LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nën monitorim 24 orë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kodër Institut, dhunonte gruan dhe e kontrollonte përmes kamerave në çdo cep të shtëpisë

• 34-vjeçari, Asqeri Mandri është vënë ditën e sotme në pranga pas zbulimit të një tjetër rasti dhune në Tiranë. • Ngjarja është regjistruar në Kodër Institut ku u zbulua se Mandri kishte mbyllur në banesë gruan e tij. • Më tej ai përveç dhunës që ushtronte ndaj gruas kishte instaluar kamera në çdo cep të banesës. • Përmes kamerave 34-vjeçari monitoronte çdo lëvizje të gruas së tij. • Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pak kohë më parë ishte kthyer nga Gjermania. • Pas kthimit nga Gjermania ai ka tentuar të pengojë gruan për të punuar për shkak të xhelozisë. • Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri". • Gjithashtu ka dëshmuar edhe gruaja e 34-vjeçarit e cila u shpreh se burri i saj pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. • Çifti ka 4 fëmijë të cilët kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. • Në lidhje me ngjarjen nëna e 34-vjeçarit është shprehur se djali i saj kishte vendosur kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. • Ajo më tej u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe se ajo ka planifikuar arrestimin e djalit të saj. • Ndërkohë ky nuk është rasti i parë i regjistruar në Tiranë pasi disa ditë më parë u vendos në pranga edhe një 35-vjeçar, Jetnor Zhabollit i cili kishte izoluar nënën, gruan dhe famijët e tij të mitur duke mos i lejuar të dilnin nga banesa si dhe kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

“Kamerat i vuri se ishte xheloz”, flet nëna e 34-vjeçarit të arrestuar në Tiranë: Nusen vetëm e shtyu, ajo kishte bërë plan ta fuste në burg

Nën monitorim 24 orë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kodër
Asqer Mandri

TIRANË- Pas arrestimit të 34-vjeçarit Asqer Mandri ka ardhur edhe reagimi i nënës së tij. Mandri u vendos në pranga ditën e sotme pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe kishte vendosur kamera për ta monitoruar atë. Në lidhje me ngjarjen nëna e 34-vjeçarit është shprehur se djali i saj kishte vendosur kamera në shtëpi për të monitoruar gruan, pasi ishte xheloz. Ajo më tej u shpreh se djali i saj nuk ka ushtruar dhunë.

“Djali ka një vit që është emigrant në Gjermani. U kthye para dy javësh. Nusen nuk e rrahu, por vetëm e shtyu”. Sipas saj, gruaja kishte planifikuar arrestimin e Mandrit.

“Ajo ka bërë plan ta fuste në burg. Nusja e tradhtonte”, pretendon ajo.

Mësohet se Mandir ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas qëndrimit në Shqipëri kishte nisur të monitoronte nga tre kamera në çdo dhomë të shtëpisë. Pas kthimit nga Gjermania ai ka tentuar të pengojë gruan për të punuar e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por më pas është rikthyer. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

Në dëshminë e saj para hetuesve gruaja është shprehur se mbyllej në banesë nga burri i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera. Ajo më tej shtoi se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti. Çifti ka 4 fëmijë të cilët kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas.

2 VITE ME PARE

Filloi ta akuzonte për tradhëti pas rikthimit nga Gjermania, flet gruaja e izoluar nga burri në Tiranë: Dhunonte edhe 4 fëmijët

Nën monitorim 24 orë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kodër
Asqeri Mandri

TIRANË- Pas zbardhjes ë dëshmisë së 34-vjeçar Asqeri Mandri i cili u arrestua ditën e sotme është zbardhur edhe dëshmija e gruas së tij. Mandri u vendos në pranga pasi ai ushtronte dhunë dhe kishte mbyllur gruan në banesë. Ai gjithashtu kishte instaluar kamera në banesë për të monitoruar gruan.

Në dëshminë e saj para hetuesve gruaja është shprehur se mbyllej në banesë nga burri i cili i ushtronte edhe dhunë dhe e ruante me kamera. Ajo më tej shtoi se 34-vjeçari pas kthimit nga Gjermania kishte shfaqur shenja të theksuara xhelozie dhe gjithë kohën e shante duke e akuzuar edhe për tradhti.

Çifti ka 4 fëmijë të cilët kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme. Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas. Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.

2 VITE ME PARE

Nga tre kamera në çdo dhomë të banesës, zbardhet dëshmija e 34-vjeçar që dhunonte gruan në Tiranë: Kështu ma dha truri!

Nën monitorim 24 orë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kodër

Asqeri Mandri

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e 34-vjeçarit Asqeri Mandri. Ai u vendos ditën e sotme në pranga pasu mbante të mbyllur në banesë dhe dhunonte gruan. Ai gjithashtu kishte instaluar kamera në banesë për të monitoruar çdo lëvizje të gruas. Mësohet se au ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe pas qëndrimit në Shqipëri kishte nisur të monitoronte nga tre kamera në çdo dhomë të shtëpisë.

Pas kthimit nga Gjermania ai ka tentuar të pengojë gruan për të punuar e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por më pas është rikthyer. Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

2 VITE ME PARE

EMRI/ Vrojtonte dhe dhunonte gruan, kush është 34-vjeçari i arrestuar në Institut, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

Nën monitorim 24 orë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kodër

INSTITUT- 34-vjeçari i arrestuar ditën e sotme në Kodër Institut është Asqeri Mandri. Mësohet se Mandri kishte mbyllur në banesë gruan e tij dhe kishte vendosur kamera në çdo cep të banesës. 

Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pak kohë më parë ishte kthyer nga Gjermania. Gjithashtu bëhet me dije se 34-vjeçari ushtronte dhunë ndaj saj.

2 VITE ME PARE

Kamera në çdo cep të banesës/ Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, kishte mbylluar gruan në shtëpi dhe e dhunonte

Nën monitorim 24 orë/ Arrestohet 34-vjeçari në Kodër
Pamje nga banesa

TIRANË- 34-vjeçari Asqeri Mandri është vënë në pranga në Tiranë pasi kishte mbyllur në banesë dhe dhunonte gruan e tij. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari kishte montuar kamera nëpër shtëpi për të monitoruar gruan e cila ishte mbylluar në banesë. Gjithashtu bëhet me dije se 34-vjeçari ushtronte dhunë ndaj saj. 

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje. Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë një tjetër rast ështe regjistruar disa ditë më parë po në Tiranë rast i cili tronditi vendin. Rasti i parë i regjistruar është ai i Jetnor Zhabollit i cili kishte izoluar në banesë nënën, gruan dhe famijët e tij të mitur duke mos i lejuar të kishin kontakt me pjesën jashtë. Përveç izolimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e cila kishte tentuar të vriste veten disa herë. 

35-vjeçari kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëvë të tij. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

asqeri mandri

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion