LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime në qeveri/ Ikën papritur Spiropali, Albana Koçiu ikën nga Ministria e Brendshme

• Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. • Bëhet me dije se në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvëndëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. • Ndërsa, Ferit Hoxha ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtëme. • Besfort Lamallari është larguar si Ministër i Drejtësisë dhe ka marrë postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu është emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë. • Erjona Ismaili është emëruar Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. • Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi. • Për disa prej Ministrave, Rama vendosi t'i shkarkojë nga postin që kishin, duke u dhënë post tjetër, ndërsa Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun i ka larguar përfundimisht nga kabineti i tij.

6 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Shkarkimi i Pirro Vengut/ Kush e largoi nga kabineti, Rama apo amerikanët?

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime
Pirro Vengu

TIRANË- Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes ka ngelur pa Ministri ditën e sotme. Gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, Vengu ishte një nga Ministrat që është shkarkuar nga Rama pa marrë asnjë post tjetër.

Por largimi i tij duket se është i paralajmëruar më para, saktësisht në muajin dhjetor. Në atë kohë u raportua se Rama kërkoi dorëheqjen e një prej Ministrave të kabinetit, por emri i tij mbeti i përfolur vetëm nëpër media. Sipas raportimeve, dyshohet se largimin e Vengut si Ministër e kanë kërkuar ‘amerikanët’.

Vengu më parë ka qenë Drejtori i Portit të Durrësit dhe njeriu që firmosi kalimin e këtij Porti në duart e biznesmenit arab Alabbar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

PROFIL/ Kush janë 4 ministrat e rinj të kabinetit Rama

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë ndyshime drastike në kabinetin e tij qeveritar. Këto ndryshimet përfshijnë disa poste dhe ministri shumë të rëndësishme.

Ndyshimi prek Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në kuadër të këtyre ndyshimeve, janë bërë të ditura emërimet e 4 ministrave të rinj.

Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes 

Ermal Nufi mbante deri dje pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministres Belinda Balluku.

Ai ka përfunduar studimet e nivelit Master në Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2010. Pas diplomimit, Nufi ka punuar si Konsulent Ligjor në sektorin privat dhe atë te organizatave jo-fitimprurëse vendase dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, Nufi ka mbajtur edhe pozicionin e pedagogut të jashtëm ne te drejtën civile dhe tregtare pranë Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve.

Që prej vitit 2013, është licencuar si Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ku ka shërbyer edhe si Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Nga viti 2021. Nufi ka mbajtur mban pozicionin e Këshilltarit Ligjor të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ka shërbyer në pozicione të ndryshme brenda administratës publike shqiptare, kryesisht nën hijen e Belinda Ballukut.

Më pas, me vendim të Këshillit të Ministrave, ai është emëruar Kryetar i Bordit Menaxhues te Autoriteti Rrugore Shqiptare, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryesoi Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor.

Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm

Ferit Hoxha u bashkua me Shërbimin e Jashtëm Shqiptar në vitin 1991 dhe që atëherë ka qenë aktiv në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Nga viti 1991 deri në vitin 1995 ai mbuloi marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitin 1995, ai shërbeu si Këshilltar në Misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Nju Jork. Nga viti 1996 deri në vitin 1998, ai mbajti pozicionin e Drejtorit për Marrëdhëniet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Në vitet 1998 dhe 2001, ai shërbeu si Ambasador në Bashkimin Evropian, Ambasador në Belgjikë dhe jorezident në Luksemburg.

Nga viti 2001 deri në vitin 2006, ai ishte Ambasador në Francë, duke përfshirë jorezident në Portugali, Algjeri dhe Monako. Midis viteve 2006 dhe 2009, ai mbajti pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pozicioni më i lartë i shërbimit civil. Gjatë kësaj kohe, ai shërbeu gjithashtu si Koordinator Kombëtar për Aleancën e Qytetërimeve dhe ishte Guvernatori i Shqipërisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) (2007 – 2008).

Nga viti 2009 deri në vitin 2015, ai ishte Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe Ambasador Jo-Rezident i Shqipërisë në Kubë. Nga nëntori 2015 deri në mars 2018, ai ishte Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Nga marsi 2018 deri në tetor 2021, ai shërbeu si Ambasador dhe Delegat i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, në Paris. Më 30 shtator 2021, ai u emërua Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, si dhe Ambasador Jo-Rezident i Shqipërisë në Kubë.

Enea Karakafi emërohet Ministër Infrastrukture dhe Energjitike

Enea Karakaçi ka qenë administrator i kompanisë OSHEE Group, ndërmarrja më e madhe publike në Shqipëri, me aktivitet shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.

Karakaçi ka eksperiencë të gjerë në sektorin energjitik. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri.

Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme.

Karakaçi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2009 dhe kreu Masterin për Drejtësi në Universitetin e Amsterdamit në 2010-n, për Ligjin e Bashkimit Europian. Ai gjithashtu është lektor për drejtësi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdheniet me Parlamentin

Ajo ka qenë deputete e qarkut të Vlorës, e zgjedhur për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dhe ish-zëdhënëse e grupit parlamentar të Partisë Socialiste./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Punon Ministrja, Sekretarja dhe Roja”/ Si e paralajmëroi Rama largimin e Elisa Spiropalit

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime
Elisa Spiropali

TIRANË- Kryeministri Edi Rama vendosi sot ta largojë Elisa Spiropalin nga kabineti i tij. Në vend të Spiropalit si Ministre e Jashtme, është emëruar Ferit Hoxha. Siç duket, Kryeministri nuk ishte i kënaqur nga puna e Spiropalit, pasi edhe në një mbledhje tjetër të mëparshme ka shprehur pakënaqësinë e tij duke e quajtur një dështim drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

Në një nga mbledhjet e grupit parlamentar të PS, në 16 Janar, Rama i tha Spiropalit, se në dikasterin që drejtonte ajo duket sikur punonin vetëm tre veta: ministrja, sekretarja dhe roja.

“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë. Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë. Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, i tha Rama Spiropalit që sot e gjen veten jashtë kabinetit qeveritar dhe është zëvëndësuar nga Ferit Hoxha./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë ministrat që ndryshoi Rama

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime mbrëmjen e sotme në kabinetin e tij. Ndryshimet përfshijnë disa poste të rëndësishme, mes tyre Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Ministrinë e Brendshme, Drejtësinë, Mbrojtjen dhe Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Rama ka vendosur që disa prej tyre t'i shkarkojë nga postin që kishin, duke u dhënë post tjetër, ndërsa Belinda Ballukun, Elisa Spiropalin dhe Pirro Vengun i ka larguar përfundimisht nga kabineti i tij.

Ndryshimet në Qeveri:

Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Goditje e paralajmëruar për Spiropalin/ Rama largon nga qeveria Ballukun dhe Ministren e Jashtme

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka larguar nga kabineti i tij Belinda Ballukun dhe Elisa Spiropalin. Vendin e Ballukut si zv.kryeministre e ka zënë Albana Koçiu, ndërsa si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakafi. 

Ndërkohë Elisa Spiropali është larguar nga kabineti, duke u zëvendësuar nga Ferit Hoxha. Kryeministri gjithashtu ka larguar nga qeveria e tij edhe Pirro Vengun, duke e zëvendësuar me Ermal Nufin. 

Ndryshimet në Qeveri:

Ikën Belinda Balluku- Zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- Zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu Ministër Drejtësie- Zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha Minister i Jashtem- Ikën Elisa Spiropali

Enea Karakafi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike- Zëvendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi Ministër i Mbrojtjes- Ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin- Zëvendëson Toni Gogun/Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Rama bën ndryshime të forta në qeveri, largohen disa ministra

Pas sulmit ndaj drejtësisë Rama godet të vetët, ndryshime

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në kabinetin qeveritar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se në postin e zv.kryeministres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.

Ndërsa, Ferit Hoxha ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme. Besfort Lamallari është larguar si Ministër i Drejtësisë dhe ka merrë postin e Ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu është emëruar në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Erjona Ismaili është emëruar Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi./Dosja.al

edi rama ndryshimet ne qeveri

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen