LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12 mijë vende, shteti fiton 1 mld €! Opozita: Vjedhje!

• Miratohet marrëveshja e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit” në komisionin e Ekonomisë dhe Financave. • Sot, për gati 4 orë anëtarët e Komisionit diskutuan lidhur me marrëveshjen e portit të Durrësit. • Opozita kërkoi më shumë kohë për t'u njohur me projektin, i cili sipas tyre shkon mbi 200 faqe. •Në komision raportoi Zv.ministri i Financave, Besart Kadia dhe zv,sekretarja e përgjithme në kryeministri, Elira Kokona. Kadia deklaroi se ky projekt, do të krijojë mundësinë për punësimin e mbi 12 mijë personave. • Kadia dhe Kokona raportuan ndër të tjera se: Pronari përfitues në këtë projekt është vetëm Muhammed El Alabba dhe familja e tij, subjektet që janë përfituesit fundor janë persona fizik dhe qytetarët të Emirateve të Bashkuara. Kadia tha se shteti do të përfitojë 1 mld euro,ndërsa në fazën e parë merr 217 mln euro.• Ai deklaroi se pronari ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet mirëpo Qeveria nuk e ka pranuar, duke vendosur që ta përjashtojë vetëm 2 taksa që shkojnë në total 220 mln euro. •Faza e parë do zgjasë 7 vjet, ndërsa pjesa ku do futen njerëzit në tragete nuk do të preket. Në total, projekti do të sigurojë 12 mijë vende pune. Kokona tha se sipërfaqja që do zërë Porti do jetë 800 mijë m katror.•Opozita e quajti projektin vjedhje që po u bëhet shqiptarëve, ndërsa gjatë Komisionit parashtruan pyetje për të ftuarit. •Debatet nuk munguan• Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi debatoi me deputetin Agron Shehaj për shkak të mungesës në komision. •Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. •Kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore.

19 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Opozita kundër/ 'Ekonomia', miratohet në parim projekti për Portin e Durrësit

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektin për Portin e Durrësit. Me votat pro të maxhorancës, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development l.l.c, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, u miratua. 

Për gati 4 orë, anëtarët e opozitës shfaqën pakënaqësi për projektin, që sipas tyre është vjedhje. Deputeti demokrat, Arbi Agalliu u shpreh se opozita nuk ka pasur kohë mjaftueshëm të njihen me raportin, i cili është mbi 200 faqe. 

1 VITE ME PARE

Porti i Durrësit, Kadia: Investitori përjashtohet nga 2 taksa, shteti ynë fiton 1 mld euro

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Besart Kadia

TIRANË- Zv. ministri i Financave, Besart Kadia deklaroi se shteti përmes diskutimeve e marrëveshjeve me investitorin ka arritur të jetë aksioner me 33% në Projektin e Portit të Durrësit. Ai tha se projekti do të kushtojë  2.1 mld euro, nga të cilat shteti do të përfitojë 1 miliard. Kompania do të duhet të paguajë një tarifë vjetore prej 2%, nga xhiro vjetore. Kompania është përjashtuar nga 2 taksa, që kanë shërbyer që shteti të bëhet aksioner i përbashkët me kompaninë në masën 33%.

"Përtej aksionerit, kompania do ti paguajë shtetit shqiptar një tarifë vjetore të barabartë me 2% të xhiros vjetore të Marinës turistike. Kompania në fjalë do të përjashtohet nga taskat e ndikimit në infrastrukturë dhe strehimit social. Këto të dyja shërbëjnë si kontribut i shtetit shqiptar për të qenë aksioner i përbashkët në kompaninë në fjalë. Nuk kemi pranuar të ketë përjashtime të taksave të tjera, por vetëm në këto dy taksa. Shteti shqiptar është pjesëmarrës pas negociatave të bëra në këtë projekt me vlerën e 33%.

Kontrata aktuale ku shteti përfiton 33% të aksionit të kompanisë së përbashkët përfiton 2% të ardhura vjetore nga Marina turistike, ka të drejtën e vetos për vendimarrjen që lidhen me financimin dhe borxhin etj, dhe është e vetmja mënyrë për të siguruar që Porti tregtar i Durrësit, të mos prekë në asnjë moment të ardhurat nga aktiviteti portual i Durrësit,

Shteti do fitojë 1 mld euro, 217 mln euro në fazën e parë 754 mln euro dhe parashikimi që ky projekt, investim 2.1 mld euro, të ardhurat në buxhetin e shtetit është 1 mld euro. Ka kërkuar përjashtim nga taksat për 50 vjet, nuk e kemi pranuar, e kemi përjashtuar nga vetëm 2 taksa që shkojnë në total janë 220 mln euro. Projekti do zhvillohet te pjesa e kangjella, faza e parë do zgjasë 7 vjet, pjesa ku do hipin njerëzit në tragete nuk do të preket. Projekti do bëhet nga privati, jo nga biznesi i shtetit. Kalatat 66 mijë m2 i mbeten shtetit, bazeni i portit 60 ha i mbetet shtetit dhe kanali hyrës i portit 5.5 km i mbetet shteti, deti nuk tjetërsohet. Kalatat nuk ndryshohen dhe vija bregdetare i mbetet shteti”, tha Kadia.

1 VITE ME PARE

'Do kalojmë në votim'/ Shalsi mbyll komisionin, Kadia: E kalojmë edhe pa parlament, po e bëjmë për transparencë

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë u mbyll papritur. Kryetari i saj, Eduard Shalsi u shpreh se mbledhja do mbyllet pasi opozita nuk po lejon procesin e saj të vazhdojë normalisht. Përfaqësuesi shqiptar për projektin e Portit të Durrësit, Besart Kadia tha se çdo investim strategjik mund të kalojë dhe pa kaluar në parlament mirëpo po e bëjnë seancën në Komision për të treguar transparencë.

DEBATI:

Eduard Shalsi: Po më detyroni të mbyll mbledhjen dhe të shkoj në votim. Nëse ndërhyni dhe një herë do kaloj në votim. 

(Ndërhyn opozita)

Besart Kadia: Çdo investim strategjik mund të kalojë edhe pa kaluar në parlament. Por për hir të transparencës po e bëj.

Shalsi: Kalojmë në votim. Nuk do tallemi ne këtu. Pushim 2 minuta dhe po ju them, do kthehemi në votim. Po po, se e bëri, merr fjalën dhe mos dëgjo majtas dhe djathtas.

1 VITE ME PARE

E PLOTË- Sherr Shalsi-Shehaj te 'Ekonomia', kryetari i Komisionit: Ke 1 vit që s'vjen, po mbroj deputetët e PD nga ti

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË- Debatet të Komisioni i Ekonomisë nuk kanë fund. Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi nënvizoi edhe një herë se deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka munguar prej disa kohësh në Komision. Ky i fundit akuzoi se nuk po i jepet fjala deputetëve të PD-së, ndërsa Shalsi tha se ajo që po bëhet është hipokrizi. Socialisti kërkoi që deputeti demokrat të kërkojë falje, për mungesën dhe për fyerjet që iu drejtoi të pranishmëve në sallë.

DEBATI:

Agron Shehaj: Ka apo nuk ka pronarë offshore?

Kokona: Kjo ishte arsyeja pse në përgjigje iu referova faktit se pyetja nuk ishte për të vajtuar aty. Dorezanësi nuk është përfitues fundorë, pronari përfitues në vijim të asaj që u konfirmua, nuk ka entitete që janë të ndryshëm nga ata që u cituan. Pronarët e vetëm janë Alabar dhe familjarët e tij. Jemi duke folur për subjekte të cilat kur vendosin të krijojnë marrëdhënie të tyre, i realizojnë përmes shoqërive. Ne nuk na lejohet që të etiketojmë kompani offshore ose jo. 

Kokona: Dokumenti ka një seri marrëdhëniesh juridike. 

Shehaj: Në lidhje me Nishmin. Ju keni kontrolluar se subjektet nuk janë pjesë e marrëveshjes. Si mund të garantoni se pronarët e kompanive nuk janë të sanksionuar nga SHBA apo BE?

Kokona: Ka qënë interesi i negocimit, si mund të siguronim që interesat publike. Subjektet juridike lidhen me angazhimet që merren, nëse subjkti juridik nuk merr përsipër një..Kini respekt

Shehaj: Në çfarë dokumentacioni.. shteti shqiptar funksionon në bazë të dokumentave. E vetmja mënyrë për të zbuluar se pronarët nuk janë të sanksionuar

Kokona: Eshtë një 'duty' e kryer nga personat e kryer për këtë negocim. 

Braçe: Po s'ka more

Konona: Kompanite offshore nuk janë të sanksionuara

Shalsi: Po biem në rrengun e një deputeti...Duhet të kuptojmë dhe efektin teatral, ka cerek orë që thotë nuk e kuptove pyetjen, ka dalë ballazi në krah të non gratës. E kuptoj se dhe ti je në pozitë të vështirë. është vërë i ndjeshëm ndaj sanksioneve. 

Shehaj: S'kam mbaruar. Si mund t'ja heqësh fjalën opozitës, po bëni marrëveshje me kompani offshore. 

Shalsi: Mbaje fort non gratën, a e kuptoni hipokrizinë. Nga njëra anë shqetësohesh, nga ana tjetër ja partizan i non gratës. Njerëzit besojnë se çfarë del. Imagjino se çfarë lloj hipokrizie e madhe është që të jesh në anën e non gratës së Anglisë dhe bën sikur nuk të shqetëson. Vjen pas 1 viti, ti duhet ta filloje me një ndjesë se ke shkelur rregulloren. Nuk mund të uzurposh, këtu e përcaktoj unë, ti nuk e meriton të jesh në këtë komision. Ja ku e ke rregulloren. Kërko ndjesë dhe mos iu drejto ashtu zonjës Koliçi. 

Agalliu: Kemi që në orën 9 që nuk kemi thënë asnjë mendim dhe nuk kemi thënë asnjë pyetje. Doja të mos hidhnit benzinë zjarrit duke etiketuar këtë seancë të rëndësishme. Disa kolegë kanë bërë disa pyetje reale që do ishte mirë nga përfaqësuesit që të kishin përgjigje më konçize.

Shalsi: Nuk mund të mungojë sa të dojë, se rregulloja e përcakton.Sikur ta bënte këtë gjë një nga deputetët e këtij krahu dhe të bënte hipokrizi.. dikush nga ju duhet të kërkojë ndjesë atyre që erdhën për fjalët. Kërkoji ndjesë për epitetet që vendose në krye të herës. është burrëri të kërkosh ndjesë. Mua më vjen keq për zonjën Koliçi që nuk po flet. 

Më duhet të mbroj deputetët e PD dhe nga ti tani. Është e pamundur. Shi ca shantazhi bën. 

1 VITE ME PARE

'Sa sipërfaqe i vihet në dispozicion kompanisë?'/ Braçe kërkon informacion, Kokona: 80 Ha. Kadia: Deti nuk tjetërsohet

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, u diskutua sot marrëveshja e Portit të ri të Durrësit. Gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkoi përgjigjen e saktë se sa është sipërfaqja që do të përdorë kompania për ndërtimin e kësaj vepre, ndërsa kërkoi që të sqarohej fakti nëse shqiptarëve po ju grabiten 1 mijë ha tokë.

DEBATI:

Erion Braçe: Iu thuhet shqiptarëve se po grabitet 1 mijë hektarë. Po sa është sipërfaqja që po i vihet në dispozicion kësaj kompanie?! Dua dokumentin që i përgjigjet pyetjes time.

Elira Kokana, përfaqësuese e Këshillit të Ministrave: VKM është dokumenti që i referohen. Titulli i pronësisë është pronë shtet. Koordinatat e saj janë e përcaktuar në kontratë. Është 80 hektarë. Në përkufizim të marrëveshjes: Sheshi i projektit, nënkupton hartën, duke përfshirë sipërfaqen bruto të tokës, pra 800 mijë metër katrorë. Toka që vihet në dispozicion, kemi të bëjmë me det territorial, vijë bregdetare dhe tokë.

Braçe: A ka mundësi që të përgjigjeni konkretisht?

Shalsi: Kërkesa është që ta bëjmë konçize. Ajo që kërkojnë kolegët, është që të përmbledhim dhe të flasim me shifra. Duam përgjigje teknike.

Kadia: Kalatat 66 mijë metra i mbetet shtetit, kanali hyrës kryesor i mbetet shteti. Deti nuk tjetërsohet, kanalet hyrëse dhe basenit mbeten të shtetit.

Shalsi: Aman mo se po më vendosni në pozitë të vështirë. Po ça doni mo? Është e habitshme që disa prej jush kanë kurajo që të ngrenë çështje, duke u kapur në flagrancë. Po më tregonte se si duhet të jepet llogari. Unë i referohem rregullores.

1 VITE ME PARE

DEBATE/ Braçe: S'mbaj mend pyetjen. Shalsi 'sugjeron' zëvendësimin e Shehajt: Kush mungon 3 herë...

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË- Mungesa e deputetit demokrat në Komisionin e Ekonomisë, u përmend disa herë nga kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi. Ky i fundit, u shpreh se Agron Shehaj ka më shumë se 3 herë që nuk vjen në komision, duke thënë më pas se kush mungon kaq shpesh, zëvendësohet. 

DEBATI:

Erion Braçe: Sa është det dhe sa është tokë?

Besart Kadia: 66 metra katërorë i mbetet shtetit, kanali hyrës i mbetet shtetit, kjo është pjesa detare. Deti nuk ndryshohet, vija bregdetare mbetet e shtetit.

Eduard Shalsi: Po mendoj një formulë magjike sesi brenda 1 ore të bëhen pyetjet dhe të merren përgjigjet. Aman more tani se po më vendosni në pozitë të vështirë. 

Elira Kokona: është e pamundur përgjigja vetëm me po ose jo. 

Eduard Shalsi: Anëtarët e komisionit duhet të marrin pjesë, nëse një person mungon 3 herë, duhet që të merren masa për zëvendësimin e tij. Bëheni dhe të acaruar. Ngadalë. është e habitshme kurajo që kanë disa prej jush, kur kapen në flagrancë. Ke marrë 17 herë fjalën për procedurë. 

Erion Brace: Kjo seancë nuk bëhet. Unë si mbaj më mend pyetjet që kam bërë. Na thoni tani, muhabet kot. 

Eduard Shalsi: Fiks

Erion Braçe: Nuk më lini

Agron Shehaj: Unë nuk të lë?

Erion Braçe: Nuk më lë

Eduard Shalsi: Erdhe sot. Online ka një interes të jashtëzakonshëm, ndërkohë që ka një zhgënjim nga sjella dhe etika e të komunikuarit. Nëse nuk e ke brenda etikën nuk sillesh ndryshe. Ta tregoj unë etikën. Sepse thërrasim negociatorët që kanë bërë punë ditë e natë, i pytesim, bombardojmë e më pas presim pyetje, kur as nuk ju intereson të dini të vertetën. Nuk e the ti Agalliu, po mbase nga veshi i majtë nuk dëgjon. U thanë mashtrues. 

1 VITE ME PARE

'Ekonomia'/ Shalsi 'shpërthen' ndaj Shehajt: Ke merak non-gratën vëlla, nuk të shpëtoj dot unë

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË- 'Non grata' u përmend në Komisionin e Ekonomisë. Kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi u shpreh se deputeti demokrat, Agron Shehaj ka këtë merak mirëpo nuk shpëtohet dot nga të pranishmit. 

DEBATI:

Shehaj: Ti kush je. Cfarë them dhe cfarë nuk them mbaj përgjegjësi.

Shalsi: Unë jam këtu për të të treguar se cilat janë normat e rregullat, se kujt i jep llogari nuk e di. Nuk mund ta kalojmë.

Shehaj: Unë e kuptoj sikletin..

Shalsi; Ore unë kuptoj sikletin tënd. Ta tha, me non grata nuk është i lidhur. Nëse ke këtë merak nuk është

Kokona: Këtë ta konfirmoj.

Shalsi: Këtu do vazhdojmë traditën e komisionit, e ke merak non gratën vëlla, nuk të shpëtoj unë. Nuk ta heq do sikletin e non gratës. Ke probleme tani me non gratën do t'i transferosh problemet këtu. Je i kompleksuar. Nuk do shkompleksojmë njeri këtu. 

1 VITE ME PARE

'Ka përfitues të tjerë fundorë?'/ Shehaj insiston te 'Ekonomia', Kokona: Janë të qarta, pronari është përcaktuar

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Agron Shehaj

TIRANË- Në komisionin e Ekonomisë, deputeti demokrat, Agron Shehaj kërkoi të dinte nëse do ketë përfitues të tjerë fundorë në projektin e Portit të Durrësit. Zëvendës sekretarja në kryeministri, Elira Kokona i bëri të ditur se tashmë pronari është përcaktuar dhe nuk ka asgjë të vërtetë nga ato që thuhen lart e poshtë. 

DEBATI:

Agron Shehaj: Ka njeri tjetër përvec familjes, kjo thotë nuk e di. Të thotë po jo. 

Eduard Shalsi: Të lutem pak qetësi, pronarët përfitues dhe personat e lidhur, e shpjegoi shumë qartë. Tani doni t'jua përsëris.

Agron Shehaj: Nuk kam nevojë për përsëritje. Mos na ofendoni. Ka përfitues të tjerë, po apo jo?

Elira Kokona: Vazhdoj t'ju përgjigjem në kapacitetin tim ligjor. Pronarët përfitues janë shumë të qartë. Pronari përfitues është i përcaktuar, ajo që doni ju të shkoni nuk është por lexoni, se ata janë shumë të qartë. Ajo së cilës i referoheni, nuk është përfitues.

1 VITE ME PARE

Projekti në Portin e Durrësit/ Zv.sekretarja e kryeministrisë: Alabar dhe familjarët e tij, të vetmit përfitues fundorë

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Elira Kokona

TIRANË- Elira Kokona, zv.sekretarja e përgjithshme në kryeministri deklaroi në Komisionin e Ekonomisë se të vetmit përfitues janë familja Alabar. Gjatë raportimit, Kokona u shreh se kjo familje janë të vetmit përfitues fundorë. 

'Me urdher të kryeministrit, një seri zv ministrash dhe një sërë personash që janë anëtarë publike, janë pjesë e grupit të punës që kanë negociuar. Dokumentat janë të pafirmosur, procedura e negociimit, ka lejuar që të mos ndiqet vetëm interesi i investitorit, por dhe të shtetit. Për këtë arsye, legjislacioni parashikon që çdo kërkesë që vjen janë të pakufizuara as në tipologji dhe as në kohë. Investitorët që kanë dëshirë që duan të investojnë nuk kanë nevojë të kenë një afat kohor për të realizuar këtë të drejtë.

Analiza u vlerësua nga një grup teknik. Njerëz që mbulojnë funksione të caktuara. Modeli i vlerësuar nga grupi specifik i punës, garanton që shteti jo vetëm të ketë aspekt financiar, por lejon pozicionin aktiv të shtetit në periudhën e zhvillimit. Modelet që parashikojnë inaktivitetin e partnerit shtet nuk garantojnë interesin publik. Janë modele që janë prezente në raportet mes dy privatëve.

Një nga analizat që u krye para se të shkonim në negocim, ishte ajo e përfituesve fundorë. Duke qënë se shoqëria është e të drejtës shqiptare, zbaton të gjithë ligjin.

Kemi marrë garanci me shkrim nga subjketi, kemi siguruar të gjithë informacionet që kanë të bëjnë me përfituesit fundorë. Ata janë zoti Alabar dhe familjarët e tij, këta janë të vetmit përfitues fundorë. Theksoj se është e rëndësishme që të merrni dhe lexoni përkufizimin e pronarëve përfitues. Nuk ia kemi lënë imagjinatës, e kemi përcaktuar se cilët janë pronat përfitues. 

Muhamet Ali Rashit Alabar, Salma Alabar, Rashit Alabar, Muza Alabar, Marjam.. janë të gjithë pronarë përfitues të cilët detyrohen të citohen dhe janë përfitues në zbatim të legjislacionit.'- tha ajo. 

1 VITE ME PARE

'Pse po e bëjmë Dubai Portin?'/ Shehi: Investitorët italianë do e bënin Trieste. Punonjësit do jenë pakistanezë?

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Dashamir Shehi

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehi mendon se në Portin e Durrësit do ishte më mirë që investitorët të ishin italianë, gjermanë e nga Europa sesa ato nga Dubai. Në komisionin e Ekonomisë, Shehi tha se do ishte më mirë që në Durrës të projektohet si Trieste apo Kanë sesa si Dubai. Po ashtu, ai kërkoi të dinte origjinën e 12 mijë punonjësve që priten të punësohen pas përfundimit të projektit në Durrës.

DEKLARATA E PLOTË E SHEHIT NË KOMISION:

Unë do ti filloj pyetjet nga Porti i ri. Ku do bëhet porti i ri, sa kushton? Për sa vjet do bëhet? Kush do ta ndërtojë të riun? Impakti që ka në Durrës, do krijojë dhe probleme me logjistikën.

Tani te projekti i ri,ju thoni me mburrje se do krijohen 12 mijë vende pune. Janë për shqiptarët këto? Se ajo zona atje punon me pakistanezë dhe indian. Këto puntorët do marrin rrogën minimale shqiptare, se mund të jenë pakistanezë, siç është në Dubai dhe vijnë këtu. Se ky nuk është impakt pozitiv për shqiptarët. Keni vendosur ndonjë klauzolë? Çfarë po bëhet këtu. 

E dyta. Pse pa garë? Ne jemi në mes të Europës, vjet nënshkruam asociimin. Kemi miq italianë që mund ta bënin jo Dubai, po Trieste, mund ta bëjmë Kanë. Pse ta bëjmë Dubai? Pyetje kot, por ka të bëjë me teorinë shoqërore. Pse keni shkuar në një vend kot, do ishte më mirë të ishin ca austriakë. Italianët që kemi përballë, francezët. Ne po shkojmë ne Europë, pse të kthehemi pas. Porti është strategjik. Më duket se kemi disa interesa të tjera, që të vijmë tek të tjerat. Ju thoni se kemi dhënë 33% si ndërtues. Më duket e ekzagjeruar, barrë. 11% është një taksë e hequr në terminal, po ta shohësh në Tiranë, ajo i djeg, është mbi çmimin. Po ta bësh hesap ndërtuesi, i bie që është 22%, ke hequr taksën që djeg më shumë. Ke hequr atë që ka dashur, taksën fundore, 11 metra ia dorëzon bashkisë, te Veliaj, ai nuk ka për ta dorëzuar. 

Pyetja tjetër, ne kemi dhënë gjithë Golemin, asnjë tokë nuk ka më shteti në Golem. Si do garantoni se ndërtimet në Durrës, do mbeten truall të shtetit shqiptar. Nuk më duket ekonomike. S'ka të tilla kontrata, ka qënë marina e Vlorës. Më duket si artificë, tokën do ta mbajnë? Më duket se këtu nuk do ketë garanci. 

Pyetja që më djeg, është se si nuk u gjet një investitor gjerman, austriak apo italian.

Shalsi: Mu kujtuan debatet e shumë vendeve, ç'ka cituat... 

Shehi: Tu kujtua gjëja më për të qeshur.

Shalsi: Nëse do dëgjoje fjalinë e dytë s'do reagoje. E nisa me klubet e futbollit e më pas.. në Europë ka pasur 2 kahe, pse duhet blejë klubi arab ikonën e Munihut, është debat ky që them unë.

1 VITE ME PARE

Projekti i marinës në Portin e Durrësit, Braçe shtron mbi 10 pyetje te 'Ekonomia': Ka kompani offshore të përfshira?

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Erion Brace

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe parashtroi më shumë se 10 pyetje për përfaqësuesit shqiptarë për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Braçe kërkoi nga të pranishmit të cilët po raportonin në Komisionin e Ekonomisë, se sa do të jetë kostoja e projektit, çfarë do ndodhë me vijën bregdetare, sa taksa do të paguajë kompania e huaj dhe nga cilat do të përjashtohet.

REPLIKAT:

Eduard Shalsi; Shoqëria e huaj që është aksioner, cfarë aksionerësh ka pas? Të gjitha emrat pas kompanive, është shumë e rëndësishme për ne dhe për ata që na dëgjojnë, duam të dimë se kush janë pronarët. 

Erion Braçe: Dua të them që mundësia për të diskutuar është gjëja më e mirë që mund ti ndodhë këtij komisioni. Cfarë ndodhi më parë nuk shkon. Eshtë legjitime kërkesa për të qënë ministrat këtu, po për cfarë? Nëse i themi hajdut këtij e atij... Dhe roli i ministrave, për cfarë të vijnë? Për t'i sharë? Nuk shkon. Dua të di sa është prona e shtetit e vënë në dispozicion për këtë, në hektar. Cili është dokumenti që na garaton se kjo sipërfaqe toke që do të jetë aty, duhet të depozitohet dokumenti? E treta. Cfarë ndodh me vijën bregdetare që vihet në dispozicion të këtij projekti? Në cilin dokument është kjo që investitori, përfshirë dhe shtetin shqiptar, nuk do ta përdorë këtë pronë për të garantuar financim? Më jepni dokumentin që tregon se prona nuk do vendoset kolateral? Ju thatë se 8 hektarë do u kthehen qytetarëve, është pronë private apo publike Sa janë taksat që do paguajë investitori? Sa është vlera e taksave nga e cila do përjashtohet. Ju thatë se ai do ndërtojë hoteleri. Do ndërtojë gjë tjetër vec hoteleve? Sa është vlera e taksave. Sa taksa do paguajnë dhe nga sa taksa do përjashtohen? 

Eduard Shalsi:  Cdo gjë do jetë e lidhur me letra.

Erion Braçe: Duam të dimë, kemi të bëjmë me një kompani, është e ndarë në përqindje, ka të tjera kompani që financojnë në këtë pjesë, duam ta dimë. Mua nuk më intereson se sa i madh është zotëria që financon, unë dua garanci se ky projekt do mbarojë. Dua të di, Ka kompani offshore të përfshira? Nëse po cilat nëse jo shumë faleminderit. Dua të di se cilat janë dhe ku. Pyetja tjetër: Në disa nene, ka ndonjë detyrim që kompania të zbatojë ligjet vendase për financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Në cilin dokument janë dhe nga cili moment do t'i nënshtrohen. Për këtë sipërfaqe, ka pasur kërkesa të tjera. Nëse po, nga cilët. Kush do jetë institucioni që do shikojë këtë marrëveshje dhe këtë investim.

1 VITE ME PARE

Projekti i portit të Durrësit, Zv.ministri i Financave: Do krijohen 12 mijë vende pune

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Besart Kadia

TIRANË- Zëvendës ministri i Financave, Besart Kadia deklaron se Projekti i Portit të Durrësit, do të krijojë mundësi për të punësuar mbi 12 mijë vende pune. Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Kadia tha se projekti do të jetë një mjedis për të zhvilluar turizmin elitar. Po ashtu, Kadia kërkoi nga anëtarët e Komisionit që të kuptojnë se projekti nuk lidhet aspak me ngjyrimet politike. 

"Është krenari e kënaqësi të jem pjesë e këtij projekti. Shqipëria si çdo vend tjetër duhet të ofrojë disa specifike, që një investitor i huaj të investojë 2 mld euro. Marrëveshja është transparente. 12 000 të punësuar impakti numër 1. Fillimisht në ndërtimin dhe më pas në vijimin menaxhimit. Projekti veç banesave të strehimit, është një mjedis për turizmë elitar. Investitori ka investuar në SHBA, Egjipt, Dubai…etj. Në asnjë cast toka nuk tjetërsohet siç është shprehur në publik. Shteti shqiptar do të jetë aksioner dhe investitor strategjik me 33% të aksioneve. Aludime te bëra janë të ndryshme. Po ta lexoni kontratën do jeni krenar për atë që do të marri publiku shqiptarë. Ky projelt nuk lidhet me ngjyrat politike. Ju kur të jeni në krye, do thoni sa mirë e kanë menaxhuar këtë kontratë ata.

Zhvendosjen kapaciteteve portuale, në facilitete të reja jashtë zonave urbane. Të dhënat tregojnë se porti aktual i Durrësit me sipërfaqen që ka është duke arritur maksimumin e volumeve që mund të përpunohen në të. Ai krijon impakt negative në mjedis. Investimi mbështet dhe rritjen ekonomike të vendit. Nga ‘AIDA’ bëhet me dije se nuk ka patur ofertë për ivnestim mbi 450 mln euro, por investitori tanimë ka bërë ofertë për një sipërmarrje mbi 2 mld euro. Investimi totalisht nga investitori, jo mie fond publike. Punët publike do realizohen nga kompani dhe garë të hapur. 68 aplikime për statusin investitor strategjik, 51 nga ente shqiptare, investimi më i madh është “Marin dhe Yahte” në Durrës", tha Kadia.

1 VITE ME PARE

' Lexo librin ‘Banaliteti i së keqes’!'/ Shalsi s'i ndahet Shehajt: Të jam drejtuar me respekt, t'i qofsh! Demokrati: Çfarë thashë?

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Eduart Shalsi dhe Agron Shehaj

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë për Portin e Durrësit nisi dhe vijoi me debate. Në një moment, kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi akuzoi deputetin demokrat, Agron Shehajn se ofendoi. Ky i fundit, i habitur, përsëriti vetëm frazën: 'Çfarë thashë?', duke u shprehur i habitur. Shalsi i kërkoi të shikonte videon dhe ta kuptonte dhe dëgjonte atë që tha.

DEBATI:

Eduard Shalsi: Nuk duhet të bëhemi pjesë e vulgariteteve. Si mund të futeni në debate personale, do ua rekomandojë një libër, banaliteti i së keqes, është libër i bukur, vlen, vlen. Ti që je dhe biznesmen dhe flet me këtë gjuhë?

Shalsi-Tabakut: E pe çfarë tha?

Agron Shehaj: Çfarë thashë, çfarë thashë more? 

Eduard Shalsi: Vjen pas 1 viti këtu dhe thua kështu, madje madje...

Agron Shehaj: Çfarë thashë?

Eduard Shalsi: Madje iu jam drejtuar me respekt, ju qofshi.

Agron Shehaj: Çfarë thashë?

Eduard Shalsi: Shihe në video.

1 VITE ME PARE

'Jemi kthyer në lupsarë'/ DEBATE në komision, Shehi: Kush s'do të bëjë biznes në Shqipëri udha mbarë

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Eduart Shalsi dhe Dashamir Shehi

TIRANË- Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku po flitet për Portin e Durrësit. Drejtuesi i komisionit Eduard Shalsi dhe deputeti Dashamir Shehi u përfshinë në debat. Ky i fundit, u shpreh se kush nuk do që të bëjë biznes në Shqipëri, le të vazhdojë rrugën e tij. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Shalsi.

DEBATI:

Eduard Shalsi: Për këtë ka 1 vit që diskutohet. Nuk ka kohë për të humbur, sot jemi para një fakti. Ne me kolegët e kemi gdhirë duke shfletuar, dhe ne kemi disa pyetje për të bërë. Duke ditur negociatat që janë bërë, na duhet të dimë se për çfarë bëhet fjalë.

Ne i japim mundësi komisionit, të na shpjegojmë dhe të kuptojmë, po zoti Shehi ka një nxitim të madh se nuk e kemi luksin të humbasim. Duke e konsideruar të mbyllur këtë fazë. 

Dashamir Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon ligji, Shqipërisë mund ti kenë ikur mijëra investitor, e jo për jahte, po për qelikë e për gjëra të tjera. Që na paska ikur njëri para disa vitesh, rruga mbarë, absolutisht, ashtu i them, ju thoni si të keni qef. Nëse ikën dhe ky tregon se nuk ka interesa. Nuk është argument ky që të na mbushësh mendjen 

Eduard Shalsi: Eshtë argument ti thuash udha mbarë?

Dashamir Shehi: Atij që ka qejf me ik e nuk i intereson biznesi në Shqipëri, i them udha mbarë

Eduard Shalsi: Ne jemi votuar, nuk kemi lluksin ti themi udha mbarë, ne jemi kthyer dhe nuk është turp të thuhet në lupsarë për të tërhequr investitor në Shqipëri.

1 VITE ME PARE

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Pamje nga sherri

TIRANË- Sherr tek Komisioni i Ekonomisë për kontratën e portit të Durrësit. Teksa mori fjalën për të diskutuar, në "mendimin" e Erion Braçes ndërhyri demokrati Edmond Spaho, i cili duket se acaroi socialistin. Aq sa ai nuk e kurseu fjalorin në Komision, e më pas sherri vazhdoi por pa mikrofona.

SHERRI NË KUVEND: 

Braçe: Sa kohë këtu kanë ardhur kaq plane, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.

Spaho: Të vijë ministrja

Braçe: Ik ore pirdhu....

*flasin pa mikrofona, e nuk kuptohet çfarë thonë...

Spaho: Të vijë ministrja por nuk kanë kurajo

Braçe: Do vij që ç'ke me të, por jo për ta sharë ti more. Sa ke hyrë ke nisur të shash. Kë ke sharë mo? Sa ke hyrë... Mos hajde këtu me mendjen e Sali Berishës. Muhabete koti. Na tregon ti...Boll ore, kot. Muhabet koti.

1 VITE ME PARE

'Projektin e kemi marrë vonë'/ 'Ekonomia', Agalliu: Të shtyhet diskutimi, janë mbi 200 faqe, na duhet kohë

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Agalliu

TIRANË- Projektligji për Portin e Durrësit, shkaktoi debate në Komisionin e Ekonomisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu kërkoi që mbledhja të shtyhej e të zhvillohet në një ditë tjetër. Sipas tij, anëtarët e komisionit nuk janë njohur tërësisht me informacionet për Portin, pasi materiali ka mbi 200 faqe. 

'Duke qënë në një periudhë buxheti ku do të vazhdojmë me komisionet, do sugjeroja që ta shtyjmë këtë diskutim në një moment të dytë. Ky projekt ka një peshë të caktuar. Këtu janë materialet e ardhura në fund të ditës së premte, janë mbi 200 e ca faqe që kërkojnë konsulencë, në mënyrë që diskutimin të mos ta bëjmë me të bërtitura por me një plan biznesi. Në mungesë të informacionit dhe duke ditur se informacioni ka ardhur vonë, të marrim kohë. '-u shpreh Agalliu.

1 VITE ME PARE

Porti i Durrësit tek 'Ekonomia', Dashamir Shehi: Kontrata me 100 faqe na erdhi parmbrëmë, kush i lexon? Prisni të konsultohemi

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Dashamir Shehi

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka kërkuar shtyrjen e diskutimeve për projektin e Portit të Durrësit pas buxhetit, duke ngritur dhe shqetësimin e tij. Në fjalën e tij në Komisionin e Ekonomisë, Dashamir Shehi tha se vetëm për shkakun se qeveria po nxiton për këtë projekt, e për këtë arsye ka dyshime mbi qëllimet e saj.

"Parmbrëmë erdhi kontrata. Kontrata është 100 faqe, na erdhi të gjithëve. Ka ndonjë që i lexon 99 faqe dhe i shpjegon pa u konsultuar për një jurist. Që kur ndodh kjo ngutje mua më kap dyshimi. Në mes të buxhetit fusni 100 faqe kontratë që vë në lojë interesa gjigande. Le të bëhet po është për t'u bërë. Po prit njëherë. Kjo është procedurë. Prisni të mbarojë buxheti. Na i sillni ca letra, t'i shohim, t'i diskutojmë. Prandaj po them. Nga këtu më nis dyshimi. S'ka filluar me këmbë të mbarë,"-tha Dashamir Shehi.

1 VITE ME PARE

Porti i Durrësit tek Komisioni i Ekonomisë, Tabaku: Duam para nesh dy ministrat që negociuan

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka bërë një kërkesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. Në fjalën e saj, Tabaku kërkoi që në Komision të marrin pjesë edhe ministrat që kanë negociuar lidhur me projektin, për të ezauruar të gjitha pikëpyetjet që mund të kenë. 

"Nuk e gjykoni ju jemi të aftë dhe të paaftë. Moralin mbajeni në një vend tjetër. Nga e dini ju kemi lexuar apo jo? Vetëm ju lexonkeni. Jemi të interesuar të dëgjojmë nga personat politikë që kanë arritur këtë marrëveshje. Ne nuk e kemi diskutuar në Konferencën e Kryetarës këtë gjë. Nuk gjykojmë se e marrim informacionin nga personat që ka sjellë qeveria këtu. Duam ministrat që kanë negociuar politikisht,"-tha Jorida Tabaku.

1 VITE ME PARE

'Ekonomia'/ DEBATE për Portin e Durrësit, Spaho: Kjo është vjedhje, projektin po e mbron hidrauliku i Ramës

Ekonomia miraton Marrëveshjen për Portin e Durrësit, Qeveria: 12
Komisioni

TIRANË-Komisioni i Ekonomisë ka nisur me debate. Kjo u shkaktua nga anëtari i opozitës, Edmond Spaho, i cili e quan projektin e Portit të Durrësit si vjedhjen më të madhe që po i bëhet Shqipërisë. 

DEBATI:

Edmond Spaho: Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, por edhe të natyrës që do të zhvendoset një port dhe do të ndërtohet një port i ri dhe në këto kushte është e udhës dhe është normale që të vijnë ta mbrojtën projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, është shumë qesharke, po flasim për iplikimet të mëdha financiare, nuk kemi nevojë për shfaqje të tilla.

Eduart Shalsi: Në konferencën e kryetarëve është marrë një vendim, dhe nuk po bëjmë një procedurë, sikundër ka ndodhur dhe ka shumë shembull, tradita parlamentare

Edmond Spaho: Ca tradite?

Eduart Shalsi: Më lër të flas, të lutem

Edmond Spaho: Nëse inceneratorët është vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vij këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë

Eduart Shalsi: Të të vij turp të të thuash hidrauliku i Kryeministrisë

Edmond Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Më trego mua etikën

Eduart Shalsi: Gjuhë aspak etike

Edmond Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate

Eduart Shalsi: Mirë se erdhe në Komision se je dhe biznesmen

Eduart Shalsi: S’ke kapacitet për të diskutuar për një projekt të tillë të këtyre përmasave.

Edmond Spaho: Ju ka shkelë Edi Rama me këmbë

Jorida Tabaku: Kërkesa për të thirrur ministra është normale, ne duam personat politik që kanë negociuar dhe firmosur këtë marrëveshje. Nuk e kemi diskutuar në Konferencë Kryetarësh, duam të marrim sa më shumë informacion, nuk mund ta marrim nga personat që ka sjellë Kryeministria.

Eduart Shalsi: Kërkuar ata që kanë negociuar personat që kanë negociuar, doni ministrat apo ato që kanë negociuar, sepse përballë do keni personat që kanë negociuar. Pa fyerje vetëm ju lutem, s’duhet të shpërthejë me britma e akuza.

Në komision, po shqyrtohet projektligjit "Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”

porti i durresit komisioni i ekonomise 15 nentor 2022

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën