LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/ Qori: Provokatorët donin të merrnin me dhunë fjalën! Lapaj: Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës

• Protesta e organizuar pasditn e sotme para ministrisë së Brendshme, për efektivin e policisë që u vetëhodh nga një lartësi, është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet". • Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. • Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë. • Në reagimin e tij për ngjarjen, Arlind Qori shprehet se anëtarët dhe drejtuesit e Shqipëria Bëhet luajtën rolin e provokatorëve në protestën që sipas tij ishte organizuar nga Lëvizja Bashkë. • Ai sqaron se pas thirrjeve kundër qeverisë, nisë dhe fjalimet, ku thotë se pasi mbajti fjalën vetë, në podium ishte ngjitur Adriatik Lapaj dhe donte të merrte me forcë mikrofonin. • Kreu i Lëvizjes Bashkë thotë se ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. • Nga ana tjetër, Lapaj në reagimin e tij shprehet se me qëllim dhënien e mesazhit për bashkim, kanë kërkuar të mbajnë dhe ato fjalën në protestën që po mbahej.• Ai thotë se u përballën me refuzim dhe censurim, sipas tij si një metodë kjo e vjetër komuniste. • Për këtë ka reaguar edhe drejtuesi i Nisma Thurje, Endrit Shabani, ku thotë se Adriatik Lapaj është dhunuar nga drejtuesit e "Lëvizja Bashkë", duke filluar që nga Arlind Qori. • Ai tha se Lapajn e kanë larguar me dhunë nga protesta dhe i bënin thirrje policisë që ta merrte zvarrë. • Sipas kreut të "Nisma Thurje" kjo përplasje mes tyre për pronar kauzash është e papranueshme dhe është mentalitet i politikës së vjetër. • Një tjetër reagim ka ardhur edhe nga aktivistja Gresa Hasa, e cila thotë se kryeministri nuk ka pse të shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës. • Ajo shton se protestën e sotme e quan një dështim dhe se përfaqësuesit e partive në vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Partitë e reja opozitare më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës," Gresa Hasa: E pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/
Protesa dhe Hasa

TIRANË- Aktivistja Gresa Hasa ka reaguar së fundmi përmes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" në lidhje me incidentin e regjistruar ditën e sotme mes përfaqësuesve të "Lëvizjes Bashkë" dhe "Shqipëria Bëhet" në protestën e organizuar para ministrisë së Brendshme. Hasa në reagimin e saj shkuan se kryeministri nuk ka pse të shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Ramës.

Ajo shton se protestën e sotme e quan një dështim dhe se përfaqësuesit e partive në  vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit. Sipas saj është e pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore çka ndër të tjera ka provuar dështimin e vazhdueshëm të mobilizimeve, që përndryshe mund të kishin qenë masive.

Aktivistja shton se është jo më pak shqetësuese dhe zhgënjyese sesi një parti si Lëvizja Bashkë, e cila deri dje ka mbajtur qëndrim kritik ndaj institucionit të policisë së shtetit, sot thërret policinë e shtetit që t’i vijë në ndihmë për të disiplinuar përfaqësuesit e partive rivale.

Postimi i plotë i Gresa Hasës:

Edi Rama s’ka pse shqetësohet, për aq kohë sa partitë e reja opozitare në Shqipëri janë më të vendosura të luftojnë njëra-tjetrën sesa regjimin e Edi Ramës. Më vjen keq të konstatoj dështimin e protestës sot, ku përfaqësuesit e Lëvizjes Bashkë dhe Shqipëria Bëhet, në vend që t’i bashkonin qytetarët rreth kauzës për të cilën ishin mbledhur, zgjodhën t’i hakërreheshin njëri-tjetrit. Është e pavend dhe e pajustifikueshme tendenca për të monopolizuar kauzat shoqërore çka ndër të tjera ka provuar dështimin e vazhdueshëm të mobilizimeve, që përndryshe mund të kishin qenë masive.


Është jo më pak shqetësuese dhe zhgënjyese sesi një parti si Lëvizja Bashkë, e cila deri dje ka mbajtur qëndrim kritik ndaj institucionit të policisë së shtetit, sot, thërret policinë e shtetit që t’i vijë në ndihmë për të disiplinuar përfaqësuesit e partive rivale dhe aktivistët, që nuk janë pjesë e grupimit të vet politik, vetëm e vetëm pse këta të fundit kërkojnë fjalën për t’u shprehur.


Kjo sjellje jo vetëm që s’përbën risi por zbeh ato pak shpresa që ekzistojnë mes votuesve për alternativa të reja dhe ndryshe nga klasa e vjetër politike. Jo vetëm kaq, por hasmëritë individuale mes eksponentëve të njërës apo tjetrës palë, nuk ua ka për borxh asnjë qytetar, veçanërisht, ata që sot kishin dalë të protestonin për sigurinë e jetës dhe jo të bëheshin dëshmitarë të një spektakli të radhës egosh të sëmura dhe mungese të thellë maturie politike.

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/

1 VITE ME PARE

Përplasja me Lëvizjen Bashkë/ "U shtrimë dorën e bashkëpunimit për mbi 8 muaj", Lapaj: Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/
adriatik lapaj

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pas incidentit të regjistruar me drejtuesit e Lëvizjes Bashkë në protestën para Ministrisë së Brendshme. 

Lapaj përmes një videoje, shprehet se me qëllim dhënien e mesazhit për bashkim, kanë kërkuar të mbajnë dhe ato fjalën në protestën që po mbahej. Ai thotë se u përballën me refuzim dhe censurim, sipas tij si një metodë kjo e vjetër komuniste. 

POSTIMI I ADRIATIK LAPAJT

Me qetësi e pa kthim pas!

Unë dhe NE u shtrimë dorën e bashkëpunimit për mbi 8 muaj. Ata ankoheshin pse nuk shkoja në protestat e tyre. Sot shkova me ekipin tim në protestën tonë që ishte paralel me protestën e tyre. Nuk ishin dakord që të flisja në protestën për jetën, protestën e secilit prej nesh. Duhej biletë sipas tyre. Komunistët e rinj nuk kanë hequr dorë nga veset e Enver Hoxhës.

Nuk ka forcë veç Zotit që na ndal në misionin për demokratizimin e Shqipërisë!

Protesta e pasdites së sotme është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet". Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

1 VITE ME PARE

Përplasja me Lapajn në protestë, Qori: Provokatorët donin të merrnin me dhunë fjalën! Ky akt i turpshëm nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/
arlind qori

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas incidentit të shënuar me kreun e Shqipëria Bëhet në protestën e sotme para Ministrisë së Brendshme.  Në reagimin e tij në Facebook, Qori shprehet se anëtarët dhe drejtuesit e Shqipëria Bëhet luajtën rolin e provokatorëve në protestën që sipas tij ishte organizuar nga Lëvizja Bashkë. 

Ai sqaron se pas thirrjeve kundër qeverisë, nisë dhe fjalimet, ku thotë se pasi mbajti fjalën vetë, në podium ishte ngjitur Adriatik Lapaj dhe donte të merrte me forcë mikrofonin. Sipas Qorit, "zaptimit të foltores" nga Lapaj i erdhën në ndihmë edhe ca djem "që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë". 

Kreu i Lëvizjes Bashkë thotë se ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. Më tej njofton se nesër në orën 17:00 do t'ju bëjnë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar transparencë dhe shkarkimin/dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.

POSTIMI I PLOTË: 

PROVOKATORËT NË PROTESTË

Nuk mund të kalonte pa provokime protesta e Lëvizjes BASHKË për të kërkuar transparencë për ngjarjen ku u përfshi polici fatkeq Azbi Spahiu dhe i biri i oligarkut Samir Mane. Nuk mjaftuan gënjeshtrat e Ministrit të Brendshëm, fjalët kodra pas bregut të Sali Berishës dhe heshtja e mediave. Samir Manes dhe Edi Ramës u duheshin edhe provokatorët.

Hyn në skenë provokatori i parë, një djalë i gjatë që në fillim të protestës del përpara kamerave dhe nis të shajë Lëvizjen BASHKË se po e përdor protestën për vota. Pas kërkesave të panumërta ndaj policisë për të larguar prishësin e protestës që shtyhej e shante kë t'i dilte përpara, më në fund policët e larguan.

Pas thirrjeve të shumta kundër oligarkisë dhe qeverisë, nisën fjalimet. Unë e kam regjistruar emrin të katërtin. Pas fjalimit tim ia jap mikrofonin drejtuesit të protestës, pedagogut Redi Muçi. Kur kthej kokën shoh që në majë të podiumit të Lëvizjes BASHKË - në protestën e thirrur më parë se kushdo tjetër nga Lëvizja BASHKË dhe për të cilën Lëvizja BASHKË kishte marrë edhe lejen në polici - kishte mbirë Adriatik Lapaj dhe po kërkonte të merrte me forcë mikrofonin. Redi Muçi me qytetari po i thoshte se në protestë flitet me radhë dhe kushdo që do të flasë duhet të shënojë më parë emrin në listë dhe të presë radhën. Kështu që mjaftonte të respektonte rregullat dhe radhën dhe do t'i jepej fjala sa të donte.

Ku hante pykë nga argumentet dhe qytetaria gjeli në majë të podiumit?! Ku donte t'ia dinte ai se radhën për të folur e kishte ish-minatori pensionist Qani Shino?! O i hapej rruga, siç iu hap rruga të birit të Samir Manes, o do bënte skandal. Për të zaptuar foltoren i erdhën në ndihmë edhe ca djem trupmëdhenj që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë.

Ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. Një parti (Lëvizja BASHKË) thërret protestën. Pas disa orësh një tjetër parti thërret protestë në të njëjtën orë e në të njëjtin vend. Pastaj vijnë në protestën e Lëvizjes BASHKË dhe orvaten të marrin fjalën me dhunë. Përpara këtyre edhe Flamur Noka duket xhentëllmen.
Se çfarë i ka motivuar këta provokatorë nuk jam i sigurt. I paguan Samir Mane apo janë gati të bëjnë gjithçka dhe të thyejnë çdo normë shoqërore e politike për egon e tyre të sëmurë dhe sensin delirant të protagonizmit? Koha do ta tregojë. Ama e sigurt është që ai provokim i shëmtuar dhe i qëllimtë i ka shërbyer Samir Manes, Edi Ramës dhe të gjithë llumit që na qeveris prej dekadash.

Lëvizja BASHKË do t'i vazhdojë protestat për të kërkuar të vërtetën për rastin e policit Azbi Spahiu. Nesër në orën 17:00 u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohemi sërish përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar transparencë dhe shkarkimin/dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.

Protesta e pasdites së sotme është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet". Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

1 VITE ME PARE

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/ Endrit Shabani: Dhunimi i Adriatik Lapajt nga Arlind Qori është skandaloz! Mentalitet i politikës së vjetër

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/
endrit shabani

TIRANË- Kryetari i partisë "Nisma Thurje", Endrit Shabani ka reaguar pas përplasjes në protestën para Ministrisë së Brendshme, mes drejtuesve të "Lëvizja Bashkë" dhe atyre të "Shqipëria Bëhet". Shabani shprehet se Adriatik Lapaj është dhunuar nga drejtuesit e "Lëvizja Bashkë", duke filluar që nga Arlind Qori. Ai tha se Lapajn e kanë larguar me dhunë nga protesta dhe i bënin thirrje policisë që ta merrte zvarrë.

Sipas kreut të "Nisma Thurje" kjo përplasje mes tyre për pronar kauzash është e papranueshme dhe është mentalitet i politikës së vjetër. Shabani i bëri thirrje të rinjve të bëhen bashkë dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve përpara karrierës apo ambicieve personale të gjithësecilit. 

"Sapo ndodhi një ngjarje shumë e shëmtuar ku Adriatik Lapaj u dhunua nga drejtuesit e “Lëvizjes Bashkë”, duke filluar që nga Arlind Qori dhe drejtuesit e tjerë, të cilët përveçse e larguan me dhunë nga protesta, i bënin thirrje policisë që ta merrte zvarrë. Tani kjo është e papranueshme. E para sepse ku mentaliteti ku djegim Shqipërinë për karrierën e këtij njeriu, është mentalitet i politikës së vjetër. E dyta ideja që ka pronar kauzash, pronar çështjes, se këtë çështje e kam zënë unë dhe asnjë tjetër nuk duhet të flasi dhe luftojë do të thotë që këta nuk duan ta zgjidhin problemin. Sepse Azbi Spahiu është në spital. Në qoftë se ne bëhemi gjithë bashkë, rrisim presionin për të kuptuar të vërtetën, për tu siguruar që kjo gjë nuk ndodh sërish. Por nëse kta luftojnë me njëri-tjetrin për ta zënë kauzën, këta fitojnë pikë politike, Arlind Qori do bëhet deputet. Por nuk është ky misioni i të rinjve. Nuk është ky mentaliteti i të bërit politikë. Ky është mentaliteti i Sali Berishës, i Ilir Metës, i Edi Ramës. I gjithë atyre që e kanë sjellë Shqipërinë këtu dhe e kanë djegur për karrierën e tyre. Ju lutem tërhiquni nga ky mentalitet nga ky model. Është një model bolshevik, është një model prej të cilit Shqipëia ka vuajtur shumë dhe nuk mund të vahzdojë më. Nuk është kjo e ardhmja. Nuk është kjo mënyra si mund të ecim përpara. Duhet që të rinjtë të bëhen gjithë bashkë dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve përpara karrierës apo ambicieve personale të gjithësecilit.", u shpreh Shabani në reagimin e tij. 

 

Protesta e pasdites së sotme është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet". Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës. Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta para ministrisë së Brendshme, përplasen mbështetësit e Arlind Qorit me të Adriatik Lapajt

Përplasja në protestën para ministrisë së Brendshme/
protesta

TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku oficeri i Policisë, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur. Sipas organizuesve të protestës, Prokuroria dhe autoritetet po fshehin ngjarjen, pasi dyshohet se dikush i ka bërë presion për shkak të detyrës efektivit.

Kjo protestë është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet", siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al.

 

Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës.  Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

adriatik lapaj arlind qori

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen