatet tuaja buruan nga censura dhe kontrolli i plotë i 90% të mediave. Mandatet tuaja erdhën nga përdorimi i 1 miliardë eurove në kundërshtim me këtë libër dhe me çdo rregull për të kontrolluar zgjedhjet.

Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Çopjas, miliardat e Suel Çellës, miliardat e Shytëve, miliardat e Troplinëve, miliardat e Bajrave. Nga lumenjtë e parave të krimit që vërshojnë mbi Shqipërinë. Ku mund të pranoni ju ligj dhe Kushtetutë. Ju tmerroheni nga ligji dhe Kushtetuta. Dhe në këtë qëndron fakti se, ju nuk pranoni të zbatoni rregullin më elementar, ndaj dhe të kanë vënë ty aty, se je i sojit të tyre. Por nuk është rasti të merrem me individ sot, se do merremi me individë dhe thellësisht. Sepse ju garantoj se, shumica juaj duhet të ishte, ku? Atje ku është Shullazi, atje ku është Bahri Bajri, atje ku janë miqtë tuaj, atje e keni vendin," tha Berisha.

8 MUAJ ME PARE

79 vota pro/ Miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Kuvendi

TIRANË- Maxhoranca ka miratuar e vetme ndryshimet nw rregulloren e Kuvendit. Nw seancwn e sotme pas diskutimeve dhe debateve është miratuar sktruktura e re e Kuvendit.

Ndërkohë në atë moment opozita braktisi seancën dhe është larguar nga seanca pas nisjes së votimit. Seanca e radhës pritet të mbahet në orën 17:00, ku pritet diskutimi për zgjedhjen e kryesive të Komisioneve të përhershme të Kuvendit.

8 MUAJ ME PARE

Luçiano Boçi: Me paturpësi thoni që i kemi dhënë opozitës më shumë komisione

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Luciano Boci

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Boçi denoncoi mënyrën si qeveria po i paraqet publikut çështjen e përfaqësimit të opozitës në komisionet parlamentare. Boçi theksoi se pretendimi për rritje të rolit të opozitës është mashtrim, sidomos kur, sipas tij, i është hequr opozitës një nga komisionet më të rëndësishme, ai i integrimit europian.

Kjo shkelja e Kushtetutës është bërë normë nga kryeministri që anatemon me emra personal gjyqtarët e sistemit të drejtësisë. Jo vetëm që akti është i poshtër, por qëllimi është i poshtër. Dilni dhe bëni ironi dhe cinizëm dhe thoni i kemi dhënë opozitës më shumë komisione. E bëtë atë 7 x 7 meme. Si mund të thuash që 4 në 11 qenka më shumë se 3 në 8. A dini matematikë?! Si mund të thuhet me paturpësi që i kemi dhënë më shumë komisione opozitës kur i hiqni komisionin e integrimit”, tha Luçiano Boçi.

8 MUAJ ME PARE

Maxhoranca voton për ndryshimin e rregullores së re, opozita largohet nga salla

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur seancën plenare ditën e sotme. Teksa maxhoranca bëhej gati për të hedhur në proces të përshpejtuar për votimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, opozita ka lënë sallën. 

8 MUAJ ME PARE

"Ju nuk keni, as ligj, as Kushtetutë."/ Berisha: Po mashtroni publikun para kamerave, ju jeni si një bandë me rregullat e mafias

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën nuk ka fillim më armiqësor të parlamentit se, ndryshimi i njëanshëm i rregullores së Kuvendit. Gjata fjalës së tij në parlament, Berisha tha se deklaroi se për mazhorancën nuk ka asnjë vlerë Kushtetuta.

"Produkt i farsës më të shëmtuar elektorale në historinë e Shqipërisë nga viti ’90 gjer sot. Pjellë e karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, nuk mund të kishin kurrë fillim tjetër, përveç se këtij që nisët sot, duke i shpallur armiqësi dhe luftë të plotë, mbi të gjitha Kushtetutës së vendit, librit themelor, por që për ju ka kohë që është një letër e vdekur e zëvendësuar nga neni i parë tek i fundit nga kodi i mafias, drogës, vjedhjes dhe bixhozit. Nuk ka fillim më armiqësor ndaj qytetarëve shqiptarë që presin, që kanë këtë libër, si mburojën e tyre, si mburojë të të drejtave të tyre, të dinjitetit të tyre, të lirive të tyre, dhe që ju sot në një garë të turpshme e shkelmoni atë publikisht, e përdhunoni atë publikisht në parlament me një sadizëm tipik të narkokriminelëve.
Asgjë nuk ju pengon ju të kryeni këtë krim të shëmtuar, të shkelmoni Kushtetutën e cila ka përcaktuar qartë në nenin 93 pika 2; Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave apo 1/5 të të gjithë deputetëve mund të shqyrtojë dhe miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se 1 javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.

Kurse ata që kanë qenë këtu para jush, në rregulloren e funksionimit të parlamentit, kanë votuar se, për shqyrtimin e propozimeve për ndryshimin e rregulloreve ndiqet procedura e parashikuar për shqyrtimin e projektligjeve. Por ju nuk keni, as ligj, as kushtetutë, as moral. Ju silleni këtu para kamerave, para publikut si një bandë, në rregullat e mafias. Ju dëgjova të përmendni precedentin, po mashtroni publikun, po mashtroni pa turp. Precedenti ishte konsensus. Po ishte, por ishte konsensus. Sot nuk ka konsensus. Sot ka një qëndrim, kërkohet të zbatohet kushtetuta. Ne e dimë shumë mirë se këto ndryshime do të votohen, se këto ndryshime do të ndodhin, por kërkohet për të gjithë ata miliona shqiptarë që duhet të kenë Kushtetutën, librin mburojë të tyre nga një shtet, nga abuziviteti, por që për ju kjo është një prostitutë dhe nuk ka asnjë vlerë. Ju e kaloni nga një shpellë mafia në një shpellë tjetër mafie," tha Berisha.

8 MUAJ ME PARE

Balla: Nuk po e shkrijmë komisionin e Integrimit!

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës në lidhje me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Balla theksoi në fjalën e tij se ata nuk po e shkrijnë komisionin e Integrimit. Duke shtuar se këtij Komisioni po i japin peshën më të madhe që ka pasur ndonjëherë që prej krijimit të tij.

“Nuk e kemi shkrirë komisionin e integrimit. Sot e 20 vite më parë në këtë sallë kemi pasur një nen që e konsideronte si komision të dorës së dytë, ne do ta shkrijmë atë nen. Ne po e ngremë në nivelin më të lartë që ky komision ka që nga 2005 kur u ngrit për herë të parë. PS, Europën dhe punët e jashtme i sheh bashkë, ju veç e veç. Edhe fushat tregoi se në e kishim Europën në qendër të vëmendjes, ju Europën nuk e përmendet. Ne kemi pritshmëri ti mbyllim negociatat brenda 2029m, edhe Kos, edhe Kosta, edhe Von der Leyen mendon si ne, ju mendoni ndryshe. Në mars të 2025, në  thamë çdo thoni ju, ju kështu do thoni edhe në shtator të 2029-ës”, tha Balla.

8 MUAJ ME PARE

"O respektoni Kushtetutën ose Klodian Zoton?" Balliu: Si prisni të integrohemi kur ‘pushoni nga puna’ komisionin për këtë çështje?

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i PD, Klevis Balliu ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi dhe mazhorancën se po shkelin Kushtetutën. Balliu u shpreh se nuk ka justifikim heqja e komisionit parlamentar të Integrimit, duke u shprehur se është krijuar pikërisht për të mbështetur procesin integrues.

"Nuk e kuptoj arsyen pse duhet të shkelet Kushtetuta në interes të një presupozohet integrimi, duke hequr integrimi. Nuk e kuptoj si integrohemi kur heqim nga puna komisionin e integrimit. Komision të jashtëm ka pasur gjithmonë, i integrimit u krijua pikërisht për këtë proces.

Shkelni Kushtetutën, e bëtë disa ditë më parë. Kur vjen rasti për të zbatuar Kushtetutën kemi hall çfarë na thotë Suel Çela dhe Bajrat. O respektoni Kushtetutën o Klodian Zoton! Ndajeni mendjen. E keni nisur me turp duke mohuar të drejtën për të mbajtur 1 minutë heshtje për Azem Hajdarin dhe Charlie Kirk," tha Balliu.

8 MUAJ ME PARE

Dule: Kushtetuta dhe Rregullorja duhet të respektohen në seancë

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i PPDNJ, Vangjel Dule tha se debati i sotëm po zhvillohet në një terren jashtëzakonisht të rrëshqitshëm, ku sipas tij kolegët e opozitës po përpiqen të marrin pjesë në një diskutim që nuk është i lejueshëm në sallë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Dule shtoi se megjithëse diskutohet se sa komisione duhet të ketë Parlamenti dhe sa anëtarë mund të përfshihen në to, drejtimi i seancës nuk i jep askujt të drejtë të vendosë përtej kufijve të përcaktuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja.

"I nderuar kryetar i seancës, e keni futur debatin e kësaj seance në një terren jashtëzakonisht të rrëshqitshëm dhe nuk e kuptoni, pse kolegët e opozitës vazhdojnë që të marrin pjesë në një debat që nuk është i lejueshëm në këtë sallë. Sigurisht, është i lejueshëm të diskutojmë komisione do të ketë Parlamenti i Shqipërisë, sa anëtarë mund të ketë e ke thënë me radhë, por nuk e keni të drejtën të drejtoni këtë seancë apo kolegët e tjerë të vënë në dyshim nëse Kushtetuta respektohet apo nuk respektohet.

Është taksativ, jemi të detyruar, e bëhet fjalë për Kushtetutën dhe deri në momentin që nuk e kemi ndryshuar nenin 83 pika 3, nenin 81 pika 2, nuk kemi të drejtë për ta bërë këtë debat deri në momentin që flasim. Nuk ka debat dhe nuk duhet ta ketë debat nëse duhet ta quajmë veten si organ parlamentar dhe veten tonë parlamentar", tha Dule.

8 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në Kuvend pa debat/ Zhupa: Janë 9 nene të rregullores që po shkelni

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme se PS-ja po shkel 9 nene me veprimet që duan të bëjnë. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa ka theksuar se ata nuk e kanë marrë me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës. 

“Ato 10 ditë janë pjesë e rregullores së Kuvendit. Është për t’u bërë procedura. Nëse keni ardhur me bindjen që 83 kartona i keni dhe mund t’i shfrytëzoni të bëni çfarë të doni, atëherë siç i prezantuat në Asamblenë e PS, mund edhe t’i kishit votuar në Asamblenë e PS meqënëse 83 kartona i kishit atje. Kur vini në kuvend kemi disa rregulla të përbashkëta. Ju i pari si kryetar dhe ne duhet të zbatojmë atë që u betua vetëm 48 orë përpara. Janë 9 nene të rregullores që shkelen me këtë që ju thoni. Keni ndërmend që Gjykata Kushtetuese t’ju rrëzojë përsëri. Nuk e keni me seriozitet as procesin e integrimit se A-ja e integrimit është zbatimi i Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit”, tha Ina Zhupa.

8 MUAJ ME PARE

"Ejani punoni në komisione"/ Blendi Klosi: PS nuk ka kohë për të humbur me debate

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Blendi Klosi

TIRANË- Deputeti socialist Blendi Klosi ka deklaruar se PS-ja nuk ka kohë për të humbur me debate. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Klosi ka theksuar se ata nuk kanë kohë 7 ditë për të humbur për një diskutim që dihet rezultati. 

"Kolegët që folën janë me eksperiencë e ditë sesi funskionon parlamenti. Ashtu siç e ditë që kjo mazhorancë ka ardhur me votën legjitime të shqiptarëve më 11 maj. Do të bëjë reformat e saj, të gjitha aksiomat e saj për t’i shërbyer më mirë Shqipërisë. Është bërë një diskutim për mënyrën sesi do të funksionojë jeta jonë parlamentare, për të përmbyllur objektivin tonë madhor. Brenda 2027 do të mbyllim negociatat. Sot ndodhi një nga këto hapat, brenda 2030 do ta çojmë Shqipërinë në BE. Në shërbim të këtij betimi ne do të ecim shpejt. Gjëja që këta nuk e kuptojnë, ajo që kërkojnë sot nuk është të fillojë shpejt jeta parlamentare, por kërkojnë hajde ta shtyjmë dhe 10 ditë duam dhe 10 ditë diskutime e pushime. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Nuk i kemi a 7 ditë për të humbur për një diskutim që ia dimë rezultatin. Le të vijnë në komisione dhe të punojnë në komisione”, tha Klosi.

8 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Këlliçi: Po i hiqni të drejtën Nesti Angonit që të jetë kryetari i një komisioni të përhershëm

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare, ku po diskutohen ndryshimet ligjore për komisionet parlamentare. Sipas Këlliçit, mazhoranca socialiste ka shkelur konsensusin e 3 dekadave dhe po përdorin ulëset e siguruara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar për t’i mbyllur gojën opozitës.  

“Unë e kam të pamundur të votoj pro ndryshimit të kësaj rregullore për aq kohë sa nuk shoh një komision të domosdoshme të marrëdhënieve me  kartelet e drogës dhe me grupet e strukturuara kriminale, duhet të jetë një komision një partiak dhe ku ju po i hyni në hak anëtarëve  dhe kolegëve tuaj përfaqësues të bandave të qarkut Elbasan, Durrës, Shkodër e Tiranë. Ju po i hiqni të drejtën Nesti Angonit që e keni në grupin tuaj parlamentar që të jetë kryetari i një komisioni të përhershëm”, tha Këlliçi.

8 MUAJ ME PARE

Mediu: Po shkelni Kushtetutën me ndryshimet në Kuvend

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Fatmir Mediu

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar maxhoranca është duke shkelur Kushtetutën me mënyrën e ndryshimeve në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Mediu ka theksuar se janë duke u kthyer në një republikë kryeministrore dhe autokraci të dukshme. 

"Ky Kuvend duhet ta nisë punën duke menduar për autoritetin që duhet të ketë Kuvendi i Shqipërisë. Jemi kthyer në një republikë kryeministrore, autokraci e dukshme Pushteti absolut, pjell korrupsion absolut. Historia e rregullores së Kuvendit, ka qenë histori mirëkuptimi politik. Dua të kujtoj që kjo nuk është salla e vetme e këtij Kuvendi. Kur është bërë rregullorja, kanë qenë bashkëkryetarë Ylli Bufi dhe Fatmir beja me përfshirjen e partnerëve dhe gjithë deputetëve. Ndryshimi njëanshëm krijon precedent negativ. Mendoj që kjo shkelje e kushtetutës për ta futur me procedurë të përshpejtuar dhe kërkoni të ndryshoni në mënyrë të njëanshme është e gabuar dhe duhet të kthehemi tek diskutimi i përbashkët”, tha Mediu.

8 MUAJ ME PARE

"Vendime në kundërshtim me Kushtetutën"/ Erisa Xhixho: Ndryshimi i rregullave të Kuvendit nuk miratohen pa debat

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Erisa Xhixho

TIRANË-  Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka deklaruar se vendimet e marra nga PS-ja janë në kundërshtim me Kushtetutën. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Xhixho thekson se ndryshimi i rregullave të Kuvendit, nuk miratohen asnjëherë pa debat. 

"Vendimet e juaja janë në kundërshtim me Kushtetuën. Të vijmë në këtë seancë për duke shkelur Kushtetutën, është pak të thuash sesa fallco ka qenë ai betim i deputetëve. Çfarë kuptimi ka të diskutohet rregullorja e Parlamentit në një ndryshim strukture që synon shkrirjen e komisionit të Integrimit, dhe më jepni një rast që opozita ka penguar procesin e integrimit. Mesazhi i këtij parlamenti duhet të ishte gjithëpërfshirja, shoqërisë civile e mediave. Gjithë ky diskutim për strukturën më të rëdnësishme të Kuvendit të kalojë në mënyrë të përshpejtuar dhe pa asnjë debat në parlament. Na thuaj një vend në BE që në synojnë të anëtarësohemi që nuk ka debat për rregullat e një parlamenti. Kryetar zbatoni Kushtetuën zbatoni rregulloren dhe tërhiquni nga ky vendim i padrejtë”, tha Xhixho.

8 MUAJ ME PARE

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit/ Gazment Bardhi: S'kemi ku ta çojmë Xhafën edhe hajde të miratojmë një Komision të Posaçëm

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar debat në lidhje me ndryshimet për rregulloren e Kuvendit. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi ka theksuar se fillimisht duhet që të dëgjohet propozuesin e këtyre ndryshimeve dhe më pas të hapet debati. Në fund, Bardhi ka ironizuar duke deklaruar se s'kanë ku ta çojnë Xhafën edhe hajde të miratojnë një Komision të Posaçëm. 

"Keni miratuar një vendim për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në përputhje me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kuvendi me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose kërkesës së 1/5 së të gjithë deputeteve, mund të miratojë një projekt ligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit. Ajo që ju po tentoni të bëni sot, a thua se Shqipëria është në gjendje lufte është në shkelje të kushtetutës. Po ndiqni një procedurë të parregulluar të Kuvendit. Ne duhet të dëgjojmë fillimisht propozuesin e këtyre ndryshimeve dhe më pas të hapim debatin parlamentar. S’kemi ku ta çojmë Xhafën dhe po miratojmë një komision të posaçëm që do na behet super komisioni," tha Bardhi.

8 MUAJ ME PARE

Pas vitesh mungesë/ Jozefina Topalli rikthehet në Kuvend

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,

TIRANË- Jozefina Topalli është paraqitur ditën e sotme në Kuvend, pas mungesës së një jave më parë. Pasi ka ardhur, Topalli është betuar si deputete.

Jozefina Topalli prej vitit 2013 mungonte në parlament, duke u rikthyer sot pas shumë vitesh si deputete.

 

8 MUAJ ME PARE

"Kuvendi i diktohet ekzekutivit"/ Gazment Bardhi: Deputetët e PS-së janë kthyer në noterë të qeverisë

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi kryetarin e Kuvendit për shkelje flagrante të rregullores që në ditën e parë të detyrës. Gjatë fjalës së tij nga foltorja, Bardhi shprehu keqardhje që një nga funksionet më të larta shtetërore në Shqipëri po fillon me mosrespektimin e procedurave ligjore.

Ndërkohë që më tej, Bardhi i është përgjigjur dhe Taulant Ballës, duke theksuar se deputetët socialistë janë kthyer në noterë të qeverisë. 

"Nuk mund të ecim tha parafolësi me strukturën e vjetër të Komisioneve Parlamentare, a thua se shqetësimi i vetëm që ka ky Kuvend. Ky krah i shumicës parlamentare janë kthyer në noter të qeverisë, në këtë Kuvend me vota të maxhorancës votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët. Ky është shqetësimi që ka Kuvendi. Keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione. Sa i takon ndryshimeve të Rregullores, duhet t’ju turpërojë si Kryetar i Kuvendit. Ndryshimet diktohen nga kreu i ekzekutivit, pasi gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, pasi i dikton vendimet gjyqtarët e prokurorëve, e i sulmon. Kuvendi i diktohet ekzekutivit. Ku ndodh dhe del Kryeministri thotë që Kuvendi organizohet sipas Këshillit të Ministrave. Nuk është një partiak. Doli dhe tha që ju kemi lënë më shumë fusha përgjegjësie," tha Bardhi.

8 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë deputetët demokratë dhe socialistë në Këshillin e Mandateve dhe Legjislacionit

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Kuvendi

TIRANË- Emrat e deputetëve që do të jenë pjesë e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren janë lexuar ditën e sotme nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi. Nga PS në Këshillin e Mandateve do të jenë pjesë Niko Peleshi, Taulant Balla, Ulsi Manja, Bledi Çuçi, Bledi Çomo, Antoneta Dhima anëtar zëvëndësues dhe Arkend Balla anëtar zv/anëtarë ndërsa nga PD-ja Gazment Bardhi, Oerd Bylybashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri Saimir Korreshi, Ivi Kaso zv/anëtarë dhe Gerta Bardeli zv/anëtarë.

Në seancën e sotme janë zgjedhur gjithashtu dhe anëtarët në Këshillin për Legjislacionin. Nga Partia Socialiste janë zgjedhur anëtarë Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Olsi Komici, Erion Malaj, Aulona Bylykbashi, Ani Dyrmishi zv/anëtarë dhe Erjona Ismaili zv/anëtarë, nga Partia Demokratike janë Ivi Kaso, Arjan Ndoji, Gjin Gjoni, Greta Bardeli, Bledi Himçi, Oerd Bylykbashi zv/anëtarë dhe Gazment Bardhi zv/anëtarë.

8 MUAJ ME PARE

"Nuk i kemi marrë asnjë komision Opozitës"/ Balla në Kuvend: Komisioni i Integrimit nuk është shkrirë

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Taulant Balla

TIRANË- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se Opozitës nuk i është marrë asnjë komision parlamentar. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla theksoi se Opozitës i janë shtuar fusha jetike dhe me përgjegjshmëri. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij, shtoi se Komisioni i Integrimit nuk është shkrirë, por është bërë bashkë te punët për Evropën. 

"Mazhoranca do të propozojë në Kuvend edhe reformën zgjedhore që duhet ta fillojmë menjëherë. Kemi ardhur me propozim ku puna në Komisione të reflektojë kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Edhe opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm. Nuk i kemi marrë asnjë komision opozitës por i kemi shtuar më shumë fusha jetike dhe përgjegjësi. Është jetike që opozita të vijë në Kuvend dhe të drejtojë komisionin e arsimit, shëndetësisë, dhe atë të të drejtave të njeriut. Nuk e kemi shkrirë komisionin e Integrimit, por punët e jashtme i kemi bërë bashkë te punët për Europën”, tha Balla.

8 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare, betohen 3 deputetët që nuk ishin në seancën e kaluar. Topalli mungon dhe sot

Maxhoranca miraton ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Opozita bojkoton,
Niko Peleshi

TIRANË- Tre deputetët që nuk kanë qenë në seancën e kaluar në Kuvend, janë betuar ditën e sotme. Që në nisje të seancës plenare deputetët demokratë Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bykylbashi janë betuar. 

Ndërkohë që Jozefina Topalli nuk ka marrë pjesë as ditën e sotme në Kuvend. 

seance plenare 16 shtator 2025

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi