LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj largohu", Kalaja: Gratë emërohen eskorta për diplomatë të huaj për të dëmtuar opozitën! Pse nuk hetohen orgjitë që bëhen në institucione

• Qytetarët e vendit u mblodhën ditën e sotme në protestë para bashkisë së Tiranës në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj. • Protesta e sotme është e 27-ta në radhë e organizuar para bashkisë ndërsa kanë njoftuar se nuk do të ndalen. • Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë sot në protestë ndërsa u shpreh se opozita do të rrëzojnë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku. • Ai theksoi se ata kanë treguat qëndresën e tyre dhe se do të hedhin poshtë regjimin e Ramës. • Në protestë ka marrë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cili u shpreh se SPAK po përgatiten për një akuzë politike kundër kryetarit të PD-së. • Ai u shpreh se, bashkia është një seli ku po zhvillohet krimi i organizuar në kryeqytet. • Blushi bëri thirrje për qytetarët, për të protestuar dhe për të luftuar gjendjen e krimit dhe drejtësisë në vend, e për ti dhënë ndëshkimin e merituar Erion Veliajt dhe Edi Ramës. • Fjalën përmbyllesë e mbajti avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja e cila është shprehur se Altin Dumani duhet të hetojë Erion Veliaj, për orgjitë që sipas saj bëhen nga Veliaj. • Sipas Kalasë skandale të tilla nuk janë prezente vetëm në Bashkinë e Tiranës, por edhe skandale seksuale qarkullojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet shtetërore. • Sipas Kalasë, gratë shqiptare paguhen si eskorta të diplomatëve të huaj në vendin tonë, me qëllim, dëmtimin e opozitës.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Orgjitë që bëhen në institucionet publike, pse nuk i heton Dumani?"/ Kalaja: Gratë emërohen eskorta për diplomatë të huaj për të dëmtuar opozitën!

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj
Kalaja

TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së saj Kalaja është shprehur se Altin Dumani duhet të hetojë Erion Veliaj, për orgjitë që sipas saj bëhen nga Veliaj.

Sipas Kalasë skandale të tilla nuk janë prezente vetëm në Bashkinë e Tiranës, por edhe skandale seksuale qarkullojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet shtetërore. Për Kalanë, gratë shqiptare paguhen si eskorta të diplomatëve të huaj në vendin tonë, me qëllim, dëmtimin e opozitës.

"Prona do t’iu kthehet ish pronarëve’, vetëm për këtë deklaratë është burrë shteti Sali Berisha. E mbajtën banditët për 50 vjet. Kjo është e vetmja vepër penale që akuzohet. Kushtetuesja tradhtoi Shqipërinë e shqiptarët për Portin e Durrësit, Butrintin, janë për t’i shërbyer kushtetueses, interesit më të lartë publik, e jo mafies e krimit.

Një gjyqtare dha dorëhqejn, kërkova hetimin e saj. Të kontrollojë dy aparate telefonike Altin Dumani, Ëngjëll Agacit dhe Edlira Kokonës, që të kuptosh pse është tërhequr gjyqtarja e Kushtetueses. Përflitet për skandale seksuale në Kushtetuese. As s’duhet të na bëjë përshtypje, skandale ndodhin në çdo intuctuion shtetëror, u kërkojnë favore seksuale. Gratë emërohen eskorta për diplomatët e huaj në vendin tonë për të dëmtuar opozitën. Spiropali është eskorta e Mc Gonigalit. Është Linda 2 e Kuvendit. Sëmundjen e kanë nga thonjtë e pa prerë të Ramës, që s’u bë kurrë njeri, s’u bë kurrë shqiptar i devotshëm e kryeministër jo e jo.

Të zgjedhim modelin e një burrë shteti si Berisha, apo modelin e Ramës që është tradhtar? Ne kemi zgjedhur të jemi me shqiptarët, të jemi me interesat e Shqipërisë. Altin Dushmani që të pastrosh fytyrën heto për skandalin seksual në Kushtetuese dhe ato të institucioneve shqiptare, vetëm kështu do vesh drejtësi.

Për Veliajn ka një video që e ka Dushmani, se si bëhet orgji me fitoren e 14 majit, apo vjedhjen e radhës. Orgji që bëhen në institucionet publike, pse nuk heton Dumani. Ose heto ose më kallëzo mua për deklaratë të rreme. S’na tremb aleanca e korbave," tha ajo.

1 VITE ME PARE

"Të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive", Balliu: Nuk ka prokuror që i del përballë pushtetit, sepse Skapi i partisë dhe partia janë një!

 

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj
Balliu

 

TIRANË- Koordinator i Rajonit të Tiranës dhe Shef i Organizimit në selinë blu, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Balliu u shpreh se Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha, kurrë nuk do të dorëzohen

Balliu u shpreh se Skapi i partisë mbron Erion Veliajn, Olta Xhaçkën, burrin e kësaj të fundit nga arrestimet. Ai theksoi se pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën.


"Sot më shumë se kurrë, ka nevojë që ne të qëndrojmë përballë aferave kriminale dhe korruptive, sepse sot nuk ka drejtësi, sepse sot gjyqtar, nuk ka prokuror që i del përballë pushtetit, sepse Skapi i partisë dhe partia janë një.

A e patë se si Skapi shpëtoi Olta Xhaçkën dhe burrin e Oltës. A e patë sesi Spaki nuk e heton Ballukun, nuk e heton për asnjë gjë, edhe pse ka 75% të buxhetit të shtetit, a e keni parë se si Skapin, ky vemja i bashkisë i quan kolegë, a e keni parë se si Skapi arreston çdo punonjës të bashkisë përvec kryetarit të tyre, Erion Veliaj.

Këta kanë hallin të shpëtojnë paratë. Shikoni pavarësisht arrestimeve të bëra për inceneratorin, a është konfiskuar ndonjë lek, a i kemi marrë paratë ne që shkojnë 80 mijë euro në ditë për Erion Veliajn, pronarin faktit, për Edi Ramën.

Çfarë është ky dënim, kjo burgosje dhe paratë nuk janë. Ato janë veç për sy e faqe, që të dalin disa pseudo analistë që paguhen nga pushteti dhe të thonë se, ja u bë drejtësia sepse janë arrestuar nga PS dhe prandaj po arrestohet lideri i opozitës. Po lideri i opozitës, a ka shqiptarë apo të huaj në Shqipëri, që njeh ABC e politikës, që nuk e di që Sali Berisha nuk ka qenë kurrë kryetar i bashkisë së Tiranës.

Skapi i partisë e akuzon se, e ke ndryshuar ti me firmë, sepse ke qenë kryetar bashkie, kryetar i KKRT. Ja ku janë këta efektive policie këtu, a e kuptoni se çfarë po mbroni, çfarë mashtrimesh, falsifikimesh, që e kanë mbushur Shqipërinë me plehra në institucionet tona, sa nuk kanë lënë hajdutë pa futur në shtet. PD dhe lideri i saj Sali Berisha nuk do të dorëzohen kurrë," tha Balliu.

1 VITE ME PARE

Blushi nga protesta: Nuk duhet të qëndrojmë duarkryq, ka ardhur momenti t'i japim ndëshkimin shembullorë që meriton një hajdut!

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj

Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë së Tiranës. Blushi gjatë fjalës së tij u shpreh se SPAK po përgatiten për një akuzë politike kundër kryetarit të PD-së.

Blushi u shpreh se, bashkia është një seli ku po zhvillohet krimi i organizuar në kryeqytet. Ai bëri thirrje për qytetarët, për të protestuar dhe për të luftuar gjendjen e krimit dhe drejtësisë në vend, e për ti dhënë ndëshkimin e merituar Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

"Njerëz të këtij qyteti të lirë, që protestoni përpara këtij institucioni, që për fat të keq nuk është shpallur dhoma e krimit por është vetë selia e krimit të organizuar në kryeqytet. Cështja është që cfarë do bëjmë ne apo populli opozitarë në kushtet ku ende sistemi i drejtësisë, kur SPAK-u i Altin Dumanit është bërë njësh me narkoshtetin, është bërë partnere në krim me Edi Ramën, është bër partner në krim me Erion Veliaj. Dhe sot izolon dhe po bëhet gati për një akuzë politike për liderin historik të PD.

Nuk duhet të qëndrojmë duarkryq, ka ardhur momenti që Erion Qelisë, vrasësit të Ardit Gjoklajt, pronarit faktik të inceneratorit fantazëm, kryetarit të organizatave kriminale, ti japim ndëshkimin shembullorë që meriton një hajdut, një kriminel, një tradhtarë i kombit sic është ky dhe Edi Rama padroni i tij.

Është koha të reagojmë, pa u trembur, pa frikë sot mund të ndalojnë kryetarin e PD, nesër njërin prej nesh por nuk ka fuqi në botë të ndalojë popullin," tha ai.

1 VITE ME PARE

"Erion Veliaj largohu", Teliti nga protesta: Mjaft më toleruam, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme!

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj
Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bshkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka marrë pjesë sot në protestën e radhës të organizuar par bashkisë së Tiranës. Teliti gjithashtu mbajti fjalën e tij ndërsa u shpreh se opozita do të rrëzojnë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku.

Teliti theksoi se ata kanë treguat qëndresën e tyre dhe se do të hedhin poshtë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku. Ai shtoi se kjo treshe i ka hapur luftë qytetarëve të ndershëm, të rinjve, pensionistëve, shtresave në nevojë, pronarëve. Teliti tha se kërkesat e tyre janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Këta mendonin se ne do frikësoheshim, do tërhiqeshim, do lodheshim. E kanë gabim. Ua keni treguar ju me qëndresën tuaj se e kanë gabim. Sot ne do të hedhim poshtë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku. Kjo treshe i ka shpallur luftë Shqipërisë, i ka shpallur luftë qytetarëve të ndershëm, i ka shpallur luftë të rinjve, pensionistëve, shtresave në nevojë, pronarëve.

Nuk ka lënë pa i shpallur luftë dhe ka vetëm një aleat në krah: krimin e organizuar.  Tirana është kryeqyteti më i papastër në Europë dhe kjo shkakton kancer dhe sëmundje. Pastrimi në Tiranë nuk kryhet, koshat e plehrave janë plot e përplot.

Faji është edhe tek neve, pasi kemi toleruar shumë. Çdo qytetar, çdo i ri, çdo pensionist, çdo familjar duhet të ngrihet sot, të ngrihet në protestën e mosbindjes civile me çdo mjet demokratik. Mjaft më toleruam, mjaft më lejuam që kjo treshe të qëndrojë në krye të punëve, pasi punë nuk kryejnë, por vetëm po inkriminojnë Shqipërinë. Ndaj kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Teliti.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë, anëtaret e opozitës në Këshillin Bashkiak: Çmimet e ushqimeve kanë kapur stratosferën, të ngrihemi dhe t'i them STOP kësaj situate

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj
ilda zhulali

TIRANË- Para bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e 27-të e thirrur nga Partia Demokratike, ku kërkohët dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e këtij të fundit për shkak të skandalit me aferën 5D, për të cilën janë arrestuar tre drejtorë të bashkisë dhe për shkak të aferës së inceneratorit. Përfaqësuesja e Partisë së Lirisë Silva Caka quajti policët bashkiakë grabitqarë që gjobisin prindërit që çojnë fëmijët në shkollë.

"E vetmja gjë që ne shohim në rrugët e Tiranës, janë grabitqarët e policisë bashkiake. Ata turren që në 4 të mëngjesit që tu vendosin gjoba prindërve të cilët  parkojnë për të shoqëruar fëmijët e tyre ne dyert e shkollës. Sepse është shumë e rrezikshme që në rrugët e Tiranës ti lesh fëmijët të shkojnë vetëm deri tek dera e shkollës. Grabitqarët e policisë bashkiake të Tiranës i ke çdo mëngjes duke gjobitur çdo makinë dhe kjo nuk ndalon këtu, nuk është vetëm kaq. Prindërit gjobiten edhe kur shkojnë ti marrin fëmijët nga shkolla, sepse nuk ka transport për fëmijët tanë. Nuk ka asnjë lloj lehtësimi për fëmijët tanë në qytetin e Tiranës. Përkundrazi. Një tjetër çështje që është shqetësim i përditshëm për të gjithë ne janë çmimet e rritura. Unë nuk e di se si e përballojnë familjet që kanë edhe një sasi qofte 70 mijë lekë të ardhura në muaj. Kur çmimet e ushqimeve kanë kapur stratosferën. Çfarë mund të bëjë një pensionist. Secili nga në duhet të ngrihet e ti thotë stop kësaj situate. Funksionarët e drejtësisë e kanë hallin të bëjnë tunele ajrore. Anëtarët e GJK dorëhiqen pa asnjë lloj motivi. Ata e kanë hallin tek lekët e tyre. Nuk bëjnë drejtësi.", u shpreh Caka. 

Nga ana tjetër Ilda Zhulali, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se Erion Veliaj kërkon që ta kthej në normalitet atë që ka ndodhur në Tiranë. Zhulali ka bërë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe ta largojnë nga pushteti.

"Erion Veliaj kërkon që ta kthej në normalitet atë që ka ndodhur në Tiranë. Kërkon që të harrojmë dhe të ja falim 132 milionë euro që ka vjedhur nga inceneratori në Tiranë. Nëse ne e pranojmë këtë normalitet nuk kamë nevojë të bëjmë zgjedhje dhe nuk ka nevojë që të këtë institucione drejtësia nis ky njeri nuk penalizohet për këtë vjedhje. Mendojeni mirë dhe ju qytetarët kur paguhen 80 mijë euro për inceneratorët fantazim, ose silluni si lypësarë ose çohuni të luftojmë këtë pushtet të kriminalizuar.Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe kemi vendosur të qëndrojmë këtu.", tha Zhulali. 

1 VITE ME PARE

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës, Malkaj: S'i s'të lodhi Edi Rama o shqiptar! Jemi keq, të ngrihemi që të tërë

Protesta e 27-të para bashkisë së Tiranës/ "Veliaj
Protesta

TIRANË- Aktori, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të regjistruar para bashkisë së Tiranës. Aktori gjatë fjalës së tij iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen së bashku për të luftuar kundër këtij narko-shteti që po i detyron shqiptarët të braktisin vendin e tyre.

"Të ka bërë perëndia luftëtar, e si s'të lodhi Edi Rama o shqiptar! Myslimanë e të krishterë, jemi keq, të ngrihemi që të tërë djem e pleq," tha ai.

protesta para bashkise

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen