Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
•Socialistët zgjodhën me votim të fshehtë Ermal Dredhën, si kandidat të PS për kryebashkiak të Vlorës. • Që në orën 10:00, socialistët, me në krye kryeministrin Edi Rama u mblodhën në teatrin 'Petro Marko'. • Gara ishte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha, e ky i fundit mori shumicën e votave. •Rama zgjodhi që shumicën e kohës të qëndronte jashtë mbledhjes, madje u fotografua duke konsumuar kafe me biznesmenin Sinan Idrizi dhe deputetin Vullnet Sina. •Gjatë ditës së sotme, po në ambjentet e teatrit, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e klubit Flamurtari, aty ku do marrë pjesë edhe Rama. •Kujtojmë se sot, në orën 17:00, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Zgjidhet kandidati i PS për bashkinë e Vlorës. Ermal Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar pak çaste më parë. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish-deputeti i PS, Fate Veliaj, i cili nuk siguroi votat e mjaftueshme.
Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.
PS pritet të zyrtarizojë sot në orën 17:00 të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit.
VLORË- Kryeministri Edi Rama është larguar nga Asambleja e PS-së, e cila nisi në orën 10:00 në teatrin 'Petro Marko' në Vlorë. Pas shkëputjes, ai është ulur në një kafene, aty ku po qëndron nën shoqërinë e deputetit Vullnet Sinaj dhe biznesmenin Sinan Idrizi.

Gjatë asamblesë së sotme, u diskutua emri i kandidatit për kryetar Bashkie dhe Lista e këshilltarëve. Në mbledhje do të votohet emri për kandidatin e Bashkisë. Aktualisht po diskutohen disa emra si: Ermal Dredha, Bruna Mersini, Fate Velaj./Dosja.al
VLORË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë së PS-së, nisi në orën 10:00 dhe u zhvillua në ambientet e Teatrit, 'Petro Marko'. Gjatë mbledhjes, kyeministri Rama ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie.
Më pas, ai bëri një shkëputje, për të pirë një kafe së bashku me deputetin Vullnet Sinaj dhe biznesmenin Sinan Idrizi.
Në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha. Gjatë ditës së sotme, po në ambjentet e teatrit, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e klubit Flamurtari, aty ku do marrë pjesë edhe Rama.
Kujtojmë se sot, në orën 17:00, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.