LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe Gutierrez: Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën

• Mbyllet Klan Kosova. • Sot ishte afati i fundit për marrjen e vendimit në lidhje me certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, por Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave ka vendosur për pezullimin. • Vendimi për shtyerjen e këtij vendimi erdhi pas ankesës së Klan Kosovës, kompani e cila pretendon se ka gjithçka në rregull, lidhur me dokumentat e regjistrimit. • Në reagimin e tyre zyrtar, Klan Kosova ka bërë me dije se çështja do të përfundojë në Gjykatë. • Ndërkohë kanë nisur edhe reagimet nga opozita dhe jo vetëm, që dënojnë vendimin e qeverisë Kurti. 

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbyllja e Klan Kosovës! QUINT dhe BE: Pezullimi i licencës do ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
foto ilustruese

KOSOVË- Ambasadorët e QUINT-it dhe Zyra e Bashkimit Evropian përmes një komunikate të përbashkët kanë reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Tregtisë për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Në reagimin e tyre ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë kanë shprehur shqetësimin për heqjen e licencës së televizionit dhe presin një proces të drejtë për zgjidhjen e situatës.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situates”, thuhet në komunikatën e QUINT.

2 VITE ME PARE

Haradinaj kritikon Kurtin për rastin Klan Kosova: Nuk jemi Kore e Veriut! Hiq dorë nga ky vendim i çmendur

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverinë e Kurtit për vendimin.

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti. Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet!”, shkroi Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media kishte marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare televizionit Klan Kosova. Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas një takimi që ka mbajtur më 16 qershor, i kishte dhënë afat prej 30 ditësh televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës.

2 VITE ME PARE

Vendimi i Qeverisë për heqjen e licencës! Vjen reagimi i Klan Kosovës: Do të ankohemi në gjykatën kompetente

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
foto ilustruese

KOSOVË- Televizioni Klan Kosova kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e licencës së biznesit.

Klan Kosova një veprim të tillë e konsideron si një luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë.

Reagimi i plotë:

Klan Kosova shpreh shqetësimin për vendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) për të refuzuar ankesën e Klan Kosova Sh.P.K. për pezullimin e certifikatës së biznesit, duke e parë këtë akt si një luftë të hapur frontale të Qeverisë ndaj medias së lirë.

Pavarësisht se Klan Kosova SH.P.K. ka ndërmarrë hapat e rregullimit të dokumentacionit sipas udhëzimeve të MINT për të përmirësuar çështjen teknike në regjistrim, vendimi i Komisionit është refuzues, dhe si i tillë arbitrar dhe i papranueshëm për shoqëritë demokratike dhe shtetet ligjore.

Ndaj tendencës së Qeverisë për të rrezikuar një ndër mediumet më të mëdha në vend, Klan Kosova, kanë reaguar organizatat dhe institucionet kryesore të medias dhe fjalës së lirë në vend dhe në botë, qeveritë e shteteve të Quintit dhe figura lidere të të drejtave të njeriut gjithandej, duke e cilësuar këtë si sulm i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë në Kosovë.

Tendenca e Qeverisë për të sajuar situata të paqena me vendimin për refuzim ankese të marrë sot, si dhe me interpretimin akuzues dhe joprofesional që MINT e ka publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, tregon se qëllimi i vërtetë nuk është procedura teknike e një biznesi, por mbyllja e gojës së medias.

Klan Kosova në asnjë rrethanë nuk do ta pranojë një qasje të tillë autoritare nga institucionet e shtetit dhe çështjen do ta dërgojë në gjykatë.

Klan Kosova dëshiron t’i sigurojë të gjithë qytetarët se puna nuk do të ndalet dhe as që do të mund të ndalet.

Ne do ta vazhdojmë zejen e shenjtë të informimit të qytetarëve në mënyrë të drejtë dhe profesionale si deri më sot, edhe nesër dhe përgjithmonë, plotësisht të vetëdijshëm se nëse ne dorëzohemi, atëherë trysnia do të vazhdojë mbi mediat e tjera me synimin e instalimit të frikës në Kosovë.

Dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata individë, media dhe institucione, që gjatë gjithë kohës janë interesuar dhe na kanë qëndruar prapa në betejën tonë jo të lehtë për ta mbrojtur njërën nga liritë kryesore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës – fjalën e lirë.

Jemi të bindur se jemi në rrugë të drejtë dhe në fund drejtësia do të triumfojë.

2 VITE ME PARE

Qeveria mbyll Klan Kosovën! Reagon opozita: Cënon vlerat demokratike të shtetit, diktatura nuk kalon

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kurtit për të mbyllur Klan Kosovën.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën! Nga panika, çdo ditë e më shumë po zhytet në llumin e vendimeve ta padinjitetshme dhe me tendenca diktatoriale. Prandaj, sot, jemi të gjithë të bashkuar kundër këtij vendimi autoritar dhe në mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe medias së lirë.

Mos e mbyllni Klan Kosovën. Diktatura nuk kalon!”, ka shkruar Krasniqi.

2 VITE ME PARE

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias: Vendimi i Qeverisë për Klan Kosovën, mesazh për të tjerët

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
foto ilustruese

KOSOVË- Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit ka reaguar pasi Qeveria ka vendosur që përfundimisht t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova. 

Në reagimin e tyre ECPMF thanë se vendimi është i paprecedent në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e medias dhe dërgon mesazh të qartë për media tjera. Ndër të tjera ECPMF i bëri thirrje Klan kosovës që luftojë kundër këtij vendimi në Gjykatë.

"Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”,- thuhet në reagimin e tyre.

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media kishte marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare televizionit Klan Kosova. Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas një takimi që ka mbajtur më 16 qershor, i kishte dhënë afat prej 30 ditësh televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës.

2 VITE ME PARE

Mbyllet Klan Kosova! Reagon Gutierrez: Ditët e zeza të censurës shtetërore janë mbi Kosovën

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
Ricardo Gutierrez

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.

“Qeveria ia doli më në fund që të mbyll Klan Kosovën”, ka shkruar Gutierrez.

Çfarë ndodhi me Klan Kosovën?

Më 14 qershor, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes një komunikate për media kishte marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare televizionit Klan Kosova. Komisioni i Pavarur për Media (KPM), pas një takimi që ka mbajtur më 16 qershor, i kishte dhënë afat prej 30 ditësh televizionit Klan Kosova, që të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të biznesit në ARBK. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njoftoi se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës.

2 VITE ME PARE

Qeveria vendos për mbylljen e Klan Kosovës

Mbyllet Klan Kosova! Nisin reagimet nga opozita, vendimin e dënon edhe
foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton se ia ka refuzuar ankesën Klan Kosovës për pezullimin e licencës së biznesit. Përkundër reagimeve masive vendore dhe ndërkombëtare, MINT konsideron se vendimin e ka marrë në përputhje me ligjin kur ia ka pezulluar licencën mediumit.

“Vendimi i Komisionit konstaton se ARBK-ja, në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”, -thotë njoftimi.

Në njoftim thuhet gjithashtu se dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të “Klan Kosova” paraqisnin komunat e Kosovës si qytete të Serbisë dhe kjo thuhet se “përbën shkelje të Kushtetutës”.

“Arsyetimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës ka qenë se, në dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të biznesit në fjalë, “KGO Media Invest DOOEL”, komunat e Republikës së Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, gjë që përbën shkelje të Kushtetutës sonë. Vetë fakti që përfaqësuesit e Klan Kosovës sh.p.k., pas kaq shumë vitesh, kanë nisur hapa për korrigjim, vërteton se biznesi në fjalë e kishte kryer shkeljen e konstatuar nga ARBK-ja dhe se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit ishte marrë me të drejtë,"- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

mbyllet klan kosova

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen