LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas akuzave: Kontakti me Agasin nuk është përgjegjësi penale, jetoj në shtëpi me qira

• Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tenderët, ka folur për herë të parë lidhur me akuzat, raportin me Ergys Agasin, jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj. • E ftuar në emisionin "Top Story", Karçanaj tha se Ergys Agasin e ka njohur gjatë kohës që ai punonte në administratë. • Karçanaj u shpreh se videoja e takimit në zyrën e Agasit është nxjerrë nga konteksti dhe se ajo e ka shpjeguar në SPAK që herën e parë të marrjes në pyetje se çfarë është folur dhe kontekstin. • Ish-drejtoresha e AKSHI-t thotë, se nuk i takon asaj të përcaktojë nëse Agasi ka apo jo përgjegjësi penale, duke theksuar se kjo është detyrë e akuzës dhe e procesit hetimor. • Karçanaj foli edhe me fjalët e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se aktualisht jeton në një apartament me qira, të cilin e ka zgjedhur pranë vendit të punës pasi vetë ajo nuk drejton mjet. • Sa i përket pasurive të sekuestruarave, Karçanaj theksoi se sekuestrimi nuk do të thotë automatikisht që një pasuri është e paligjshme. • Karçanaj foli ndër të tjera edhe për periudhën e emigrimit në Kanada, duke thënë se dilte nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehej në 8 të darkës. • E pyetur për përgjegjësitë që ajo ka, Karçanaj tha se përgjegjësia administrative nga ajo penale janë të ndryshme. • Lidhur me rolin e saj në institucion, Karçanaj theksoi, se drejtimi i AKSHI-t ka qenë i orientuar drejt zbatimit të ligjit dhe respektimit të procedurave.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

"Transformimi digjital ka qenë për mua motiv jetësor"/ Karçanaj për AKSHI-n: Nuk pres të më besojë njeri, pas atyre që kanë dëgjuar

Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas akuzave:
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka deklaruar se nuk pret që ta besojë njeri, pas të gjitha akuzave dhe pretendimeve që janë thënë për të. E ftuar në emisionin "Top Story", Karçanaj tha se ndjen detyrimin moral ndaj familjes, fëmijëve dhe bashkëpunëtorëve të saj për të treguar publikisht të vërtetën. Ajo u shpreh gjithashtu se për sa kohë ka qenë në krye të AKSHI-t, institucioni ka pasur një transformim të madh digjital në shërbimet publike.

Më tej, Karçanaj nënvizoi se vetëm në katër vitet e fundit janë kursyer mbi 1700 vite kohë për qytetarët dhe rreth 1 miliard kilometra udhëtime, falë shërbimeve elektronike që shmangën paraqitjet fizike në institucione.

“Unë nuk pres të më besojë njeri, aq më tepër pas gjithë atyre që kanë dëgjuar për mua. Por shpresoj të dëgjohet edhe kambana ime, kur i thuhet fjalës, të ndoqët një proces ligjor që nuk është i njëanshëm, në të cilën i akuzuari nuk presupozohet fajtor që në krye të herës. Unë i detyrohem dy fëmijëve të mi, familjes sime, të gjithë ata që kam punuar dhe më njohin, të them të vërtetën publikisht. Në AKSH ka ndodhur një revolucion që është i jashtëzakonshëm. Ka ndryshuar mënyrën se si publiku dhe qytetarët marrin shërbimet.

Vetëm në 4 vite të analizuara janë mbi 1700 vite të kursyera nga qytetarët dhe 1 mld kilometra që qytetarëve do tu ishin dashur për të shkuar nga një zyrë në tjetrën. Revolucioni publik i AKSHI-t është ajo që nuk e zhbën më askush edhe sikur të ketë të vërteta në ato që po hetohen. Transformimi digjital i AKSHI-t kanë qenë për mua motiv jetësor që më ka bërë për 12 vite rresh të dal në mëngjes për të shkuar në punë dhe për të ndalë nga atje në mbrëmje vonë. Të thuash që janë fajtorë të gjithë ata që e kanë bërë Shqipërinë të ishte krenare, kjo sepse janë pjesë në AKSH, të thuash janë fajtorë ata që e kanë bërë Shqipërinë totalisht elektronike," tha Karçanaj./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Me prona dhe banesa në emër të saj/ Karçanaj flet me fjalët e Ramës: Jetoj në shtepi me qira

Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas akuzave:
 Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj. E ftuar në emisionin "Top Story", Karçanaj deklaroi, se gjithçka që ka ndërtuar është rezultat i punës së saj ndër vite dhe se çdo pasuri është e deklaruar sipas ligjit. Ish-drejtoresha e AKSHI-t foli edhe me fjalët e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se aktualisht jeton në një apartament me qira, të cilin e ka zgjedhur pranë vendit të punës pasi vetë ajo nuk drejton mjet.

Sa i përket pasurive të sekuestruarave, Karçanaj theksoi se sekuestrimi nuk do të thotë automatikisht që një pasuri është e paligjshme. Karçanaj foli ndër të tjera edhe periudhën e emigrimit në Kanada, duke thënë se dilte nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehej në 8 të darkës. 

“Jetoj në një shtëpi me qira. Deri në vitin 2024 kam jetuar në apartamentin ku kam lindur. Apartamentin ku jetoj me qira e kam marrë me kontratë dhe e kam zgjedhur afër punës, sepse nuk drejtoj makinë dhe nuk kam makinë. Një pasuri e sekuestruar nuk është e paligjshme. Por dua të shtoj se nuk mund të provoj ndjesi më të keqe se kriminalizimi i jetës sime. Ato janë orenditë dhe muret e ndërtuara me dinjitet. Kam 30 vjet që punoj. Kam emigruar në Kanada, kam dalë nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehesha në 8 të darkës”, deklaroi ish-drejtoresha e AKSHI-t./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Karçanaj flet për akuzat ndaj saj: Prokurorët të më dëgjojnë, përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme

Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas akuzave:
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj, ka folur lidhur me akuzat për abuzime me tendera dhe ndryshimit të masës nga arrest me burg, në arrest shtëpie. E ftuar në emisionin "Top Story", Karçanaj tha se përgjegjësia administrative nga ajo penale janë të ndryshme. Ajo theksoi, se përgjegjësia administrative është pjesë e punës së drejtimit të një institucioni dhe sipas, ka përgjegjësi për tu siguruar që proceset ndodhin dhe hallkat kryejnë punët e tyre.

“Përgjegjësia administrative e drejtuesit të institucionit është të sigurojë mbarëvajtjen e punës, por nuk mund të shndërrohet në përgjegjësi penale… përgjegjësia administrative dhe penale janë të ndryshme. Është individuale përgjegjësia dhe kushdo që e ka bërë këtë shkelje duhet të mbajë përgjegjësi penale. Përgjegjësia administrative është pjesë e punës së drejtimit të një institucioni. Ka përgjegjësi për t’u siguruar që proceset ndodhin dhe hallkat kryejnë punët e tyre. Por nuk mund të ketë përgjegjësi se një hallkë e caktuar mund të ketë shkelur ligin”, u shpreh ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat"/ Karçanaj flet për raportin me Agasin: Kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale

Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas akuzave:
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Ergys Agasi dhe hetimet që lidhen me çështjen e AKSHI-t. E ftuar në emisionin në "Top Story", Karçanaj deklaroi se kontaktet institucionale nuk mund të interpretohen automatikisht si përgjegjësi penale.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t u shpreh, se nuk i takon asaj të përcaktojë nëse Agasi ka apo jo përgjegjësi penale, duke theksuar se kjo është detyrë e akuzës dhe e procesit hetimor. Lidhur me rolin e saj në institucion, Karçanaj theksoi, se drejtimi i AKSHI-t ka qenë i orientuar drejt zbatimit të ligjit dhe respektimit të procedurave.

“Në funksione publike është e domosdoshme të kesh kontakte, sepse në të kundërt nuk bëhet puna. Por kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale. Mund të ketë faj, nuk më takon mua ta them këtë. I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat dhe dokumentat dhe më pas të dalë në përfundime. 

Ajo që mund të them për veten është se mënyra si e kam drejtuar institucionin ka qenë qartësisht e orientuar që të zbatohet ligji, të mos shkelet asnjë procedurë dhe gjithçka të jetë konform ligjit. Sa i takon prokurimeve, kam zgjedhur të mos merrem me të përditshmen. Madje kam deleguar rolin e titullarit të prokurimeve. Nuk i kam ndjekur prokurimet”, deklaroi ajo./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dosja e AKSHI-t/ Karçanaj: Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! Nuk jam pyetur akoma për gjithë ato të zeza që...

Mirlinda Karçanaj flet për herë të parë pas akuzave:
Mirlinda Karçanaj

TIRANË- Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tenderët, ka folur për herë të parë lidhur me çështjen. E ftuar në emisionin "Top Story", Karçanaj e prekur tregoi se nuk ka zgjedhur të heshtë, por e ka pasur të pamundur të flasë. Karçanaj tha më tej, se vendimi i Gjykatës së Lartë, duke e lënë në detyrim paraqitjeje, ia ka lehtësuar pak situatën. Karçanaj u shpreh gjithashtu se akoma nuk është pyetur për gjithë akuzat. 

Mirlinda Karçanaj: Unë nuk kam zgjedhur të hesht, por e kam pasur të pamundur të flas. Jam gjendur befas në një botë që isha e papërgatitur, botë e kthyer përmbys. Kam jetuar e mbyllur jo vetëm brenda katër mureve, por me atë vetminë e fajësisë të paracaktuar, e goditur me gurë nga të katërta anët. Por dhe me përgjegjësinë e një nënë që duhej të mbroja fëmijët e mi, kur unë nuk mbroja dot veten time. Kam jetuar si një emër në një dosje dhe jo si njeri që ka të drejtë të mbrohet. Nuk kam ardhur këtu për të fajësuar askënd, por për trajtimin tim si një person që nuk jam. Dua të theksoj që çdo proces duhet të hetohet, çdo përgjegjësi të verifikohet, por jo duke poshtëruar cilido të jetë ai person. Si mund të jem unë e pafajshme kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë si është kjo histori? Kur unë nuk jam pyetur për të gjitha të zezat që më janë veshur publikisht./Dosja.al

mirlinda karçanaj

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë