LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe vëllezërve Haxhia: Plani ishte për të vrarë Altin Ndocin

• Seanca për 'Plumbin e Artë' po vijon dhe ditën e sotme në GJKKO. • I penduari i drejtësisë Arion Alibej ka treguar sot episode nga vrasja e Dorian Shkozës dhe vëllezërve Haxhia. • Duke folur për ekzekutimin e Shkozës në lagjen 14 në Durrës, Alibej ka treguar se Nuredin Dumanit i ka dhënë makinën që përdori dhe armën te pazari i Rrogozhinës. • Ndërkohë që theksoi se në momentin që i mori, Dumani ndodhej me Klevis Allën, që njihej me pseudonimin 'Nipi'. • Më tej ai ka shtuar se me një të njohurin e tij i ka çuar atij 150 mijë euro, për t'i treguar që kishte para. • Ndërsa për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Alibej para GJKKO-së tha se armët ia dha Dumanit, që ishin një pistoletë dhe dy kallashnikovë. • I penduari i drejtësisë theksoi se Nuredin Dumani për këtë vrasje ka qenë angazhuar me 'çunat' nga Fushë Kruja. • Sipas Alibejt, plani i parë ishte që të vrisnin vetëm Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, por viktimë ka ngelur dhe Viktor Haxhia. • Në fund, Alibej ka treguar dhe njohjen me Plarent Dervishit dhe bisedat e tyre në SKY ECC. 

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Motra e Runajt punonte sekretare e gjyqtares Fetahu"/ Alibej tregon pse armën e vrasjes së Ramazanit e fshehëm te servisi i Manahasëve: Me Palushin flisja në Signal e Whatsapp

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe
Endrit Alibej dhe Emiljano Ramazani

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej, ka treguar në GJKKO detaje nga ngjarjet kriminale që shpërthyen pas vitit 2018 në Elbasan, kur iu vra në masakrën e Bradasheshit i vëllai Endrit Alibej, xhaxhai dhe miku turk i familjes. Duke folur para GJKKO ai tregoi se pas ekzekutimit të Emiljano Ramazanit, i thirrur edhe me pseudonimin 'Ili", që punonte për Çopjat, armën e krimit me sugjerim të Dumanit, vendosën ta fshihnin te servisi i Manahasëve.

Alibej foli gjithashtu edhe për një detaj, se motra e Regis Runajt, i vrarë më 2020, ishte sekretare e gjyqtares Pajtime Fetahu në Elbasan. Fetahu mbante lidhje të ngushta sipas hetimeve të SPAK, me Çopjat dhe Suel Çelën. Një tjetër rast ishte kur Talo Çela dhe kundërshtarët po përgatisnin atentat ndaj familjes së tij dhe ai i kërkoi oficerit Palushi që të bënte aksion.

“Nuredin Dumani më thotë armën e krimit të vrasjes së Emiljano Ramazanit t’ia lëmë Seit Manahasas. Kjo për shkak se kur është vrarë Andi Zylyfi, kanë qenë të shoqëruar në polici Seiti dhe Dashnor Dumani. Klevis Kapllanaj ka shkuar ka marrë armën afër shpisë së Bujarit dhe e ka çu te Seiti, buzë autostradës. Kishte kërkuar për këtë gjë 8 mijë euro. Kur është vendosur arma i kam thënë Bujar Germizit dhe i kam thënë t’i themi Leonard Palushit dhe shko takoje. Ka shku Bujari dhe ka taku Leonardin dhe e kanë vënë në dijeni për rastin. Leonard Palushi ka bërë veprimet në policinë e Elbasanit dhe ka gjet armën. 

Xhuljano Hoxha ishte në polici për t’u marrë në pyetje. Motra e Regis Runaj është sekretare e Pajtime Fetahut, ishte në polici dhe i thotë Xhuljano Hoxha, të fala ke nga Keli, sa lekë do, hap gojën dhe trego. Agim Lleshi punonjes i policisë Elbasan i them unë se ishte e pranishme motra e Rigers Runajt.

Leonard Palushi, isha gati për t’i thënë info për Talo Çela. E thërras dhe i them Palushit dhe bëjnë operacionin, kam pas vetëm komunikime në telefona normal, ose Signal, ose Whatsapp. Me vjen në mëngjes mesazhi nga Palushi dhe më thotë: "Vëlla, e kryva". Dhe i them unë, kë, Talon? Jo, më thotë, Ervis Dakën dhe pashë në televizor që kishin kapur armë dhe municione. Dhe kisha info që po përgatiteshin për sulm ndaj familjarëve të mi”, tha Alibej.

1 VITE ME PARE

"Lidhën kontakt kur ishin në shtëpinë time", Alibej: Mikael Qosja i ka ofruar 2 mln euro Nuredin Dumanit për vrasjen time

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe
dumani, alibej

TIRANË- I penduari i drejtësisë vijon me dëshminë e tij në seancën për "Plumbin e Artë" në Gjykatën e Posaçme. Alibej ka rrëfyer se si Mikael Qosja i kishte ofruar Nuredin Dumanit , 2 milionë euro për ta vrarë. 

Sipas tij, Dumani i kishte thënë se do gjysmat e lekëve dhe Talo Çelën. Ai ka treguar se Qosja kishte lidhur kontakt me Dumanin, pasi ky i fundit kishte qëndruar disa ditë tek banesa e Alibejt, gjatë kohës së Covidit

“Nuredini lidhi kontakt me Mikael Qosen gjate kohës që ishte në shtëpinë time. Ai i dërgon Nuredinit një foto ku ishte një tavolinë e madhe me shumë euro. Aty ishte shkruar pseudonimin "krymi". Ke 2 mln euro i thotë. Në tavolinë kishte me shkrim dore datë, orë dhe vite. Viti 2020. Sipas Nuredinit, i thotë unë dua gjysmat e lekëve dhe i formacion. Por ti do më japësh Talo Çelën. Ai i ka thënë vrit Erjonin dhe më pas të nxjerr unë Talo Çelën. Bëhej informator me të gjithë kundrejt pagesës.

Nuredini ka qëndruar disa ditë te shtepia ime dhe kemi fol për ngjarjet. Ka qenë kohë Covid-i, doja të lidhte kontakt Nuredini dhe Dashnor Dumani dhe kam dërgu nje aplikacion Sky ECC që të fliste. Atje rrinte me një shok të Nuredinit në Gjermani dhe i ka shpejgu se ça ka ndodh me vrasjen e Endirit dhe xhaxhait.

Lidhim më pas kontakt me Mikael Qosjen nëpërmjet Elio Bitrit, i cili bëhej informator me të gjitha grupet që paguanin. Dhe Dumani i thotë që jam unë pas vrasjes në Durrës, Mikaeli i dërgon një foto, ishte një tavolinë e madhe, ishin shumë euro. Kemi 2 mln euro me vra Erjon Alibej. Ka qenë edhe një shkrim dore ku shkruhej datë, muaj, orë.

Sipas Nuredinit, edhe i thotë un du gjysmën e lekëve dhe Talo Çelën si këmbim. Dhe Mikaeli i thotë, ti vrit Erjonin dhe të jap unë Talon. Mikael Qosja i thotë Nuredinit ‘pushka top t’u beftë’ dhe aty ishte biseda e fundit. Mbaj mend që ka pas një foto të flamurit kanadez, po nuk mbaj mend emrin”, tha Alibej.

1 VITE ME PARE

"Ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?"/ Erjon Alibej nxjerr detajet nga atentatet: Veshjet janë bërë në Kosovë, i mora në Kukës

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe
Erjon Alibej

TIRANË- Erjon Alibej nxjerr detaje nga veshjet që përdornin për vrasjet në bënin. Duke folur para GJKKO-së, Alibej ka theksuar se veshjet si të OFL-së i porosisnin në Kosovë dhe më pas i merrte në Kukës vetë. Më tej, Alibej është shprehur se këto veshje ia ka dorëzuar Nuredin Dumanit. 

"Kam pas dhe një mik në Kukës, Bujar Gërmizin, i thashë Nuredinit “ke nevojë për disa veshje si të OFL-së?” Më tha “po”, dhe nga Bujari mora disa veshje si të OFL-së, policisë dhe ia kam dhënë Nuredinit, jelekë dhe kambale, me mbishkrimin OFL. Janë bërë në Kosovë veshjet, unë i mora në Kukës," tha Alibej. 

1 VITE ME PARE

"Pse kishte shenja gjaku në makinë?"/ Erjon Alibej tregon vrasjen e vëllezërve Haxhia: Nuredini u përgatit me 'çunat' e Fushë Krujës

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe
Besmir dhe Viktor Haxhia

TIRANË- I penduari i Drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga vrasja e vëllezërve Haxhia dhe Altin Ndocit. Alibej para GJKKO-së ka treguar se armët ia dha Dumanit, që ishin një pistoletë dhe dy kallashnikovë.

I penduari i drejtësisë theksoi para gjykatës së Nuredin Dumani për këtë vrasje ka qenë angazhuar me 'çunat' nga Fushë Kruja. Sipas Alibejt, plani i parë ishte që të vrisnin vetëm Altin Ndocin dhe Besmir Haxhinë, por viktimë ka ngelur dhe Viktor Haxhia

"Gjithashtu vijoja investigimin per Altin Ndocin, ky shkonte shpesh ne durres tek vellezerit Haxhia. Klevis Alla kishte pa nje dit Talon tek shpia e vellezerve Haxhia, por Nuredini e mori me rezerva. Per vrasjen e vellezerve Haxhia i kam dhene Nuredinit 2 kallash dhe 1 pistolete mesa kujtoj, ca me kerkonte ja jepja. Armet ja dhash bashk me makinen, plani ishte per te vrare Altin Ndocin dhe Besmir Haxhine, jo Viktorin. Doli shpejt ne tv lajmi qe e mora vesh, edhe ne lajme qe u gjet e braktisur toyota, i thash Nuredinit pse shenja gjaku ne makine, me tha kemi gjujt me xhama mbyll dhe nga ciflat esht lendu me kemb “kusho”. Pastaj u shoqeru “nipi” ne polici dhe Nuredini mtha “mduket se ky po flet” dhe sa mora vesh e kishte mar vesh nga komshijte, nga “miri pojes” qe Nuredini e kishte mik," tha Alibej. 

1 VITE ME PARE

"Kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho"/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës: I dhash 150 mijë euro që të kishte besim

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe
Erjon Alibej

TIRANË- I penduari i Drejtësisë Erjon Alibej ka treguar detaje nga vrasja e Dorian Shkozës që ka ndodhur në vitin 2020 në lagje n 14 në Durrës. Alibej para GJKKO-së ka treguar se Nuredin Dumanit i ka dhënë makinën që përdori dhe armën te pazari i Rrogozhinës.

Ndërkohë që theksoi se në momentin që i mori, Dumani ndodhej me Klevis Allën, që njihej me pseudonimin 'Nipi'. Më tej ai ka shtuar se me një të njohurin e tij i ka çuar atij 150 mijë euro, për t'i treguar që kishte para.   

“ Ja dhashë makinën dhe armët te pazari i Rrogozhinës, ishte me Klevis Allën kur i mori. Më pas, Nuredini kërkoi dhe 50 mijë euro. Ia çova me një mikun tim. Ia dhashë gjithsej 150 mijë euro, që të shikonte që kisha lek dhe të kishte besim. Per Dorjan Shkozen kam paguar 100 mije euro, nga hoxha jane bler disa arme, varionin cmimet nga 500-1000 deri 3500 euro. Nuk e di fiks se kontaktet me “hoxhen” i kishte Sander Baho. Me nuredin dumanin jam takuar pas vrasjes se vellezerve Haxhia. Por me nuredinin isha ne kontakt te vazhdueshem, Henrik Hoxhen se njifja vetem kam degjuar qe kishte pseudonimin “kusho” edhe “nipi” qe i drejtohej Klevis Allës. Me Nuredinin flisja per Talo Çelën qe pas vrasjes se Dorjan Shkozes do u bente i gjalle apo jo.”, u shpreh ai.

1 VITE ME PARE

Erjon Alibej tregon pseudonimet e Plarent Dervishit në SKY ECC: Kodet i kishte 'Barcelona' dhe 'Ghost'

Plumbi i Artë/ Erjon Alibej tregon vrasjen e Dorian Shkozës dhe
Erjon Alibej

TIRANË- I penduari i Drejtësisë Erjon Alibej ka treguar pseudonimet e Plarent Dervishit në aplikacionin SKY ECC. Gjatë dëshmisë në gjyq ditën e sotme, Alibej ka theksuar se në Plarent Dervishin ka folur në SKY ECC në lidhje me Talo Çelën. Ndërkohë që më tej ka theksuar se Dervishi ka pasur kodet në SKY ECC me emrat  ‘Barcelona’ dhe ‘Ghost’. 

“Në Sky ECC më shkruante Plarent Dervishi. Kam pasur kontakt me të. Ai kishte kodet ‘Barcelona’ dhe ‘Ghost’. Më tha: ‘Mbohet qefi që e ke gjet Talo Çelën’. U habita si e dinte, por më pas u kujtova që Plarenti kishte shumë muhabet me Festim Qolin”, tha Alibej.

erion alibej

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri