Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Ditën e sotme, është paraqitur në SPAK kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. •Ndaj tij janë regjistruar 7 kallëzime për shpërdorim detyre dhe abuzim në tendera. •Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoqja. •Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje. •Edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është pyetur për mbi 3 orë në SPAK. •Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme SPAK thirri për të dëshmuar Dakon, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit. •Ai rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, për një pallat që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. •Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtarë të tjerë te bashkise, për abuzim me një tender prej 322 mln lekë që lidhet me Ujësjellësin e qytetit.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka deklaruar se në SPAK është kallëzuar nga një qytetar me emrin Muharrem Hoqja, i cili ka pretenduar se i është kryer një sulm personal. Gjatë një deklarate, Bushi ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë sulm personal ndaj qytetarit, por vetëm ka zbatuar ligin ndaj tij për 3 ndërtime pa leje. Gjithashtu Bushi ka hedhur poshtë akuzat se në SPAK është thirrur në lidhje me procedurat e prokurorimeve dhe tenderave publikë.
“Duke respektuar strikt proçedurën hetimore dhe në respekt të informimit të publikut për aq sa më lejon ligji, dua të bëj me dije se sot kam qenë në zyrat e SPAK për të dhënë dëshminë time ne lidhje me kallëzimin e një qytetari nga Kruja, Muharrem Hoqja, i cili ka pretendimet për sulme personale nga ana Kryetarit të Bashkisë Krujë, në lidhje me zbatimin e ligjit ndaj tij, për tre ndertime pa leje të bëra nga ky shtetas, ndaj të cilave janë marrë të gjitha masat ligjore! Thirrja në SPAK ishte vetëm për këtë pjesë dhe nuk ka asnjë lidhje me proçedurat e prokurimeve dhe tenderave publike. Dhashë shpjegimet e mia në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, mbi çështjen në fjalë dhe do të vij sa herë që do të jetë e nevojshme prania ime, sepse unë nuk i shmangem të vërtetës dhe ligjit. Çdo aludim tjetër dashakeq në media apo portale e quaj pjesë të fushatës politike të 14 Majit, e cila tashmë ka filluar dhe për fat të keq, opozita ka zgjedhur baltën dhe dezinformimin e publikut”, tha Bushi.
TIRANË- Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi u paraqit ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Raportohet se Bushi është thirrur për të dhënë sqarime në lidhje me një hetim të nisur nga prokurorja e SPAK, Manjola Kajana, pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha.
Shtetasi në fjalë pretendon se Bushi dhe Inspektoriati i Ndërtimor i Bashkisë, i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 mln lekë për ndërtim pa leje.
Ndaj kryebashkiakut socialist janë bërë 7 kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, për 3 prej të cilave është regjistruar procedim penal. Ndërkohë që dy të tjera nuk janë pranuar dhe 2 i janë dërguar për shqyrtim prokurorive të rretheve gjyqësore.
Ndaj Artur Bushit rezulton se kanë ardhur gjithsej 7 materiale kallëzuese, nga të cilët:
Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi./Dosja.al
TIRANË-Kryetari i Bashkisë Krujë Artur Bushi u pyet nga Prokurorët e SPAK për gati 1 orë e 45 minuta. Në përfundim të dëshmisë së tij, në një deklarimin të shkurtër për mediat Bushi tha se nuk kishte asnjë gjë serioze në marrjen e tij në pyetje.
Ai nuk bëri asnjë koment për pyetjen e mediave nëse ai është konfirmuar si kandidat i PS për zgjedhjet e 14 majit. Bushi u paraqit sot në SPAK pasi ndaj tij janë regjistruar 7 kallëzime./Dosja.al
TIRANË- Edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur në SPAK. Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirrur për të dëshmuar Dakon, për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.
Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, për një pallat që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Mësohet se dëshmia e tij ka zgjatur 4 orë.
Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e SPAK ka shkuar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ndaj tij janë regjistruar disa kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkëlqejë në tendera.
Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtare te tjere te bashkise, për abuzim me nje tender prej 322 mln leke qe lidhet me Ujesjellesin e qytetit./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Në SPAK janë rregjistruar 7 kallëzime ndaj Bushit, ndaj është kërkuar paraqitja e tij për të dhënë sqarime rreth tyre. Pritet që pas përfundimit të marrjes në pyetje, të japë një deklaratë për mediat.
Disa nga kallëzimet e bëra ndaj tij:
-Për 3 materiale kallëzuese është regjistruar procedim penal.
-Për 2 materiale kallëzuese është vlerësuar të dërgohen për kompetencë në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
-Për 2 materiale kallëzuese është vendosur mosfillim procedimi.
Ndërkohë, një ditë më parë, në SPAK u paraqit për 3 orë edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij. Ai mban postin e kryetarit të Bashkisë së Krujës që prej gushtit të vitit 2015.
Kujtojmë se pak ditë më parë një kryebashkiak socialist përfundoi në pranga. Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Allën, i cili u vu në prangat e Policisë së Shtetit me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza, atë për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë. /Dosja.al