LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, RENEA prangos nipin e Astrit Avdylajt! Momenti kur Aldo Avdylajn e shtrijnë përtokë për ta arrestuar

• Forcat Operacionale kanë vënë në pranga sot në Tiranë Aldo Avdylajn, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit të gjerë të SPAK që goditi grupet kriminale të njohura si “Grupi i Rrumit të Shijakut” dhe “Avdylajt”. • Sipas bluve, Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që qëndron pas ekzekutimit të Ermir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës. • Pas disa ditësh në arrati, ai u lokalizua dhe u arrestua në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku ishte fshehur për t’iu shmangur drejtësisë. • Ndërkohë, Aldo Avdylaj, i përfshirë në komunikime të shumta në Sky ECC me Rrumin e Shijakut, rezulton të ketë qenë aktiv edhe në përfitime nga toka në zonën e Gjirit të Lalzit, sipas të dhënave të siguruara nga SPAK. • Nga këto komunikime, SPAK ka zbuluar se porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj, si akt hakmarrjeje për një tentativë të mëparshme për të vrarë Aldon. • Sipas dosjes hetimore, ekzekutorë të ngjarjes ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja, ky i fundit u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës, ndërsa Doka vijon të jetë në kërkim. • Si ndihmës në organizim, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume. 

4 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Pistoleta të fshehura nën jastëk e këmbëzbathur, publikohen PAMJET e arrestimit të Aldo Avdyajt! RENEA e armatosur e shtrin përtokë dhe i vë prangat

Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, RENEA prangos nipin e
Pamje nga arrestimi

TIRANA- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt, i shpallur në kërkim për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës. Në videon e shpërndarë, shihet momenti kur forcat RENEA ndërhyjnë në banesën ku ai fshihej, pranë Liqenit të Thatë në kryeqytet, e shtrijnë në tokë dhe e arrestojnë. Pas vënies në pranga të 37-vjeçarit, policia ka zhvilluar kontroll në banesën e tij, ku janë sekuestruar disa armë zjarri dhe disa aparate celulare.

Aldo Avdylaj akuzohet nga SPAK si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit që ekzekutoi Edmir Bregun, ndërsa fshihej prej disa javësh pas operacionit të 2 tetorit që goditi dy grupet kriminale të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt.

NJOFTIMI:

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghosts”.
Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në pranga 37-vjeçari nga Shijaku, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për krime kundër personit.

Gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Operacionalja e arrestoi sot në Tiranë, ja kush është Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt

Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, RENEA prangos nipin e
Aldo Avdylaj

TIRANA- Personi që shihni në foton e mësipërme është i kërkuari nga drejtësia, Aldo Avdylaj. Opracionalja e vuri në pranga pas pak ditësh, ku mori fund arratia disa ditore e e Aldo (alias Elidon) Avdylajt, i shpallur në kërkim pas operacionit të 2 tetorit të zhvilluar nga SPAK, ku u goditën dy grupe të fuqishme kriminale që vepronin në Durrës, ai i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt.

Forcat Operacionale kanë bërë të mundur arrestimin e tij në Tiranë, ndërsa ai fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Gjuj në bark, mos e rr*j për asgjë", nga përgjimet e SKY ECC e deri tek arratia disa ditore, kush është Aldo Avdylaj që u arrestua sot në Tiranë?

Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, RENEA prangos nipin e
Aldo (alias Elidon) Avdylaj

TIRANA- Ka përfunduar pas pak ditësh arratia e Aldo (alias Elidon) Avdylajt, i shpallur në kërkim pas operacionit të 2 tetorit të zhvilluar nga SPAK, ku u goditën dy grupe të fuqishme kriminale që vepronin në Durrës, ai i Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe Astrit Avdylajt. Forcat Operacionale kanë bërë të mundur arrestimin e tij në Tiranë, ndërsa ai fshihej në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik.

Sipas hetimeve të SPAK, Aldo Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit që ekzekutoi Edmir Bregun në vitin 2021 në Durrës. Ngjarja është zbardhur përmes komunikimeve në aplikacionin Sky ECC, të siguruara gjatë hetimeve për grupin e Rrumit të Shijakut dhe Astrit Avdylajt.

Nga këto komunikime, SPAK ka zbuluar se porositësi i vrasjes së Bregut ishte Astrit Avdylaj, si akt hakmarrjeje për një tentativë të mëparshme për të vrarë Aldon. Sipas dosjes hetimore, ekzekutorë të ngjarjes ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja, ky i fundit u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës, ndërsa Doka vijon të jetë në kërkim. Si ndihmës në organizim, SPAK akuzon edhe Enea Kumen, vëllain e deputetit socialist Loer Kume.

Më 2 tetor, në kuadër të këtij operacioni të gjerë, SPAK shkatërroi dy grupet kriminale që kishin shtrirje në Gjirin e Lalzit, të përfshirë në vrasje, pastrim parash dhe tjetërsim pronash përmes falsifikimit të dokumenteve. Në kuadër të hetimit u sekuestruan 11 pasuri me sipërfaqe totale 254.300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës.

Në pranga ranë 4 persona:

- Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos,
- Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume,
- Vlash Brahja,
- Astrit Avdylaj alias Astrit Balliu, i cili ndodhet në burg në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Ndërkohë, Aldo Avdylaj, i përfshirë në komunikime të shumta në Sky ECC me Rrumin e Shijakut, rezulton të ketë qenë aktiv edhe në përfitime nga toka në zonën e Gjirit të Lalzit, sipas të dhënave të siguruara nga SPAK.

Dosja hetimore për grupin Avdylaj në Durrës, ka nxjerr komunikimet e këtyre të fundit me njëri-tjetrin. Në dosjen hetimore, të siguruar nga Dosja.al, është një moment komunikimi mes Astrit Avdylajt dhe nipit të tij Aldo Avdylajt. Astriti këshillon nipin e tij, që të bëj kujdes dhe mos të ekspozohet me asnjë vend. Ndërkohë që i thotë se kudo ku të shkojë duhet të jetë me doreza dhe maskë në kokë. 

“Co ben e budalli i Xhaxhit. Kujdes Mos u ekspozo, ok. Kujdes. Lenti ka bet. Knej. Osht. Jam dush. Me goj. Se ka shiet. Po. Meru me lacen. Mos te dall emri Olit. Jo me Olin. Kupto. Me ngjo ka ka nji her. Me lacen. Dhe duet kujdes. Mos bëj zhurm Kujdes, Lenti ku osht, ok. Bier fort. Lentit. Mos e ruj per asgje. Bjeri e ke ok ka mua Lentit. Ok, ca dush bej. Me durrsaket. Pe me men, Bleri lentit, Ne kok. Masken ne kok. kudo qe te shkosh. Dorezat. Mos hec shum Pes metra. Kupto, Kur te dalesh er pun. Me skafanta. Gjuj në bark. Foi me Lacen per plazhin. Shpin ja din. Kshu qe mos e von”, i shkruan Avdylaj nipit./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

I kërkuar nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut/ Operacionalja arreston në Tiranë Aldo Avdylajn, nipi i Astrit Avdylajt

Në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut, RENEA prangos nipin e

TIRANA- Forcat Operacionale kanë vënë në pranga në Tiranë shtetasin Aldo Avdylaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas operacionit të gjerë të SPAK që goditi grupet kriminale të njohura si “Grupi i Rrumit të Shijakut” dhe “Avdylajt”. Sipas bluve, Avdylaj akuzohet si organizator dhe bashkëdrejtues i grupit kriminal që qëndron pas ekzekutimit të Ermir Bregut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës.

Pas disa muajsh kërkimesh, ai u lokalizua dhe u arrestua në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku ishte fshehur për t’iu shmangur drejtësisë.

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij:

a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit E.B alias I. K në datën 24.01.2021 në qytetin e Durresit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.

b. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

c. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal./ Dojsa.al

aldo avdylaj astrit avdylaj

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen