LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Hera e dytë në pak muaj/ Përfshihet nga flakët spitali rajonal i Shkodrës, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

• Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. • Zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit ndërsa u raportua se flakët kanë përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit. • Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:30 në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit. • Në lidhje me zjarrin ka reaguar edhe policia e cila ka bërë me dije se shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. • Pas rënies së zjarrit është shkaktuar edhe panik tek pacientët. •  Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. • Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit. • Kjo nuk është hera e parë që spitali përfshihet nga flakët pasi edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri më sot nuk janë zbuluar arsyet. 

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U përfshi nga flakët, reagon nëndrejtori teknik i spitalit në Shkodër: Nuk ka rënë zjarr, shtresa termoizoluese e cisternave ka nxjerrë tym

Hera e dytë në pak muaj/ Përfshihet nga flakët spitali
Drejtori teknik

SHKODËR- Drejtori teknik në Spitalin Rajonal të Shkodër ka reaguar në lidhje me raportimet për rënien e zjarrit në spital. Drejtori u shpreh se në spital nuk ka rënë zjarr. Sipas tij shtresa termoizoluese të cisternave kanë nxjerrë tym.

Ai më tej shtoi se nga kontrolloi i deritanishëm nuk rezulton se ka pasur defekte teknik. Drejtori shtoi se nuk ka pasur asnjë problem në shërbimin mjekësor dhe nuk është dashur të kryhet ndonjë veprim për evakuimin e pacientëve.

Në një intervistë për ABC Neës, ai shprehet se në dhomën teknik të paneleve diellore, shtresa termoizoluese të cisternave kanë nxjerrë tym. Në lidhje me shërbimin, ai tha se çdo gjë është në rregull dhe se pacientët nuk janë evakuuar.

“Ju informoj se nuk ka rënë zjarr në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në dhomën teknik të paneleve diellore, shtresa termoizoluese të cisternave kanë nxjerrë tym. Dhe vetëm si pasojë e kësaj ka dalë tymi që është bërë. Nga kontrolloi i deritanishëm nuk rezulton se ka pasur defekte teknik.

Asnjë shërbim nuk është prekur nga tymi që ka dalë. Nuk ka pasur asnjë problem në shërbimin mjekësor dhe nuk është dashur të kryhet ndonjë veprim për evakuimin e pacientëve. Do jetë eksperti që do ta zbulojë se nga ka dalë tymi.”, tha ai.

Spitali rajonal i Shkodrës u përfshi nga flakët pasditen e sotme. Zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit ndërsa u raportua se flakët kanë përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:30 në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.  Në lidhje me zjarrin ka reaguar edhe policia e cila ka bërë me dije se shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Pas rënies së zjarrit është shkaktuar edhe panik tek pacientët.  Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit. Kjo nuk është hera e parë që spitali përfshihet nga flakët pasi edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri më sot nuk janë zbuluar arsyet. 

2 VITE ME PARE

Zjarri në spitalin e Shkodrës, policia: Shkak një shkëndijë elektrike, ka vetëm dëme materiale

Hera e dytë në pak muaj/ Përfshihet nga flakët spitali
pamje nga spitali

SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë ditën e sotme në spitalin rajonal të Shkodrës. Në reagimin e tyre thuhet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në bodrumin e spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit. 

Më tej bëhet me dije se falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës, zjarri shkaktoi panik te pacientët

Hera e dytë në pak muaj/ Përfshihet nga flakët spitali
Zjarri

SHKODËR- Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në katin nëntokë të spitalit.

Raportohet se flakët kanë përfshirë dhomat ku ndodhet farmacia e spitalit, ndërsa është shkaktuar edhe panik tek pacientët. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. 

Edhe në muajin janar, një zjarr masiv përfshiu spitalin e Shkodrës por deri më sot nuk janë zbuluar arsyet. 

zjarri ne spitalin e shkodres

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion