LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel Çelës?!" Agjentët e BKH-së "aksion" në disa biznese në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve

• Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle ditën e sotme në një biznes në Elbasan i cili e ka veprimtarinë në fushën e ndërtimit. • Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. • Po ashtu mësohet se janë sekuestruar, dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve të biznesit. • Agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në banesën e drejtorit të Ujësjellësit, Luan Tabakut teksa janë ushtruar kontrolle edhe në disa biznese, por pa dhënë detaje. • Sipas informaioneve, Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun agroushqimor të familjes së Suel Çelës. • Tregu agroushqimor është i vetmi i këtij lloji në Elbasan dhe zotërohet nga kompania “Çela P” me pronar Petrit Çelën babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Refuzuan urdhrin për kontroll në bizneset e Suel Çelës? Reagon Policia e Shtetit: Sajesë dhe akuzë e padrejtë

"Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Shtetit ka reaguar pas raportimeve se gjatë aksionit të BKH-së në Elbasan, ka refuzuar kontrollet në subjektet që lidhen me Suel Çelën. Në deklaratën e Policisë thuhet se institucioni shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme, sipas tyre, të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu në reagim shtohet se deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre. Policia thekson se nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare.

Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit.

Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.

Këto sulme, duke tentuar të intimidojnë strukturat dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë vetëm një qëllim, të frenojnë revanshin e ligjit në territor ndaj çdo paligjshmërie, si dhe të krijojnë krisje të besimit të qytetarëve te Policia, e cila është institucioni më i besuar nga qytetarët, bazuar kjo në anketimet e bëra nga organizatat ndërkombëtare që asistojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për Policinë e Shtetit, qytetari dhe ligji janë të shenjta, dhe këtë aleancë nuk do të mund ta cenojnë shpifjet nëpërmjet shkrimeve në rrjete sociale e portale apo deklaratat politike.

Cilido punonjës policie që do të shkelë këtë aleancë dhe do të bëhet palë me paligjshmërinë, do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit, duke u përballur me drejtësinë dhe me largimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit.

Garantojmë qytetarët dhe të gjitha subjektet politike se Policia e Shtetit është tërësisht e baraslarguar nga subjektet politike dhe e fokusuar vetëm në zbatimin e ligjit, garantimin e rendit e sigurisë përgjatë fushatës elektorale dhe paprekshmërisë së votës gjatë ditës së votimit.

1 VITE ME PARE

Agjentët e BKH-së "aksion" në Elbasan, Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel Çelës?!

"Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel
Suel Çela

ELBASAN- Agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK, kanë ndërmarrë ditën e sotme një aksion në Elbasan ku kanë zbarkuar në banesën e drejtorit të Ujësjellësit, Luan Tabakut teksa janë ushtruar kontrolle edhe në disa biznese, por pa dhënë detaje. Sipas informaioneve, Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun agroushqimor të familjes së Suel Çelës.

Tregu agroushqimor është i vetmi i këtij lloji në Elbasan dhe zotërohet nga kompania “Çela P” me pronar Petrit Çelën babai i Suel Çelës, i shpallur në kërkim nga SPAK si kreu i një organizate kriminale që akuzohet se është përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, atentate, pastrim parash dhe korruptimin e zyrtarëve lokalë.

Përveç funksionit të tij zyrtar, tregu shërbeu, sipas SPAK, edhe si bazë e organizatës së dyshuar kriminale mes viteve 2020-2022, një vend i paprekshëm nga policia, ku bëheshin takime të fshehta dhe jepeshin urdhra. Reputacioni famëkeq dhe një hetim i hapur nga SPAK nuk e pengoi Bashkinë e Elbasanit që të miratojë më 24 janar zgjerimin e territorit përmes një lejeje të dytë për treg agro-ushqimor në favor të kompanisë së babait të Çelës.

 

 

1 VITE ME PARE

"Rama e shfrytëzon SPAK-un sipas nevojës"/ Këlliçi: Sot policia e Prodës nuk zbatoi urdhrin e Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Suel Çelës!

"Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel
Belind Këlliçi

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se Policia e Shtetit nuk po e zbaton detyrën, por po zbaton urdhërat e Kryeministrit Edi Rama. Këlliç duke folur në deklaratë për shtyp nga selia e PD-së akuzoi Ramën se ai e shfrytëzon SPAK-un sipas nevojave të tij dhe i vihet kundra kur i prek interesat.

Ndër të tjera Këlliçi u shpreh se narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Sot policia e Prodës nuk ka zbatuar detyrën si institucion i shtetit, por urdhrin e kreut të narko-qeverisë, Edi Rama. Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës.

Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat.

Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën. Më shumë se kaq, kjo është përpjekje e hapur e Edi Ramës, që me anë të bandave të kontrollojë e vjedhë dhe këto zgjedhje.

I alarmuar nga qëndrimi i Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian në takimet me liderin e opozitës Sali Berisha, Edi Rama po ruan të paprekur infrastrukturën kriminale të grabitjes së zgjedhjeve.

Partia Demokratike u bën thirrje aleatëve ndërkombëtarë të reagojnë për këtë faqe të errët ne librin e zi të rekordeve të Ramës dhe qeverisë së tij.

Rama, që ka banditët në krah, ka popullin kundër. Më 11 maj, të kthejmë shtetin në anë të qytetarit dhe të së drejtës dhe Ramën ta hedhim në koshin e plehrave të historisë!

1 VITE ME PARE

Kontrollet e agjentëve të BKH në biznesin në Elbasan, dyshohet se kompania lidhet me grupin e Suel Çelës

"Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel
suel cela

ELBASAN- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me kontrollet e ushtruara ditën e sotme nga agjentët e BKH-së në një biznes në qytetin e Elbasanit me veprimtari në fushën e ndërtimit. Sipas informacioneve, kontrollet po ushtrohen në biznese që kanë lidhje me grupin e Suel Çelës.

Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar, dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve të biznesit. 

Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të prokurorit të posaçëm të çështjes, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. SPAK po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës.

1 VITE ME PARE

Çfarë dyshohet? Agjentët e BKH kontrolle në një biznes në Elbasan, sekuestrohen dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve

"Policia refuzon urdhrin për kontroll në bizneset e Suel
foto ilustruese

ELBASAN- Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle ditën e sotme në një biznes në Elbasan i cili e ka veprimtarinë në fushën e ndërtimit. 

Dyshohet se kompania ku janë kryer kontrolle ka përfituar tendera të shumtë, disa prej tyre të dyshuar në mënyrë të paligjshme nga bashkitë e Qarkut të Elbasanit. Po ashtu mësohet se janë sekuestruar, dosje, kompjutera dhe celularët e punonjësve të biznesit. 

Në kuadër të këtyre hetimeve, me urdhër të prokurorit të posaçëm të çështjes, agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në biznes të mbështetur edhe nga policia. SPAK po heton disa kompani ndërtimi me aktivitet jo vetëm në Elbasan por edhe në Tiranë e Durrës .

elbasan bkh suel cela

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës