LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama do shkojë në burg! Qeveri e kapur për gryke (Ka të arrestuar)

• Për tre orë rresht, Opozita e Bashkuar, Partia Demokratike e Partia e Lirisë kanë zhvilluar një protestë paqësore. Në orën 16:00, mijëra qytetarë u grumbulluan para Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkuan rrëzimin e qeverisë e kryeministri Edi Rama. Në total folën 20 persona, pedagogë, aktivistë e deputetë. Të gjithë numëruar dështimet e qeverisë dhe kërkuan ndërrimin e pushtetit. • Vetë kryedemokrati Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta janë shprehur se Rama do të vendoset para drejtësisë e do të përfundojë në burg për vjedhjen e qytetarëve. Të dy krerët e partive opozitare premtuan ndryshime rrënjësore në vend. • Pas përfundimit të fjalës së Berishës, qytetarët kërkuan të ndiznin qiri tek Kryeministria dhe u përplasën me efektivët. Ata thyen barrierën dhe qëlluan me bojë godinën e Kryeministrisë. Pasi efektivët krijuan kordonin e sigurisë dhe protestuesit u shpërndanë. • Policia e shtetit bllokoi disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim. Rreth 1000 efektivë ishin në terren ndërkohë që bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ u mbush me kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit që nxisin apo kryejnë akte dhune. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u kishte bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangnin zonat ku do të ketë grumbullime të qytetarëve. Kryeministria i kishte të blinduara dyert kryesore.

67 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Policia krijon gardhin! Protestuesit zmbrapsen pas pak sekondave përplasje, ka të arrestuar

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Efektivët tek Kryeministria

TIRANË- Protestuesit janë zmbrapsur pas minuta pas përplasjeve që nisën tek Kryeministria. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 'Shqiponjat' kanë ndërhyrë dhe kanë krijuar kordonin, duke bërë që të rrethojnë sërish Kryeministrinë. Pas ndërhyrjes së tyre, qytetarët janë zmbrapsur dhe janë shpërndarë. Gjithsesi bëhet me dije se ka disa të arrestuar. 

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Qytetarët gjuajnë me bojë të kuqe kryeministrinë 

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama

TIRANË- Qytetarët kaë gjuajtur me bujë të kuqe kryeministrinë në përfundim të protestës. Menjëherë sapo kreu i PD-së Sali Berisha ka përfunduar fjalën e tij, qytetarët janë nisur drejtë kryeministrisë për të ndezur qirinj. 

Dhe pasi kanë arritur që të çajnë kordonin e policisë, disa kanë ndezur qirinj, ndërkohë që të tjerët kanë gjuajtur me bojë te kuqe muret e kryeministrisë. 

3 VITE ME PARE

Shkoi tek Kryeministria/ Dhunohet qytetari nga Policia, po e tërheqin zvarrë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Pamje nga dhuna

TIRANË- Dhunohet qytetari tek protesta e opozitës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, një prej protestuesëve është ngjitur tek shkallët e Kryeministrisë dhe në një moment ka qëlluar derën me grushta, e pikërisht në këtë moment është marrë dhe tërhequr zvarrë nga disa efektivë të Policisë së Shtetit.

I riu, i cili i ka rezistuar forcave të Policisë, është futur me zor në furgon dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me identitetin e të riut dhe arsyen e vërtetë të shoqërimit të tij.

3 VITE ME PARE

Qytetarët ndezin qirinj para Kryeministrisë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protestuesit ndezin qirinj

TIRANË- Pasi u mbyllën fjalimet, kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u larguan nga Bulevardi, protestuesit çanë kordonin e policisë, sulmuan me bojë Kryeministrinë dhe ndezën qirinj në shkallët e godinës. Mes tyre ishte dhe kandidatja e Primareve të Tiranës, Adriana Kalaja, e cila gjithashtu ndezi qinj. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Qytetarët duan të ndezin qiri tek Kryeministria, policia s'i lejon, nisin përplasjet e gjuajtjet me gurë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protesta

TIRANË- Qytetarët dhe efektivët po përplasen tek Kryeministria! Qytetarët kërkuan të futen tek Kryeministria që të ndezin qirinjtë, por efektivët nuk i lejuan fillimisht. Për pak çaste pati përplasje, por policia hapi kordonin dhe turma e qytetarëve u sul drejt Kryeministrisë. Ata nisën të ndiznin qirinjtë, por disa të tjerë nisën goditjet. Qytetarët hodhën bojë e gurë drejt Kryeministrisë. 

3 VITE ME PARE

Berisha paralajmëron Ramën: Mos harro traditën e shqiptarëve për liri, s’po t’i them sot, merre me mend

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha nuk i ka kursyer kërcënimet drejtuar Edi Ramës. Sot, në protestën e opozitës, Berisha i dha një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke i përmendur edhe të shkuarën. 

"Nëse duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne se jemi betuar që do bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë. Edi Rama mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t'i them sot, por merre me mend...Mjer ai që prej lirinë e tyre, votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar që do shpresën, të bashkohet me ne kundër vrasësit të shpresës së shqiptarëve. Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese dhe besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si kolonizator i egër,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Berisha kërkesa ndërkombëtarëve: Mos i jepni fonde Edi Ramës, do i vjedhë. Pa votën e lirë, s'ka stabilitet

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i bëri thirrje sot SHBA dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtare që të mos mbështesin regjimin e kryeministrit Edi Ramës. Në fjalën e tij, Berisha tha se Rama është armik i votës së lirë, ndërsa theksoi se nuk do të këtë stabilitet pa votën e lirë.

"2 fjalë një mesazh për partnerët e Shqipërisë, opozita shqiptare ka trashgimninë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vende anëtare të BE dhe të NATO-s, të gjitha që ka ndërtuar i ka bërë në vlerat që ju ndani njëri-tjetrin. Ju bëj thirrje mos mbështesni regjijmin e Edi Ramës se ëhstë armik i lirë i votës së shqiptarëve. Sikundër nga ky shesh duhet që t'u deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e shqiptarëve. Stabiliteti dhe e ardhmja do të jenë të pandara. Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijra e mijra nga vendi i tyre dhe që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria i them njerëzisht ruajini fondet dhe mos ia jepni kësaj qeverie se do kenë fatin e atyre që shqiptarët paguajnë, do vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Sot, si në asnjë vend tjetër, shqiptarët çdo fatkeqësi dhe krizë e kanë përballuar vetëm, se Edi Rama i vjedh dhe vetëm i vjedh. U lanë aty fondet e pacaktuara, u vodhën. Edi Rama i shpalli të pafajshëm. Sot dhjetra mijëra jetojnë në çadra dhe në kushte të jashtëzakonshme,"-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj dhe të respektojë miqësinë dh ebashkëpunimin. E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot, për të gjithë shqiptarët, në këtë shesh dhe kudo ku janë, kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri. Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre vet me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës. Shqipëria ka 1001 arsye për të qenë vend shprese, për të qenë vend besimi. Edi Rama i trajton shqiptarët si një kolonizator mizor i egër, ndaj dhe ne duhet ta arkivojmë atë sa më parë. Çdo shqiptar që dëshiron dyfishimin e rrogave, dyfishimin pensioneve, dyfishimin ndihmës ekonomike, që do të shkollojë fëmijët në Shqipëri, të punësojë ata, të bashkohet me ne kundër Edi Ramës. I garantojmë se janë të gjithë potencialet për një paketë antikrizë që çmimet të mos jenë kurrë më të larta se në Kosovë e Maqedoni, që rrogat të dy dhe trefishohen, që nafta të ketë çimet sin ë vendet përreth. Çdo shqiptar që do që ferma dhe biznesi i tij të prosperojë të bashkohet me ne. Ne garantojmë përgjysmimin e taksave për fermerët. Garantojmë çmime energjie të paktën tre-katër herë më të ulët se sot. Garantojmë konkurrencë të ndershme dhe treg të lirë. Qytetarëve shqiptarë, që duan të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend, i ftojmë të bashkohen me ne, se e ardhmja është midis nesh. Se atë kërkon ta përzejë një klikë, një njeri dhe njëmijë herë më mirë të përzëmë një njeri, sesa të përzihemi ne prej tij. Shqipëria sot ka nevojë më shumë se kurrë për besimin, për guximin, për entuziazmin tonë. T’ia japim ne të gjitha këto dhe ajo do ia kthejë me mirësi çdo shqiptari.

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Kërkon Bashkinë e Tiranës, mjeku Alimehmeti i bashkohet Berishës në protestë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët e Primareve të Partisë Demokratike, ndodhet sot në protestë. Mjeku është fotografuar mes turmës së qytetarëve. Ai shihet i buzëqeshur teksa sheh kryedemokratin Sali Berisha duke mbajtur fjalimin në podium.

Alimehmeti është në garë për të dalë kandidati i Opozitës së Bashkuar për Bashkinë Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit

3 VITE ME PARE

Berisha MESAZH Ramës: Edi, kujdes! së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, priti aty se i kanë 2 fjalë me ty...

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Foltorja e protestës, Sali Berisha tha se shqiptarët janë populli më i vjedhur në botë e fajtor është kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Sali Berisha thotë se i ka lënë shqiptarët të jenë gjykatësi i Ramës, i cili sipas tij është shndërruar në një ordiner dhe i ka dhënë edhe një mesazh në emër të të gjithë turmës.

"Ju ftoj të brohorasim si 30 vite më parë ku thoshim vdekje monizmit. Monizmin tënd do e arkivojmë në shtëpinë e turpit. Monizimin tënd do e arkivojmë së bashku me ty, por ti e ke vendin në burg dhe në regjimin special. Atje do të të çojmë. Mediat e Britanisë së Madhe dhe të Europës kanë shkrojtur se shqiptarët ikin nga varfëria, janë vërtetë më të varfërit por mos harroni se janë njerëzit më të vjedhur të planetit. Në asnjë vend nuk ka të vjedhur si Shqipëri nga qeveritarë të pangopur. Kanë vetëm kodin e mafias dhe drogës. Jemi në fillim të betejës tonë të madhe. Edi Rama, e keni konstatuar të gjithë se është shndërruar në një ordiner që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më perferse dhe të turpshme. Bën të skuqen me fjalorin e tij çdo nënë e vajzë. Do i them para jush, Edi Rama për atë gjuhë mund të të përgjigjemi sesi ti e meriton. Por po të komunikoj sonte këtu, vendimi është marrë; atje së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, priti aty se i kanë 2 fjalë me ty. Më mirë priti ata. 2 fjalë një mesazh për partnerët e Shqipërisë, opozita shqiptare ka trashgimninë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vende anëtare të BE dhe të NATO-s, të gjitha që ka ndërtuar i ka bërë në vlerat që ju ndani njëri-tjetrin,"-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Kështu është Shqipëria sot, kjo është gjendja e saj. Por prap ky është njëri aspect. Edi Rama me rrëmbimin e votës ka vendosur monizmin, ka rikthyer monizmin e plotë. Ndaj dhe ju ftoj sot nga ky shehs të brohorasim njëlloj si 30 vite më parë. Siç përmbysëm diktaturën kur brohorisnim: Vdekje, vdekje, vdekje komuzimit. Të brohosarim: “vdekje, vdekje e monizmit.“ Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë së bashku me ty. Por ti ashtu siç ushton ky shesh e ke vendin në burg dhe në regjim special. Dhe aty do të të çojmë.

Këto ditë, këto kohë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës kanë shkruajtur se shqiptarët ikin nga varfëria. Kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët vërtet janë më të varfërit njerëz të Europës. Por mos harroni se ata sot janë njerëzit më të vjedhur të Europës dhe të planetit. Asnjë komb, asnjë qytetar në asnjë vend nuk ka sin ë Shqipëri njerëz të vjedhur gjer në palcë nga qeveritarë të pangopur, nga qeveritarë  që nuk kanë asnjë normë morale, nga qeveritarë  që nuk kanë më ligje, nuk kanë Kushtetutë. Kanë vetëm kodin e mafies, kodin e drogës, kodin e vjedhjes, kodin e krimit, kodin e dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe. Edi Rama, e keni konstatuar të gjithë, është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët, më perversë, më të turpshme. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqen, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është. Në parlament, jashtë tij dhe në mbarë Shqipërinë. Tani, unë do i them këtu para jush: Edi Rama, për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që ti e meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë dhe ësshtë tjetër. Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta, se ne mun dtë përgjigjemi si të duash ti. Por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty. 

Dy fjalë, një mesazh, për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik kryesor i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që ajo ka ndërtuar, e ka ndërtuar bazuar mbi vlerat që ju ndani njëri me tjetrin, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve,  Kushtetushmërinë, zbatimin e ligjit. Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara. Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen më mijëra e mijëra nga vendi i tyre dhe që vërtet mendojnë se largohen nga varfëria u them njerëzisht: Ruani fondet tuaja, ruani fondet e taksapaguesve tuaj, mos ja japeni kësaj qeverie se do kenë fatin e fondeve, taskave, tatimeve që shqiptarët paguajnë dhe vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Sot, si në asnjë komb tjetër, shqiptarët, çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë, e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare, dhe kjo vetëm për një arsye: Se Edi Rama i vjedh, i vjedh, i vjedh ata. Më 26 nëntor, Shqipërinë e goditi një tërmet i rëndë. Nën rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës dhanë shpirt 51 qytetarë. Të gjithë në ndërtesa të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit, i tre muajve më parë nga nëntori. U lanë aty, fondet e caktuara u vodhën. Shpirtrat e tyre kërkojnë sot drejtësi. Para tre ditësh, Edi Rama urdhëroi drejtësinë e tyre t’i shpallë të pafajshëm.

Sot, dhjetëra-mijëra qytetarë që tre vite më parë humbën banesat, jetojnë në çadra, në kushte të jashtëzakonshme, kurse ai udhëtonnë çarter me dhomë gjumi luksoze, ministrat e tij paguajnë 1 mijë dollarë një biftek, dhe paguajnë dadot për konet e tyre me rroga trefish të rrogës mesatare të shqiptarëve. Sepse vjedhin, vjedhin dhe vetëm vjedhin. Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur se kjo qeveri ka abuzuar me 8.2 miliardë euro për shtatë vite. Mo sjanë këto të vetmet? Jo! përkundrazi, me aferat e Portit të Durrësit, Butrintit, janë miliarda e miliarda euro të tjera që po vidhen nga Edi Rama dhe bada e tij.  Por e vërteta është se vjedhja më e madhe e shpresës dhe e besimit, për të mos thenë në një mënyrë tjetër gjithashtu, deri diku i topiti, i bëri që të mbeten në hallin e tyre. Ndaj edhe ky miting madhështor i jashtëzakonshëm është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptar. Të bashkoheni me ne, në mënyrë që Edi Ramës t’ia shkurtojmë ditët. T’i presim biletën. Për ku? Për aty ku e ka vendin. Ndaj dhe ju përshëndes ju, slogani juaj: “Edi Rama, o hajdut, boll vodhe, shko në burg”, do bëhet realitet. Miqtë e mi, 10 vite premtime, 10 vite mashtrime. Mashtrime të çdo bnatyre. Por sot atyre u ka ardhur fundi. Sot Edi Ramës nuk i beson më njeri. Prandaj ka lënë mënjane premtimet, ka marrë fjalorin e sharjeve, ka marrë pozicionin e sharësit. Si për t’ju thënë qytetarëve shqiptarë që ju këtë meritoni. Jo! Ju jeni burra dhe gra fisnikë. Ai që vjedh, ai bën gjithçka dhe thotë gjithçka. Ndaj dhe ne atë do ta çojmë sa më parë aty ku e meriton. Miqtë e mi, Shqipëria sot është, do të thosha, një vasale e të tjerëve. Vendimet për shqiptarët merren në Beograd. Por merren edhe në Ankara. Shkollat mbyllen, qeveritarët shkarkohen, kopshtet mbyllen, me Beogradin, me vëllezërit Kariç, merret porti i Durrësit. Të gjitha këto do marrin fund.

3 VITE ME PARE

“Shokët m’i mori gomonia dhe kamioni për në Angli”, studenti nga Lazarati: Ai që duhet të largohet është Rama

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Olsi Kasemi

TIRANË- Studenti i inxhinierisë së Ndërtimit, Olsi Kasemi ka theksuar se ikjen masive të shqiptarëve drejt Anglisë. Gjatë fjalës në protestën e opozitës, Kasemi tha se bashkë me të rinjtë e tjetër janë larguar edhe shokët e tij. Po ashtu ai tha se po mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama.

"Përshëndetje, o njerëz të lirë! Unë jam Olsi Kasemi, student i inxhinierisë së ndërtimit dhe i punësuar në të njejtin sektor. Jam këtu sot, për të mbështetur qëllimet e kësaj proteste, që si konkluzion, do të rikthejë shpresën tek qytetarët. Kur erdha si student në Tiranë, në vjeshtën e katër viteve kaluar, bashkë me mua e nisën rrugëtimin dhe 4 shokët e mi të fëmijërisë, që vit pas viti, një e nga një, i mori më vete, disa gomonia, e disa të tjerë fundi i kontenierëvë të kamioneve, për të kaluar kufirin për një jetë më të mirë. Shpeshherë, kur shikoj faturat që më duhet të paguaj në fund të muajit, kur shikoj çmimin e naftës, kur shikoj të rinjtë që vriten rrugëve nga policia e shtetit, mendoj largimin tim pa kthim, pastaj kthjellohem dhe mendoj se ai që duhet të iki nuk jam une. Je ti Edi Rama! Ti dhe shpura jote e qelbur e korrupsionit, duhet ta lini këtë vend një orë e më parë, dhe jo ne, të rinjtë që mundohemi e stermundohemi ta bëjmë këtë vend më të begatë, ndonjëhere duke derdhur edhe lot nga pamundësia. Urrejtja e një populli që lëngon, ka filluar ngjizë uraganin e lirisë, që po i kthen shpresen shqiptareve se Shqiperia do të bëhet, e nuk do të ndalet. Në këmbë, në këmbë, në këmbë," tha Kasemi.

3 VITE ME PARE

Meta: Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme, qeveri e kapur për gryke! Do kërkojmë llogari deri në fund

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Meta

Përse Kosova jep 100 euro në muaj ndihmë për çdo pensionist ndërsa Shqipëria vetëm 10 mijë lekë të vjetra. Përse Kosova jep 100 euro për çdo student ndërsa Shqipëria nuk jep asgjë kur vetëm qiratë e banesave janë rritur. Sepse në Kosovë, bëhen hapa përpara në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria është e fundit në jo vetem Ballkan por dhe ne bote per zbatimin e ligjit.  Përse ikën një qytetar nga Serbia për 1 mijë banorë, ndërsa ikin 12 nga Shqipëria, sepse në Shqipëri një km rrugë e re kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi, dhe 8-10 herë më shtrenjtë se në BE. Përse çmimi i naftës në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë është shumë më i ulët se në Shqipëri, e cila prodhon naftë? Përse vaji, mielli, buka, ushqimet bazë të mbijetesës janë shumë më të lira në Maqedoni e Kosovë se sa në Shqipëri? Përse qytetarët e Peshkopisë, e Maqellarës, apo të Pogradecit i blejnë ushqimet në Maqedoninë e Veriut, ku janë shumë më lirë edhe pse pagat atje janë shumë më të larta se sa këtu. Sepse miliardat e buxhetit grabiten me koncesione, PPP e tendera sekrete me dhjetfishin e çmimit dhe asnjë lek nuk shkon për qytetarët. Sepse qindra milionë euro të ardhura që vijnë nga rritjet e çmimeve, gllabërohen nga PPP pa fund dhe asnjë lek ndihmë nuk u jepet qytetarëve. Mbi shpatullat e qytetarëve bie pesha e borxhit shumë të rëndë publik që ka arritur gati 14 miliardë Euro, që po e çon vendin drejt greminës financiare. Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët të zhyten në mjerim. Qeveria e kapur për gryke nga oligarkëtdhr mafia po bën gjithshka që të asgjesojë prodhimin vendas me taksa të reja dhe akciza të jashtëzakonshme dhe po godet pa mëshirë shtresën e mesme, që ti dobësojë e ti detyrojë të largohen nga vendi. Prej kohësh Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme. Akti më i fundit nuk kurseu as profesionet e lira. Përfitimi vjetor nga kjo taksë e re e shtuar për profesionistët e lirë është vetëm 17 milionë, ose sa vlera e 700 metrave rrugë të re, sipas standarteve të Rilindjes. Grabitqarët e Rilindjes detyrojnë qytetarët të paguajnë borxhe miliarda euro që vetëm janë vjedhur dhe nuk kanë prodhuar asgjë përveç varfërisë dhe mjerimit. Të gjithë peshën e krizës, Qeveria ia ka faturuar popullit përmes mosrritjes së pagave dhe pensioneve, përmes taksave të reja shtesë. Ajo nuk ka vullnet për indeksimin e pagave dhe pensioneve spese ka prioritet të vazhdojë të vjedhë dhjetra milionë euro për inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston, sepse I duhet të vjedhë me shtatë PPP e reja; sepse qindra milionë euro do paguhen për arbitrazhet e gjyqet e humbura nga korrupsioni rilindjes. Këta rilindas janë kaq të pashpirt sa arrijnë deri aty sa vjedhin edhe bukën e jetimëve. Sepse kjo qeveri mafioze vetëm shtyp të varfërit dhe fukarenjtë dhe mbron e amniston të fortët, mafiozët, trafikantët dhe oligarkët. Të nderuar qytetarë fjala juaj është ligj, fjala juaj është urdhër për veprim, fjala juaj është mision, fjala juaj është e vërteta e padiskutueshme e popullit. Së bashku me Partinë Demokratike kemi firmosur një marrëveshje historike për tu dhënë një herë e përgjithmonë të gjithë fuqinë për të qenë Zot të vendit tonë: Referendumin! Përpara për të shpëtuar flamurin tonë kombëtar.

3 VITE ME PARE

Protesta/ Berisha akuza Ramës: Shqiptarët sot janë popull i gomoneve

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha se sot pas 32 viteve, shqiptarët po njihen si “populli i gomoneve” dhe për këtë bën fajtor Edi Ramën. Nga Foltorja e ngritur në mes të sheshit, Berisha tha se Rama është shndërruar në armik të lirisë që qytetarëve. Sipas Berishës, Rama po u merr shqiptarëve dinjitetin dhe mbi të gjitha të drejtën e votës. 

"Ky është cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga qindra mijëra djem e vajza. Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë të PL dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, mirënjohje për praninë tuaj në këtë tubim. Njëlloj si 32 vite më parë, le të ndalemi një moment dhe të shohim pse u bëmë sërish njerëzit e gomoneve. Shqiptarët sot janë popull i gomoneve. Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën, të ka marrë dinjitetin. Njeriu që nuk voton i lirë është i pashpresë,"-tha Berisha në fjalën e tij.

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Shqiptare dhe shqiptarë në Shqipëri dhe kudo ku jeni sonte. Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve, nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shqyejnë sonte me entuziazmin, zërin, fuqinë e tyre, bulevardet dhe rrugët e Tiranës. Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të paparti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve, të kauzave të drejta. Përshëndetje vëllazërore, mirënjohje të pakufijshme për praninë tuaj sot në këtë tubim që u rezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare, shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.

Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur njësoj si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve, ndaj dhe le të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës. Nuk ka vend të bekuar si kjo tokë. Nuk ka vend më të pasur se ky vend. Por shqiptarët sot janë populli i gomoneve sepse dikush dhe ky dikush është Edi Rama. Ju ka grabitur votën, ju ka plaçkiur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë kallp, në votë viktive, vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet. Ky armik i lirisë tonë, ku armik i votës tuaj nuk njeh ligj, nuk njeh kushtetutë, nuk njeh moral, nuk njeh asgjë dhe është vërsulur me të gjithë makinerinë e narko-shtetit të tij të rrëmbejë shqiptarëve votën, së bashku me votën dinjitetin, së bashku më votën shpresën, së bashku me votën besimin. Miqtë e mi, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes. Ai që të merr shpresë të ka marrë beismin, forcën e pashtershme drejt së ardhmes së njeriut. Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin. Ai që të merr votën të ka marrë dhe vendin. Njeriu që nuk voton i lirë është njeri i pashpresë, është njeri që humb besimin, është njeri të cilit vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e të parëve, toka e prindërve të tij nuk do jetë më djepi i fëmijë të tij. Nuk do jetë më kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat e tij dhe të fëmijëve të tij.

3 VITE ME PARE

Salianji në protestë: Ka edhe të tjerë që s'janë mbështetës të Berishës, s''ua them emrat për etikë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se ndodhet në protestë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Në një prononcim për EuroNeës, Salianji u shpreh se bashkë me të, ka edhe deputetë të tjerë që nuk e kanë mbështetur kryedemokratin e që janë pjesë e grupit parlamentar, por që sot janë në protestë. Emra nuk preferoi të thoshte. 

"Nuk është çështje palësh, këtu është protestë për flamurin dhe të gjithë duhet të jenë aty. Të gjithë ata që janë kundër qeverisë dhe Edi Ramës. Sa më shumë protesta dhe sa më shumë thirrje të kemi, aq më shumë do të ketë mundësi që të rrëzohet kjo qeveri. Kam parë shumë deputetë të PD-së në Shqipëri. Unë sot nuk jam organizator si herët e kaluara, por jam në rreshtat e qytetarëve. Nuk është etike që unë tu them emrat, por shumë prej tyre janë këtu, do postoj foto pastaj dhe do të duket që janë në protestë, janë ata që janë pjesë të grupit të PD-së që kanë mbështetje ndryshe. Është më mirë kur qëndron mes qytetarëve. Do të jem këtu deri në fund, derisa të ikin protestuesit,"- tha Salianji. 

3 VITE ME PARE

Meta-Ramës: Premtove 300 mijë vende pune, shfarose pupullin. Bananet sjellin tonelata kokainë në vend

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka renditur në protestën e sotme të gjitha dështimet e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Nga podiumi, përballë protestuesve, Meta tha se kryeministri Edi Rama ka premtuar që të ulë çmimet, të mbrojë qytetarët kundër krizës, por nuk e ka bërë këtë gjë. Meta tha se fRama premtoi 300 mijë vende pune, por nuk e ka mbajtur këtë gjë. Ai u shpreh se kryeministri Rama premtoi mbrojtje të qytetarëve, por ajo që bëri është amnistia për katet pa leje të të pasurve. Të varfërve, sipas Metës, u shembi shtëpitë. Kreu i PL-së përmendi dhe luftën e drogës, përmes transportit të bananeve 

Fjala e Metës: 

Jeni ju që mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat e panumërta që beni. Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithshka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani. Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja. "Rilindja" që ka vetëm një axhendë: "Vidh - Shpopullo - Shkombëtarizo" Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet. Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryshfet. Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre. Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë. Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve. Premtoi luftë kundër varfërisë, por sot 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak apo deri në 5.5 dollarë në ditë. Për të varfërit Rilindja ka vetëm dy alternativa: ose nënshtrimin, ose dëbimin. Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, por nuk vepron ndaj drejtorëve të saj që vjedhin miliarda duke e shitur shumë herë më lirë dhe duke e importuar shumë herë më shtrenjtë. Drejtësia e Rilindjes arreston 82-vjeçaren në fshatin e Vlorës për një kotec pa leje, por garanton amnisti për katet dhe pallatet pa leje në mes të Tiranës. Legalizimin falas që premtoi para se të vinte në pushtet, e beri vetëm për më të pasurit dhe më të fortit. Për më të dobtit zgjodhi ruspat për tu shembur shtëpitë dhe nuk ua kurseu as gazin helmues nënave me foshnjë për ti nxjerrë dhunshëm në rrugë të madhe. "Rilindja" premtoi luftë kundër drogës, por sot "bananet" e drogës po përmbytin Shqipërinë dhe Europën. Rilindja premtoi luftë ndaj pastrimit të parave dhe e futi Shqipërinë në listën e zezë të pastrimit të parave dhe kërkon të bëjë "amnistinë fiskale" për të pastruar lekët e saj.

Premtoi të pastronte qytetet, por u zhyt në babëzinë e aferës së inceneratorëve, që gllabëroi qindra milionë euro. Premtoi të "rilindte" trashëgiminë kulturore, por shembi në mes të natës dhe të pandemisë Teatrin Kombëtar, dhe po i rrëmben dhe shkatërron të gjitha pasuritë e çmuara të trashëgimisë kulturore. Edi Rama premtoi se do të jetë kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku më i madh i fjalës së lirë dhe medias së pavarur në Europë. Arsimi është pasqyra e vërtetë asgjesuese, për të kuptuar se sa e urren "Rilindja" dijen dhe kulturën. Sepse ai ka alergji nga dija, nga intelektualët, nga mendimi i lirë dhe kritik. Sepse vetëm një shpirtzi nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijë të protestojnë me lot në sy poshtë zyrës së tij, me një kërkesë: Na hapni shkollën! Na hapni kopshtin! Jemi këtu për ti dhënë fund dramave familjare ku prindërit ulin sytë p֝ërpara fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot as kërkesat për lodra, libra, veshje dhe ushqim. Kur prindërit ulin sytë para fëmijëve se nuk u shpjegojnë dot pse u mbyll kopshti apo shkolla e tyre. Jemi këtu për të kërkuar llogari deri në fund se pse: Ndërsa pensionistët marrin thërrime, Edi Ramës vetëm udhëtimet me Chartëra i vlejnë dhjetra milionë euro. Nëse paga vjetore e mësuesit në Mal të Zi vetëm pak metra matanë Bunës është 9900 Euro, i mësuesit në Shqipëri që është më i keqpaguari në rajon, është 4200 euro. Në Kosovë bëhen hapa para në luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqëipëria është ndër vendet e fundit në botë për zbatimin e ligjit. Në Shqipëri 1 km rrugë e re kushton 6 herë më shumë se në Serbi. Miliardat e buxhetit grabiten dhe asnjë lekë nuk shkon për qytetarët. Qindra milionë euro gllabërohen nga PPP-të. Mbi shpatulla bie pesha e borxhit publik që po e çon vendin drejt greminës financiare. Rilindja premtoi se do e vendoste me ligj kufizimin e borxhit, sot askush nuk e di askush se kush është. Prej kohësh i ka shpallur luftë shtresës së mesme. Bashkë do e bëjmë Shqipërinë të madhe dhe krenare. Fitorja është e jona. 

3 VITE ME PARE

Protesta e Opozitës, Besart Xhaferri: Ka ardhur koha të çlirojmë Shqipërinë nga ky sistem i ndyrë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Besart Xhaferri

TIRANË- Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka theksuar se ka ardhur koha që Shqipëria të çlirohet nga ky sistem i ndyrë. Gjatë fjalës së tij, Xhaferri u shpreh se Rilindja po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm, ndërkohë që theksoi për 10 vite ka shpërblyer

"Të dashur Shqiptarë! Shqiptarë të lirë! Shqiptarë europian që na jeni bashkuar sot ktu! Po! Ju jeni shqiptarët e lirë... Të lire nga frika....  Të lirë shantazhi.... Të lirë nga pengmarrësit e Shqiperisë! Ju falenderoj nga zemra! Jeni shpresdhënësit më të mëdhenj të kombit tonë sot! Brenda edhe jashtë kufirit! Gjithë diaspora i ka syte te ky shesh sot! Per fat të keq, atdheu yne është rikthyer në një sulltanat përsëri! Ashtu si sulltani shpërblente pashallarët e tij me tokë, pasuri dhe pushtet, kështu i ka shpërblyer këto 10 vite edhe Edi Rama biznesmenet, gazetarët, ambasadorët apo aktivistët e shoqërisë civile!!!

Ajo që kërkonte sulltani nga pashallarët e tij ishte haraci në monedha floriri dhe mijëra shpata kur kishte beteja porta e larte! Po kështu kërkon edhe regjimi i Edi Ramës sot! 30% të tenderave nëpër llogari bankare në Panama dhe off shore, por edhe mijëra vota të blera apo shantazhuara çdo 2 vjet për zgjedhje! E kush nuk blen dot vota, duhet të perdhosi opoziten e çdo opozitar në këtë vend! E kush e bën këtë? Gazetarë dhe aktivist civil më të pasur se biznesmenët! Pse? Sepse ne jemi kthyer në të keqen e vetes! Shqiptarë që vjedhin shqiptarë! Shqiptarë që dhunojnë shqiptarë! Shqiptarë që shkatërrojnë Shqiperinë! Atë Shqipëri që qindra breza derdhen gjakë për ta emancipuar! Rilindja e vërtetë e Frashërllinjve zhduku sulltanatin, ndërkohë rilindja e rreme e Edi Ramës na e risolli përsëri! Ka ardhur koha për ta çliruar përsëri Shqiperinë nga ky sistem i ndyre:

Që kërrusi shpinen e çdo shqiptari të ndershëm! Që loti ia lagu faqen çdo nëne që detyrohet ti thotë mirupafshim evlatit të saj! Që dëboi 750.000 bashkëatdhetarë! Që përbalti përseri fjalën Shqiptar në parlamentet e Europës! Që po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm! Por jo!!! Shqipëria ka Zot! Ata jeni ju, që i dilni Zot këtij vendi! Njësoj si rilindasit e vërtetë të 1900-ës, do e çlirojmë Shqipërinë nga grushti në tentativë oriental ndaj vlerave tona kombëtare!!! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti na dhënte forcë të gjithëve në këtë mision," tha Xhaferri.

3 VITE ME PARE

Protesta e PD-së/ Turma e qytetarëve deri tek Sheshi Skëndërbej (FOTO)

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
foto nga protesta

TIRANË- Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e PD-së që po mbahet aktualisht përballë kryeministrisë duket se është e madhe. Referuar pamjeve, shihet se turma e qytetarëve shkon nga kryeministria deri te sheshi "Skënderbej".  Disa minuta më parë, dritat përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit u fikën, megjithatë kamerat kanë filmuar turmën e protestuesëve të cilët duket se janë të shpërndarë deri tek sheshi.

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
foto nga protesta


Protesta e organizuar nga opozita ku pjesëmarrëse është edhe Partia e Lirisë vazhdon prej më shumë se një ore e gjysmë. Mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e qeverisë. Rreth 1000 efektivë janë në terren ndërkohë që bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është mbushur me kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit që nxisin apo kryejnë akte dhune. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonat ku do të ketë grumbullime të qytetarëve.  Kryeministria masat i mori që mbrëmjen e djeshme, duke blinduar dyert kryesore./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM- Çfarë po i tregon në telefon Meta-Berishës?

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha në krah të njëri-tjetrit po udhëheqin protestës e opozitës para Kryeministrisë. Por një foto pikante është shkëputur nga tubimi. Në një moment, Meta i tregon diçka në telefonin e tij Berishës, ndërsa ky i fundit kërruset dhe sheh ç'i tregon aleati i tij. E në fund buzëqesh.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Nga Salianji te Topalli, kush janë politikanët që kanë shkuar në protestë, Bardhi e Alibeaj mungojnë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Pamjet nga protesta

TIRANË- Protesta e sotme e organizuar nga opozita e bashkuar ka barë bashkë deputetë e ish-deputetë. Pjesëmarrës në protestën e sotme kanë shkuar Jozefina Topalli, Famur Noka, Ina Zhupa, Xhelal Mziu, Ervin Saljani, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luçiano Boçi, Bardh Spahia, Dashnor Sula, Ramadal Lika dhe Sajmir Korreshi.

Ndërkohë që në protestën e sotme nuk janë parë deputetët si Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi si dhe Jorida Tabaku.

3 VITE ME PARE

Avokati në protestë, Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e Soros në Paris

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Altin Goxhaj

TIRANE- Avokati Altin Goxhaj, i njohur për aktivizmin kundër filantropit Xhorxh Soros, deklaroi sot nga protesta e opozitës se kryeministri Edi Rama është fshehur në Paris. Goxhaj tha se sa herë që ka shumë pjesëmarrje në protestë, Rama ikën. 

"Sa herë ka shumë shqipe, ikën sorra. Sa herë bën një hap populli ata bëjnë një hap mbrapa. Duhet të vijmë gjithmonë këtu që ta përzëmë atë.

Poshtë George Soros. A e dini ku është Rama sot, në cilën fole është fshehur. Në folenë e Soros në Paris bashkë me Alex Soros duke bërë planin si të na dëbojë dhe ne që kemi mbetur. Këtë sot e dinë dhe socialistët dhe patronazhistët”, deklaroi ai./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Renis Gjoka: Do ulim kokën nesër para fëmijeve tanë kur të na pyesin pse s'luftuat?

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Renis Gjoka

TIRANË- Këngëtari i njohur Renis Gjoka i është bashkuar sot protestës së thirrur nga opozita e bashkuar, ndërsa ka dhënë mesazhin e tij. Në Foltore, këngëtari, i cili gjithashtu është edhe autori i himnit të protestës, ka kërkuar angazhimin e qytetarëve. Gjoka pohoi se në vendin tonë po venitet shpresa, por kërkoi edhe një mundim të fundit për brezat e ardhshëm.

"Ndoshta disave mund t'i duket klishe kjo qe po them, por une vertete besoj akoma dhe nuk dorezohem per arsyet qe ju thashe me lart. Nese duam qe te ulim koken neser perpara femijeve tane kur te n a pyesin pse nuk luftuat per ne, atehere shperndahemi qe tani, perndryshe, do te doja shume qe t'i japim dhe nje here nje shans vetes tone per brezin e ri. Per ata qe momentalisht jane te pafuqishem per te reaguar. Per ata qe do na shohin ne sy neser e do na perbuzin per shansin qe kishim per te ndryshuar jeten tyre, dhe nuk e beme. Me Zotin ne krah e me koken lart, le ti japim dhe nje here mundesine vetes, qe neser kur te perballemi me femijet tane te bere burra e gra, te na thone Faleminderit!,"-tha gjithashtu në fjalën e tij Gjoka.

FJALA E PLOTË:

Renis Gjoka, kantautor: Nuk mendoja qe nje dite mund te ngjitesha ne nje podium prane kryeministrise e te flisja perpara kaq shume njerezve per shqetesime qe na prekin te gjitheve, te cilat i diskutojme cdo dite me miq ne fakt. Ndjesia eshte e cuditshme, por eshte gjithashtu çliruese per vete faktin se edhe ju mendoni njesoj si une. Njesoj si ju, edhe une mendoj se ne kete vend, gjerat nuk shkojne ashtu siç duhet. Nuk po them qe kemi qene vendi me perfekt ne bote, por tani po ndihen ne ajer problemet. Poshtersi dhe skandale te cilat zevendesojne njera tjetren ne kohe rekord. Por mbi te gjitha keto kohe kam vene re nje doze te jashtezakonshme te shtuar te stresit, ankthit, pasigurise per te ardhmen, e kryesisht venitjes se shpreses. Ketu fillon e behet serioze situata. Personalisht, mund t'ja lejoj vetes te gjitha uljet e goditjet qe jeta me jep, sepse fundja fundit keshtu eshte jeta, te shkund here pas here. Por vetem nje gje nuk ja lejoj kurre, t'me ule deri ne ate pike saqe te me beje te dorezohem. Nuk kam per ta bere kurre sepse e para besoj ne Zot dhe e di qe e kam ne krah gjithmone, dhe e dyta besoj ne nje shans tjeter qe do me jepet. Pra me pak fjale kam gjithmone shprese. Shprese jo kot ne ajer, por te bazuar tek forcat e mia dhe tek ideja qe nese do te ndryshoje dicka, duhet te jem une ai i cili duhet ta beje perpjekjen e pare.

Per fat te keq, kohet e fundit, jo te gjithe po e mendojne keshtu si une. Kohet e fundit shpresa po venitet. Shume nga ne jane dorezuar. Dorezim demonstrativ. Dorezim pa kushte. Tregues kryesor jane gati 1 milion shqiptare qe kane nderruar prefiksin ne nr e telefonit vetem keto pak vite te fundit. Kane ikur jashte. Nuk jane zonja dhe zoterinj te nderuar te moshes se trete. Jo se keta nuk duan, por nuk i pranon njeri. Jane mosha jone, jane biles edhe brezi me i ri. 18 - 20 vjecare qe jane full of energy e nuk e nxjerrin dot me ketu ne vendin e tyre. Duan te kontribuojne, vlojne perbrenda te shpalosin vitalitetin e tyre ne kete vend, dikush me fuqine e tij fizike, dikush me ate intelektuale. Por e shohin qe nuk ja vlen. Pjesa me e madhe e miqve te mi, sot jane larguar. Pjesa me e madhe e fisit tim, njerezve te gjakut tim, jane jashte ketij vendi. Pjesa me e madhe e Shqiptareve kane ndertuar jeten jashte Shqiperise se tyre. Ky eshte realiteti. Nje realitet i cili nuk mbulohet dot me propagande e fjale te cilat jo vetem qe nuk te bejne t'i besosh, por te fyejne inteligjencen. Fjale tallese qe te neperkembin dinjitetin. E njeriu pa dinjitet eshte me shume se i dorezuar. Ne fakt mos t'ju duket habi. Ky eshte qellimi i tyre. Te dorezohemi pa kushte, deri ne ate pike sa mos te kemi fuqi te ngrejme as koken per t'i pare ne sy ata qe na poshterojne.

Ndoshta disave mund t'i duket klishe kjo qe po them, por une vertete besoj akoma dhe nuk dorezohem per arsyet qe ju thashe me lart. Nese duam qe te ulim koken neser perpara femijeve tane kur te na pyesin pse nuk luftuat per ne, atehere shperndahemi qe tani, perndryshe, do te doja shume qe t'i japim dhe nje here nje shans vetes tone per brezin e ri. Per ata qe momentalisht jane te pafuqishem per te reaguar. Per ata qe do na shohin ne sy neser e do na perbuzin per shansin qe kishim per te ndryshuar jeten tyre, dhe nuk e beme. Me Zotin ne krah e me koken lart, le ti japim dhe nje here mundesine vetes, qe neser kur te perballemi me femijet tane te bere burra e gra, te na thone Faleminderit!

3 VITE ME PARE

Fermeri në protestë: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë, doja të vrisja veten

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Fermeri

TIRANË- Një fermer ka rrëfyer dramën e jetës së tij. Në fjalën e mbajtur para protestuesve në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', ai tha se tatimet e kanë gjobitur me 45 milionë euro dhe se ka tentuar të vrasë veten. Fermeri u shpreh se jetën e dytë e ka nga bashkëshortja e djali i tij që e kanë shptuar nga vdekja. 

Fjala e fermerit: 

Babai im u kthye nga Mali i Zi 100 vjet përpara, e përzunë dhe erdhi këtu. Unë jam sipërmarrës dhe në vitin 1995 erdha nga Shqipëria, sot po kërkon që të na përzërë edhe ne. Unë sot marr vetëm 600 litra qumësht, ferma është qumështi pluhur nga Serbia, 6 ton në ditë vijnë nga Serbia. Duhet të punojnë fermat tona, gjërat tona. Mu dha rasti t'i them Edi Ramës, unë sot do të isha në botën tjetër, sepse tatime më vunë 45 milion ëlekë gjobë dhe doja t'i jepja fund jetës. Jetën e kam nga gruaja dhe nga djali. Biznesi kërkon shina, nuk ka shina të ecë lokomotiva, nuk ecën dot, nuk zhvillohet biznesi në pallatet 15-katëshe, ata kanë vetëm banka poshtë që merren me qira. Duhet të zhvillohet biznesi në Shqipëri, gjithçka duhet të ndryshojë me popullin përpara. Nuk duhet të ecë kapitalizmi, gjithçka duhet të ndryshojë, fitore, fitore. 

3 VITE ME PARE

“Rama na ka fikur dritat"/ Protesta e opozitës në terr, qytetarët gjejnë zgjidhjen, nxjerrin telefonat dhe...BLIC-at

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Pamje nga protesta

TIRANË- Bulevardi është pa drita, por qytetarët kanë gjetur një zgjidhje. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarët kanë vendosur që të ndezin flash-et e telefonit për të ndritur pamjen para tyre përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.

“Rama na ka kanë fikur dritat nga ura drejt Sheshit Skenderbej, se nuk duan qe te shihet se sa jemi. Ndizni telefonat. Ndizni dritat...,”- tha një prej organizatorëve. Megjithatë zgjedhja është gjetur nga vetë qytetarët. Për disa sekonda ka funksionuar, e më pas të gjithë kanë fikur dritat. 

PAMJE NGA PROTESTA: 

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Kalaja: Qeveri e pabesë dhe e shitur, do merremi me politikë që të tregojmë vendin ty

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Aulon Kalaja

TIRANË- Historiani Aulon Kalaja ka marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës. Duke folur gjatë protestës, Kalaja e ka quajtur qeverinë të shtitur, duke theksuar se ata do të merren me politikë deri sa t'i tregojnë vendin kësaj qeverie. Po ashtu ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të revoltohen dhe të vazhdojnë protestat.   

"Motra dhe vëllezër! Deri para pak kohësh të flisje për shpopullimin, të quanin të çmendur. Sot shqiptarët po ikin nga sytë-këmbët. Po braktisin trojet. Këtu nuk kemi të bëjmë me një rastësi, por me një axhendë të paramenduar.
Prandaj duhet të meremi me politikë, jo vetëm se po qeverisemi nga inferiorët, por se këta kanë një plan që të na përzënë të gjithëve. Ty të grabisin tokën që s’e punon. Ty të shembin shtëpinë. Ty s’të fusin në punë. Ty të vrau policia. Ne na kanë vrarë shpresën. Të gjithëve po na nxijnë jetën! Ne nuk do t’a pranojmë eksperimentin që po gatuhet në atdheun tonë. Nderi i të parëve na thërret. Gjaku i të parëve na thërret. Çfarë patriotësh jemi ne, që nuk e bëjmë Shqipërinë nje vend më të mirë! Familja krijoi dhe mbrojti kombin shqiptar. Ashtu ka qenë. Kështu është. Familja shqiptare është e shenjtë. Mos e prek familjen. Ndal!

Kjo thirrje, që u kthye në rezistencë, e rezistenca në shpëtim, le të jetë arma jonë kundër politikave të shpopullimit dhe shkatërrimit të familjes. Këta mendojne se ne nuk kemi ideale për t’a mbrojtur kombin, familjen dhe besimin, por këta harrojnë se këto janë arsyet pse rrojmë. A jeni me mua apo jo?! Të zeza dhe rrënime janë shfaqur dekadën e fundit dhe ky po sillet ndaj familjes ashtu siç sillet një punëtor ndaj nxehjes së hekurit. O qeveri e pabesë dhe e shitur! Deri kur do rri këtu duke të duruar?! Prandaj revoltohu. Po protestës, sepse protestë do të thotë perëndim. Po, do meremi me politikë që tregojmë vendin ty dhe takamit tënd, që fërkoni duart kur ne shtrëngojmë dhëmbët. Do meremi me politikë siç u morën etërit tanë. Politikë nuk do të thotë idiot. Jo. Politikë do të thotë qytet, qytetar! Dhe në politikë hyjnë dy tipa. Burri dhe fëmija. Fëmija futet për të marrë. Burri futet për të dhënë. Edi Rama ti je një foshnje," tha Kalaja.

3 VITE ME PARE

DETAJI/ Nuk ka valë në shesh! Kompanitë telefonike bëhen 'njësh' me qeverinë, bllokojnë celularët e qytetarëve në protestë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protesta e Opozitës

TIRANË- Kompanitë telefonike janë bërë 'njësh' me qeverinë e kryeministrin Edi Rama pasi të gjithë qytetarët që janë në protestë nuk përdorin dot celularët e tyre. Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", asnjë nga qytetarët nuk kanë valë dhe nuk telefonojnë dot askënd. 

Nuk dihet se përse është marrë ky vendim nga kompanitë, për të bllokuar celularët e qytetarëve. Protesta vazhdon prej më shumë se një ore e gjysmë. Mijëra qytetarë janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë dhe me pankarta në duar kërkojnë rrëzimin e qeverisë. 

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Çfarë i tha në vesh? Meta dorën para gojës, Berisha dëgjon me vëmendje

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është fotografuar së bashku me kryedemokratin Sali Berisha në protestën e sotme. Na pamje shihet Meta, i cili po i thotë diçka Berishës.

Ndërkohë që Berisha dëgjon me vëmendje. Pas tyre ndodhet Sekretari i PL-së Tedi Blushi.

3 VITE ME PARE

Pedagogu në protestë: Këtu është zëri i të gjithë qytetarëve, ngrihuni ndaj padrejtësive

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Elior Vila

TIRANE- Pedagogu Elior Vila iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të ngrihen në protestë kundër qeverisë. Në fjalën e sotme nga foltorja e ngritur para Kryeministrisë, Vila tha se qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjet e duhura. 

Pjesë nga fjala e Vilës:

Kam kënaqësinë dhe nderin te flas këtu para jush ne kete proteste e cila përfaqëson shoqërinë shqiptare pa dallim moshe, bindjesh, profesionesh sepse kjo eshte me tepër nje proteste perbashkuese e te gjithë atyre qe mendojnë se Shqiperia dhe shqiptaret meritojnë nje te tashme dhe te ardhme me te mire.
·        Kjo proteste eshte zëri i prindërve tanë pensioniste te cilët sot ne vend te nje jetese me dinjitet diskutojnë mbijetesën.
·        Eshte zëri i grave, nenave dhe motrave te cilat jo rrallëherë kane mbi supe barrën e halleve te shumta te familjes dhe qe sot me çmimet e larta me zor përballojnë fundin e muajit.
·        Eshte zëri i shqiptareve te ndershëm biznesmeneve, mjekeve, infermiereve, inxhiniereve, ekonomisteve dhe intelektualeve te tjerë te cilët per fat te keq sot po e kërkojnë te ardhmen diku tjetër larg Shqiperise.
·        Është zëri i profesorëve te cilët edukojnë te ardhmen e kombit ndaj kërkojnë dinjitet ne trajtimin e figurës dhe misionit te tyre si kudo ne bote. Është zëri i studenteve te cilët per fat te keq pakësohen çdo vit neper auditorët e universiteteve.
·        Është zëri i studenteve te shkëlqyer jashtë shtetit te cilët gjithnjë e me pak diskutojnë kthimin ne vendin e tyre. Ata ekselente të kualifikuar do ti mungojnë në vazhdim universiteteve dhe shoqërisë shqiptare duke thelluar krizën e ikjes se trurit.
·        Eshte zëri i te rinjve te cilët per cdo dite po kërkojnë shpresën e humbur larg nesh duke menduar se ky eshte nje vend ku nuk ja vlen te jetohet.
·        Është edhe ai ze qe nuk dëgjohet ne fasade por qe kumbon fort brenda secilit prej nesh. Çfarë do te behet me te ardhmen e këtij kombi, kur atij ti mungojnë elitat intelektuale dhe rinia?
Ndoshta ndoshta zëri im mund te mos dëgjohet fort, por te gjithë zërat tone bashke me shqiptaret kudo qe janë, do te bindim ata qe largohen se ky vend kërkon nga ne sot me shumë se kurrë te kthejmë shpresën e humbur dhe te ndërtojmë te ardhmen per brezat qe do vijnë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Rama si oktapod, i ulur në prehërin e oligarkëve, PANKARTAT që spikatën në protestën e opozitës

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama

TIRANË- Demokratët dhe qytetarët janë mbledhur sot në shesh për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët kanë dalë për të tubuar, ndërsa në duar kanë edhe pankarta të ndryshme për të përcjellë mesazhe për qeverinë. Njëra portretizon kryeministrin si një oktapod që ka mbërthyer Shqipërinë, ndërsa tjetra kreun e qeverisë të ulur në prehërin e oligarkëve.

PANKARTAT E PROTESTËS:

3 VITE ME PARE

Lisandër Hoxha: Rama përdori krizën si kamzhik ndaj shqiptarëve, s'do e lejojmë shpopullimin

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Lisandër Hoxha

TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Lisandër Hoxha është shprehur se shqiptarët nuk do ta pranojnë shpopullimin e vendit si zgjidhje. Në fjalën e tij të mbajtur në protestën e 12 nëntorit, Hoxha tha se kryeministri Edi Rama ka përdorur krizën ekonomike si kamzhik për të larguar shqiptarët. 

Pjesë nga fjala e Lisandër Hoxhës:

Të gjithë jemi dëshmitarë të një mekanizmi antikombëtar, shpopullimi, me anë të secilit është përdorur çdo mjet për të shpopulluar Shqipëria, kriza ekonomike u përdor si kamzhik ndaj të gjithë shqiptarëve. Rama me Vuçiç thurën planin për ta zbrazur Shqipërinë, por jo, këtu ka shqiptarë, këtu ka Opozitë. A duhet sot t'i kërkojmë kryeministrit në ikje, t'i kërkojmë të largohet menjehrë nga kjo zyrë, a duhet ne sot të qëndrojmë të bashkuar deri në largimin e hajdutëve, kurrë nuk do të pranojmë largimin e krizën zi zgjedhje.

3 VITE ME PARE

"Opozita në Shqipëri proteston", Zëri i Amerikës: PD nxjerr 10 pika anti-krizë, Rama sillet indiferent

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Foto nga protesta

Në Shqipëri, opozita ka nisur sot pasdite protestën e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë, siç deklaroi një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “do të çelë një lëvizje të fuqishme që ka si synim madhor, përmbysjen e këtij regjimi antishqiptar, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike publike dhe fondeve e saj publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij. Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies sonë kombëtare , të lirive të shqiptarëve sa më parë nga pushteti”.

Protesta, përpra selisë së qeverisë, organizohet gjithashtu dhe nga Partia e Lirisë (ish Lëvizja socialiste për Integrim) e cila drejtohet nga ish presidenti Ilir Meta. Ai ka akuzuar në mënyrë të përsëritur qeverisë e cila sipas tij “është zhytur në skandale të llahtarshme duke goditur perspektivën e vendit dhe duke vrarë shpresën e të rinjve”. Pak para protestës ai u shpreh se “kush fle në demokraci zgjohet në demokraci”.

Kryeministri Edi Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e vazhueshëm të shqiptarëve nga vendi, e veçanërisht të të rinjve. Për këtë arsye, pjesë e skenografisë së protestës është dhe një gomone me flamurin e Britanisë së madhe. Emigrimi i shqiptarëve drejt këtij vendi, çoi kohët e fundit dhe në një reagim të fortë të kryeministrit Edi Rama, ndaj disa autoriteteve britanike, që floën për “një pushtim nga ana e shqiptarëve”.

Në disa fletë-palosje të shpërndara përpara protestës, Partia Demokratike ka paraqitur dhe atë që e konideron si “paketn antikrizë”, duke propozuar 10 ndërhyrjet kryesore, që nga “dyfishimi i rrogave dhe pensioneve, të përgjysmimi i sigurimeve shoqërore për fermerët, uljen e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin, përgjmimin e taksave mbi naftën, moratorium për ndërtimet, anullimin e kontratave të paligjshme e luftë pa kompromis ndaj krimit të orgaizuar dhe korrupsionit”.

Kryeministri Edi Rama është treguar indiferent ndaj protestës së opozitës. Pak ditë më parë ai deklaroi për gazetarët se “nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do tregojë që lidhjet e tyre me likuiditetet ruse nuk janë ndërprerë, do ta shikoni”. Ai u shpreh “keqardhur për të gjithë ata, që do t’u shkojnë nga mbrapa duke menduar se kush e di për çfarë po u shkojnë nga mbrapa, po thjesht po tërhiqen për hunde”. Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Rudina Hajdari: Edhe socialistët kanë ardhur sot këtu, më kujtoni babain tim

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Rudina Hajdari

TIRANË- Ish-deputetja demokrate Rudina Hajdari ka deklaruar se në protestën e sotme se edhe socialitët i janë bashkuar. Gjatë fjalës së saj, Hajdari u shpreh se beteja që ata kanë sot është kundër kësaj qeverie të korruptuar. Po ashtu ajo ka theksuar se qytetarët po largohen nga vendi për shkak të pamundësisë së tyre ekonomike dhe shtypjes së tyre. Në fund, Hajdari theksoi se protestuesit i kujtonin të atin e saj Azem Hajdari. 

"Teksa vija këtu bëra një cop rrugë me disa qytetarë që kanë mbështetur PS-në dhe në fakt sot ata janë këtu në shesh. Beteja që kemi sot nuk është betejë midis dy partive politike, midis militantëve por betejë kundër kësaj qeverie. Kjo qeveri është duke nga zhvatur ëndërrat tobna. Kjo betejë nuk mund të jetë vetëm për demokratët, por është për të gjithë shqiptarët. Sa prej jush kanë fëmijët jashtë vendit. Si mund që vendi të lulëzojë kur rinia është jashtë vendit, Si mund një familje të rrijë në këtë vend, kur nuk paguan dot faturën e energjisë eletrike, si mund një familje të rrij në këtë vend kur familjet nuk mund të paguajnë taksat. So mund të rrinë kur famijet as nuk mund t'ja dalin fundit të muajit. Si mund t'ja dalin kur studentët nuk po paguajnë dot studimet e tyre. Ju që jeni mbledhur sot këtu më kujtoni Azem Hajdarin. Ai kishte vetëm një mision që ta kthente Shqipërinë në vend të begatë. Ju më mbushni me shpresë dhe energji që ëndrra e tij të bëhet realitet. Fitore, fitore dhe vetëm fitore," tha Hajdari.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, Budina: Të mos shkulemi pa e rrëzuar qeverinë, mister charteri 22 mln euro...

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Edmond Budina

TIRANE- Regjisori Edmond Budina i bëri thirrje Partisë Demokratike që të mos e ndalojë protestën për rrëzimin e qeverisë. Nga foltorja e ngritur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", Budina tha se misioni duhet të vazhdojë. 

Edmond Budina: Vëllezër ne nuk jemi këtu thjesht për keqqeverisjen e këtij pushteti, por ne jemi për të treguar forcën tonë kundër mafies në pushtet, e cila e ka uzurpuar pushtetin dhe në kupolë të së cilës është mister charteri 22 mln euro. Është mister jahti 2 mld, është mister inceneratori 400 mln. Prandaj ne jemi këtu që ta ndalojmë këtë mafie në pushtet.Ai disa ditë më parë na tha se ne jemi të pa fe, pa atdhe dhe pa flamur. Ne nuk jemi si ai, sepse ai atdhe ka paranë, ai fe ka drogën, ai flamur ka shitjen e interesave të atdheut dhe ne jemi kundër të gjitha këtyre.

Mos mendojë asnjëri se prijësit tanë do të na zbresin nga qielli. Ne duhet të luftojmë të gjithë bashkë, që të themi se luftën tonë do ta vazhdojmë deri në fund. Ata që thonë se një udhëheqës duhet të zbresë nga qielli i shërbejnë Ramës.

Ne jemi këtu për ti thënë jo shpopullimit, jo varfërisë, jo shthurjes së këtij vendi, jo drogës. Ne jemi për ti thënë jo mafies deri në fund. Unë personalisht ju ftoj që protestat tona të mos ndalin, të mos shkulemi që këtu pa e shkulur mafien. Ne të luftojmë dhe të kemi një mosbindje civile.

Deklarimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet përpara kryeministrisë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Boçi në protestë:Ta fusim Ramën pas blindave të burgut atë që përzë shqiptarët, kjo është betejë për familjet tuaja

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet futur në burg, pasi është fajor për largimet e shqiptarëve nga vendi. Në fjalën e tij nga sheshi ku po mbahet protesta e 12 nëntorit, Boçi tha se duhet ndezur revolta për rrëzimin e kësaj qeverie.

Pjesë nga fjala e Boçit:

Të dashur shqiptarë, motra, vëllezër, të rinj dhe të reja! Ju përshëndes sot me pasionin e falenderuesit për këtë pjesmarrje madhështore dhe t’ju them se ajo që na ka mbledhur sot këtu, në këtë shesh, është më e madhe se ne të gjithë së bashku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e atdheut tonë. Se ajo që na ka mbledh nuk është thjesht ekzistenca jonë. Jo! Është dashuria për prindërit tanë, është dashuria për familjet tona, është dashuria për të afërmit tanë, është dashuria për jetën, për qytetarët, për atdheun. Ajo që na ka mbledhur të gjithëve këtu nuk është thjesht vuajtja e atyre që jetojnë sot në këtë vend, por është dhe dëshpërimi i atyre që duan të largohen nga ky vend.

Ajo që na ka mbledhur sot nuk është thjesht politika, është Shqipëria, është atdheu. Dhe ajo që na ka mbledhur sot këtu është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra si ju që i dalin zot vetes, i dalin zot atdheut, i dalin zot besimit, i dalin zot famlijes duke luftuar dhe duke u ndeshur. Të dashur qytetarë, unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur gulçin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Të dashur qytetarë, e gjithë Shqipëria sot është me ju. E gjithë Shqipëria e ka mendjen dhe zemrën këtu tek ju. E gjithë Shqipëria i ka sytë dhe veshët këtu ke ju. E gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te karakteri juaj, te qëndresa juaj.

Prandaj së bashku të vazhdojmë betejën tonë. Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar. Së bashku ta përmbysim regjimin që ka rënuar jetën e shqiptarëve. Dhe së basgku t’i shembim blindat e portave që ka burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton, që fshihet pas dritareve dhe pas ikjeve nga shteti. Të dashur qytetarë, besimi im është i madh, besimi i Partisë Demokratike është i madh tek ju dhe kjo nuk është një beteje dhe sfidë politike. Jo! Ky është një mission qytetar të cilin jam i bindur që së bashku do ta çojmë deri në fund, deri në fitore. Bekuar qofshi! E bekuar qoftë Shqipëria! Faleminderit!

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Prindërit e fëmijëve të kopshtit ‘Zybejde Hanim’ dalin në protestë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protestuesit

TIRANË- Prindërit e fëmijëve të kopshtit ‘Zybejde Hanim’ kanë dalë në protestë. Me një pankartë të madhe në duar, prindërit, janë mbledhur të gjithë dhe po protestojnë për mbylljen e kopshtit. 


Nisi protesta e thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

 
3 VITE ME PARE

Meta niset drejt Kryeministrisë: Do jetë paqësore, qeveria të mos provokojë!

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbritur në shesh dhe po u bashkohet protestuesve që janë grumbulluar para Kryeministrisë. Meta tha se kjo protestë do të jetë paqësore, se ai nuk ka asnjë shqetësim për dhunë, por kërkoi që qeveria të mos provokojë. Kreu i PL-së tha se bizneset kanë falimentuar, shkollat janë mbyllur e shqiptarët po largohen, ndaj të gjithë shqiptarët duhet të ngrihen në protesta. 

Pjesë nga fjala e Metës: 

Ju e shikoni se sa paqësore është atmosfera, mesazhi ka qenë i qartë, duken dhe qytetarët se si janë grumbulluar. Nuk ka asnjë rëndësi nëse Rama është në Shqipëri apo jo, ai ka qindar udhëtime me çcarter, i vjedh çdo second shqiptarët, pa qenë nevoja që të jetë këtu. Një njeri që nuk ka mbajtur asnjë premtim për të cilët erdhi në pushtet. Dalin prindërit, dalin vajzat e shkollës së mesme që ai mbylli në mënyrë arbitrare, bizneset kanë falimentuar, rrugët këtu janë shumë herë më të shtrenjta se në Evropë e Serbi. Nuk kam asnjë shqetësim për dhunë, nuk ka asnjë shqetësim. Por, qeveria të mos provokojë. Jemi të bindur në mbarëvajtjen e një proteste dhe ju jeni këtu pikërisht për të përcjellë këtë protestë. Janë njerëz që do tu japim drejtim. Do të jenë të gjithë në protestë, nuk ka më gjumë, ka demokraci, demokraci në veprim. Po u mbyllin shkollat fëmijëve, mbyllin mediat e lira, mbyllin gjithçka në mënyrë që ta poshtërojnë e përzënë këtë popull. 

3 VITE ME PARE

Noka: Pjesëmarrja sot në protestë është dy herë më e madhe se në 7 korrik

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Flamur Noka

TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se pjesëmarrja në protestën e sotme është më e madhe se në 7 korrik. Në një prononcim për Report Tv, Noka tha: Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut.

Reagimi vjen paralelisht me protestën që po zhvillohet përpara kryeministrisë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha del nga selia blu, zbret në shesh e u bashkohet protestuesve

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike. Berisha shihet teksa shtrëngon duart e simpoatizantëve që kanë mbushur selinë blu. Berisha do të marshojë drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" aty ku mijëra qytetarë janë grumbulluar dhe kërkojnë largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. 

Protesta ka nisur. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

Nis protesta e PD-së, qytetarët mbushin bulevardin dhe sheshin "Skënderbej"

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama

TIRANË- Ka nisur zyratisht protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Partia e Lirisë. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur bulevardin dhe sheshin "Skëndërbej" me flamurin e opozitës në duar dhe pankarta ironizuese ndaj qeverisë. 

Nga momenti në moment pritet që kryedemokrati Sali Berisha e Ilir Meta tu bashkohen protestuesve. Policia e shtetit ka njoftuar se për shkak të protestës që pritet të nisë gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim. Policia bën thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative. 

Rreth 1000 efektivë janë në terren ndërkohë që bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ është mbushur me kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar protestuesit që nxisin apo kryejnë akte dhune./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Qytetarët me pankarta në protestë, mesazhet pikante: Rama brand në korrupsion, We the people

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Pankartat

TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme para kryeministrisë. Qytetarët e pranishëm kanë zgjedhur që protestën e sotme ta ilustojnë dhe në karikatura e pankarta. 

"Mafia Soros non grata! Të ndalojmë axhendën e shpopullimit të Shqipërisë”, “Faleminderit që na Qite në dritë”, "Rama është brand në Korrupsion", "Oligark" janë disa nga pankartat që kanë zgjedhur qytetarët të mbajnë në duar. 

Nisi protesta e thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

Mesazhi i Metës para protestës: Për pak minuta zbresim tek populli i lirisë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për herë të parë pak para nisjes së protestës së Opozitës. Para se të futej në selinë e Partisë së Lirisë, Meta u ndal para gazetarëve.

"Edhe pak minuta, Partia e Liisë shkon tek populli i lirisë,"- tha Meta dhe u fut brenda. 

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

"Unë jam rrogëtar dhe punoj në shtet"/ Qytetari në protestën e PD-së: Nuk po na dalin të ardhurat as për hallet

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
qytetari ne protesten e PD-se

TIRANË- Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përballë kryeministrisë në kuadër të protestës që do të mbahet për pak minuta e organizuar nga Partia Demokratike ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Partia e Lirisë. Një qytetar i cili ka ardhur nga Elbasani në Tiranë, është shprehur se sot është i pranishëm në protestë i pandikuar nga partitë politike. Ai shprehet se punon në shtet dhe se sot po proteston për varfërinë e vendit dhe taksat e larta që janë vendosur nga qeveria. 

"Ne vijmë nga Elbasani. Unë protestoj shumë për shumë arsye. Unë jam rrogëtar dhe punoj në shtet. Varfëria është në ekstrem, pronat po na i marrin, taksat janë të larta. Nuk kemi asnjë lloj shërbimi. Në zgjedhje ne jemi kërcënuar. Familja ime është e gjitha në emigracion, Pse ne duhet të largohemi nga Shqipëria. Nuk po na dalin te ardhurat për të përballuar hallet”, u shpreh një nga protestuesit. Nuk kam frikë as të majtë as të djathtë, kam dalë si qytetar sot për të drejtat e mia, me vullnetin tim të plotë. Nuk jam i anëtarësuar në asnjë parti", tha qytetari. 

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha e Meta zbresin në shesh nga çasti në çast, zbardhet axhenda e protestës, zgjat 3 orë, ka rreth 20 folës

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Pamje nga protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës pritet të zgjasë rreth tre orë dhe do të ketë 20 folës. Të gjithë folësit, nga kryedemokrati Sali Berisha, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deri tek përfaqësues të opozitës pritet të dalin në shesh për të dhënë mesazhet e tyre për qytetarët. Nga momenti në moment, pritet që Berisha e Meta të dalin nga selitë e partive përkatëse dhe t’i drejtohen bulevardit ku janë grumbulluar qytetarët.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, qytetarët nisen nga Elbasani: Kam ardhur nga Italia, populli nuk mban më

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Qytetaret

TIRANË- Qytetarët janë nisur nga Elbasani për të marrë pjesë në protestën e opozitës pasditen e sotme. Duke folur për mediat, ata kanë theksuar se të gjithë duhet të dalin në protestë kundër qeverisë. Po ashtu bëhet me dije se nga Elbasani në protestë rreth 2500 persona.

“Popullin sot e ka çuar në pikën më të fundit. Populli shqiptar po vuan nga një kriminel. Unë vij nga Italia enkas për të protestuar”, tha një qytetar.

“Nuk do të ketë shqiptar sot që mos të dalë në Tiranë kundër kryekriminelit të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, kryetradhtarit të kombit shqiptar, kryehajdutit të kombit shqiptar të të gjithë kohërave, Edvin Kristaq Rama. Arsyeja kryesore fukarallëku i kombit. Si nuk e ndiejmë, gjysmë pesnioni apo jeton me miliarda vetë ai. Po qe se elektorati i majtë thonë se jemi shqiptar, duhet të dalin të mbrojnë atdheun sot. Ne themi Shqipëria në rrezik, ai po shet gjithë asetet themelore të kombit shqiptar, të ekzistencës së kombit. Unë kam shumë për të folur, nesër mbaroj po të më lësh. E di çfarë po i bën gjuhës shqipe ai i biri i Kristaq Ramës. Gjuha dhe gjaku janë kolonat ku mbështetet ekzistenca e një kombi. I kanë vajtur Gjinushit gjuhëtarë me emër që mbrojnë gjuhën shqipe, i ka nxjerrë përjashta me forcë”, tha një tjetër qytetar.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

FOTO/ 'Në shesh me gomone', ironia e protestuesve para Kryeministrisë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Gomonia në protestën e opozitës

TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar qytetarët kanë nisur të grumbullohen para selisë së qeverisë. Një nga arsyet e thirrjes së protestës nga opozita është dhe largimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe me gomone. Një çështje që tashmë është ngritur dhe në Britaninë e Madhe duke u kthyer në debatin e ditës.

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Gomonia në protestën e opozitës

Kështu protestuesiot kanë sjellë një gomone në të cilën kanë vendosur flamurin britanik dhe atë shqiptar ndërsa brenda saj kanë futur fletushka që tregojnë shifrat e emigrantëve shqiptar në Britani. Në këtë mënyrë protestuesit kanë ironizuar situatën në të cilën ndodhet vendi.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

E moshuara prag protestës: Jam gati ta vras Ramën, hallall 20-30 vite burg

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Gruaja

TIRANË- Një e moshuar është ‘vetëofruar’ që të vrasë kryeministrin Edi Rama. Revolta e sa ndaj qeverisë ka arritur deri në pikën që ajo pranon të bëjë edhe 20-30 vite burg, vetëm që kjo qeveri të mos e drejtojë më Shqipërinë. Në një pronocim për mediat, ajo shprehet se Rama është gënjeshtar, njeri i pafytyrë që ka varfëruar shqiptarët.

“Sa shumë arsye që ka mor djalë, po varfëri, po shtëpiat që janë prishur, po fermerët, po vjedhjet, po shitjet. Nuk po lënë gjë pa shitur. Ai është i pafytyrë dhe i paskrupullt. Ka thënë një grua këtu, që më jepni një snajper ta vras vetë. Jam gati ta vras. Hallall 20-30 vjet burg se nuk do arrij ti bëj. Të heqësh Edi Ramën është triumf. Ai është i pashpirt, gënjeshtar, ai është mostër. Nuk ka fjalë në fjalor që mund të thuash për të. Është pak t’i thuash i poshtër, i keq, hajdut, gënjeshtar. Duhet hequr me çdo kusht,”- u shpreh e moshuara.

Situata para Kryeministrisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

"Rama jaran që s'ka fe..."/ Qytetari me timon në dorë te protesta e PD-së: Kjo i takon popullit dhe rinisë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
qytetari ne protesten e PD-se

TIRANË- Vetëm pak minuta kanë mbetur nga nisja zyrtare e protestës së organizuar pasditen e sotme nga PD-ja ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Partia e Lirisë. Përpara kryeministrisë janë mbledhur dhjetëra qytetarë të cilët kanë ardhur nga rrethet. Disa shihen me flamujt e opozitës dhe disa të tjerë duket se janë mobilizuar me mjete të tjera. Siç shihet edhe në foto, një prej qytetarëve ka ardhur me një timon makine në dorë, ndërsa thotë se ai i përket popullit dhe rinisë. Ai nuk i kursen as etiketimet për kreun e qeverisë Edi Rama, duke e quajtur jaran të pafe. 

"Rama jaran që ska fe. Timoni i takon popullit gjithmonë popullit dhe rinisë", tha qytetari. 

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
qytetari me timon ne dore

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

FT+VD/ Mijëra demokratë të Shkodrës nisen drejt Tiranës: T'i dalim zot Shqipërisë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protestuesit në Shkodër nisen drejt Tiranës

TIRANË- Mijëra demokratë të Shkodrës janë nisur drejt kryeqytetit për t'u bashkuar në protestën e thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar para Kryeministrisë. Në fotot e shpërndara nga Partia Demokratike dega Shkodër shihen autobuzët që mbushën me qytetarë e simpatizantë të PD. 

Mbi 3 mijë qytetarë shkodranë pritet t'i bashkohen protestës. Protestuesit që vijnë nga veriu në fillim do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' dhe më pas do të vijojnë në këmbë drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' për t'u grumbulluar të gjithë bashkë në para selisë së qeverisë. 

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protestuesit demokratë

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, qytetarët në Durrës: Nuk ka listë që të mbaj arsyet, jetojmë në kushte minimale

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
protestues

DURRËS- Me qindra qytetarë të Durrësit janë bërë gati për tu nisur në protestën kombëtare që do zhvillohet në orën 16:00 para kryeministrisë në Tiranë. Duke folur për Syri Tv, qytetarët kanë shprehur indinjatën e tyre dhe kanë renditur një sërë arsyesh për të protestuar, që nga çmimet e larta, varfëria dhe te shpopullimi.

"Për të gjitha, ku do ta nisësh më përpara, më keq sa ku shkon. Nuk ka listë që t'i mbaj arsyet," tha një qytetar.

"Për të po protestojmë, duhet të protestojmë çdo ditë, çdo ditë duhet të protestojmë. Problemet janë të shumta, por ajo që do të veçoja, në radhë të parë është politikën shpopullarizuese, varfëria ekstreme që na ka pllakusur. Sepse 70% e popullit po jeton nën kushte minimale. Unë e quaj shumë absurde nëse njerëzit nuk tentojnë të protestojnë. Nëse një shoqëri nuk proteston, nuk vlerëson kushtet, vetën, shoqërinë, vendin në të cilën jeton," tha një qytetar.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

Këlliçi: Kjo protestë do jetë sipari i hapjes, qytetarët do të vendosin për të tjerat

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Belind Kellici

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka theksuar arsyet e daljes në protestë ditën e sotme. Duke folur për mediat, Këlliçi ka deklaruae se censura e medias, cungimi i qytetareve ka shkaktuar nëj mërzitje të madhe te njerëzit. Po ashtu ai ka theksuar se vazhdimi i kësaj proteste do të vendoset nga njerëzit

"Censura e medias, cungimi i qytetarëve ka shkaktuar këtë mërzitje të madhe të njerëzve dhe sot më shumë se kurrë do të dalin njerëzit në protestë. Kjo është protesta e parë që hap siparin e protestave të opozitës por nuk dihet nëse do të jetë e fundit, pasi nuk është vendosur ende. Qytetarët e kanë në dorë, duke parë reagimin e qytetarëve sot do të vendosim," tha Këlliçi.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ FNSH 'zbarkon' në bulevard, ç'po ndodh në Tiranë prag protestës

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
FNSH

TIRANË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë 'zbarkuar' në bulevardin ku pritet nga momenti në moment të nisë protesta kombëtare e Partisë Demokratike. Siç shihet nga pamjet, efektivët kanë rrethuar Kryeministrinë dhe jo vetëm. Grumbullimet e qytetarëve kanë nisur, ndërsa në shesh ndodhen edhe deputetë të Partisë Demokratike. 

Situata para Kryeministrisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

Këlliçi bën thirrjen e fundit për të protestuar: Mblidhuni me familje dhe ejani në shesh për të drejtën tuaj

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti

TIRANË- Deputetët demokratë Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti kanë bërë thirrjen e fundit për të dalë në protestë ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi ka postuar një foto para kryeministrisë, duke shkruar se secili ka arsyet e veta për të protestuar, ndaj u ka bërë thirrje që të dalin.   

Bashkë me Tom Alizotin ju bëjmë thirrje të dilni në protestë! Secili prej jush ka arsyet e veta për të protestuar. Prandaj bëhuni dy, tre, një familje, një grup shoqëror, një kolektiv pune, dhe zbrisni në shesh për të kërkuar të drejtën tuaj. Bëhuni zë për veten dhe vendin tuaj!

Jemi vetëm 50 minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën

3 VITE ME PARE

Ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë në protestë kundër Ramës/ Thirrja: PS dështoi!

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Artan Zaja

TIRANË- Artan Zaja, ish-nënkryetari socialist i Bashkisë Pukë do t'i bashkohet protestës së Partisë Demokratike që pritet të nisë në orën 16:00. Në një postim në Facebook, Zaja u ka bërë thirrje qytetarëve që t'i bashkohen protestës. Zaja shprehet se Partia Socialiste ka dështuar dhe nuk i ka realizuar 50% të premtimeve të dhëna që nga viti 2013. 

“Bashkohem me protestën e sotme ne Shqipëri dhe ju bëj thirrje të protestoni edhe ju në forma e mënyra të ndryshme... Partia Socialiste nuk realizoi programin dhe premtimet e dhëna e të thëna as 50% nga viti 2013-2022. Dështoi dhe mashtroi Partia Socialiste! Vjedhjet dhe korrupsioni vazhdojnë përditë, javë e muaj njëlloj tash 30 vjet.Sistemi Republikë Parlamentare në Shqipni është i dështuar dhe duhet ndryshuar forma e qeverisjes! P.S.Nuk kam asnjë interes për parti të tjera, post publik apo inat ,besomëni. Interesi im është që Shqipëria dhe shqiptarët të jetojnë më mirë dhe të integrohen në BE,"- shkruan Zaja.

Jemi vetëm pak minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Opozita e bashkuar. Situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar.

3 VITE ME PARE

Protesta e PD-së/ Policia "shtrëngon" masat, ngrihen pika kontrolli në dalje të Vlorës

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
kontrolle ne dalje te Vlores

VLORË- Policia ka marrë masa në disa akse rrugore lidhur me protestën e pasdites së sotme qëështë organizuar nga PD dhe pjesëmarrës do të jetë edhe Partia e Lirisë. Mësohet se kontrolle të shumta janë duke u kryer në dalje të qytetit të Vlorës dhe autostradën Vlorë-Levan. Janë ngritur pika kontrolli edhe në hyrje të Tiranës dhe dalje të qyteteve të tjera nga pritet që të nisen protesuesit për t'iu bashkuar protestës së orës 16:00. Mbi 1200 efektivë, agjentë të FNSh, Shqiponja, dhe agjentë civilë do të monitorojnë protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Jemi vetëm 55 minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar situata para selisë së qeverisë duket e qetë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën./ Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Me dy gishta dhe flamujt e PD, protestuesit e parë mbërrijnë para Kryeministrisë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Protestuesit e parë mbërrijnë para Kryeministrisë

TIRANË- Protestuesit e parë të opozitës kanë mbërritur para selisë së Kryeministrisë. Kur jemi vetëm 90 minuta larg nisjes zyrtare të protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar situata para selisë së qeverisë duket e qetë. 

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Pamje nga kryeministria

Siç duket edhe në fotot e siguruara nga Dosja.al protestuesit e parë të opozitës janë mbledhur dhe me flamuj në dorë presin nisjes e protestes. Organizatorët po bëjnë rregullimet e fundit në skenografi ndërsa tribuna duket se është gati. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e 12 nëntorit, PËRGATITJET E FUNDIT, Sali Berisha mbërrin në seli

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kur kanë ngelur dhe shumë pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së. Nuk dihet nëse Berisha ka nisur një mbledhje me grupin e PD-së, apo ka vendosur të niset nga selia blu drejt protestës.

Qytetarët pritet të mblidhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' rreth orës 15:00 ndërsa ata që do të vijnë nga veriu do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' si fillim duke vazhduar rrugën më pas drejt selisë së Kryeministrisë. Skenaret e protestës kanë mbetur të hapur nga kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë ende nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike në Shkodër bëjnë me dije se mbi 3000 demokratë e qytetarë shkodran pritet t'i bashkohen protestës.

Sot, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Nisen protestuesit e parë drejt Tiranës, mijëra qytetarë nga Shkodra në Gjirokastër

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Foto ilustruese

TIRANË- Mijëra demokratë nga jugu në veri janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar për në orën 16:00 para Kryeministrisë. Mësohet se nga Gjirokastra janë nisur drejt Tiranës 60 protestues, nga Tepelena 40 protestues, nga Memaliaj 50 protestues, nga Përmeti 30 protestues dhe nga Këlcyra 35 protestues.

Ndërkohë mësohet se nga Korça janë nisur drejt Tiranës 550 protestues, Pogradeci rreth 200 dhe nga Devolli 400 protestues. Rreth 2 mijë protestues janë nisur nga Lezha me automjete private, po ashtu edhe banorë  të Mirditës dhe Kurbinit. Ndërsa nga Vlora raportohet se janë nisur drejt Tiranës rreth 800 persona. Ndërkohë nga Shkodra janë nisur rreth 3 mijë qytetarë.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

PROTESTA/ PD nis organizimin, bën gati tribunën para zyrës së Ramës

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Tribuna e vendosur para Kryeministrisë

TIRANË- Kur jemi vetëm pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar për në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë tribuna nga ku do të flasë kreu i selisë blu Sali Berisha dhe liderë të tjerë të opozitës është ngritur. 

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Tribuna e ngritur para Kryeministrisë

Qytetarët pritet të mblidhen në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' rreth orës 15:00 ndërsa ata që do të vijnë nga veriu do të mblidhen në sheshin 'Skëndërbej' si fillim duke vazhduar rrugën më pas drejt selisë së Kryeministrisë. Skenaret e protestës kanë mbetur të hapur nga kryedemokrati Sali Berisha ndërkohë ende nuk dihet se sa do të zgjasë tubimi. Ndërkohë dega e Partisë Demokratike në Shkodër bëjnë me dije se mbi 3000 demokratë e qytetarë shkodran pritet t'i bashkohen protestës.

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Nis grumbullimi i demokratëve në Shkodër

Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara në lidhje me sigurinë, rreth 1000 efektivë të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, FNSH dhe Shërbimit Sekrete priten të jenë në terren. Ndërkohë ne bulevard janë instaluar dhe kamera me rezolucion të lartë. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

FOTOGALERI/ Protesta e opozitës, tabelat e sinjalistikës rrugore mbushen me fytyrat e Ramës dhe Veliajt

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Tabelat në rrugët e Tiranës

TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e Bashkuar për në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë tabelat e sinjalistikës rrugore në rrugët e kryeqytetit janë mbushur me fytyrat e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama

Siç duket edhe në foto disa nga tabelat në rrugët kryesore të Tiranës janë mbushur me postera që bëjnë thirrje për një pjesmarrje masive në protestë ku nuk mungojnë as ironitë me kreun e qeverisë dhe kryebashkiakun Veliaj. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Policia e Garda në gatishmëri, rreth 1000 efektivë në terren! Në bulevard kamera me rezolucion të lartë

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Foto ilustruese

TIRANË- Protesta e thirrur për në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka vënë në 'nivel gatishmërie' Policinë e Shtetit. Mësohet se rreth 1000 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, pritet të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Vëmendja më e lartë e forca blu është tek ruajtja e instituiconeve të rëndësisë së veçantë përgjatë Buleveradit 'Dëshmorët e Kombit' dhe bllokut të ministrive. Plani i Policisë së Shtetit ka nisur të vihet në zbatim që në orët e para të mëngjesit  ku është bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevard ku tashmë ka nisur të ngrihet dhe podiumi ku do të flasin liderët e opozitës. 

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' kamera me rezolucion të lartë ndërkohë që dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike që mbrëmjen e djeshme. Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotët mr ujë, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulancat. Forcat e rendit janë të pajisura me maska kundragaz pasi ende nuk ka detaje se si do të shkojë protesta. Ndërkohë në mes të protestuesve do të ketë dhe efektivë të veshur civilë për të identifikuar personat që mund të nxisin konflikte.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës/ Qindra qytetarë priten të nisen nga Fieri, Berati, Kukësi, Poliçani e Skrapari! Baçi: Nuk ndalemi

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Foto ilustruese

TIRANË- Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja e protestës së thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, e cila pritet të nisë në orën 16:00 ku qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë degët e PD në rrethe kanë nisur mobilizimin e njerëzve. 

Raportohet se me qindra qytetarë do të mbërrijnë në kryeqytet nga Korça, Fieri, Kukësi, Berati, Skrapari dhe Poliçani. Kështu pritet që nga Berati të nisen drejt Tiranës rreth 1400 qytetarë, Kuçova 350, Skrapari 120, Poliçani 220. Nisja do të bëhet rreth orës 12:30-13:00.

Ndërkohë duke folur nga Fieri deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha se kjo protestë do të jetë një nga më të mëdhatë që ka parë vendi. Ai paralajmëroi se kjo nuk do të jetë e vetmja pasi sipas tij aksioni opozitar nuk do të ndalet ditën e sotme.

"Pritet të jetë më e madhja, kjo është falë zemërimit popullor, mllefit që kanë për këtë qeveri dhe vërtetë sot do të shihni një protestë të fuqishme ku mbarë qytetarët do ti tregojnë kësaj mazhorance se janë minorancë , ti tregojnë Ramës se është i tepërt dhe do të jetë një fillim vale protestash të pandalshme deri në largimin e tij. Do të ketë protesta të njëpasnjëshme të formave dhe mënyrave të ndryshme. Primare dhe protesta ka PD deri në 14 maj. PL është nga partitë kryesore në opozitë dhe janë të bashkërenduara të gjitha partitë. Nuk ka lidhje për të mposhtur Alibeajn, ai është një deputet i PD, që si gjithë të tjerët duhet të marrë pjesë në protestë", tha Baçi.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Sot protesta e PD/ 'Kanë ikur të gjithë o bir...' Alimehmeti ndan bisedën me të moshuarën

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Vetëm pak orë para protestës Kombëtarë të thirrur sot nga Partia Demokratike, opozitarët janë duke dhënë mesazhet dhe thirrjet e fundit ndaj qytetarëve për t'u bashkuar. Kandidati i PD në primaret për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka renditur arsyet përse shqiptarët duhet të dalin në protestën që do të mbahet sot në orën 15:00 përpara Kryeministrisë dhe jo vetëm.  

Në një postim në Facebook, mjeku Alimehmeti shkruan se mijëra shqiptarë po largohen drejt Evropës për shkak të politikës së mbrapshtë të qeverisë, teksa rrëfeu bisedën që një miku i tij bëri me një të moshuar.

Një mik shkolle disa ditë më parë më rrëfeu këtë histori; Ishte mëngjes dhe po shkoja me nxitim në punë. Nga hyrja e një pallati të vjetër del një grua e moshuar me një bombul të vogël gazi në duar. Më thërret dhe më thotë; A ia ndërron pak nënës këtë bombulën se nuk kam fuqi? Doja të bëja një kafe turke, por nuk kishte gaz.
Ndal hapat e teksa ndërroj bombulën e gazit, gruaja vazhdon të flasë; Kanë ikur të gjithë bir. Djemtë e mi janë larg. Në të gjithë shkallën jemi veçse pleq”, shkruan ai.

Mjeku u shpreh se “në cilësinë e një njeriu që ka vendosur të jetojë në këtë vend duke mirëkuptuar zgjedhjen e vështirë të atyre që larguan, do të jem në protestë. Do të jem në protestë për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak”.

Postimi i plotë:  

Për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak.
744.000 shqiptarë kanë lënë Shqipërinë për të ndërtuar jetën në një tokë të huaj. Një shifër tragjike për një vend kaq të vogël si Shqipëria. Kjo tokë e bekuar me diell dhe me ujë i ka të gjitha mundësitë t’i mbajë bijtë e saj këtu.
Politikat e mbrapshta qeverisëse dhe shtypja e vazhdueshme i kanë detyruar mijëra shqiptarë të marrin valixhet dhe të derdhen rrugëve të Evropës.
Një mik shkolle disa ditë më parë më rrëfeu këtë histori;
” Ishte mëngjes dhe po shkoja me nxitim në punë. Nga hyrja e një pallati të vjetër del një grua e moshuar me një bombul të vogël gazi në duar. Më thërret dhe më thotë; A ia ndërron pak nënës këtë bombulën se nuk kam fuqi? Doja të bëja një kafe turke, por nuk kishte gaz.
Ndal hapat e teksa ndërroj bombulën e gazit, gruaja vazhdon të flasë;
“Kanë ikur të gjithë bir. Djemtë e mi janë larg. Në të gjithë shkallën jemi veçse pleq.
Ia ndërroj dhe ia jap. Më falenderon dhe më jep uratat e saj.
Në dukje duket një histori e zakonshme, por në të vërtetë është e zakonshmja tragjike e një pjese të mirë të shqiptarëve qē po dëbohen nga vendi i tyre.
Hemorragjinë e doktorëve e prek çdo ditë në të përditshmen time e te çdo doktor, infermier, informaticien, inxhinier dhe shqiptar që ikën duke lënë pas një karrierë prej disa vitesh në Shqipëri, shoh një grua me bombul gazi në dorë që me gjysmë zëri thotë; Kanë ikur të gjithë bir.
Në cilësinë e një njeriu që ka vendosur të jetojë në këtë vend duke mirëkuptuar zgjedhjen e vështirë të atyre që larguan, do të jem në protestë.
Do të jem në protestë për një shqiptar më shumë dhe një dhimbje më pak.

Ilir Alimehmeti

Ditën e sotme do të bllokohen rrugët dhe segmentet për të krijuar lehtësira për qarkullimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, i cili starton në orën 16:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Primaret në PD/ Ermal Hamataj shpall kandidaturën për bashkinë Fier

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Ermal Hamataj

TIRANË- Avokati Ermal Hamataj ka shpallur ditën e sotme kandidaturën e tij për procesin e primareve në PD nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak. Në një deklaratë nga selia Blu Hamataj shprehet se e ka marrë këtë sfidë me veten për të ndryshuar Fierin, i cili sipas tij nuk po menaxhohet mirë. Ai tha se dhe pse Fieri ka pasuri kulturore, bregdet dhe naftë vendi nuk ka zhvillim pasi sipas tij administrata aktuale nuk mendon për qytetarët por për veten.

"Në vitet 2012-2015 kam qënë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj. Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët. Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë. Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t'ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë", tha ndër të tjera ai.

DEKLARATA E PLOTË:

Unë jam Ermal Hamataj dhe garoj në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Fier. Jam 36 vjeç, i martuar dhe kam dy fëmijë, 9 dhe 4 vjeç. Kam përfunduar Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Tiranës në vitin 2008. Jurist në formim, prej 11 vitesh Avokat në profesion dhe prej 1 viti jam zgjedhur Kryetar i Dhomës së Avokatëve Fier.

Në vitet 2012-2015 kam qënë pjesë e strukturës drejtuese të Partisë Demokratike Dega Fier dhe përfaqësues ligjor i saj. Në 2015 -ën jam shkëputur nga jeta aktive partiake, jo sepse doja, jo sepse nuk kisha çfarë të jepja, por si unë dhe shumë të tjerë e pamë se Partia Demokratike dhe Drejtuesit Politik të asaj kohe kishin alergji nga të rinjtë, profesionistët dhe të aftët. Praktikisht kjo alergji e lidershipit të kaluar e solli në ditët më të zeza Partinë Demokratike në gjithë Shqipërinë. Ndoshta duhej kapur fundi që t’i jepej jetë një projekti të ri, sfidues, falë të cilit unë e shumë të tjerë jemi sot këtu për të treguar që Partia Demokratike ka dhe di si t'ju japë mundësinë të rinjve, profesionistëve dhe të aftëve për të drejtuar Bashkitë dhe Shqipërinë.

Vendimi për të qënë pjesë e kësaj gare, për mua ishte i thjeshtë: nuk shtirem dot, e të bëj rolin e heroit për qytetin. Por, unë jam hero i fëmijëve të mi, të cilët duke më dëgjuar pafund të ankohem nga divani, nesër do më pyesin "Po ti, çfarë bëre për ta bërë më mirë Fierin ?"

Të paktën do ju them, unë e provova të bëja diçka e nuk ndenja spektator.

- Sot, në Fier ka pedonale por ska rini per te ecur në të, ka teater por ska më art, ka stadium por ska më sport. - Në Fier ka tendera por ska barazi, ka Det por nuk ka plazhe, ka shkolla por nuk ka më nxënës, ka spitale por ska shëndetësi, ka vende pune por duhet ti blesh! - Fieri ka Apolloninë, qytetin antik ku ka jetuar Perandori August, por aty ska turistë. - Në Fier prodhohet naftë, por toka punohet me naftë greke, punohet toka por nuk shitet prodhimi… - Në Fier ka kompani të huaja multimilionere por kane 10 vite që dalin me humbje dhe çuditërisht nuk falimentojnë, ka ligj por ska drejtësi. - Në Fier ka pensionistë që votojnë Partinë Socialiste pafund por për ta nuk ka nje Qendër Sociale, sepse i gënjejnë prej 10 vitesh në Fier ka gjyshër por s'ka më nipër e mbesa, në Fier ka beton por nuk ka më buzeqeshje!

Këto janë disa nga arsyet pse unë vendosa që të marr pjesë në këtë garë, por bërja drejt e tyre, për mua e këdo, duhet të jetë detyrim karshi fëmijve tanë, familjes tonë. Sepse fëmijët dhe familjet tona janë qyteti ynë! Unë besoj se kam aftësinë, formimin, bashkëpunëtorët dhe energjinë e duhur për t’i kthyer alternativat qytetit tim dhe për këtë kërkoj sot votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike Dega Fier.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj. Ndërkohë për bashkinë e Peqinit ka paraqitur kandidaturën e tij Mustafa Pashja. Ndërkohë ditën e djeshme Spiro Vaso shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Sarandës.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Pak orë para protestës, THIRRJA e Berishës: Ora 16:00, është ora e shqiptarëve!

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mesazhin për qytetarët shqiptarë, pak orë para nisjes së protestës kombëtare. Teksa ka ndarë një video nga protesta e fundit, Berisha shkruan se ora 16:00 do të jetë ora e të gjithë shqiptarëve. Ai fton të gjithë që të bëhen pjesë e saj. 

'Sot, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Le të bashkohemi të gjithë në protestë!'- shkruan Berisha në Facebook. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e Berishës/ Paloka: Po vjen një grup nga Roma, boksieri Bramellari përshëndet nga Manhatan

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Demokratët në aeroportin e Romës

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike Edi Paloka ka publikuar dy foto të shqiptarëve që pritet të vijnë në Shqipëri për t'ju bashkuar protestës së opozitës. Në njërën foto shfaqet boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu në Manhatan me flamurin e PD në dorë, ndërsa në tjetrën një grup shqiptarësh në aeroportin e Romës, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.

"Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten. Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY", shkruan Paloka.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta/ Paloka nxjerr foton nga kryeministria: Rama do gjejë mënyrën për të ikur sa më larg nga Tirana

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Edi Paloka

TIRANËDeputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ndarë fotot nga blindimi i kryeministrisë. Ai ka ndarë një pyetje që iu është bërë nga një gazetar, i cili e kishte pyetur se nëse Rama ikën do të thotë shenjë frike apo injorimi. Teksa ka ndarë fotot nga kryeministria, Paloka shton se fotot e tregojnë më së miri përgjigjen. 

'Kur thashe në një emision keto dite se Rama do te gjeje menyren per te ikur sa me larg nga Tirana diten e protestes , nje gazetar me e pyeti ne se Rama iken se eshte frikacak apo thjesht sepse e injoron protesten ? Besoj ne keto foto i ka pergjigjet!'- shkruan Paloka. 

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

3 VITE ME PARE

Protesta e opozitës, policia bllokon sot 8 segmente rrugore në Tiranë (AKSET e pakalueshme)

LIVE- 3 orë protestë kombëtare nga Opozita, Berisha e Meta: Rama
Proteste

TIRANË- Ditën e sotme do të bllokohen rrugët dhe segmentet për të krijuar lehtësira për qarkullimin e qytetarëve që do të marrin pjesë në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike, i cili starton në orën 16:00.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në kuadër të tubimit që do të zhvillohet më datë 12.11.2022, në orën 16:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, të hartuar për këtë qëllim, njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të lëvizjes së pjesëmarrësve në tubim.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar prej orës 15:00, të datës 12.11.2022, deri në përfundim të tubimit, janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore, dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim moskrijimin e konfuzionit dhe për të mos penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat e sigurisë, në përmbushje të përgjegjësive institucionale të saj, për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për sigurinë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

protesta e opozites 12 nentor 2022 sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci