LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Rama i do lekët për të paguar Becchettin, në zgjedhje nuk marrim pjesë

• Banorët e Bërxullës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. • Banorët kanë kërkuar gjatë protestës që tokat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut, ndryshe ata nuk do i japin ato. • Po ashtu banorët kanë theksuar se janë të zhgënjyer nga Rama, ndërkohë që kanë shtuar se ai i do pronat e tyre në mënyrë që të paguaj 110 milion euro që i ka Francescco Becchetit. • Banorët po ashtu i kanë bërë thirrje Dallandyshe Bicit që tu japë certifilkatat e pronave. • Protesta e radhës e paralajmeruar nga banorët do të mbahet të mërkurën në orën 09:30 në Myslym Shyri.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Banorë e Bërxullës në protestë: Rama po merr pronat tona për të paguar Becchettin, të mërkurën sërish protestë

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Rama i do
banoret ne proteste

TIRANË- Banorët e Bërxullës në protestë kanë deklaruar se Rama po tenton tu marrë pronat atyre në mënyrë që të paguaj 110 milion euro që i detyrohet Francessco Bechettit. Gjatë protestës së sotme, banorët janë shprehur se të mërkurën do të dalin sërish në protestë. Protesta do të mbahet te Myslym Shyri në orën 09:30. 

“Politika vrasëse i futi spiunat e vetë për të përçarë popullin. Spiunat e partisë në pushtet gjithë natën e natës nuk i ka zënë gjumi për këtë protestë, pasi kërkojnë ta përçajnë, por nuk do ia arrijnë ne do jemi fitimtarë. Kurrë nuk do mposhtemi, inshallah i madhi Zot dëgjon dhe ia theftë qafën këtij krimineli. Nuk mendon për rrogat dhe pronat tona po i hedh me arbritrazh disa institucione dhe i kthen mbrapsht për pagesë, kërkon ti shkatërrojë imazhin Shqipërinë. Po kush je ti, a nuk të njeh populli dhe vendi ty? Mjer për ata që i shkojnë pas atij të mjeri, ai është një buxhel që kërkon të shtypë popullin, nuk po na njeh as jetën tonë. Vetëm Shqipëri ka një Kushtetutë të tmerrshme, presidenti duhet të japë ultimatumin për shkarkimin e kësaj, është çifute. Ndjek linjën e shejtanit, kërkojmë mbrojtjen e Zotit. Rama me gjithë ministrat është i ziu i vendit, por kurrë nuk do arrijnë qëllimin e tyre, nderi dhe prona është e garantuar te i madhi Zot. Ne do vazhdojmë pa ndalim, duhet të bashkohemi si popull. Unë jam 100 karaç demokrat, por se deklaroj. Kush më ndihmon të bashkohet me turmën, nuk e kemi ne traditë të bëjmë të kundërtën. Sot më bëhet qejfi që ishim shumë, kemi unitet. Diktatorët kur bashkohet populli, frikësohet. Çfarë na ka dhënë ne politika, ne nuk kemi ujë, drita prandaj ne duhet të mblidhemi si fshat. Ditën e mërkurë te Myslym Shyri protestoj në orën 9:30 si qytetar ndaj qeverisë, pasi nuk kam asnjë të drejtë. Djalli nuk më ka dhënë asnjë aspirin, kam 7 muaj që jam operuar”, tha një banor.

3 VITE ME PARE

Në protestë prej muajsh, paralajmëron qytetari: Kush futet në tokën time pa leje është automatikisht i vdekur

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Rama i do
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës janë lodhur nga qeveria shqiptare e cila nuk po interesohet e nuk po u kthen përgjigje për kërkesat e tyre. E duke qënë kështu, banorët kundërshtojnë kategorikisht shembjet e banesave. Madje një prej tyre kërcënon se do vrasë këdo që i futet në tokën e tij.

"Kush futet në tokën time pa leje është automatikisht i vdekur. Punimet këto po i vazhdojnë, unë kam një detyrim, një familje dhe nga feja ime në Allah. është haram që të shitet, unë jam një nga ato që përvec pronës time kam marrë me qira dhe toka. Jam prodhues i grurit dhe i misrit. Kam biznes timin, unë i shërbej siç duhet, unë do pres në oborrin e shtëpisë time, i kam aq aftësi saqë të kryej të gjitha metodat, kush shkel në territorin tim, është automatikisht i vdekur, ky është ultimatumi që unë jap"

Ai më tej është shprehur se nuk ka për ta shitur gjakun e fëmijëve dhe famijës së tij, duke e lënë tokën. Sipas tij qeveritarët dhe institucionet thjesht sa po tentojnë që t'i rjepin këta.

Jemi banorë e pronarë të tokave që duan të na e vjedhin dhe rrëmbejnë. Institucionet të kthejnë kokën këtej nga ne, jemi të gatshëm që të japim jetën për atë pronë dhe të fundit që largohemi nga kjo tokë pa marrë të drejtat tona. Të zhvillohet projekti, por ku do shkoj unë, familja ime, fëmija ime, Unë e kam djersë, jo si këta që shesin gjakun e fëmijëve të tyre që të mbijetojnë vetë. Janë vampirë, në tokën time nuk e kanë këtë shans.

E kanë spostuar disa herë projektin, të na jepet çfarë na takon. Si na takon që çmimet e një km autostrade është më i shtrenjti në Evropë ndërsa vlerësimi i banesave apo i tokës më i ulti. Punonjësit e Bashkive, të ministrive, apo gjithë institucioneve përkatëse, bëjnë formulat se si të rrjepin popullin shqiptar. Nuk është e lehtë për asnjë nga ne këtu, të gjithë janë me Ramazan. Kalojmë këtë situata që fëmija ime të jetojë edhe nesër, është fundi," tha një prej banorëve.

3 VITE ME PARE

Banorët e Bërxullës në protestë: T'i japin zgjidhje situatës ose ne nuk marrim pjesë në zgjedhje

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Rama i do
Banoret ne proteste

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë paralajmeruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit nëse nuk zgjidhet situata për tokat e tyre. Gjatë protestë së tyre, ata i kanë kërkuar kryetares së Kadastrës Dallandyshe Bici, që të marrë masa urgjente dhe tu janë dokumentacionin e pronës së tyre. Po ashtu, ata kanë theksuar se çdo gjë që kanë kërkuar është që prona t'iu vlerësohet sipas çmimit të tregut.  

"Na ka shkuar në palcë, flemë të friksuar. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni, këto kërkojmë ne në 7 muaj. Shteti po na vret, pasojat po i vuajmë vetëm nga drejtuesit, na godasin nga lart. Kjo protestë nuk do shuhet, zonja Bici të marrë masa urgjente dhe të na japë gjithë dokumentacionin. Kemi 7 kërkesa elementare, certifikimin e pronës dhe vlerësimin sipas çmimit të pronës kërkojmë, e thotë vetë ligji. Nuk po kërkojmë asgjë jashtë ligjit. Edhe akomodimi, ku do shkojmë ne nëse na shembet banesa, kemi 1 muaj që ia kemi bërë me pika. Naivitet dhe mospërfillje, por do të marrë të njëjtën përgjigje, nuk ka votime më 14 maj për Bërxullën. Kur ata nuk na njohin ne pse duhet ta bëjmë, zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk do marrim pjesë në zgjedhje”, tha banori.

3 VITE ME PARE

Projekti Thumanë-Kashar, banori përlotet gjatë protestës: Pushtetarët hanë ndërsa ne vuajmë, më vjen të qaj

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Rama i do
Banori

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar që prek tokat e tyre. Gjatë protestës sotme, një prej banorëve është përlotur, duke e quajtur këtë që po u bëhet padrejtësi. Po ashtu, ai është shprehur se të gjithë pushtetarët dhe politikanët në Shqipëri po vjedhin ndërkohë që populli po vuan për të ngrënë. 

“Këtu vjedhin të gjithë pa përjashtim. Nuk të mbaron kush një hall sot. Bëhen dallavere. Shtrengohet laku deri në atë sa t’i të japësh ryshfete. Jemi të detyruar të bëjmë nga dy punë sepse nuk na del ekonomia. Të gjithë kërkojnë të përfitojnë në mënyrë abuzive. Të pritet vjedhja njëherë e mirë. Këto institucionet e reja që investojnë me miliarda për ‘tu bërë njerëz, por këtu vjedhja nuk ndalon. Këta që kërkojnë dhe sillen rreth këtij populli për të përfituar e bëjnë edhe për të mbyllur zullumet. Nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet. Firmat janë në terren. Projekti i rrugës është komplet abuziv. Këta e kanë pranuar projektin dhe sot u del problematike në terren. Toka nuk dëmshpërblehet se ka taksa të larta. Kanë marrë secili llokmat e veta të majmë dhe hanë ata pushtetarët 95% e këtyre banorëve janë më agjërim, turp tu vijë atyre banorëve. Edhe besimtarë katolikë kanë festën, turp t’u vijë pushtetarë. Jam kaq irrituar nuk di çfarë të them më. Harruan që erdhën në pushtetin me votën e këtij populli. Pa ujë, pa rrugë, pa drita jemi. Nuk kanë bërë asgjë për popullin. Kryeministri, zonja ministre, edhe zonja Bici si e kanë kaq të vështirë. Ku është shërbimi social. Unë jam një banorë, jam kryeplak se më kanë zgjedhur banorët, por nuk kam çelësin magjik, ku do të shkojnë banorët kur t’u shembet shtëpia. Kanë nxjerrë një leje, çfarë ka bërë shteti, ka 7 muaj? Ku do të akomodohen banorët? Këto bëjnë fresk, vejnë kondicionerë, e kaloriferë bredhin në lokale luksoze dhe nuk duan ta dinë për popullim Rrisin rrogat në fushatë. Jo mor zotëri , boll është lodhur ky popull me mashtrime. Jam habitur”, tha një protestues.

 

 

 

 

 

 

3 VITE ME PARE

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Ramës nuk ia falim, askush nuk do t'ja dijë për ne

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Rama i do
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish sot në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Banorët janë shprehur se askush nuk do t'ja dijë për ta, ndërkohë që kanë shtuar se një pjesë e banorëve që nuk po dalin në protestë janë shitur. Po ashtu ata kanë theksuar se Ramës nuk do ja falin këtë gjë.  

“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është, nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu”, tha një nga banoret.

banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri