LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth, marrin mbështetje dhe nga turistët: Më mirë të vdes sesa të prishen shtëpizat

• Banorët e Thethit kanë nisur një protestë kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre. • Banorët kanë bllokuar komplet urën e vetme që të çon në fshatin turistik. • Banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi. • Protestuesit gjatë tensioneve me policinë kanë theksuar se shteti po "vret" të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona. • Por protestës së banorëve të Thethit i janë bashkuar dhe turistët që ndodhen në këtë zonë për pushime. • Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. • Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. • Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. • Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Mos luani se është gjynah!" Zyrtari i IKMT, debat me banorët në Theth: Kemi shkelur ligjin duke ju toleruar 2 ditë, na premtuar se do i çmontonit

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
Foto nga vendi i ngjarjes

THETH- Vijojnë përplasjet në protestën e banorëve të Thethit kundër shembjes së ndërtimeve të konsideruara pa leje. Bëhet me dije se së fundmi ata janë përplasur me përfaqësuesit e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Konkretisht Drejtori i Zbatimit të Vendimeve në IKMT, Fatmir Mete në një debat me banorët, tha se ata kishin marrë njoftim paraprak dhe se institucionet kishin treguar tolerancë të tejskajshme ndaj tyre. Sipas tij, objektet janë të ndërtuara pa leje dhe banorët kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë.

“Na keni premtuar se do t’i çmontoni vetë objektet. Ju kemi toleruar dy ditë dhe kemi shkelur ligjin në këtë tolerancë. Mos luani me fatkeqësinë e tjetrit, se është gjynah. Kur ka ardhur grupi i inspektimit, objektet kanë qenë në emër të një personi dhe tani i keni kaluar në emër të një tjetri”, tha Mete.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Protesta në Theth/ Banori i përlotur shtrihet para gomave të fadromës: Jam në borxh, më mirë të vdes!

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
pamje nga vendngjarja

THETH- Banorët e Thethit protestuan ditën e sotme kundër shembjes së strukturave që kanë ngritur në tokën e tyre. Ata bllokuar për rreth dy orë urën që të çon në fshatin turistik. 

Një prej banorëve të zonës, i përlotur ka rrëfyer duke qëndruar para gomave të një prej fadromave se shtëpitë që ka ndërtuar nuk përmbajnë beton, por janë vetëm prej druri. Ai u shpreh se është në borxhe dhe i bën thirrje shtetit, institucioneve të vendosin dorë.

“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vendosin dorë. Më mirë të vdes. Le të vijnë t’i shohin, janë prej druri dhe duan t’i prishin, jam futur në kredi. U bëj thirrje kryeministrit, Edi Ramës, Benet Becit. Ju lutem. Unë jam i vdekur. Jam në borxh për të ndërtuar 5 shtëpi druri, ku të mbytem unë? Më mirë të vdes dhe unë”, u shpreh ai.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Shteti të mos i prishë"/ Protesta në Theth, banori shpërthen në lot: Kam ndërtuar në tokën time 5 shtëpi prej druri, asnjë pëllëmbë beton

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
banori

THETH- Një banor me aftësi të kufizuara i cili ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së objekteve në Theth tha se ka investuar kursimet e jetës. Mes lotësh banori shprehet se ka ndërtuar pesë shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton. I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë. Me lot në sy ai kërkon prej shtetit që të mos i prishë objektin sepse dalim në rrugë të madhe.

"Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton," thotë banori. 

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Asnjë shtyrje..."/ Protesta në Theth, deputetja Bardeli: Kanë të drejtë të protestojnë, janë në truallin e tyre

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
Gerta Bardeli

THETH- Deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli ka marrë pjesë në protestën e banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje

Gjatë protestës ajo debatoi me policinë dhe u shpreh se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre”, tha ajo.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

1 VITE ME PARE

Turistët i bashkohen protestës së banorëve të Thethit: Jemi me ju

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
Turistet

THETH- Protestës së banorëve të Thethit i janë bashkuar dhe turistët që ndodhen në këtë zonë për pushime. Ditën e sotme, banorët kanë bllokuar urën që të çon në hyrje të fshatit. Turistët në protestë kanë deklaruar se i janë bashkuar qytetarëve pasi nuk duan që bukuritë e Thethit të mbulohen nga betoni.

“Marrim pjesë me ju në protestën tuaj, sepse ajo që është e juaja duhet të mbetet e juaja. Kemi mbetur pa fjalë nga kjo bukuri e kësaj zone, e cila duhet të mbetet në këtë shpirt që përçon. Nëse luftoni me ata që sjellin beton, jemi në anën tuaj”, thanë turistet.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

"Nuk kemi bërë asnjë krim"/ Protestë në Theth, banorët përplasen me policinë: Kjo që po bën shteti shqiptar është një masakër

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
pamje nga protesta

THETH- Situata duket se po tensionohet në zonën e Thethit, pasi banorët bllokuan urën në hyrje të fshatit mëngjesin e sotëm, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Gjatë protestës banorët janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për tu futur në zonë.

Ata janë shprehur të revoltuar duke thënë se këto prona përfaqësojnë mundin dhe punën e gjatë të tyre dhe se pa to nuk mund të sigurojnë dot jetesën. Gjithashtu bënorët shprehen se po kërkojmë gjënë më minimale dhe po u mohohet.

“Nuk kemi bërë asnjë krim, vetëm kemi ndërtuar në shtëpitë e të parëve tanë për të ofruar një shërbim. Kjo që po bën shteti shqiptar është një masakër ndaj nesh. Ne po kërkojmë gjënë më minimale dhe po na mohohet. Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, u shpreh një prej protestuesve.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

1 VITE ME PARE

"Ku do të shkojnë turistët"?/ Protesta në Theth, protestuesit: Po na merrni të ardhmen, është mundi dhe djersa jonë

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
pamje nga vendngjarja

THETH- Një sipërmarrës është shprehur gjatë protestës kundër prishjes së objekteve pa leje në Theth se aksioni i ndërmarrë në mes të sezonit është i papranueshëm. Gjatë tensioneve me policinë, ai u shpreh se shteti po "vret" të ardhmen e tyre dhe se po largon turistët nga zona.

Gjithashtu ai shprehet se në fund të sezonit mundë edhe ta diskutojnë si çështje por jo sot. Ai theksoi më tej se ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë.

“Të ardhmen tonë, fëmija jonë, ku do të rrimë, ku do të shkojnë turistat. Nuk i kemi vjedhur kujt. Çfarë të bëjmë ne nesër kur të shemben objektet, të bëjmë krime dhe të përfundojmë nëpër burgje dhe në rrugët e botës. Ju po provokoni turistin e Thethit, çfarë doni të promovoni shpopullimin e vendit, ku të ikë kjo rini. Fatmirësisht ka jetë në këtë vend falë mundit dhe sakrificave tona që kemi bërë.

Doni të na merrni edhe këtë që na ka dhënë zoti. Nuk tolerohet, kjo është mundi, djersa dhe gjaku jonë. Po na e morët këtë, na merrni jetën. Në mes të sezonit kur ndodh kjo punë. Në fund të sezonit ulemi e flasim, por jo sot. Ku të shkojnë këta njerëz që janë brenda, ku ndodh kjo masakër. Po më shemb shtëpinë, çfarë do të më penalizosh tjetër.

Çfarë është kjo shprehje. Më ke gjobitur, më ke uruar për punën që kam bërë dhe turistët që kam pritur. Sa herë kam ndalë në male me shpëtuar turistët, bashkë me policinë e shtetit. E kemi ndërtuar këtë vend, kemi pritur e përcjellë dhe sot po na shembet shtëpia. Ju po na merrni edhe këtë. Ku të shkojmë, kush do të ndërtojë në këtë vend. Ka mijëra turista që janë jashtë se janë shembuj objektet prej strukturave të policisë”, tha ai.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

1 VITE ME PARE

Aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje/ Banorët e Thethit i bllokojnë urën Policisë së Shtetit (FOTO)

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Banorët protestë në Theth,
foto ilustruese

THETH- Banorët e Thethit kanë bllokuar urën në hyrje të fshatit mëngjesin e sotëm, duke penguar hyrjen e forcave të Policisë së Shtetit. Kjo ngjarje vjen pas kundërshtimit të aksionit të IKMT-së, e cila edhe sot ka planifikuar prishjen e disa ndërtimeve pa leje në zonën turistike.

Gjithashtu banorët e Thethit kanë kundërshtuar me forcë prishjen e objekteve, duke e konsideruar aksionin të padrejtë dhe të papërshtatshëm për një zonë që varet nga turizmi.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat./Dosja.al

proteste ne theth

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri