LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier, zbulohen lidhje me "shtetin", djali i Çervanakut: Jam shumë lart, dërgesa nga Anglia nuk erdhi

• Dalin të tjera përgjime nga laboratori i kokainës në Fier. Nga përgjimet kanë dalë detaje të tjera ku u zbulua se droga fillimisht u la në një magazinë në Kombinat. • Pasi kaloi në doganë, grupi kishte lënë para tek bashkëpunëtorët dhe 4 thasë me pleh, brenda të cilit ishte tretur kokaina. • Kjo ishte dërgesa e dytë, pasi dhe një tjetër ishte nisur nga Anglia, por kurrë nuk kishte mbërritur. • Shkak ishin bërë kontrollet e shumta që bëheshin në doganë. • Nga përgjimet, mësohet se grupi kishte mes tyre edhe persona shumë të rrëzikshëm, madje përmendur vrasës policësh.• Si u zbulua laboratori? Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. • Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PËRGJIME të reja zbarden nga droga e Fierit, ‘Sheiku’ njohje me vrasës policësh: Tani s'po na del garant shteti mor burrë

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,
Ngarkesa me kokainë

TIRANË- Ngarkesa me pleh organik, e cila kishte në përbërje 430 kg kokainë që u zbulua pak ditë më parë në Frakull të Fierit, mesa duket nuk është e vetmja ngarkesë e trafikuar nga grupi, i cili drejtohej nga Nikolin Gjolena. Sipas ReportTv, në një bisedë të përgjuar në 30 gusht të vitit 2022 mes Denilson Cervanakut dhe Nikolin Gjolenës ata flasin edhe për një kontenier që nuk e kanë kaluar dot nëpërmjet Anglisë. E dërgesa u kishte mbetur në anije, ndërsa ishte kthyer mbrapsht. 

PJESË NGA PËRGJIMET: 

Soni: Po ajo e Anglisë?

Niku: Ajo e Anglisë nuk e nxorën dot, vajtën deri në Angli dhe nuk e nxorën dot

Soni: Ngeli aty në port?

Niku: Nuk është kthyer kontieneri ka ik prapë me anije. Se morëm dot, beri gabimin një robsh. Ne vend që ta bënte motori, e kishte vene ne sy motorin, poshtë ka katër bullona, e bëjnë këta punëtorët që janë aty, nga një cep në cepin tjetër ose e shkarkojnë se nuk ka shume punë fap e fap ndërsa kështu ka shume pune ajo

E po ashtu, në një bisedë gjithashtu midis Denilson Çervanakut dhe Nikolin Gjolenës del se kanë bashkëpunëtorë të rrezikshëm, edhe pse nuk përmendin emra, shprehen se në mesin e tyre ka persona të akuzuar edhe për ngjarje të rënda kriminale deri në vrasje policësh, megjithatë nuk mund të zbulohet se për kë e kishin fjalën. 

Niku: Niku Jam më çoi foto ai, me çoi gazetën aty të atij vendi ku është. Se ishin tre nga grupi që njihte ky, dhe nuk ia mban fare këtyre vëlla, se kanë lidhje me shtetin, kanë vra policë aty, kanë q. robt. Nuk i del garant ai i shtetit tani o burrë, se ka shumë kontrolle. S’ka garanci në shtet për momentin, me çoi foto pardje, o vla sta kam harru po shiko si është këtu

 

3 VITE ME PARE

Euro dhe thasë me "pleh"/ Ardhja e kolumbianit ekzaltoi Denilson Çervanakun, përgjimet: Jam shumë lart, më vdektë plaka!

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,
Denilson Çervanaku

TIRANË- Grupi i trafikantëve të 430 kg kokainë duket se mezi e kanë pritur ngarkesën që të vinte. Pas mbërritjes së drogës dhe zhdoganimit, Denilson Çervanaku e ka sjellë kokainën në një magazinë, ku ia besoi Marildo Ronës, ku kokaina monitorohej nga kamerat 24/7.

Në fund të shtatorit, kur ka ardhur edhe shtetasi kolumbian për të bërë ndarjen, ngarkesa është transportuar nga Kombinati drejt fshatit Frakull, moment ky që ka ekzaltuar edhe të riun Denilson Çervanakun.

"Me rob shpie, sa lart jam. Me rop rob shpie, s'kam qenë ndonjëherë si ky moment, ndihem shumë mirë. Më vdekt plaka", shpreh entuziazmin e tij i riu, në një nga bisedat me anëtarët e grupit.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

3 VITE ME PARE

Detaje nga laboratori i kokainës në Fier, djali i zyrtarit të PS-së jepte 500-1000 euro ryshfet në dogana, la dhe 'bakshish'

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,
Denilson Çervanaku

TIRANË- Detaje të tjera janë zbardhur në lidhje me zbulimin e laboratorit të kokainës në Fier. Mësohet se ka qenë vetë djali i zyrtarit të Partisë Socialiste Viktor Çervanaku, Denilsoni ai që ka bërë pagesat në dogana për të lejuar kalimin e plehut kimik që është i përzierë me kokainë. Në konkretisht mësohet se Çervanaku ka paguar shuma nga 500 deri në 1000 euro në doganë. Madje ai ka lënë 'bakshish' edhe 4 thasë me pleh. Në një prej rasteve, ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një person i identifikuar si Marildo Rona. Më të njëjtin person, ai ka ruajtur drogën për disa ditë në një magazinë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri.

Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

3 VITE ME PARE

Nga Kombinati në Frakull, si u ruajt kokaina/ Denilson Çervanaku u besonte vetëm syve të tij, kërkoi hotel të ishte pranë "magazinës"

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,
Foto ilustruese

TIRANË- Kokaina e sjell nga Kolumbia në Shqipëri nga Nikolin Gjolena dhe 9 personat e tjerë pasi u zhdoganua në ambientet e doganës para se të dërgohej në Fier ishte mbajtur në Tiranë, pikërisht në zonën e Kombinatit. Por nuk ishte lënë vetëm dhe sigurisht as në mëshirë të fatit, por ishin marrë masa me detaje për ta ruajtur me shumë kujdes. Detyrën për t’u kujdesur për lëndën narkotike në Kryeqytet në rrugën "Jorgo Panajoti", e kishte Marildo Rona, i cili gjithashtu kishte siguruar sipas dosjes hetimore që Tv Klan ka lexuar, pirunin për lëvizjen e ngarkesës dhe infrastrukturën për finalizimin e ndarjes së lëndës narkotike nga plehu.

Nga përgjimet është zbardhur se Denilson Çervanaku ka komunikuar me Ronën dhe se ky i fundit i ka treguar një vend se ku kokaina do të ruhej e sigurtë dhe e monitoruar nga kamerat në çdo moment, por edhe ai do qëndronte aty për ta ruajtur edhe fizikisht. Mirëpo Çervenaku duket se nuk ka mjaftuar me aq, por ka dashur që të jetë edhe vetë aty, ndaj i kërkon bashkëpunëtorit të tij t’i gjejë një hotel pranë Kombinat, ku do prisnin mbërritjen e mikut të tyre për ekstraktimin e lëndës narkotike.

Pas mbërritjes së shtetasit Samir Rodrigues lënda është dërguar në Frakull ku u vendos në banesën e Viktor Çervanakut, megjithëse siç rezulton nga përgjimet, Rodrigues edhe pse ka shkuar për të parë sasinë, nuk ka nisur nga puna dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga anëtarët e grupit. Grupi ishte në pritje edhe të një tjetër shtetasi nga Kolumbia, i cili nuk është futur kurrë në Shqipëri dhe ka qëndruar në Malin e Zi, aty ku vijon një hetim paralel për të njëjtin rast trafiku. 

Lajmi për drogën u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh 24 ton pleh kimik i përzierë me 430 kilogramë kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Më pas u organizua operacioni për prangosjen e personave të tjerë në Shqipëri. Deri më tani janë arrestuar: Zenel Cervanaku, i cili akuzohet se është edhe porositësi i kësaj sasie kokaine; Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Frakullit, djali i tij së bashku me të fejuarën, Denilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati; Klajdi Vrioni (Kodra), 32 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për plagosje të rëndë; Redion Meshi, 22 vjeç; Marildo Rona, Nikolin Gjolena, Julian Malaj dhe Bledar Matoshi. Në kërkim është shpallur kolumbiani Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik. Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15,910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

3 VITE ME PARE

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK dërgon “letërporosi” në Kolumbi e Mal të Zi

PËRGJIME nga dosja e laboratorit të kokainës në Fier,
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të dërgojë një letërporosi në Kolumbi për laboratorin e kokainës që u zbulua në Fier. Ndërkohë që SPAK vijon hetimet për ngarkesën e 26 tonëve me pleh organik artificial, që u përdor si një metodë e re për të trafikuar 430 kilogramë kokainë, me vlerë 40 mln euro, ka kërkuar informacione nga agjensitë e huaja. Sipas burimeve, SPAK përveç informacioneve të mbledhura nga autoritetet malazeze dhe DEA Amerikane, pritet t’i dërgojë letërporosi dhe në Kolumbi e Mal të Zi.

Në letërporosi janë disa pyetje ku të mësohet se ku është ngarkuar malli; kush janë personat e tjerë që janë përfshirë atje dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë dalë garant për shitjen e lëndës narkotike dhe futjen e saj në treg. Por mbi të gjitha informacion do kërkohet edhe për dy kolumbianët që kishin ardhur për të bërë ndarjen e plehut nga kokaina.

Ndërkohë po bëhen edhe ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave të reja për 10 të arrestuarit në vendin tonë, mes tyre dhe kryekomunari i Frataj, Viktor Çervanaku. ku  janë përfituar nga përgjimet telefonike dhe ambientale që i janë bërë grupit. Përgjimet më të së shumti janë nga komunikimet e Denilson Cervanakut dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhati, ku shpesh ata mundoheshin të mos përmendin emra, duke shfaqur frikë nga përgjimet. Por në fakt, kishin treguar qartësisht gjithçka lidhur me çfarë po merreshin. 

laborator kokaine ne fier

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen