LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të vendit, flota e peshkimit në Durrës pezullohet për tre ditë, reshjet intensive të shiut shkaktojnë probleme në autostradën Milot - Qafë-Kashar

• Moti i keq ka përfshirë sërish një pjesë të vendit ditën e sotme. • Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura dhe AKMC u kanë ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar në zonat e thella të vendit. • Mësohet se reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonën e Vermoshit. • Nga kjo situatë bëhet me dije se autoritetet kanë angazhuar borëpastrueset për të lehtësuar kalimin e automjeteve në rrugët e prekura. • Ndërkohë sot raportohet se për shkak të motit të keq dhe stuhive detare janë anuluar lundrimet në det në gjirin e Durrësit. • Mësohet se si pasojë e reshjeve është bllokuar nënkalimi në Fushë-Mamurras. • Gjithashtu bëhet me dije se reshjet kanë krijuar probleme në autostradën Milot - Qafë-Kashar pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të
Dëbora

TIRANA- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.

Lidhur me situatën e shkaktuar nga moti i keq në vend, ARRSH shkruan në një postim në rrjetet sociale se reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullim.

ARRSH shton se në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, por grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës.

POSTIMI:

Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve:

Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore,

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës,

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Rënie gurësh në disa akse në Kukës, probleme me energjinë elektrike dhe në Tropojë e Has

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të
Foto nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Zona e Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar, shoqëruar me erë ditën e sotme. Bëhet me dije se si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Gjithashtu mësohet se nuk furnizohen me energji elektrike njësitë administrative Margegaj, Bytyq në Bashkinë Tropojë. Po ashtu proleme ka në njësitë administrative Golaj, Qendër Krumë në Bashkinë Has. Nga ana tjetër raportohet për probleme në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bashkia Kukës.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, dëbora mbulon rrugët në Vermosh, autoritetet në terren

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të
Dëbora

VERMOSH- Moti i keq ka përfshirë sërish një pjesë të vendit ditën e sotme. Mësohet se reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonën e Vermoshit.

Nga kjo situatë bëhet me dije se autoritetet kanë angazhuar borëpastrueset për të lehtësuar kalimin e automjeteve në rrugët e prekura. Gjithashtu raportohet se situata nuk paraqitet e vështirë momentalisht.

1 VITE ME PARE

Shkak stuhitë detare/ Flota e peshkimit në Durrës pezullohet për tre ditë, anijet në det janë tërhequr në port

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të
Foto ilustruese

DURRËS- Prej ditësh vendi ynë është nën ndikimin e temperaturave të ulëta ndërsa në zona të ndryshme ka patur edhe reshje shiu. Ndërkohë sot raportohet se për shkak të motit të keq dhe stuhive detare janë anuluar lundrimet në det në gjirin e Durrësit. Flota e peshkimit në Durrës ka njoftuar se për tre ditët në vazhdim të mos dalin me det.

Kapiteneria e përgjithshme detare u ka bërë thirrje edhe anijeve që janë në det të tërhiqen në port, pasi pritet të ketë stuhi të fuqishme detare. Edhe anijet e tonazhit të ulet nuk do të dalin në det deri në një urdhër të dytë. Ndërsa tragetet dhe anijet tregtare të tonazhit të rendë vazhdojnë aktivitetin e tyre. Në portin më të madh të vendit është pezulluar puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit rifuxhio.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Bora arrin deri 40 cm, Forcat e Armatosura ndihmojnë banorët e bllokuar në zonat e thella në Malin e Korabit

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë ditën e sotme me një njoftim përmes një postimi në "Facebook". Në njoftim bëhet me dije se Forcat e Armatosura dhe AKMC u kanë ardhur në ndihmë banorëve të bllokuar në zonat e thella të vendit. Gjithashtu janë ndarë edhe pamje teksa ministria thekson se bora arrin deri 40 cm.

Më tej theksohet se gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar. Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi.

Postimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ndërkohë që Shqipëria feston, Forcat e Armatosura dhe AKMC janë në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar në zonat e thella të vendit.

Gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar.

Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm.

Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të

1 VITE ME PARE

"Niveli i uji arrin në 40 cm!" Reshjet intensive të shiut, bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras, probleme në autostradën Milot - Qafë-Kashar

Moti i keq në vend/ Dëbora mbulon disa zona në veri të
Foto nga vendi i ngjarjes

KURBIN- Një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesit. Mësohet se si pasojë e reshjeve është bllokuar nënkalimi në Fushë-Mamurras.

Gjithashtu bëhet me dije se reshjet kanë krijuar probleme në autostradën Milot - Qafë-Kashar pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras.

Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla teksa niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri