LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, lihet në burg Orges Xhelili, babai qan para Gjykatës, avokati: Donin ta dhunonin, u vetëmbrojt

• Orges Xhelili është lënë në burg, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij, Gazmend Bullari. Sipas avokatëve të të prangosurit, e gjitha është bërë për vetëmbrojtje, pasi klienti i tyre është tentuar që të përdhunohej nga persona të lidhur me kryebashkiakun. • Ndërsa i ati i të arrestuarit, Abaz Xhelili, i cili ishte sot para gjykatës së Lushnjës, tha se nuk kishte dijeni për gjendjen e konfliktit që kishte nisur. • Ndërsa në një moment tjetër u pa i përlotur bashkë me të shoqen teksa i biri kalonte me pranga në duar para tyre. • Avokatët e të akuzuar thanë se plagosja e dyfishtë nuk ka ndodhur për shkak të detyrës, por si pasojë e një konflikti të çastit që ka ndodhur mes të tre personave, gati një javë më parë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës/ Avokati i Orges Xhelilit: Ka plagë në trup, kanë dashur të përdhunojnë

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, lihet në burg Orges
avokati i Orges Xhelilit

DIVJAKË- Orges Xhelili, autori i plagosjes me thikë të kryebashkiakut të Divjakës Fredi Kokoneshit dhe shoferit të tij është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg" nga gjykata. Në përfundim të seancës që u mbajt ditën e sotme, avokatët e Xhelilit deklaruan për mediat se konflikti nuk ndodhi për shkak të detyrës, por sepse Orges Xhelili është tentuar të përdhunohet. Sipas mbrojtësit të Xhelilit, ngjarja ka ndodhur për një konflikt të momentit që më pas ka agravuar, ndërsa pretendojnë se në trupin e autorit ka plagë, pasi sipas tyre ai është goditur nga policët në momentin që është shoqëruar në komisariat. 

"Masa është e pashikueshme në raste të ngjashme. E kanë marrë forcërisht, kanë dash me e fut forcërisht, kanë dashur me e e përdhunu' me kërkesën e kryebashkiakut. Po të donte i akuzuari të bënte kundër tij diçka, do e bënte.  Nuk ka motive për shkak të detyrës. Bëhet fjalë për inate dhe muhabete të zhargonit të përditshëm, që dukshëm në qytetin e Divjakës qarkullojnë në mënyrë të përgjithshme. Nga ana e SPAK po hetohet një rast i tenderave publik siç dihet përbotshëm në qytetin e Divjakës. Është thirrur si person që ka pasur dijeni për rastin. Nëse do të kishte pasur inate për largim nga puna, kjo nuk është kompetencë e kryebashkiakëve. Të gjitha tentativat për ta lidhur ngjarjen me detyrën, për punësimin e tij ose, kjo nuk qëndron. Është goditur nga punonjësit e policisë që kanë kapur forcërisht dhe kanë dashur ta shoqërojnë,” tha njëri prej tyre, avokati Ndue Pjetra. 

Ndërkohë që avokati Klodian Reçi shton se klienti i tij është thirrur në SPAK si person që ka dijeni lidhur me një çështje që po hetohet kryebashkiaku Kokoneshi, ndaj dhe ka nisur konflikti mes tyre. Po ashtu, sipas dëshmive të dhëna pranë avokatëve, Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë, gjë që për këtë ka edhe shenja dhune dhe në gjaknxehtësi e sipër Xhelili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë një thikë që sipas tyre nuk i kalon përmasat e armës së ndaluar dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij më 11 nëntor, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin. Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin. Xhelili iu afrua duke e fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit. Me agresorin fillimisht është përleshur shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup. Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, prindërit e Orgesit Xhelilit shërthejnë në lot në derën e Gjykatës

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, lihet në burg Orges
Prindërit e Orges Xhelilit

DIVJAKË- Orges Xhelili autori i plagosjes së kryebahskiakut të Divjakës dhe shoferit të tij disa ditë më parë ka dalë sot para gjyaktës ku do të njihet me masën e sigurisë. Xhelili është shoqëruar nga prindërit e tij të cilët janë përlotur teksa shohin djalin e tyre të prangosur në fugonin që mbërriti në Gjykatë.  

I rrethuar nga forca të shumta policie, Xhelili u pa të mbante kokën ulur. Familjarët e tij ishin jashtë institucionit për të pritur vendimin. Babai Orges Xhelilit, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit. Midis tyre ka patur një debat më parë lidhur me largimin nga puna.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi u plagos me thikë bashkë me shoferin e tij më 11 nëntor, pas një debati me një punonjësin e bashkisë Orges Xhelilin. Ai kishte dalë për inspektim në një nga banesat pranë bashkisë së Divjakës në momentin që është konfliktuar me Xhelilin. Xhelili iu afrua duke e fyer, ndërsa më pas debati mes tyre ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e autorit./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, flet babai i Orges Xhelilit: E provokoi vetë! Djalin e kam ekselent

Plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, lihet në burg Orges
Abaz Xhelili

LUSHNJE- Abaz Xhelili, babai i Orges Xhelilit, autori i cili plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij, Gazmend Bullari, ka folur për mediat duke thënë versionin e tij lidhur me ngjarjen, ndërsa shtoi se nuk kishte dijeni që i biri do të bënte një krim të tillë. Ndërkohë që Orges Xhelili do të dalë sot para gjykatës dhe do të njihet me masën e arrestit nga Gjykata e Lushnjes, Abas Xhelili tha se djali është provokuar nga persona që rrinë pas kryetarit, madje se kanë qenë ata që i kanë dalë para ditën e ngjarjes. 

“Ka pasur probleme me kryetarin e bashkisë se u prish miqësia, e hoqi nga puna, ka qenë emigrant dhe student i mirë, ka punuar inxhinier elektronik, shkonte në punë, ka mbaru të lartën inxhinier elektronik, absolut, nuk e marr vesh se si ndodhi shqetësimi I djalit, ne dy çuna kemi, të dy ekselentë. Ka pasur debate, ne e kemi dhe miq se mbesa e tij në Amerikë kishte djalin krushku im në Amerikë, mbesa u prish atje, u prish miqësia, ne jemi familje dëshmorësh, unë kam qenë oficer, të prishet djali im me këto rrugaçë.

Shqetësimi se e hoqi nga puna pa të drejtë. I thashë po lëre pse nuk gjen punë ti se të hoqi Fredi. Deshën të ikin në Gjermani. Filloi punë. E thirrën njëherë nga krimi ekonomik, si është problemi, me këto vjedhje. Në tv e morëm vesh, shumë keq u ndjemë, zuri punë në Tiranë, me elektroniket. Atë ditë nuk kishte probleme, erdhi nga Tirana të merrte… se ka krushkun të shtruar në spital. Vetëm të dali drejtësia se djali im nuk ka qenë problem, pastaj ka dërgu bodyguard, më vjen shumë keq,”- tha babai i tij.

Plagosja ndodhi javën e shkuar kur kryebashkiaku Kokoneshi po shkonte me makinë drejt zyrës së tij në Bashkinë e Divjakës, ndërsa atje është pritur nga 45-vjeçari, Orges Xhelili. Sapo Kokoneshi ka zbritur nga mjeti, kanë nisur debatet midis tyre dhe pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë në pjesën e shpinës. Ndërsa ka hyrë për t'i ndarë, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i kryebashkiakut. E gjitha duket se ka ndodhur pasi, kryebashkiaku kishte shkarkuar nga detyra 46-vjeçarin. Kjo kishte bërë që midis tij dhe Kokoneshit të kishte konflikte të vazhdueshme, deri në kulmin e sulmit me thikë.

orges xhelili plagoset fredi kokoneshi fredi kokoneshi

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!