LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë nën hetim

Katër mjekë shqiptarë dhe dy biznesmenë janë në mesin e 82 personave të hetuar nga SPAK dhe Antimafia si pjesë e trafikut e korrupsionit tek bluzat e bardha në Shqipëri dhe Itali. Deri më tani, 6 persona janë në burg, 3 'arrest shtëpie' dhe 1 detyrim paraqitje. SPAK pretendon se ky grup kriminal ka shitur ilaçe për pandeminë COVID-19 në Shqipëri pasi i vidhte në sistemin publik në Itali, po ashtu jepnin dhe leje kalimi për vizita fiktive. Në këmbim merrnin para, ose seks. Gjithsej janë sekuestruar 500 mijë euro dhe ilaçe.

14 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Kontrabandë ilaçesh nga Italia! Zbulohet zanafilla, shqiptarja u zbulua nga telefonata në burg

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Elmonda Popa

ITALI- Zanafilla e hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në bashkëpunim me autoritetet italiane është shqiptarja Elmonda Popa. Gazeta italiane, Corriere, shkruan se 38-vjeçarja ishte arrestuar në mars të vitit 2021 për korrupsion me kalimin e shqiptarëve në kufi dhe favore për vota. 

Në periudhën që ajo qëndroi në qeli, një telefonatë e bërë nga Popa, solli zbulimin e rrjetit e më pas zhvillimin e operacionit. Mes tyre janë dy mjekë italianë, Domenico Carriero, 65 vjeç dhe Domenico Paternico, 53 vjeç. Në arrest shtëpie është edhe një zyrtar, i quajtur Davide Luigi Vergani dhe një farmacist. Po ashtu është arrestuar edhe Ndue Pulaj, që mendohet se është promotori i organizatës.

 

Në fillim të shkurtit 2021, Popa është përgjuar duke folur në telefon me Pulajn, shqiptarin 55-vjeçar.

“Vetëm që të kaloj doganën këtu, marr 600 euro,” thotë shqiptari, i cili sipas hetuesve shpjegon gjithçka në atë bisedë: si fitonte para me turizmin shëndetësor përmes certifikatave false, përfshirë kartat e shëndetit. Ai arrinte të sillte pa leje bashkëatdhetarët e tij, të cilëve iu ofroheshin ‘paketa udhëtimi’ me tarifa të sakta.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, u finalizua ditën e djeshme edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

4 VITE ME PARE

MEGA-AKSIONI/ Kush janë dy mjekët që s’e kanë për herë të parë

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Dy mjekët

TIRANË- Edvin Prifti dhe Ilir Broqaj janë dy prej mjekëve që kanë rënë “pre” në aksionin e zhvilluar për për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia dhe Shqipëria. Më herët, Ilir Broqaj ka qenë i hetuar më parë, bashkë me Arben Dodën në vitin 2013.

Nga hetimet dyshohej se Arben Doda, ish-punonjës i sigurimit të Q.S.U.T-së u kërkonte dhe u merrte në emër të doktor Ilir Broqaj qytetarëve të ndryshëm shuma nga 15.000 lekë të reja deri me 17.000 lekë të reja në funksion të kryerjes së skanerit të përgjithshëm. Por doli i pafajshëm.

Ndërsa nga ana tjetër, mjeku Edvin Prifti akuzohet se mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën në QSUT. Madje në shtëpi iu gjetën afro 380 mijë euro, ndërsa iu sekuestruan 1 milionë euro të tjera. Teksa vijojnë hetimet, mjeku ka fituar të drejtën si të mësimdhënies ashtu edhe të ushtrimit të profesionit.

Por sot, Policia dhe SPAK ka zhvilluar sërish kontrolle në banesën dhe në zyrën e tij.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

4 VITE ME PARE

SKEMA me ilaçet/ Të përfshira dhe vajzat e showbizit, paguanin me seks

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Foot Ilustruese

TIRANË- Pjesë e skemës së mashtrimit që është zbuluar nga autoritetet italiane e shqiptare rezultojnë të jenë dhe vajzat e showbizz-it shqiptar. Të njohura e të dashura për publikun, vajzat përfitonin shërbime mjekësore e estetike, përfshirë dhe operacione plastike. Si pagesë jepnin trupin e tyre e ofronin shërbime seksuale.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

4 VITE ME PARE

Nën hetim për falsifikim dhe trafik barnash edhe burri i juristes Zhaklina Peto

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Zhaklina Peto

TIRANË- Aurel Vula, një prej mjekëve të dyshuar për trafik ilaçesh nga Italia në Shqipëri dhe falsifikim recetash për gjoja shërbim mjekësor në vendin fqinj, është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto, i cili ka qenë edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Zhaklina Peto dhe  Aurel Vula

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

4 VITE ME PARE

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë nën hetim

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Momenti kur numërohen paratë

 

4 VITE ME PARE

DETAJE/ 20 mijë euro...vetëm për një dozë, këto ishin ilaçet që u kontrabanduan nga Italia 

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Clexane

TIRANË- Dy nga medikamentet që janë kontrabanduar nga grupi i mjekëve në Itali dhe Shqipëri kanë qenë ndër më të rrallat gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. Bëhet fjalë për “Clexane” si dhe “Enoxaparin”. Të dyja këto medikamente përdoren për mpikjen e gjakut, ndërkohë që një dozë e këtyre ilaçeve shitej me nga 20 mijë euro. 

Këto ilaçe përdoreshin gjatë periudhës së pandemisë nga pacientët e infektuar me Covid, pasi një nga efektet anësore të vaksinave por edhe të pasojave të infektimit, ishte dhe mpiksja e gjakut. Medikamentet ishin shumë të vështira të gjendeshin dhe grupi kriminal i kontrabandonte nga Italia për t’i shitur në mënyrë të jashtëligjshme në vendin tonë.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

4 VITE ME PARE

Seks ose para! Detaje nga aksioni, mjekët kishin 2 kushte për të firmosur shkresat për në Itali

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Foto ilustruese

TIRANË- 82 persona janë nën hetim si pasojë e një aksioni mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali.

4 VITE ME PARE

DETAJE/ Grupi kriminal sillte ilaçe në Shqipëri gjatë pandemisë, qindra mijëra euro fitime

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
SPAK

TIRANË- Grupi kriminal që u shkatërrua sot nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane fuste në Shqipëri edhe medikamente në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo gjë mësohet të ketë ndodhur gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, kur lëvizja ishte e bllokuar. Duke qenë se medikamentet që silleshin në vendin tonë ishin të kufizuara, shitja e tyre i ka sjellë grupit kriminal një fitim prej qindra mijëra eurosh.

“Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Grupi u shkatërrua sot. Në pranga janë vënë 6 persona. Nën hetim janë vënë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve përmendim Edvin Priftin, Aurel Vulën, mjek pediatër, Ilir Broqajn, mjek anest-reanimator dhe Vladimir Peto. Biznesmenët janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

4 VITE ME PARE

VD-Numëronin tufat me para brenda makinave, si ranë në kurth trafikantët e ilaçeve nga Italia në Shqipëri

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Pamje nga numërimi i parave

ITALI- Dalin pamjet e plota nga megaaksioni mes Shqipërisë dhe Italisë. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Policia italiane, duken momentet kur trafikantët e ilaçeve dhe ‘bluzat e bardha’ falsifikonin dokumentet për shërbim shëndetësor në Itali ranë në kurth nga autoritetet italiane. Në të gjithë videon, duket itinerari i plotë, që nga blerja e medikamenteve, dorëzimi i shkresave në Prefekturën italiane dhe më pas, mbasi kishin mbaruar punë, shkëmbenin tufat me para. Këto të fundit i numëronin në makinë, nga frika mos pikaseshin.

4 VITE ME PARE

SKEMA E PLOTË- Trafik ilaçesh COVID, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Pamje nga aksioni

ARTIKULLI I PLOTË I MEDIAVE ITALIANE:

Zbulohet një grup kriminal i përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, plot 82 të tillë që janë nën hetim për shkaqe të ndryshme, duke nisur nga krime të rënda, deri tek mashtrimi i sistemit shëndetësor italian, Ndërsa deri më tani, janë firmosur 10 masa sigurie: 6 persona janë në burg, 3 janë në “arrest shtëpie”, ndërsa 1 tjetër është lënë me detyrim paraqitje. Hetimi, i nisur në vitin 2021, plotësoi ‘panoramën’ e një shoqate kriminale, që vepron midis provincës së Milanos dhe Shqipërisë, e aftë për t'u ofruar qytetarëve shqiptarë një gamë të gjerë shërbimesh, të tilla si aksesi në shërbime të shtrenjta të kujdesit shëndetësor, në publik dhe privat.

Pacientëve u jepej e drejta për t’u kuruar në spitalet më të shtrenjta të Lombardisë; u jepej e drejta për të hyrë në Itali, me sa duket për arsye shëndetësore, edhe në periudhën në të cilën udhëtimet ishin të kufizuara për shkak të emergjencës pandemike. U rindërtua edhe një treg i qëndrueshëm “i zi” i barnave, të cilat kamufloheshin me ilaçe, silleshin në Shqipëri dhe shiteshin këtu në mënyrë të paligjshme.

Përmes një depërtimi në sistemin shëndetësor Lombardian, me ngulitje në disa spitale të rëndësishme, organizata mundi të siguronte lëshimin, nga mjekë të korruptuar, të certifikatave false që vërtetonin nevojën që supozohet se kishin shtetasit shqiptare për të marrë kujdes urgjent në Itali. Po ashtu, në Shqipëri sillej ilegalisht edhe “Clexane” ose “Enoxaparin”, një antikoagulant që përdorej në trajtimin mjekësor të pacientëve me Covid-19 dhe që ishte tepër i vështirë për t’u gjetur.

Aktiviteti bëri të mundur edhe identifikimin e një shtetasi me origjinë shqiptare, italian i natyralizuar, i cili konsiderohet si lidhja mes shoqatës kriminale dhe punonjësve të ndryshëm jobesnikë publikë. Krahas mashtrimit për ofrimin e shërbimeve në Itali, u siguruan prova se grupi merrej edhe me emigracionin e paligjshëm. Kjo pasi grupi ishte në gjendje të prodhonte vërtetime për të lejuar shqiptarët të hynin në Itali për trajtime, me pretendimin se përfituesi vuante nga një sëmundje për të cilën duhej të shkonte në Itali për trajtim mjekësor urgjent dhe jetëshpëtues.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar gjithashtu edhe medikamente:

- sekuestrohen medikamente (përfshirë "Clexane", barna për trajtimin e fertilitetit femëror dhe opioidet) me vlerë 20 000 euro,

- konstatojë të paktën 82 regjistrime të parregullta të subjekteve shqiptare në S.S.N., të cilët vetëm midis janarit 2020 dhe qershorit 2021 kanë gëzuar të paktën 383 shërbime ambulatore dhe të paktën 1554 vizitave specialistike, shtrimeve në spital dhe recetave.

-mesa barnave të futura klandestin në vendin tonë ka edhe një sasi të konsiderueshme droge.

Hetimi është ende në vijim.

Marrë nga quotidianosanita.it

4 VITE ME PARE

SPAK sërish në zyrën e Edvin Priftit, dyshohet si pika e kontaktit me grupin kriminal në Itali

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Edvin Prifti

TIRANË- Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle sërish në zyrën e kardio-kirurgut Edvin Prifti, i cili është arrestuar më parë për korrupsion. Mësohet se Prifti dyshohet të ketë qenë pikë kontakti me mjekët në Itali e me grupin kriminal që u shkatërruar sot në kuadër të një aksioni dy-palësh.

Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime ku bisedonte me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën jashtë radhë në këmbim të parave.

Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar.

4 VITE ME PARE

Kush janë 4 mjekët e QSUT nën hetim nga SPAK/ Emri i Edvin Priftit del sërish, edhe Broqaj nën hetim

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Dy nga mjekët nën hetim

TIRANË- Katër janë mjekët e marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të megaaksionit mes Shqipërisë dhe Italisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se emri u ka dalë mjekëve: Aurel Vula, Mjek Pediater Rheumatolog; Edvin Prifti, kardiolog; Vladimir Peto dhe Ilir Broqaj. Këta dy të fundit janë mjek anest.-reanimator, të dy punonjës në QSUT. Të gjithë janë nën hetim për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia në Shqipërinë.

Aksioni për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, por jo vetëm, u finalizua sot edhe pse kishte nisur që në vitin 2020, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona, ndërsa nën hetim janë 82 shqiptarë, mes tyre mjekë dhe biznesmenë. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ngue Pulaj.

4 VITE ME PARE

Mjekim në këmbim të seksit e parave, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksion mes Shqipërisë dhe Italisë ka vënë në pranga nëntë persona dhe 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekët Edvin Prifti, Aurel Vula, mjek pediatër rheumatology, Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimt Anestezi-Reanimacionit dhe Vladimir Peto. Nën hetim janë vënë edhe dy biznesmenët shqiptarë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.

Nga hetimet rezulton se në periudhën 2020-2021, mjekët kanë bashkëpunuar me një grupi të organizuar kriminal që vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Grupi i organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme e për dokumentacionin e nevojshëm kanë pasur asistencën nga mjekët shqiptarë.

Hetimi mes organeve ligjzbatuese shqiptare dhe italiane ka dokumentuar lëshimin e certifikatave të rreme mjekësore që vërtetonin nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, kur në fakt nuk i kishin aspak të nevojshme. Në këmbim mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal duke marrë para ose shërbime seksuale kundrejt personave që merrnin trajtimin mjekësore apo u lejohej hyrja në Itali.

Pacientët që kanë paguar me para ose shërbime seksuale rezultojnë të kenë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin në Itali. Gjatë aksionit të përbashkët u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro.

4 VITE ME PARE

MEGA-AKSION/ Mashtrim për të fituar shërbime shëndetësore falas në Itali, 82 shqiptarë nën hetim

MEGA-AKSION/ Kontrabandë ilaçesh nga Italia, 82 shqiptarë
Foto ilustruese

SPAK: Mashtrim për të fituar shërbime shëndetësore falas në Itali, 82 shqiptarë nën hetim, mes tyre mjekë e biznesmenë. Sot u arrestuan në Shqipëri dhe Itali 9 persona, u sekuestruan llogari bankare me vlerë 500 mijë euro. Sot u arrestuan në Shqipëri dhe Itali 9 persona, u sekuestruan llogari bankare me vlerë 500 mijë euro. Operacioni i SPAK dhe antimafias italiane, nën hetim biznesmenët Aleksander Gjoka e Ndue Pulaj.

Njoftimi i SPAK 

Mbështetur nga Eurojust, autoritetet gjyqësore dhe ligjzbatuese në Itali dhe Shqipëri kanë çmontuar një rrjet kriminal që dyshohet se ka kryer mashtrim ndaj sistemit kombëtar shëndetësor italian, korrupsionit dhe trafikut të barnave me përmbajtje narkotike. Gjatë një dite aksioni, janë arrestuar nëntë të dyshuar. U sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Grupi i Organizuar Kriminal dyshohet se vepronte mes provincës së Milanos, në Itali, dhe Shqipërisë. Me bashkëpunimin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet italiane. Grupi organizuar kriminal u ofronte qytetarëve shqiptarë një sërë shërbimesh mjekësore të shtrenjta dhe të panevojshme që do të lejojnë hyrjen e jashtëligjshme në Itali. Hetimi dokumentoi lëshimin e çertifikatave të rreme mjekësore që vërtetojnë nevojën e shtetasve shqiptarë për trajtim urgjent mjekësor jetëshpëtues në Itali, gjë që i lejoi të hyjnë në vend dhe të marrin shërbime mjekësore dhe farmaceutike në kundërshtim me ligjin. Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.

Anëtarët e grupit organizuar kriminal gjithashtu dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri. Disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë. Nga hetimet u konstatua regjistrimi i parregullt në sistemin shëndetësor kombëtar italian i të  paktën 82 shtetasve shqiptarë ndërmjet janarit 2020 dhe qershorit 2021. Këta pacientë kanë marrë të paktën 383 shërbime ambulatore dhe 1,554 vizita të specializuara, qëndrime në spital dhe receta, në kundërshtim me ligjin.

Eurojust mbështeti autoritetet në Itali dhe Shqipëri me ngritjen dhe financimin e një skuadre  të përbashkët hetimore (SPH) në mars 2022. U organizuan gjithashtu dy takime koordinuese  nga Eurojust për të lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe për të ofruar mbështetje për koordiminimin e  hetimit. Gjatë aksionit të përbashkët më 10 qershor, në Itali u arrestuan 6 (gjashtë) të dyshuar dhe u sekuestruan mbi 500 000 euro nga llogaritë bankare dhe barna me përmbajtje narkotike të të dyshuarve në vlerë prej 20 000 euro. Sot më datën 10 Qershor 2022, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambjetet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Autoritetet e mëposhtme  që morën pjesë në këtë hetim: Itali: Drejtoria e Qarkut Antimafia e Milanos. Shqipëri: Struktura e Posaçme Shqiptare Kundër Korrupsionit (SPAK)

megaaksioni per ilacet tirane

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri