All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Veliajt, Këlliçi: Më 11 korrik të mbushim sheshin para kryeministrisë

• Ditën e sotme është mbajtur protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. • Protesta e sotme ishte e 15-ta që regjistrohet ndërsa më 11 korrik është njoftuar një tjetër tubim i cili do të jetë kombëtar. • Qytetarët ditën e sotme u mblodhën para bashkisë së Tiranës duke kërkuar sërish largimin nga detyra të kryebashkiakut Veliaj ndërsa qëndruan më pak se një orë në tubim. • Ashtu siç edhe në protestat e mëparshme qytetarët ndezën goma dhe hodhën goma në drejtim të policëve. • Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ashtu si në tubimet e tjera ka marrë pjesë edhë në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. • Këlliçi gjatë fjalës së tij para protestuseve u shpeh se Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. • Ai më tej ngriti pyetjen se çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani duke shtuar se arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. • Këlliçi gjithashtu ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën e 11 korrikut për të mbushur sheshin para Kryeministrisë si kurrë më pare për rikthimin e shpresës së shqiptarëve.

10 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, Kalaja: Është reale që SPAK është ndarë në dy grupe! Po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Kalaja
All - Paragraf - 1

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se SPAK është një institucion që po drejtohet nga Rama dhe Veliaj.

Ajo më tej ka theksuar se SPAK po tenton të mbyllë sa më shpejt dosjen e aferës 5D që të shpëtojë nga burgu Erion Velinë. Në fund të protestës, Kalaja bëri thirrje për pjesëmarrje masive më 11 korrik në protestën kombëtare të PD.

"Në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, mediat, të cilat paguhen nga inceneratorët, nuk pasqyruan protestën, se si një bastard dhunon aktorët. Ne nuk kemi nevojë të ankohemi dhe viktimizohemi sepse kemi bërë aleancë më të drejtën.

Ju prandaj vini sot këtu, sepse vetëm me të drejtën keni bërë marrëveshje. Edhe ato lëvizje shumë të vogla që bën SPAK, janë me regji të Ramës dhe Veliajt, është reale që SPAK është ndarë në dy grupe dhe po luftojnë mes Veliajt dhe Ramës.

Përse po mbyllet kaq shpejt dosja 5D kur nuk po heton Veliajn, i cili është përgjegjësi kryesor. Dhëndrri i Fatmir Xhafajt mbushi çantat me lek dhe paguan dhomën 1 mijë euro në Spanjë," tha Kalaja.

 

2 VITE ME PARE

"Rama ca i ka në burg, ca i ka në arrati," Këlliçi: Çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet?

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Këlliçi gjatë fjalës së tij para protestusve u shpeh se Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D.

Ai më tej ngriti pyetjen se çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani duke shtuar se arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së.

"Apeli i GJKKO kërkon thellimin e hetimeve, kërkon që të zbardhë të gjitha lidhjet për aferën 5D. Po çfarë bëri SPAK dhe Altin Dumani? Arrestuan në mënyrë të turpshme Ilir Beqajn, hajdutin 2 metrosh, jo për miliona euro që ka vjedhur me koncensionet në shëndetësi, por për faturat e drekave dhe darkave me fondet e BE-së. Pra amnisuan hajdutin 2 metrosh nga vjedhja e madhe që u ka bërë parave të shqiptarëve”, tha Këlliçi.


Këlliçi theksoi se nga media mësuan mbi masat e sigurisë që ishin vendosur ndaj Erjon Veliajt dhe të tjerë emrave në Bashkinë e Tiranës.

"Por çfarë ndodhi? i mohuan, thanë s’ka masa sigurie, sepse këta janë kthyer në mbrojtësit e hajdutit të Bashkisë së Tiranës”.

Çfarë duhet të ndodhë më me këtë kryetar Bashkie që ai të dorëhiqet? Një pjesë janë në burg, një pjesë janë dorëhequr, një pjesë shumë shpejt do të shkojnë në qeli. Çfarë duhet të ndodhë më në këtë vend që Edi Rama të dorëhiqet, kur ca i ka në burg, ca i ka në arrati dhe të tjerë janë kandidatë për në burg?

Ndaj ftoj qytetarët, edhe ata që janë skeptikë, që të bashkohen në protestën e 11 korrikut. Ju ftoj që në 11 korrik të mbushim sheshin para Kryeministrisë si kurrë më parë, aty fillon rikthimi i shpresës së shqiptarëve,"  tha ai.

2 VITE ME PARE

Përfundon pas më pak se një orë protesta para bashkisë së Tiranës, ndizen goma dhe hidhen vezë drejt policisë

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/

TIRANË- Pas më pak se një orë tubim ka përfunduar edhe protesta e radhës e qytetarëve para bashkisë së Tiranës. Qytetarët u mblodhën para godinës së bashkisë rreth orës 11:00 ndërsa mbajtën fjalimet e tyre.

Ashtu siç edhe në 14 protestat e tjera edhe kjo e sotmja u shoqërua me tensione ndërsa u ndezën flakadanë dhe goma para godinës. Gjithashu gjatë protestës u hodhën vezë në drejtim të policisë. Protesta e radhës do të mbahet më 11 korrik e cila do të jetë kombëtare. 

2 VITE ME PARE

Balliu: Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi! Një pushtet i korruptuar dhe i lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Balliu

TIRANË- Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu Ka marrë pjes në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Balliu gjatë fjalës së tij u shpreh se qytetarët po  përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.

Ai më tej shtoi se pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Sipas Balliut ai ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro.

"Shpreh mirënjohjen ndaj qëndrestarëve që përballen me një pushtet të korruptuar e të lidhur me organizatat më të rrezikshme kriminale.

Pa arrestuar Erjon Veliaj nuk ka drejtësi. Është ai që ka sjellë për herë të parë në botë një pishë 3 mijë euro e një palmë 6 mijë euro. Është kthyer Bashkia e Tiranës në një vend ku vjen një Rilindas, ikën një tjetër, marrin disa para e ikin në shtëpi. As SPAK e askush nuk i bën dot për budallenj qytetarët e t’ju thotë që nuk dintë gjë Veliaj e Rama”, tha ai.

2 VITE ME PARE

"Të rezistojmë sepse e drejta do të vijë", Teliti: 6 ditë na ndajnë nga dita kur do zbrazim këtë godinë dhe Kryeministrin!

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, njëkohësisht edhe këshilltari ekonomik i PD-së, Dorian Teliti ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme para bashkisë së Tiranës. Teliti gjatë fjalës së tij u shpreh se Tirana nuk ka vend për abuzues e hajdutë por vetëm për ndershmërinë.

Ai shtoi se me 11 korrik e gjithë Shqipëria do të mbushë bulevardin për të dhënë një mesazh të qartë e të fortë që nuk e do më këtë mazhorancë dhe e vetmja rrugë është krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

"Ndodhemi sot para godinës së korrupsionit që po shkërmoqet nga forca e rezistencës qytetare. Tirana nuk ka vend për abuzues e hajdutë por vetëm për ndershmërinë.
Ju policë që sot ruani godinën e krimit thirrini mendjes.


Pak ditë na ndajnë nga 11 korriku, ku e gjithë Shqipëria do të mbushë bulevardin për të dhënë një mesazh të qartë e të fortë që Tiran e gjithë Shqipëria nuk e do më këtë mazhorancë dhe e vetmja rrugë është krijimi i qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.


6 ditë na ndajnë nga dita kur do zbrazim këtë godinë dhe Kryeministrinë. Të rezistojmë sepse e drejta do të vijë dhe do të jetë me qytetarët”, tha ai.

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë/ Malkaj: Jemi shumë keq me arsimin dhe shëndetësinë! Këto ishin pikat kryesore që i shkëlqyeri na premtoi në vitin 2013

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Aktori

TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë në protestën e 15-të para Bashkisë së Tiranës. Malkaj gjatë fjalës së tij përpara protestuesve se Rama erdhi në pushtet në vitin 2013 me disa premtime, të cilët nuk janë mbajtur asnjë prej tyre e për këtë arsye populli shqiptar duhet të protetsojë fuqishëm.

Ai më tej shtoi se do të futet e të çaj ë kordonin policor ndërsa tha se ai nuk do të dhunojë askënd por nëse atë e rrahin do u mbetet në dorë. 

"Unë do të futem aty mes policëve që të çaj kordonin policor. Të jeni të sigurt që unë nuk rrah dot njeri dhe po më rrahën do tu mbetëm në dorë.

Jemi shume keq me moralin. Jemi shumë keq me arsimin dhe shumë keq me shëndetësinë, këto ishin pikat kryesore që ky i shkëlqyeri na premtoi në vitin 2013. Po përse nuk del njeri për këto që të protestojë pasi ka gënjyer të tërë popullin mbarë," tha ai. 

2 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin vezë drejt policisë

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Protesta

TIRANË- Ditën e sotme po mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Kjo është protesta e 15-të e regjistruar para bashkisë së Tiranës ndërsa javën tjetër do të bahet me 11 një tjetër protestë e cila do të jetë kombëtare.

Ndërkohë protestuesit pasi kanë grumbulluar goma para godinës së bashkisë kanë hedhur edhe vezë në drejtim të policisë. Në pamjet nga protesta duken dy të rinj të cilët hedhin disa vezë drej godinës së bashksië dhe policisë.

2 VITE ME PARE

FOTO/ Me goma në duar, qytetarët mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranës

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00.

Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj. Protestuesit ashtu siç edhe në protestat e tjera kanë marrë më vete goma të cilat pritet të ndizen më vonë.

2 VITE ME PARE

Nis protesta para bashkisë së Tiranës

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
Protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e 15 para bashkisë së Tiranës. Ashtu siç ishte paralajmëruan edhe javën tjetër qytetarët janë mbledhur edhe sot para bashkisë në orën 11:00.

Kjo protestë ashtu siç edhe protestat e radhës kanë si qëllim që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga detyra pas zbardhjes së dosjes "5D". Qytetarët janë mbledhur para godinës ndërsa policia ka krijuar një korodon rreth saj.

2 VITE ME PARE

Sot protesta para bashkisë së Tiranës, policia publikon planin e masave, rrugët që do bllokohen

Protestohet një orë para bashkisë së Tiranës/
protestat e kaluara

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Ditën e djeshme policia e shtetit publikoi planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen përkohësisht.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune. 

Qytetarët me protestat para bashkisë kërkojnë largimin nga detyra te kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë në lidhje me aferën e dosjes 5D.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/ Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 05 korrik 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

protesta para bashkise se tiranes

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit