Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Seanca plenare është mbledhur sot në Kuvend për të ratifikuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në 'Bordin e Paqes'. • Në nisje të seancës plenare, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se ftesa për Bordin e Paqes nga Presidenti Donald Trump është historike. • Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se ky është një moment historik që vlerëson rolin e Shqipërisë në vendosjen e paqes kudo ku ka konflikte. • Ndërsa Gazment Bardhi deklaroi se opozita është kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e 'Bordit të Paqes' duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shkelje flagrante të rregullave themelore të shtetit të së drejtës. • Në votim kërkesa e grupit parlamentar të PS për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për ftesën e Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u miratua me 80 vota pro dhe 22 kundër. • Në seancën e sotme i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se Shqipëria po ftohet personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në 'Bordin e Paqes'. • Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Kuvendi po mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë. • Gjithashtu ai, ironizoi deklaratat e Opozitës, duke i quajtur ato dështime dhe shtoi se opozita prej 12 vitesh ka fiksim zyrën e Kryeministrisë dhe mblidhen si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme. • Gjithashtu, Rama deklaroi se të hënën e ardhshme do të flasë në Parlamentin e Izraelit. • Ndërkohë, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që ratifikimi i marrëveshjes në Parlament për Bordin e Paqes, të votohet pa prezencën e kryeministrit, Edi Rama. • Berisha vijon argumentin duke thënë se, Rama është 'zyrtari që nxin Shqipërinë' jo vetëm brenda vendit por edhe në arena ndërkombëtare. • Ndër të tjera, Berisha përmendi edhe deklaratën e presidentit amerikan teksa shprehet se dy-tre vende në grupin e Bordit të Paqes, nuk i duron dot. • Sipas Berishës kjo deklaratë e Trump, lë të kuptojë se mund ti jetë drejtuar edhe kryeminstrit Rama. • Gjithashtu, Berisha ngriti akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se, po përpiqet të personalizojë një akt të rëndësishëm ndërkombëtar për interesa personale. • Ai tha se kjo qasje po i jep seancës një karakter të paimagjinueshëm, ndërsa përgjegjësia politike dhe penale po tentohet të fshihet pas marrëveshjeve dhe ftesave ndërkombëtare. • Berisha vijon të ngre akuza ndaj kryeministrit teksa thotë se është kreu i organizatës kriminale me lidhjet më të fuqishme me kartelet e drogës, në Shqipëri dhe në Amerikën Latine.
26 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë replikës së tij në Kuvend se krimi i organizuar kërkonte përfshirje në listat e deputetëve dhe garanci votash. Berisha tha se Taulant Balla garantonte sigurimin e votave në këmbim të përfshirjes së emrave të kërkuar nga burgu, duke e cilësuar këtë si provë të bashkëpunimit mes pushtetit dhe krimit.
REPLIKA E PLOTË
Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumenta, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu… të mos i kërkonin… dëgjojeni… bandës. Asnjë tender publik, se ky merret me tendera… asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj. E garanton… a garantoni që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni! Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky. Prisni. Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë./Dosja.al

TIRANË- Mazhoranca rrëzoi sot me votë në Parlament tre amendamentet e paraqitura nga Partia Demokratike për disa ndryshime në Marrëveshjen e Bordit të Paqes për Gazën, ku Shqipëria do përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama.
Tre amendamentet e Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u rrëzuan me 78 dhe 79 vota kundër. Në fund u kalua projektligji i Marrëveshjes nen për nen dhe në tërësi, ku mori në total 110 vota deputetësh. Në fund punimet e seancës u mbyllën nga kryeparlamentari Niko Peleshi./Dosja.al
TIRANË- Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër. I vetmi që abstenoi ishte deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi.
Javën tjetër pritet që kryeministri Rama të udhëtojë në SHBA, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë në tryezën e Bordit, tryeza e parë ku Trump do të shpalosë planin e tij për të konkretizuar paqen dhe rindërtimin e Gazës./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të hënën e ardhshme do të flasë në Parlamentin e Izraelit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se njësoj si presidenti i Amerikës, ai do të mbajë një fjalim në Knesset.
“Të hënën e ardhshme do kemi një tjetër nder të jashtëzakonshëm. Do i drejtohem parlamentit të Izraelit me të njëjtin format si Trump, si edhe një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj. Por duke qenë se në këtë rast lista është e shkurtër dhe kundërshtarët e Bordit sapo e përfunduan numërimin, duke u thënë shqiptarëve se prania në Bord, është dicka mekanike, nënvizoj se për Shqipërinë për mua, konsiderohet ftesë cdo ftesë që nuk i bëhet të gjitha shteteve të botës.
Jemi një vend i vogël që e vetë zhduk për 50 vite, dhe kur hapi dyert u keqpërdor e keqqeveris, një vend që askush përvec meje dhe një grushti njerëzish që besuan kur PS thoshte ky është i cmendur mos i shkoni nga pas, nuk e ka menduar dot se do të ngjitej këtu ku është sot. Doni apo s doni ju, dhe ju na duheni këtu, se jeni këtu për ti kujtuar shqiptarëve ishullin e turpit. Dhe atyre që na besojnë, por edhe që hezitojnë të na besojnë I them kini besim, se do të ngjitemi aty ku jemi nisur. Dhe mos e harroni kurrë, sa më shumë lehin qentë aq më para ka shkuar karvani dhe aq më e madhe është bërë distanca mes karvanit dhe qenve”, u shpreh Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që ratifikimi i marrëveshjes në Parlament për Bordin e Paqes, të votohet pa prezencën e kryeministrit, Edi Rama. Berisha vijon argumentin duke thënë se, Rama është 'zyrtari që nxin Shqipërinë' jo vetëm brenda vendit por edhe në arena ndërkombëtare.
Ndër të tjera, Berisha përmendi edhe deklaratën e presidentit amerikan teksa shprehet se dy-tre vende në grupin e Bordit të Paqes, nuk i duron dot. Sipas Berishës kjo deklaratë e Trump, lë të kuptojë se mund ti jetë drejtuar edhe kryeminstrit Rama.
"Ndaj dhe pse e bëni kështu ju? Hajde urdhëro, ta votojmë siç duhet, por pa emrin që nxin.
A e morët vesh ju që vetë presidenti tha se në atë listë janë dy- tre emra që nuk dua t’ua dëgjoj kurrë emrin. Po, e tha, shkoni dhe merreni. Për kë e kishte fjalën?
Po sigurisht që ai nuk do të dëgjojë Lukashenkos, ai nuk mund t’ia dëgjojë Ramaduros?
A e kuptoni se çfarë ka bërë ky?A e kuptoni që në një samit ndërkombëtar ku i lejoi vetes të tallet me të vetëm për t’iu servilos Makronit? A e kuptoni ju se nuk mund të tallesh kurrë në një samit ndërkombëtar me asnjë burrë shteti aty të vendeve të lira? Kurse ky xhokatar dilte prej atje dhe ua thoshte edhe medieve. U bë interesant ky, Palloshi i Belindës...", tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën dhe denoncimet e saj në SPAK, duke e quajtur këtë si stacioni i fundit i Opozitës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u ka kujtuar Opozitës shpalljen non grata dhe këshilltarin Chriss LaCivita, duke i pyetur se si është.
"SPAK është stacioni i fundit i rrugës së shpresë suaj për pushtet. Unë kam pasionin e atij që shesh se si të gjitha kurthet në pyll janë plot. Edhe kurthe duhet durim. Sa më shumë më thoni Ramaduro, aq më shumë e dëgjoj (Rama-duro) sepse duhet durim me këta. Ju fituar edhe për një arsye tjetër sepse ndalët pushtimin e Shqipërisë nga palestinez. Ju kujtoni se Amerika blihet siç doni ta blini ju. Falë jush palestinezët ju duhet ta thoni në SPAK projektin e kampusit në Durrës. Ore Latifi si është. Mos e lini pas dore non gratën," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Opozita ka festuar gjithmonë 'fitoret' e saj, duke përmendur disa nga fjalimet e Opozitës.
Më tej Rama u shpreh se Opozita prej 12 vitesh ka fiksim zyrën e Kryeministrisë dhe mblidhen si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme.
"Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qendrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj. Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme. Sot do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj kurrë ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës tuaj se do të dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do më marrin me makinë e do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të jem pjesë e Bordit të Paqes," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e Opozitës, duke i quajtur ato dështime. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama i kujtoi Opozitës se do të ngren kartonin dghe do të miratojnë me votën e tyre Bordin e Paqes.
"Ka vetëm një nuancë në dështimin tuja, ju prisni të fitonit me helikopterët e ushtrisë amerikane. Ju mbushët dynjanë, në fillim thatë nuk ka ftesë, unë jam mësuar me ju, jua jap pak e nga pak se pastaj mbyteni ju. Doli ftesa tha e ka gjithë bota. Tani më thoni nuk jeni në bord…Grupet e strukturuara ndërkombëtare ju nuk e dini se si funksionojnë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngreu akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se, po përpiqet të personalizojë një akt të rëndësishëm ndërkombëtar për interesa personale. Sipas Berishës kjo qasje po i jep seancës një karakter të paimagjinueshëm, ndërsa përgjegjësia politike dhe penale po tentohet të fshihet pas marrëveshjeve dhe ftesave ndërkombëtare.
Berisha vijon të ngre akuza ndaj kryeministrit teksa thotë se është kreu i organizatës kriminale me lidhjet më të fuqishme me kartelet e drogës, në Shqipëri dhe në Amerikën Latine.
"Thënë të gjitha këto, seanca merr një karakter të paimagjinueshëm vetëm e vetëm për shkak të përpjekjes primitive të një njeriu që tani po i vjen fundi që ta personalizojë këtë dhe çdo gjë tjetër si mburojë, pasi ajo që i rri në krah, po e merr me vete. Po e merr me vete dhe jo pa të drejtë. Jo. Sepse ajo si një shërbëtore e bindur ka zbatuar çdo urdhër të tij. Sepse nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë në Ankara dhe u bë pazari 50 milionësh.
Është ai që i dërgonte urdhra se si Unaza e ndarë në 14 tendera, 13 kilometra, të shpërndahej, të vidhej, të shumëfishohej, t’u jepej medieve të tij. Është ai, i cili figuron në të gjitha analet ndërkombëtare si bashkëpunëtor i kryekartelit të botës, që është Sinaloa e Meksikës. Është ai, i cili figuron kreu i organizatës kriminale me lidhjet më të fuqishme me kartelet e drogës, kartelet shqiptare të drogës në Shqipëri dhe Amerikën Latine, dhe që ka urdhëruar takimin në Aruba.
Është ai, i cili e ka shndërruar agjencinë shtetërore të Mirlindës në turpin e shekullit.
Në agjencinë më mafioze të planetit, që mund të ndodhë në organizatat e mafies të marrin peng, por që ndërmarrja shtetërore, agjencia shteërore të organizojë pengmarrje... pse i ngre duart ti ashtu? Kujton se e mbron ti ashtu? Do t’u them një gjë këtu, mos u bëni ashtu sikundër nuk jeni sepse mbështesni të keqen e madhe. Po çfarë do të thotë ajo? Kam respekt maksimal për Mirlindën, ndërkohë dy pengmarrje për baxhanakun. Shkoni dhe merrni pak dëshmitë e Gerond Meçes.
Janë të tmerrshme.U them unë ju, ato të duket Lubia lule. Po i jep zemër tani. Shiheni, shiheni. Po, po të duket lule ç’janë ato. Shkoni dhe merrini ato. Atëherë, ky njeri që ka shndërruar në kopsht privat AKSHI-n dhe ka respektin më të madh për Mirlindën, për Mirlindën se aty merren pengje që tenderat t’i fitojë baxhanaku, ky njeri personalizon në marrëveshje, personalizon një ftesë e cila nënkupton në mënyrë absolute republikën e Shqipërisë. Pa diskutim.
Çfarë do të thoni ju nesër kur të dëgjoni Lubinë në bankën e të akuzuarve të thotë se të gjitha m’i ka urdhër Palloshi? Çfarë do thoni? Më thoni pak? A do skuqeni nga votimi që keni bërë?
Çfarë do thoni kur të dalin Ergys Agasi, kur të dalin videot e Ergys Agasit, çfarë do thoni pastaj ju? Se edhe ju keni ndërgjegje, keni familje, keni njerëz, keni të afërm, keni zgjedhës. Çfarë do u thoni ju atyre? Çfarë do u thoni zgjedhësve tuaj që personalizoni një akt ndërkombëtar të rëndësishëm me emrin të nxirë të një njeriu, i cili... po, po, lëvize kokën ti, por ta them se e ke gabim, shumë shpejt do pendohesh për atë kokë që lëviz, vazhdo se mirë e ke, se edhe kjo i thoshte Skënderbeu, po ia ktheu Skënderbuçi pastaj. E pa kjo që foli këtu para jush që i ka ditët e numëruara, jo nga unë, por nga Lubia i ka ditët e numëruara.
Kjo është e vërteta." tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po ftohet personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump për të marrë pjesë në 'Bordin e Paqes'. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se Kuvendi po mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë.
“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë, të cilin Shqipërisë në radhë të parë, kësaj shumice qeverisëse, në emër të këtij vendi dhe krejt Kuvendit i takon ta bëjë sa herë është e mundur kur vjen fjala për Paqen. Në e kemi bërë edhe kur është etiketuar si tradhti. Ne e kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE apo në tryezën e Këshillit të Kombeve të Bashkuara. Një dekadë më parë ky vend dilte në vendin e parë në botë vetëm për lajme të këqija. Sot ai ishull ku numëroheshin si turistë edhe deputetët e Kuvendit dhe vetë kryeministri kur ktheheshin nga një udhëtim është një nivel tjetër. Kjo Shqipëri tjetër u ka hequr shqiptarëve sekelldinë e emrit që sot e shqiptojnë me kokën lart. Dhe kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ftohet nga personalisht presidenti i SHBA për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë të Bordit të Paqes”, tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu mbështetje të plotë për Bordin e Paqes të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Berisha theksoi rolin historik të SHBA në sigurinë globale dhe lirinë e shqiptarëve.
Gjatë fjalës së tij në foltore, kryedemokrati vuri në dukje rëndësinë e këtij bordi për ndërprerjen e luftës në Gaza dhe theksoi mbështetjen e tij të palëkundshme ndaj politikave amerikane që lidhen me sigurinë.
"Të nderuar qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë, e cila del jashtë të gjitha kritereve të seancave që thërret një parlament, por mazhoranca e krimit nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë, nuk ka rregullore. Por pavarësisht nga kjo, ne jemi këtu për të dëshmuar mbështetjen tonë të plotë dhe të palëkundshme në politikat e sigurisë të SHBA. Në qëndrimin tonë pa ekuivok në mbështetje të këtyre politikave pasi SHBA janë aksionari më kryesor i paqes dhe sigurisë në botë.
Ne mbështesim plotësisht këtë iniciativë të presidentit Donald Trump edhe për faktin se në dallim nga shumë kombe të tjera, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se sa SHBA, veçanërisht në dekadat e fundit me çlirimin e Kosovës, pavarësinë e saj dhe mbështetjen e saj.
Në këtë kohë, për sa kohë SHBA qëndrojnë në zotimet e tyre për Aleancën e Atlantikut të Veriut, ne qëndrojmë në çdo problem sigurie pa mëdyshje në anën e SHBA. Kjo, përveç tyre, dua të them këtu se Bordi i Paqes ngrihet për një nga aktet më të jashtëzakonshme, ndërprerjen e luftës në Gaza dhe këtu presidenti i SHBA ka një meritë historike, jashtëzakonisht të rëndësishme. Bordi, që nuk e thotë kjo se ia ka marrë Belinda mendtë edhe asaj, është i mbështetur në dokumentin e OKB. Pra, nuk e nxjerrin këta. Bordi ka mbështetje në rezolutën e Këshillit të Sigurimit dhe është një hap tjetër drejt konsolidimit të paqes në atë rajon."/Dosja.al
TIRANË- Mungesa e firmës së kryeministrit Edi Rama në marrëveshjen për 'Bordin e Paqes' e bën juridikisht të pavlefshme ratifikimin e saj në Kuvend. Kjo për shkak se marrëveshja duhej që të firmosej nga Rama ditën e sotme në Davos, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me Presidentin Trump, siç bën shtetet e tjera përfshi dhe Kosovën në Davos.
Por mungesa e firmës së Ramës në këtë marrëveshje e bën ratifikimin e saj të pavlefshme nga Kuvendi. Këtë e ka shpjeguar dhe kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi gjatë fjalës në Kuvend.
Bardhi theksoi se bazuar në dokumentet e vëna në dispozicion të deputetëve, Presidenti i Republikës ka autorizuar Kryeministrin për të nënshkruar marrëveshjen në fjalë. Por sipas Bardhit, në dosjen e sjellë në Kuvend mungon firma e kreut të qeverisë, gjë që e bën procedurën e ratifikimit në parlament të pakuptimtë nga ana juridike.
"Menjëherë, përmes autorizimit numër 224 fraksion 1, datë 21 i pari 2026, ashtu siç ne shpjeguam në hyrje të kësaj seance, Presidenti i Republikës, që është i vetmi autoritet që nënshkruan marrëveshje sipas Kushtetutës në emër të Republikës së Shqipërisë, ka autorizuar Kryeministrin e Republikës që të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, të miratuar në parim me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe pyetja ime konsiston: A e ka nënshkruar marrëveshjen Kryeministri? Sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi pasi Kryeministri të ketë nënshkruar këtë marrëveshje.
Në dokumentacionin që ju na keni sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk rezulton që Kryeministri ta ketë nënshkruar marrëveshjen. Marrëveshjen e ka nënshkruar Vjosa Osmani, Presidentja e Republikës së Kosovës, sot në Davos me Presidentin Trump, dhe e kanë nënshkruar edhe vendet themeluese, sot në Davos, në prezencë të Presidentit Trump. A mund ta dimë pse Kryeministri i Republikës së Shqipërisë është sot këtu dhe nuk është në Davos për të nënshkruar marrëveshjen me Presidentin Trump? Që më pas t'i jepte mundësi Kuvendit të Shqipërisë që të ratifikonte marrëveshjen e nënshkruar. Dhe ku bazohet procedura që po ndjek ky Kuvend? Tani ne e kuptojmë që s'shkonte dot ta nënshkruante se s'e kanë pranuar, por ku bazohet procedura që po ndjekim?," shpjegoi Bardhi.
TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se pjesëmarrja e Shqipërisë në Bordin e Paqes, e bën vendin tonë një vend më të besueshëm për Bashkimin Europian. Gjatë fjalës në Kuvend për shpjegimin e marrëveshjes, Spiropali u shpreh se për Shqipërinë kjo tregon se di të marrë përgjegjësi ndërkombëtare.
Spiropali i ka bërë thirrje Kuvendit që të tregojë dhe të japë një mesazh që politika e brendshme nuk do të ndikojë në prekjen e çështjeve të tilla madhore.
“Për vite me radhë në këtë sallë është thënë se Shqipëria nuk pyetet se Shqipëria nuk dëgjohet. Por ftesa që kemi sot përpara tregon krejt të kundërtën. Është ndërtuar një besim me punë e ndershmëri. Sot Shqipëria ka marrëdhënie të besueshme jo vetëm me partnerët tanë në Europë e SHBA, por edhe në Lindjen e Mesme, ne Izrael e Botën Arabe. Sot Shqipëria ftohet si anëtare themeluese dhe çfarë mund të bëjë më shumë një kryeministër për vendin e tij se sa të bëjë Shqipërinë të shihet e dëgjohet aty ku dikur nuk ekzistonte. Kryeministri i Shqipërisë e ka pasur Kosovën gjithmonë me vete”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se po devijohen nga çështjet e rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare. Sipas tij, në vend që Kuvendi të mbante një qëndrim dinjitoz për armëpushimin në Gaza dhe raportet me SHBA-në, seanca filloi të merrte “nuanca butaforike”.
Pas akuzave ndaj kryministrit dhe zv.kryeministres, kryeparlamentari Peleshi e ka paralajmëruar Berishën për të liruar foltoren ose do të merren masa ndaj tij.
"Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca... të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh.
Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?"/Dosja.al
TIRANË- Ftesa e Shqipërisë për të marrë pjesë në 'Bordin e Paqes' ka nxitur një debat mes Fatmir Mediut dhe kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës në Kuvend, Mediu ka deklaruar se duhet një analizë për efektin që mund të sjellë 'Bordi i Paqes' në interesat e vendit. Ndërkohë që Rama i është përgjigjur duke deklaruar se priste që Mediu në këtë rast të mbante anën e Amerikës dhe Britanisë.
Mediu: Ka një politikë Shqipëria, në kuadër të NATO-0s dhe BE. Disa vende brenda e jashtë BE, si psh Britania ka shprehur një shqetësim për Bordin e Paqes. Ajo që mund të ndodhë në Gaza mund të krijojë një precedent e mund të afektojë interesa të Shqipërisë brenda vendit dhe në rajon. Duke qenë dakord 100 për qind të jemi në bord, duhet një analizë për efektin që mund të sjellë ai në çështje siç mund të jetë Kosova.
Rama: Duke qenë se Mediu është ai që lidh Amerikën me Rrugën e Shpresës, prisja prej ti që të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë e të mbante anën e Amerikës, por nuk ka gjë se nuk shohim divergjenca të tilla. Analizat i kanë bërë ata që na kanë ftuar, dhe s’na ka ardhur ende koha të analizojmë ne ata që na ftojnë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar arsyen se përse nuk ndodhej në Davos për të nënshkruar pjesëmarrjen e Bordin e Paqes. Rama nga Kuvendi u shpreh se mes ftesës së Trump dhe vajzës së tij Ivanka Trump, zgjodhi që të mirëpres Ivankën në Shqipëri.
"Duhet të bëja një zgjedhje ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Duke qene se Mediu është rruga që lidh Amerikën me rrugën e shpresës, prisja prej tij të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante anën e Amerikës," tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka ngritur pikëpyetje të forta ligjore dhe kushtetuese, duke akuzuar kreun e qeverisë për shmangie nga procedurat dhe mungesë transparence në 'Bordin e Paqes'. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi theksoi se bazuar në dokumentet e vëna në dispozicion të deputetëve, Presidenti i Republikës ka autorizuar Kryeministrin për të nënshkruar marrëveshjen në fjalë.
Por sipas Bardhit, në dosjen e sjellë në Kuvend mungon firma e kreut të qeverisë, gjë që e bën procedurën e ratifikimit në parlament të pakuptimtë nga ana juridike.
"Siç tregojnë edhe dokumentat që janë vënë në dispozicion deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, me vendimin numër 45 datë 21 i pari 2026 të Këshillit të Ministrave, është bërë miratimi në parim i kësaj marrëveshjeje. Menjëherë, përmes autorizimit numër 224 fraksion 1, datë 21 i pari 2026, ashtu siç ne shpjeguam në hyrje të kësaj seance, Presidenti i Republikës, që është i vetmi autoritet që nënshkruan marrëveshje sipas Kushtetutës në emër të Republikës së Shqipërisë, ka autorizuar Kryeministrin e Republikës që të nënshkruajë marrëveshjen në fjalë, të miratuar në parim me vendim të Këshillit të Ministrave. Dhe pyetja ime konsiston: A e ka nënshkruar marrëveshjen Kryeministri? Sepse Kuvendi hyn në procedurë miratimi pasi Kryeministri të ketë nënshkruar këtë marrëveshje.
Në dokumentacionin që ju na keni sjellë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk rezulton që Kryeministri ta ketë nënshkruar marrëveshjen. Marrëveshjen e ka nënshkruar Vjosa Osmani, Presidentja e Republikës së Kosovës, sot në Davos me Presidentin Trump, dhe e kanë nënshkruar edhe vendet themeluese, sot në Davos, në prezencë të Presidentit Trump. A mund ta dimë pse Kryeministri i Republikës së Shqipërisë është sot këtu dhe nuk është në Davos për të nënshkruar marrëveshjen me Presidentin Trump? Që më pas t'i jepte mundësi Kuvendit të Shqipërisë që të ratifikonte marrëveshjen e nënshkruar. Dhe ku bazohet procedura që po ndjek ky Kuvend? Tani ne e kuptojmë që s'shkonte dot ta nënshkruante se s'e kanë pranuar, por ku bazohet procedura që po ndjekim? Procedura sot që po ndjekim në Kushtetutë dhe në ligj. Dhe pse Kosova është sot në Davos, me iniciuesin e bordit të paqes, pra Presidentja Osmani është atje, ndërsa lideri juaj famoz global, Edi Rama, është sot këtu?," tha Bardhi./Dosja.al

TIRANË- Projektligji i qeverisë për marrëveshjen e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes është miratuar në Komisionin e Jashtëm. Me 13 vota pro, depuetët socialistë i kanë hapur rrugën Kuvendit për të miratuar projektligjin.
Ndërkohë që 3 amendimet e propozuara për këtë projektligji nga Gazmend Bardhi janë hedhur poshtë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pyeti deputetët e Kuvendit, nëse janë gati që Rama t’i dorëzojë kompetencat zv.kryeministres Balluku. Në fjalën e tij në foltore, kjo pyetje e Berishës ka shkaktuar nota humori në seancë. Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendje Berishës për këtë veprim, duke thënë se nuk mund të shprehet me atë gjuhë në parlament.
"Berisha: A jeni gati ju që Ramaduro t’ia delegojë kompetencat Lubi Ballukut? Na u përgjigjni në këtë pyetje.
Peleshi: Jo me këtë gjuhë.
Berisha: Je njeri i Lubisë."/Dosja.al
TIRANË- Kërkesa e grupit parlamentar të PS për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për ftesën e Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes u miratua me 80 vota pro dhe 22 kundër.
Ndërkohë, kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka shtyrë seancën duke thënë se duhet që të mblidhet Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme, para se projektligji të kalojë sërish në seancë. Seanca pritet të rifillojë sërish në orën 12:00./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi drejtuesin e seancës dhe mazhorancën për shkelje të hapur të rregullores parlamentare. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi theksoi se mbledhja e Kuvendit është thirrur në kundërshtim me rregulloren, pa njoftimin e detyrueshëm paraprak.
Bardhi deklaroi se opozita është kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e 'Bordit të Paqes' duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shkelje flagrante të rregullave themelore të shtetit të së drejtës.
“Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë presidentit që të japë miratimin që të hyjë në fuqi menjëherë. Kjo marrëveshje që ne miratojmë pas 12 orëve, hyn në fuqi pas 35 ditëve. Na thoni, ku e ke i urgjencën? Ndërkohë që kemi shansin të respektojmë Kushtetutën. Gjatë kësaj jave i kërkojmë miratimin Preidentit që të na japë autorizimin që ligji të hyjë në fuqi dhe e bëjmë efektive benda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren/ ne jemi kundër kërkesës për procedurë të përshpejtuar,” tha ai./Dosja.al
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për arsyet me urgjencën për ratifikimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi tha se kreu i grupit të PS Taulant Balla kishte dy ndjesa që duhet t’i kërkonte shqiptarëve përpara se të bënte propagandë.
Bardhi më tej ka evidentuar edhe shkeljet procedurale mes kërkesës së dorëzuar nga Këshilli i Ministrave dhe Grupi i PS lidhur me projektligjin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
"Së pari besoj se shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut, por nuk dëgjuan ku është nxitimi i Shqipërisë për të mbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta nuk u shpjegua urgjenca e shqyrtimit të këtij projekt ligji. Mendova se do të vinit këtu e do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë për faktin se Rama e ka konsideruar Trump si turpi i njerëzimit, i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHAB me këtë gjuhë.
Deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me Shtetet e Bashkuara. Të kërkonte ndjesë kur tha herën e kaluar që Rama ishte i vetmi lider në Ballkan që ishte ftuar, dhe u detyrua presidentja e Kosovës ta nxirrte ashtu siç është, gënjeshtar. Ndaj me dy ndjesa të munguara në këtë foltore nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me SHBA dhe presidentin e saj. Për t’u kthyer në kërkesën tuaj, e para është ajo e Këshillit të Ministrave që duhet me rregull të kishte ardhur para kërkesës së grupit të PS ku kërkohej procedurë e përshpejtuar," tha Bardhi./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se vendi ynë do të ketë një rol aktiv në Bordin e Paqes. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla e quajti ftesën si një vlerësim historik për Shqipërinë dhe i kërkoi opozitës që t’i bashkohet mazhorancës në votim.
"Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të bëjë prezantimin e plotë të kësaj karte dhe përfaqësimin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama, duhet ta dimë rëndësinë e fillimit sa më parë të punës së këtij Bordi, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama. Pikërisht në këtë frymë, Shqipëria jonë është ftuar të jetë, jo më si dikur, si një vëzhguese, por si një bashkë-arkitekte themeluese të një organizmi të ri ndërkombëtar për paqe.
Vota sot do të jetë një test tjetër i konfirmimit të marrëdhënieve me SHBA-në dhe që ne nuk kemi ndasi me njëri-tjetrin. Shpresoj të jetë një votë unanime e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Fakti që Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, i jep vendit ton një rol aktiv në Bordin e Paqes. Ky besim nuk është i rastësishëm, por i një udhëheqje të një politike të jashtme të suksesshme. Opozita nuk ftohet për të votuar një parti, nuk po votojmë një mazhorancë apo opozitë, por votohet për Shqipërinë," tha Balla./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se ftesa për Bordin e Paqes nga Presidenti Donald Trump është historike. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se ky është një moment historik që vlerëson rolin e Shqipërisë në vendosjen e paqes kudo ku ka konflikte.
"Sot Kuvendi thirret të marrë një vendim me një kërkesë të veçantë politike e historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës ku Republika e Shqipërisë dhe Rama kanë ftuar të jenë anëtar të Bordit të Paqes. Vlerësim i drejtpërdrejtë për rolin e Shqipërisë dhe një shënon një moment të pa precedent pozitiv ku Shqipëria shihet si faktor që ndikon në paqe, e jo më një shtet periferik. Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore si një qasje e re në ndërtimin e paqes, kudo ku sot ka konflikte, me një fokus të veçantë në Gaza. Jo më vëzhgues, jemi ftuar si bashkë themelues," tha Balla./Dosja.al

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën në Kuvend.
Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që vendi ynë i përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e këshillit themelues të Bordit të Paqes.

TIRANË- Qeveria ka miratuar dje marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Sot pritet që në seancë plenare, kuvendi ta ratifikojë kërkesën.
Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që vendi ynë i përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e këshillit themelues të Bordit të Paqes. Ndërkohë, rendi i ditës së sotme do vijojë si më poshtë:
“Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
(Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të
Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)
-Pyetje
-Shprehet nismëtari
-Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme
-Diskutime”./Dosja.al
