All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin më të egër"/ “Foltorja 2”, Berisha të rinjve: Bashkohuni me ne, do të nisim protestat e fuqishme

• Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ose ndryshe “Foltorja 2”. • Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të Partisë Demokratike iu bashkuan “Foltores”. • Në "foltoren" para kryeminisrisë i pranishëm është edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin më të egër. • Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës, Berisha u shpreh se gjenerata Z përmbysi diktaturat mizore në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. • Lideri i opozitës tha se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme dhe më e shkëlqyer e idealeve dhe aspiratave të kohës. • Berisha kujtoi Lëvizjen e Dhjetorit, për të cilën tha se 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme, dhe natën e  8 dhjetorit dolën në protestë. • Berisha u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen protestave të fuqishme që pritet të nisë opozita për rrëzimin e qeverisë. • Në mbylljes të protestës para kryeministrisë, Berisha theksoi se tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, që përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij, duke iu referuar kryeministrti Edi Rama. • Berisha deklaroi se ‘kupa është mbushur’ dhe se është koha që qytetarët të marrin nën kontroll fatin e tyre politik përmes një vale protestash të fuqishme. 

6 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Berisha: Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës të vendosur para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se ky është një mision, i cili ka të bëjë me shpëtimin ose shuarjen e kombit.

Berisha tha se Edi Rama është armik i egër i lirive të shqiptarëve, ndërsa e cilësoi "hajdutin" më të madh të kombit në të gjitha kohërat. Lideri i opozitës tha se Rama është armiku më i egër i rinisë shqiptare, ku në 10 vite përzuri 70 përqind të të rinjve nga vendi. Në fund, Berisha tha se altenativa e vetme e të rinjëve shqiptar sot, është largimi nga Shqipëria.

"Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shuarjen e kombit tonë. Ky mision ka të bëjë me shpëtimin apo shkatërrimin e familjes tonë. Ky mision ka të bëjë me zhvillimin apo rrënimin e Shqipërisë. Ky mision ka të bëjë me të ardhmen e shqiptarëve apo zhdukjen e tyre. Midis të gjitha këtyre, çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar zgjedh të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit. Koha nuk pret. Çdo orë, çdo ditë që shkon jemi të vonuar. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, ky shesh, kombi pret nga ne të mos e lëshojmë, ta zëmë njëherë e mirë, ta mbajmë gjer në fitore. Edi Rama, armik i egër i lirive të shqiptarëve. Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i kombit në të gjitha kohërat. Edi Rama vjen në këtë dhjetor si armik i egër i çështjes kombëtare dhe interesit të shqiptarëve.

Por mbi të gjitha vjen në këtë dhjetor si armiku më i egër i rinisë shqiptare, i të rinjve shqiptarë. Përzuri në 10 vite, 70 përqind të të rinjve nga vendi. Rrënoi shkollat. Rrënoi të ardhmen e tyre. Të rinjtë shqiptarë sot kanë si alternativë të vetme largimin, largimin dhe vetëm largimin nga Shqipëria. Miq, të gjitha këto janë apel, janë kushtrim të përballemi me këtë të keqe të madhe. Të përballemi me çdo çmim, të përballemi me çdo kusht, të përballemi për dinjitetin tonë, të përballemi për të ardhmen tonë të përballemi për vendin tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, për fëmijët e fëmijëve tanë. Ky është borxhi ynë, kjo është detyra jonë. Ne do e përmbushim atë." tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD"/ Berisha të rinjve: Bashkohuni me ne, do të nisim protestat e fuqishme

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen protestave të fuqishme që pritet të nisë opozita për rrëzimin e qeverisë. Në mbylljes të protestës para kryeministrisë, Berisha theksoi se tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, që përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij, duke iu referuar kryeministrti Edi Rama. 

“Sot shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD, parti e themeluar nga studentët e dhjetorit, parti e idealeve të dhjetorit. Edi Rama vjen në këtë dhjetor armik i egër i çështjes kombëtare, armiku më i egër i rinisë shqiptare, përzuri 70% të të rinjve nga vendi. Tani pasi është kapur vjedhës i dhjetëra milionëve, përpiqet të mbrojë vjedhjen e ministrave të tij. Ju ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme”, tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha: PD u mbijetoi përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot për të rikthyer idealet e larta të Lëvizjes së Dhjetorit

 

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin
Sali Berisha

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në Foltoren para kryeministrisë deklaroi se PD iu mbijetoi të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur dhe vijon të mbetet forca e vetme politike që mbron aspiratat e asaj gjenerate. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati nderoi studentët e dhjetorit 1990 dhe rolin e tyre historik në përmbysjen e diktaturës, duke e lidhur këtë trashëgimi me betejën aktuale të opozitës për liri, votë të lirë dhe dinjitet qytetar.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetareve dhe qytetarëve të pranishëm sonte në këtë shesh, sheshin e lirisë. Një përshëndetje dhe nderimin më të madh studenteve dhe studentëve të dhjetorit 1990, që të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga studenti Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën e shtypjes më të egër, shpërfytyrimit më të madh të shqiptarëve dhe çelën dyert e lirisë për kombin tonë, çelën dyert e përparimit, e të ardhmes së shqiptarëve.

Çelën dyert për zgjidhjen e problemit, e çështjes shqiptare. Të dashur miq, këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e cila, janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera. E vërteta është se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlyqer e idealeve të kohës, e aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë pra në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Por po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranës ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër.

Në Shqipëri, gjithçka, çdo përpjekje ishte shtypur dhe vendimi i përgjithshëm dukej se për Shqipërinë ishte, kështjellë e socializmit në brigjet e Adriatikut. Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë në qytetin e tyre. Ata në 1 të natës u pritën nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi atyre kërbaçin e Sigurimit të Shtetit. Miq, të nesërmen ata mbushën sheshin dhe rrugët, firmosën veten si të pamposhtur.

Qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës, më represiv të kohës. Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste. Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot. E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta. Por ata vazhduan dhe fituan. Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD.

Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit. Parti e idealeve të dhjetorit. Parti, e cila është e dyta dhe e vetme në gjithë hapësirën ish-komuniste që iu mbijetoi tallazeve dhe të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot këtu e betuar si kurrë më parë për të rikthyer edhe njëherë në piedestal idealet e larta të lëvizjes së dhjetorit, lirinë e shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin e tyre, familjen shqiptare, interesin kombëtar të shqiptarëve," tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Dita e Rinisë”/ Berisha: Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin më të egër

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin më të egër. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se gjenerata Z përmbysi diktaturat mizore në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera.

Lideri i opozitës tha se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme dhe më e shkëlqyer e idealeve dhe aspiratave të kohës. Kryedemokrati kujtoi Lëvizjen e Dhjetorit, për të cilën tha se 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme, dhe natën e  8 dhjetorit dolën në protestë. 

“Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore.

Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pas foltores në Durrës, Ervin Salianji i bashkohet protestës para Kryeministrisë

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita këtë të hënë para Kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, Salianji është i pranishëm mes protestuesve para Foltores, pavarësisht diskutimeve të shumta pas kafes ku mblodhi demokratët më të votuar të primarëve dhe takimit me demokratët e Durrësit.

Protestës iu bashkua edhe Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili pritet të mbajë fjalimin. Gjatë kësaj proteste, në qendër të vëmendjes do të jenë të rinjtë dhe problematikat të cilat i shqetësojnë, duke përkuar dhe me ditën e sotme të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Nis “Foltorja 2”/ Simpatizantë të Partisë Demokratike mblidhen para kryeministrisë

"Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit gjunjëzoi regjimin
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Partia Demokratike ka nisur sot protestën e radhës para Kryeministrisë, ose ndryshe “Foltorja 2”. Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të Partisë Demokratike i janë bashkuar “Foltores”. Protestës iu bashkua edhe Lideri i opozitës Sali Berisha, i cili pritet të mbajë fjalim. Në "foltoren" para kryeminisrisë i pranishëm është edhe ish-deputeti Ervin Salianji, i cili gjithashtu ka nisur nga Durrësi ditë më parë një lëvizje për riorganizimin e PD-së.

Gjatë kësaj proteste, në qendër të vëmendjes do të jenë të rinjtë dhe problematikat të cilat i shqetësojnë, duke përkuar dhe me ditën e sotme të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë. Më herët kryedemokrati Sali Berisha ka njoftuar se do të ketë edhe takime nëpër rrethe./Dosja.al

foltorja 2 protesta e partise demokratike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen