LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Plumbi i Artë"/ "Kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë ato që doja", Alibej në GJKKO: Dorian Duli më ftonte të dilja nga shtëpia! E kuptova se donin të më nxirrnin në pritë

• Seanca për "Plumbin e Artë" vijon në Gjykatën e Posaçme. • Edhe në seancën e sotme, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej po jep dëshminë e tij, duke hedhur dritë në ngjarje kriminale. • Alibej ka rrëfyer për kthimin e tij në Shqipëri nga Rotterdami, ku tha se ishte kthyer fshehurazi nga Qafë Bota, pasi ndodhej në kërkim. • Sipas dëshmisë së tij, sapo mbërriti kontaktoi Genc Tafilin, të cilin e ftoi në banesën e tij. • Tafili erdhi së bashku me Dorian Dulin, dhe sipas Alibejt, të dy ishin të armatosur. • Gjithashtu ai ka treguar edhe planet për eleminimin e tij. • Ai më tej shtoi se kishte kontroll të plotë në sistemin TIMS dhe kontrollonte hyrjet dhe daljet e të gjithë atyre që donte, ku përmendi Çopjat, Qosja, Dumanin. • Alibej tha se po punonte për të mbledhur informacion lidhur me vrasësit e familjarëve të tij. • Për këtë, Alibej deklaroi se nuk kishte besim te drejtësia në Elbasan. Ndërkohë ka theksuar se Suel Çelën e kishte gjithë kohën në vëmendje. • Alibej foli edhe për vrasjen e kushëririt të tij. • Ai tha se kishte vendosur të hetonte vetë ngjarjen dhe të zbulonte ekzekutuesit. • Alibej tha se maskohej si shpërndarës picash dhe dilte në qytet. • Ai ka treguar se çdo informacion që zbulonte ja ka vënë në dispozicion policisë dhe prokurorit. • Alibej ka theksuar se objektivi i tij ishte Talo Çela, për të cilin tha se "e kërkonte me çdo kush të gjallë ose të vdekur".

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Kur e takova më tregoi ekzekutorët e familjarëve të mi", Alibej tregon bisedën me Dumanin pas vrasjes së Dorian Shkozës: Armët i blinim te një hoxhë

"Plumbi i Artë"/ "Kisha sistemin TIMS që kontrolloja
çela, dumani, alibej

TIRANË- Erjon Alibej vijon me dhënien e dëshmisë së tij në seancën e "Plumbit të Artë" në Gjykatën e Posaçme. Alibej ka treguar takimin e tij me Nuredin Dumanin, ku ky i fundit sipas tij, i ka treguar ekzekutorët e familjarëve të tij.  Ky takim, tha Alibej ishte organizuar nga Arjan Spahiu, ndërsa shton se tregon se Dumani e dinte që ai ishte i gatshëm të hidhte lekë për të kapur Talo Çelën.

Arjan Spahiu më tha se: “Kam informacion, i kam marrë vesh të gjitha dhe duhet të bëjmë një takim me Nuredin Dumanin.” Pranova. Diku në fund të shkurtit 2020, Nuredinin e mori Arjani dhe e solli në pallatin ku unë jetoja, në një shtëpi të marrë me qira. Nuredini kishte dëgjuar që unë hidhja lekë për Talo Çelën, dhe më tha se Talo është bërë i vështirë për t’u kapur, por unë e di kush janë ekzekutorët e familjes tënde. Filloi të më tregonte emrat: Talo Çela, Besmir Haxhia, Altin Ndoci. Edhe tek vëllezërit Baho dhe djali i dajës kanë qenë po këta – më tha. Unë e dija që kishte qenë edhe Dashnor Dumani, e kisha si informacion”, tha Alibej.

Ai ka treguar se pas këtij takimi me Dumanin, i kishte dhënë atij 50 mijë euro, për të cilat tha se vini n nga droga, dhe një telefon të koduar me aplikacionin SKY ECC. Gjithashtu ai ka rrëfyer bisedën me Dumanin për dy vrasjet e bujshme në Durrës, të dy të rinjve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia. Alibej tregoi se blinin armë nga një hoxhë në Tiranë.

"I dhashë 50 mijë euro Nuredinit dhe një celular me SKY ECC. Lekët ishin nga trafiku i drogës. Me kamion, për transport, punoja me aq pak miq sa më kishin mbetur. Drogën e çonin shoferë rumunë. I thashë Dumanit që do betohem në Kuran dhe do të fal gjakun e vëllait, për shkak se Dashnor Dumani është personi që ka marrë pjesë në vrasjen e vëllait tim, Endrit Alibej.

Regjistrimin 2 orë e 48 minuta me bisedën që kam bërë me Nuredinin nuk e kam, e kam fshirë. Pas bisedës me Dumanin, fola me Arjan Spahiun për paktin që bëmë. Mora 50 mijë euro dhe një telefon iPhone 6 të enkriptuar dhe kodin ia vura vetë.

Një natë më shkruajti Nuredini: “Vëlla, mbaroi i pari. Shiko TV.” Pashë lajmet, ishte vrarë Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Këtë të dytin nuk e kisha dëgjuar më parë. I thashë Nuredinit: “Po ky pse?” Më tha: “Hajde, se dhe ky i atyre është.” Para se Nuredini të vijonte me këtë ngjarje, unë kisha lidhur kontakte me një hoxhë në Tiranë. Ai shiste armë. Blinim armë tek ky hoxha, rrinte te Fresku.", ka treguar Alibej.

1 VITE ME PARE

"Kamerat e gjithë qytetit të Elbasanit i kishte Sueli", Erjon Alibej: Unë kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht, të gjallë ose të vdekur

"Plumbi i Artë"/ "Kisha sistemin TIMS që kontrolloja
alibej, çela

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej tha sot në seancën për "Plumbin e Artë" se pas vrasjes së kushëririt të tij, kishte vendosur të hetonte vetë ngjarjen dhe të zbulonte ekzekutuesit.

Alibej tha se maskohej si shpërndarës picash dhe dilte në qytet. Ai ka treguar se çdo informacion që zbulonte ja ka vënë në dispozicion policisë dhe prokurorit. 

Alibej ka theksuar se objektivi i tij ishte Talo Çela, për të cilin tha se "e kërkonte me çdo kush të gjallë ose të vdekur". 

PJESË NGA DËSHMIA:

Pasi më vranë djalin e dajës, në shtëpi më kanë ardhur dy makina duke brohoritur, madje dhe në sy të patrullës së policisë. Unë kam bërë verifikime vetë.

Dilja në qytet i maskuar si shpërndarës picash me motor, edhe pse kisha një pjesë të kamerave të qytetit, sepse gjithë qytetin, kamerat i kishte Suel Çela. Tek shtëpia e Emiljano Ramazanit identifikova dy automjete dhe më pas i verifikova me kamerat e sigurisë. Dua të them se kisha çdo informacion që më korrespondonte dhe ia vura në dispozicion policisë dhe prokurorit. Pas ngjarjes së Andi Zylyfit, unë vetëdorëzohem në polici bashkë me avokatin tim. Më pas dola në arrest shtëpie.

Unë kërkoja vetëm Talo Çelën me çdo kusht – të gjallë, të vdekur. Doja çdo informacion për të. Djali i dajës më tha: “Pashë Fatos Gosen pas meje me një BMW, rrugës për në Peqin.” Talo ishte kryesori për mua, sepse ai dinte çdo gjë për mua, rrugët i njihte mirë, etj. Unë doja që ai të kapej nga policia, sepse e di që do fliste.

1 VITE ME PARE

"Kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë ato që doja", Alibej: Kam bërë vetë hetuesin për vrasjen e familjarëve të mi, nuk kisha besim te drejtësia në Elbasan

"Plumbi i Artë"/ "Kisha sistemin TIMS që kontrolloja
erjon alibej

TIRANË- I penduari i drejtësisë, Erjon Alibej ka deklaruar në seancën e sotme në GJKKO se kishte kontroll të plotë në sistemin TIMS dhe kontrollonte hyrjet dhe daljet e të gjithë atyre që donte, ku përmendi Çopjat, Qosja, Dumanin. 

Ai tha se po punonte për të mbledhur informacion lidhur me vrasësit e familjarëve të tij. Për këtë, Alibej deklaroi se nuk kishte besim te drejtësia në Elbasan. Ndërkohë ka theksuar se Suel Çelën e kishte gjithë kohën në vëmendje.

PJESË NGA DËSHMIA:

Ardian Çollaku donte të lidhte kontakte. Prej tij unë kam marrë vesh për herë të parë se kush ishte Dashnor Dumani. Ai më tregoi se vëllai i tij kishte grabitur një kambist në lagjen Kala. Unë kisha sistemin TIMS që kontrolloja gjithë çka doja. Të gjithë këta emrat nisa t’i identifikoj. I kisha me foto dhe gjithë hyrje daljet e tyre. Të gjithë, nga Çopjat, Qosja, Dumanin.

Po grumbulloja shumë informacion. Jo se po harroja Suel Çelën. Ai kujtonte se më kishte lënë në gjumë, por unë nuk kam fjetur asnjëherë të vetme. Madje, mendoj se unë e kam lënë Suel Çelën në gjumë. Unë po humbja besimin tek institucionet e drejtësisë në Elbasan.

Mësoj se Abedin Mama ka bërë një takim në Elbasan me Ardi Veliun dhe Tonin Vocajn. Kjo m’u përputh edhe me ndërrimin e drejtorëve. E mora si informacion. Ndërkohë kërkoja për ekzekutorët e familjarëve të mi. E kam bërë vetë hetuesin, prokurorin, gjyqtarin. I kam vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha informacionet e mia.

Pasi jam vetëdorëzuar, i pari që kam informuar ka qenë Leonard Palushi. Në paraburgim me vjen prokurori, që më akuzonte për Xhoni Rustën, Ridvan Suka. I tregova gjithë çfarë dija, pasi ai kishte edhe hetimin e vrasjes së familjarëve të mi. Unë nuk doja ti hyja luftës, pasi kisha shumë familje që i kishin të gjithë sytë tek unë.

1 VITE ME PARE

"Plumbi i Artë"/ Alibej vijon me dëshminë në GJKKO: Dorian Duli më ftonte të dilja nga shtëpia, e kuptova se donin të më nxirrnin në pritë

"Plumbi i Artë"/ "Kisha sistemin TIMS që kontrolloja
erjon alibej

TIRANË- Seanca për "Plumbin e Artë" vijon në Gjykatën e Posaçme. Edhe në seancën e sotme, i penduari i drejtësisë Erjon Alibej po jep dëshminë e tij, duke hedhur dritë në ngjarje kriminale. 

Alibej ka rrëfyer për kthimin e tij në Shqipëri nga Rotterdami, ku tha se ishte kthyer fshehurazi nga Qafëbota, pasi ndodhej në kërkim.

Sipas dëshmisë së tij, sapo mbërriti kontaktoi Genc Tafilin, të cilin e ftoi në banesën e tij. Tafili erdhi së bashku me Dorian Dulin, dhe sipas Alibejt, të dy ishin të armatosur. Gjithashtu ai ka treguar edhe planet për eleminimin e tij.

PJESË NGA DËSHMIA:

Vendosa të mos qëndroja më në Roterdam dhe u ktheva në Shqipëri. Hyra ilegalisht nga Qafë-Bota, pasi isha në kërkim. Kontaktova Genc Tafilin dhe e ftova në apartamentin tim. Erdhi së bashku me Dorian Dulin. Kur mbërritën, dorëzuan çantat sepse ishin të armatosur. Genci më tregoi se Talo Çela kishte kërkuar takim me Dorianin, së bashku me dy persona nga Mirdita. U larguam nga shtëpia. E ftova sërish Gencin për një takim, por nuk pranoi.

Më pas kontaktova Suel Celën, sepse kur përmendej Kamer Mehja, thuhej se ishte i afërm i tij. I kërkova takim me Kamerin. Sueli më tha se Kameri nuk vinte, sepse ‘afër janë katundarët’, duke iu referuar Capjave. Por më propozoi që takimi të bëhej te tregu. Nuk doja të refuzoja që të mos dukesha i frikësuar, ndaj vendosa të shkoja.

U takova me Kamerin dhe Mario Celën në një lokal pranë tregut, së bashku me kushëririn tim Andi Zylyfi. I thashë Kamerit se ishte e panevojshme të hidheshin fishekzjarrë ditën kur u vranë familjarët e mi. Ai më tha se nuk e njihte fare vëllain tim, Endritin. Biseduam dhe u sqaruam, edhe pse nuk isha i bindur, pasi informacioni kishte ardhur nga Genc Tafili dhe Dorian Duli, të cilët i konsideroja intrigantë.

Pastaj vjen një moment i rëndësishëm: se si identifikova Mikael Qosen, Talo Çelën dhe Altin Ndocin. Një djalë që rrinte në burgun e Peqinit, Ervis Nano (që e njihja si Ermali), shkoi në Fushë-Krujë ku takoi Flobenc Meçen (që e njihja si Colin nga Shkodra). Coli i tregoi se kishte qenë në burg me Altin Ndocin dhe kishte takuar vëllain e Dorian Dulit. Pas takimit, sipas tij, ata ishin të lumtur.

Nga aty u mësua se në takim kishin qenë Talo Çela, Mikael Kamami dhe Altin Ndoci. Aty u diskutua edhe një shumë parash për të më vrarë: “Vendose vetë shifrën, sa do që të vrasësh Erionin”. Dorian Duli më ftonte shpesh të dilja nga shtëpia për t’u qetësuar. Atëherë kuptova se donin të më nxirrnin në pritë.

Informatorin tim më të besuar e kisha Ardian Çollakun, tani i ndjerë. Ai kishte kontakte me kundërshtarët e mi dhe ndodhej i pranishëm kur bisedoheshin ndarjet e parave. Në një moment, Ardiani e pyeti Mikael Qosen se përse kishte nisur kjo luftë. Ai u përgjigj se ‘Indriti ishte shumë i tmerrshëm’. Ardiani i kërkoi ta lidhte me Hajdar Copjen. Çollakun e kisha pajisur me EnchoChat dhe e mbaja me para që pas daljes nga burgu.

gjkko erjon alibej

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet