Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë". • Në seancën e sotme në GJKKO Erion Alibej ka zbërthyer një sërë ngjarjesh kriminale. • Ai ka treguar për vjedhjen e 2 kg kokaine, në Itali. • Sipas tij Suel Çela i kushte vjedhur Hajdar Çopjes 2 kilogramë kokainë. • Gjatë dëshmisë së tij Alibej ka treguar një sërë ngjarjesh si edhe njohjet me Suel Çelën, Hajdar Çopjan si edhe përplasjet lidhur me trafikun e drogës. • Gjithashtu gjatë dëshmisë Erion Alibej ka deklaruar se Dumani i ka treguar ekzekutorët e familjarëve të tij. • Ai u shpreh se ditën që është liruar ka takuar Arjan Spahiun. • Alibej më tej theksoi se ka kontaktuar Arjan Spahiun dhe i ka thënë se në Shqipëri. • Alibej ka rrëfyer ndër të tjera edhe në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit. • Ai ka shtuar se takimi vinte pasi kishte hapur fjalë që jepte 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për t'iasjellë të gjallë Talo Çelën. • Gjithashtu ai ka shtuar se ka dërguar një automjet të tipit C Class i zi që e ka marrë Nuredin Dumanin për ta sjellë në takim. • Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. • Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. • Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Erjon Alibej ka rrëfyer në seancën e sotme në GJKKO, për bisedat me Suel Çelën pas atentatit që i bënë vëllait të tij dhe xhaxhait në Bradashesh. Alibej është shprehur se Çela e ka garantuar se pas atentatit të familjarëve janë Çopjat.
Ai ka treguar se një punonjësi policie, i cili është në hetim, i kishte dhënë një Sky Ecc, në këmbim të aksesit në sistemin TIMS. Alibej është shprehur më tej se Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes, por e kishin larguar nga aty dhe më pas drejtor ishte caktuar Arjan Muça.
PJESË NGA DËSHMIA:
I thashë Suelit që një nga gjujtsit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkuajti direkt atij. Pastaj në bisedë i thashë po me avokat Ravikun ça patët? Më tha ‘i futi hunët shumë tek “maçi” (Klodian Çopja). Kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi.
Tek Ardian Çollaku, që sot është i ndjerë, mora informacion, por unë u lidha dhe me një punonjës policie, i dhashë një Sky Ecc, kisha akses në TIMS përmes tij, kërkoja informacion për emra, ai m’i çonte me foto të dhënat. Emrin s’po e them se është në hetim.
(Ndërhyn prokurori: S’ka nevojë, se s’është objekt i këtij gjykimi).
Nga ky person mora vesh se nga hetimet kishte dalë një motor që ndiqte “Range Rover”, mora vesh që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së ngjarjes, por nuk e di, nuk e lanë dhe e larguan nga aty, erdhi Arjan Muça më pas drejtor”.
TIRANË- Erjon Alibej në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme ka vijuar me dëshminë e tij si bashkëpunëtor i drejtësisë. Alibej ka treguar se ditën që është varrosur i vëllai, Endriti dhe xhaxhai, Arben Dylgjeri, drejtori i policisë në Elbasan, ishte Altin Qato.
Ky i fundit, sipas Alibejt, bashkë më Niko Brahimaj që asokohe ishte të krimet e rënda i kanë shkuar dhe i kanë thnë që të shkojë të deklarojë në komisariat lidhur me atentatin dhe më pas do ishte i lirë të shkonte pranë familjës. Në atë kohë, ai ishte në kërkim për plagosjen e Xhoni Rustës.
Alibej ka rrëfyer se në dëshminë e tij është shprehur se nuk e dinte kush mund të ishin autorët, dhe më pas është liruar për të shkuar të familjarët pas ngjarjes. Ai ka thënë se shefi i komisariatit ishtë i shitur te Suel Çela.
PJESË NGA DËSHMIA:
Edhe në analizat e mia, vetëm problemi me Xhoni Rusten më dilte. Edhe pse më vinin fjalë për vëllezërit Copja, prapë nuk i besoja. Më ka ardhur dhe familja e Suelit – ushtarë të tyre, ndër ta edhe “Nino”. Bisedova dhe me Suelin; më tha: “Rri i qetë, se do dali e vërteta. Shyqyr që s’ke qenë edhe ti në makinë.” I thashë: “Po kush ka gjujt?”
Ditën që çova familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato. Më erdhën policët dhe donin të flisnin me mua, ndërkohë që unë isha në kërkim. Niko Brahimaj ishte tek Krimet e Rënda. Më thanë: “Hajde bëj një deklaratë dhe do të të lirojmë, që të jesh afër familjes.”
Shkova. Ishin aty Qato, Brahimaj dhe shefi i komisariatit, për të cilin e dija që ishte i shitur tek Suel Çela. I thashë: “Nuk e dua këtë këtu.” E nxorën jashtë. Më thanë: “E dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion – për kë dyshon?”
U thashë: “Do ju duket çudi, por mos kanë ngatërruar objektiv? Nuk di ku t’ju drejtoj.” Ashtu siç ma dhanë fjalën që do të më lironin për të përcjellë familjarët në banesë, ashtu edhe më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë: “Bën mirë të ikësh nga ky qytet.
TIRANË- Erion Alibej gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme për dosjen "Plumbi i Artë" ka rrëfyer kohën kur u kthye nga Anglia në Shqipëri. Ai gjatë dëshmisë së tij u shpreh se në Angli ka qëndruar deri në vitin 2018 dhe më pas është rikthyer në vendlindje.
Alibej më tej ka treguar edhe episode ku persona e kanë ndjekur teksa dilte me familjen. Në një rast ai thekson se në lagjen "5 Maji" e ndoqi një makinë me 4 persona e cila e parakaloi dhe e provokoi. Më pas ai qëlloi në drejtim të tyre duke plagosur Xhon Rustën dhe u shpall në kërkim në lidhje me ngjarjen.
“Në Angli qëndrova deri në fillim të vitit 2018, u ktheva përfundimisht në Shqipëri, kisha një “Audi” gri që ja lija dhe të afërmëve aq më thonin se me këtë makinë na ndjekin. Një herë kur po dilja me familjen, vura re që më ndiqte Xhoni Rusta, ne e kishim mbyll këtë histori, një ditë shkova tek lagja “5 Maji”, më ndiqte një “Audi” i bardhë, kisha edhe armë për vetëmbrojte, ishin 4 vetë, më parakalon dhe më provokon duke ardhur afër. Unë e qellova nga pas, e plagosa, s’i kisha më faj, u shpalla në kërkim, isha në kërkim dhe kur ndodhi ngjarja 29 dhjetorit 2018”, rrëfeu bashkëpunëtori i drejtësisë.
Alibej ka treguar edhe episode se si arriti të mos kapej gjatë kohës që ishte në arrati. Ai tregoi se organizonte festa me miqtë në Peqin çdo fundviti, bënte dhurata për ta me pula e gjela deti. Kurse Genc Tafili, nga Shkodra, i kishte siguruar edhe një radio policie, që të përgjonte valët nëse shpallej targa e tij, pasi ishte në kërkim.
“Endriti erdhi më 17 dhjetor 2018, pasi kishim sebep, shkonim shpesh në Peqin për festa dhe lokalet në zonë, çdo fundviti unë mblidhja miqtë e afërt, ose i çoja pula apo gjela deti, edhe pse isha në kërkim lëvizja i lirshëm. Një djalë nga Shkodra më dha një radio që ishte në kanalin e policisë, radion e sigurova nga Genc Tafili, lëvizja lirshëm pasi do e dëgjoja nëse targa ime do jepej në radio," shtoi ai.

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej vijon më dëshminë e tij në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Në këtë seancë, ai ka folur për atentatin e ndodhur shtatë vite më parë në Bradashesh të Elbasanit, ku viktima mbetën i vëllai Endriti, xhaxhai Arben Dylgjeri, si dhe një shtetas turk, mik i familjes.
Alibej ka treguar se Çapjat ishin ndër të parët që erdhën ndër të parët në shtëpi, pasi ashtu u interesonte, sepse ishin në konflikt me Çelën. Më tej është shprehur se ditët pas atentatit, emrat që i kanë ardhur si autor, ishin Çopjat dhe Talo Çela. Për Çopjat, ai ka thënë se ishin në varrimin e të vëllait, Endritit dhe madje dhe kanë derdhur lot për të.
“Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqipëri, kur vajza ime mbushi 1 vjeç, ishte mik i ngushtë i joni për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës Endriti ishte në Tiranë me disa miq, pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi, ku ishin mbledhur, teksa un po çoja ca dhurata për fundvit tek një miku jonë noter, i ra telefoni Besmir Lalës, dëgjova që ishte nusja ime, se un nuk mbaja telefon, pasi isha kërkim. I thashë çfarë ka, ndërkohë aty erdhi një X6 e bardhë që e dija që ishte e Mikael Qosjes, që ja kishte bërë dhuratë Franc Çopja, e di që e kanë ndërruar me kokainë. Besmiri më tha që shpejt se i kanë gjujt Endritit, Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë, m’u afrua me makinë, unë i thashë a ke “hekër”, për armë. Më tha jo, pse ça ka ndodh, mbylla xhamin e ika në vendngjarje. Nusja e vëllait tim, shtetasja rumune ishte në muajin e fundit te shtatëzanise, ishte gëzim i madh për ne. U nisën me 2 makina, gratë veç, Endriti, shtetasi turk dhe xhaxhai në një makinë, isha i pari në vendgjarje, s’kishte njeri as polici, e çuditshme, aty rri gjithmonë një patrullë policie, edhe tani po të kalosh ka aty patrullë, gjeta nënën, tezen, motrën, kalamajtë që ulërisnin, ishte një skenë që nuk e përshkruaj dot. Kapa Endritin, m’u duk i ngrohtë, por kishte shumë plumba në një anë, erdhi një furgon policie dhe ambulanca, por ndërruan jetë në spital. Sapo shkova në shtëpi po vinin shumë njerëz, miq dhe shokë, shumë shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja, Florenci dhe disa të tjerë, dola veç, i ngjova me Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan. Bledari me tha: “I pata thenë Endritit të bënte kujdes, por s’me dëgjoi”. I thashë nga kush ? Më tha, ‘vetëm Suel Çela bën këto masakra!
Bled Muça kishte pirë alkool, i thashë flasim në një moment tjetër, por më thanë na ke në krah, ashtu i interesonte. Po me vinin infotmacione pa fund, jo ta ka bo Kamer Mehja, jo Suel Çela, sidomos për Suelin. Rreth atyre ditëve më është përmend emri i Çopjave dhe ma ka përmend Sokol Sanxhaktari dhe më thonë që atentatin ja ka ba Talo Çela dhe Dari, për Hajdar Çopjan. Në ditën e parë, që akoma nuk i kisha përcjellë në varreza, Franc dhe Hajdar Çopjan i kisha aty poshtë shtëpisë dhe të gjithë bisedat e tyre e lidhnin me Suel Çelën dhe për më tepër ato kanë qajt në varrimin e vëllait.", ka rrëfyer Alibej.
TIRANA- Ka vijuar dëshminë si bashkëpunëtor i drejtësisë në GJKKO Erion Alibej tejsa ka rrëfyer periudhën kur nisën intrigat mes tre grupeve kriminale të Elbasanit, që në fakt sipas tij ishin shokë fëmijërie dhe që përplasjet i ndanë në konflikte tashmë të përgjakshme. Alibej rrëfeu disa episode trafiku që mendohet se kanë sjellë edhe sherret mes tyre për kontrollin e aktivitetit dhe baza e ngjarjeve ishte pikërisht humbja e ngarkesave me drogë apo dhe grabitja.
Ai tregoi se në Angli ku Çopjat pretendonin zhdukjen e 50 kg drogë nga baza e tyre dhe më tej kur u kthye në Shqipëri, ishte Suel Çela që kishte po pretendim për humbje ngarkese. Ai tha se sipas Suelit, Çopjat i kishin thënë se i përfshirë ishte vëllai i tij, Endriti, por ky i fundit e mohoi.
Pjesë nga rrëfimi i tij në GJKKO:
Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg drogë. Ilir Lloshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, më çoi një SMS dhe më tha dua të takoj se jam shumë keq, më tha që jam te shtëpia e një djali që quhej Foksi dhe ky shok fëmijërie i Hajdarit. Ilir Lloshi me çoi foto, ishte me sy të nxirë, e kishin goditur, shkova tek shtëpia e Foksit, dhe më tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezëve, i thashë të paskan masakru, më tha që erdhi një ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokainë Francit, unë me këta Çopjat s’po flisja më në këtë kohë, më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shtëpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, më shpjegoi se Franc Çopja kishte një ortak anglez, morëm vesh se në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë çfarë kishin gjetur.
Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan e Bledar Muçën.
Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek Tregu. I thashë Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rëndë, doli Sokol Sanxhaktari më tha o Erion ça po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te Tregu. Shkuam tek shpia e Suelit, ishte dhe e ëma e vet aty, pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkesë dhe na e kanë bërë ca rumunë që janë të Hajdar Çopjas, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë doja të të pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me këtë punë. Ndërhyri Sokol Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ha e dak, a të thashë që ata quksat, për Çopjat”. Shkova takova të ëmën e Suelit, Hanën, u përlot, më përqafoi, s’e kam pas shkuar te shtëpia kur Sueli ishte në burg, në Itali.

TIRANA- Ka vijuar dëshminë si bashkëpunëtor i drejtësisë në GJKKO Erion Alibej. Ky i fundit ka rrëfyer për takimet me Suel Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin. Po aahtu ai ka dhënë detaje edhe për aktivitetin kriminal në trafikun e drogës në Europë nga vëllezërit Çopja. Alibej tha se Hajdar Çopja bënte trafik me “kuaj droge” nga Gjermania për në Angli dhe më gjerë, kurse i vëllai, Franci, ishte vendosur në Totenham, nga drejtonte të gjithë biznesin me telefon.
Gjithashu ai rrëfeu vështirësitë e para, emigrimin në Angli te xhaxhai, Arben Dylgjeri, punën me drogë për të larë borxhin e vëllait, Endritit, ngritjen e punës dhe aktiviteti që bënin vëllezërit Çopja. Bashkëpunëtori i drejtësisë rrëfeu edhe se si e ngriti punën atje, larjen e borxheve dhe biznesin e madh ilegal të drogës që ngritën Çopjat në Angli.
“Kur erdhi Sueli tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarin, më tha Endriti do i takojmë se janë për një cilësi droge, e takova ftohtë Suelin. Këmbëngula të ikja në Angli për të punuar, sepse Endriti kishte borxhe dhe doja ta ndihmoja t’i lante, shkova me kamion, në fillim ndenja tek xhaxhai Arben Dylgjeri, se kishte idenë ça pune do bëja, kisha mundësi të furnizohesha dhe shitja kokainë, por hasa vështirësi për shtëpi, Hajdar Çopja bënte transport me kuaj rruge shumë të sigurt, nga Gjermania bëhej nisja, deri në Belgjikë e Holandë.
Në Angli shkova dhe tek shtëpia e Franc Çopjas, që rrinte në Totenham, e kontrollonte punën me telefon, shkova te një agjenci për shtëpi e mora dhe fillova të punoj shumë mirë, arrita të laj një borxh shumë të madh që kishte Endriti në atë kohë, punën e ngrita të mirë dhe të madhe, saqë rashë në sy dhe po m’u përmendte emri, ishte kohë krize, se s’kishte shumë mall e po kapeshin shumë dërgesa, punova me shumë shqiptarë atje, i pari që bashkëpunova atje ishte një Ylli nga Rrogozhina dhe Klodi nga Durrësi. Në Angli pas disa kohësh erdhi një Ilir Lloshi, që bënte organizimin e punës për Hajdar dhe Franc Çopjan, më tha që Francit i ndodhi një problem me transportin e kuajve të drogës e ju kap një ngarkesë”, u shpreh Alibej.
Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet sot një tjetër seancë gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë". Në seancën e sotme në GJKKO Erion Alibej ka zbërthyer një sërë ngjarjesh kriminale. Ai ka treguar për vjedhjen e 2 kg kokaine, në Itali. Sipas tij Suel Çela i kushte vjedhur Hajdar Çopjes 2 kilogramë kokainë. Gjatë dëshmisë së tij Alibej ka treguar një sërë ngjarjesh si edhe njohjet me Suel Çelën, Hajdar Çopjan si edhe përplasjet lidhur me trafikun e drogës.
“Jemi familje e respektua në qytet, ishte vëllai që emigroi në fillim në Greqi, pastaj në Itali, nga 2006 deri në 2018 , është marrë me punë të paligjshme trafikant droge, un s’u përzieva u kujdesa për familjen se kisha nënën e sëmurë, Endriti është marrë vetëm me drogë, në 2009 shkoi në Holandë, vëllai im ishte 2 vjet më i madh, unë në 2010-tën shkova në Itali me marrë ilaçe për 2 jave. Endritin e kërkonte Italia gjatë kësaj kohe, ditën e fundit që do kthehesha me arrestoi policia dhe u dënova 3 vite e 4 muaj sikur isha pjesëtar i grupit megjithëse s’kisha lidhje.
Pasi u lirova në 2012-en Endriti ishte sërish në Holandë dhe më dërgoi një vajze që më mori, shkova në Rotherdam, e gjeta me Hajdar Copën, njohje e hershme, me tha Endriti donte ta ndihmonte se s’ka. Kishte ardhë në Holandë sa të gjende një shtëpi. Endriti kishte baze dhe në Angli, un kisha shumë kohë pa fol dhe e taku Suel Çelën për shkak të një hatërmbetje në lidhje me Arjan Spahiun për trafikun e drogës.
Një ditë me tha Endriti po vjen tek shtëpia Sueli me Sokol Sanxhaktarin, un nuk doja ti takoja, Sueli e fillojë hershëm trafikun ne Itali ku dhe u arrestua, në Itali Sueli i vodhi Hajdar Çopjas 2 kg kokainë. Sueli shoqërohej me Klodian Çopjan që Hajdari e kishte kushëri të dytë. E ndihmova Suelin pas arrestimit, kur ishte në arrest shtëpi, shkoi Arjan Spahiu e mori, hyri nga Franca e nxori. Sueli i kishte borxh Arjanit për gjysmë kile kokainë, hyra un garant për këtë gjë që mos t’u zinin”, ka dëshmuar Erion Alibej.
TIRANË- Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë” po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Gjatë dëshmisë Erion Alibej ka deklaruar se Dumani i ka treguar ekzekutorët e familjarëve të tij. Ai gjithashtu u shpreh se ditën që është liruar ka takuar Arjan Spahiun. Alibej më tej theksoi se ka kontaktuar Arjan Spahiun dhe i ka thënë se në Shqipëri.
Alibej: Ditën që jam liruar kam takuar Arjan Spahiut. Kam qenë përdorues i rregullt, fillimisht me ENCHROCHAT pastaj SKYECC. I kam kontaktuar Arjan Spahiun, i thashë jam në Shqipëri. Nuredin Dumani kishte kërkuar të takohej me mua. Kishte dëgjuar që unë jepja 100 mijë euro për dikë qe mund të vrasë Talo Çelën dhe 200 mijë nëse ma sjell të gjallë.
Kisha dy makina, për të cilat nuk dinte askush veç familjes. Dërgoj Arjanin të shkojë të merrte Nuredinin. Për të dija gjithçka, grupin që rrethohej. Takoj Nuredinin në të njëjtin pallat ku jetoja unë, në katin e 7, ku jetonin kushërinjtë e mi.
E kam bërë takimin 2 orë e 48 minuta, e them këtë se e kam incizuar takimin. E lashë atë te fliste. Isha i sëmurë shumë rëndë, sidomos atë natë. Po më shpjegonte, se çfarë kërkon ti nga Talo Çela. Më thotë edhe për Festim Qolin, por unë nuk e njihja. Ma përmendi si njeri që kishte bërë plane me të.
Më tregon ekzekutorët e familjarëve të mi. Fill pas kësaj, më thotë kush janë ekzekutorët e dy njerëzve të mi të afërt, Klevi dhe Aldo Baho … dhe me pas edhe djalit të dajës tim, 25 vjeç, 6 muaj më pas. Më shpjegon se kishte kërkuar takim me mua, por gjithmonë ma zvarriste takimin.
Nga të gjitha informacionet e mia, ia vura në dispozicion. I kisha zbardhur të gjitha ça kishin ndodhur me vrasjet e familjarëve të mi. I tregoj foton e vëllait të tij, Dashnor Dumanit që kishte kryer atentatin ndërsa Talo Çela ishte shofer. Më tha që nuk besonte se ishte vëllai i tij, madje më tha që ka probleme me vëllain. Unë i thashë qëndro besnik, unë vendos dorën në Kuran që nuk e fal gjakun e vëllait tim.
TIRANA- Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë” po dëgjohet dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.
Alibej ka rrëfyer ndër të tjera edhe në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit. Ai ka shtuar se takimi vinte pasi kishte hapur fjalë që jepte 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për t'iasjellë të gjallë Talo Çelën. Gjithashtu ai ka shtuar se ka dërguar një automjet të tipit C Class i zi që e ka marrë Nuredin Dumanin për ta sjellë në takim.
“Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Sky ECC. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kishin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri dhe më tha se Dumani kishte dashur të më takonte. Takimi vinte pasi unë kisha hapur fjalë që jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë Talo Çelën.
Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 orë e 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka", ka rrëfyer ai.
Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro.