Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
• Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar mbrëmjen e sotme propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025. • Drafti i dakordësuar nga maxhoranca dhe opozita u miratua me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër ndërsa palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë dhe 1.3 e listave të mbyllura. • Emigrantët do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. • Gjithashtu gjatë mbledhjes u dakordësua dhe listat e kandidatëve për deputetë. • Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista. • Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga Partia politike. Ndërkohë që në listën e dytë, rreth 30 përqind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim. • Ky sistem që pritet të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025. • Po ashtu PD dhe PS kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. • Sipas draftit konsensual që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. • Sipas këtij drafti votimi do të realizohet me postë dhe ky shërbim do të përzgjidhet në operator ndërkombëtar me reputacion serioz. • Në mbledhjen e në Komisionit të Ligjeve deputeti demokrat Dashnor Sula ka shprehur kritika për draftin e dakordësuar mes PS dhe PD. • Ai tha se drafti ka mbërritur vetëm gjysmë ore para nisjes së mbledhjes së Komisionit dhe as nuk kanë pasur kohë që ta diskutojnë. • Sula tha se gjithçka është vulosur dhe pjesa tjetër e diskutimeve është kot. • Kryetari i lëvizjes "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për Reformën Zgjedhore. • Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet. • Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime. • Ai tha se për votën e diasporës duhet të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë të cilët do të përcaktohen me short nga institucione të pavarura. • Lapaj shtoi se tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit. • Sipas tij tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme ndërsa shtoi se ata kanë propozuar që listat të jenë të hapura. • Deputeti Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve theksoi detyrimin e komisionit për transparencë ndaj iniciativave të partive politike.• Alibeaj zbuloi se një projektligj i ri ishte dorëzuar pa numër, datë apo firmë, duke e cilësuar atë si rezultat të një pazari që bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. • Alibeaj vuri në dukje se ky projektligj përfshin ndryshime të diskutueshme si mbyllja e 30% të listave dhe vota e diasporës me postë dhe me pagesë, duke e cilësuar këtë të fundit si një formë diskriminimi ndaj diasporës. • Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha sot në Komisionin e Ligjeve se për shkak të vakumit që kishte ligji zgjedhor, ata u detyruam të paraqisnin tre inciativa. • Gjiknuri tha në lidhje me votën e diasporës se çdo njëri që qendron për një kohë të caktuar ka të drejtën e votës nga jashtë. • Ai shtoi se në KQZ do të numërohen votat dhe se kjo e fundit ka eksperiencë për numërimin e tyre.
14 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve janë zhvilluar diskutimelidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Përveç diskutimeve ka patur edhe debate me tone të ashpra mes deputetëve Dashnor Sula dhe Toni Gogu. Gjithçka nisi kur deputeti demokrat Sula po jepte propozimet e tij lidhur me listat e kandidatëve.
“Nuk ka kuptim që 1/3 e listës e keni të mbyllur dhe 2/3 të hapura. Ose mbani listat e mbyllura, ose mbani listat totalisht të hapura”, tha Sula. Por ndërsa po sqaronte propozimin e tij, i ka ndërhyrë socialisti Toni Gogu, që i kërkoi demokratit Sula që ti jepte fund propozimeve të tij.
Kjo ndërhyrje ka inatosur deputetin demokrat i cili më pas iu drejtua Gogut duke i thënë që të dalë jasjtë.
“Dil përjashta, nuk meriton fare të jesh në Kuvend,” tha Sula.

TIRANË- Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar mbrëmjen e sotme propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025. Drafti i dakordësuar nga maxhoranca dhe opozita u miratua me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër ndërsa palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë dhe 1.3 e listave të mbyllura.
Emigrantët do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu gjatë mbledhjes u dakordësua dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista.
Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga Partia politike. Ndërkohë që në listën e dytë, rreth 30 përqind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim.
“Drafti i arritur nga pazari, në nenin 4 të këtij projektligji është parashikuara thjesht lidhur me çështjen e herësit të famshëm, listat të hapura 30% të tyre janë të hermetizuara,. Është një zgjidhje lidhore që bie ndesh me kushtetutën, lidhur me diasporën është vendosur votë me postë, me pagesë dhe pikatore, diaspora të cilën për të gjithë betohen do ta ketë me pikatore me paratë e tyre aq sa të dojë partia, ajo që do të jetë nesër pasnesër do të jetë një test i karakterit politik për sistemin zgjedhor. Iniciativa ime është e qartë, ndoshta e do rregulli. Ka kaq shumë vrima këtu fut ujë ky projekt, sa do t’i jepet dhuratë pushtetit të Edi Ramës. Zgjidhja pse të mos ishte e njëjta, sot po thyhet rekord i ri, po i dhurohet mandati i katërt Edi Ramës në tavolinë, e ka marrë e ka blerë“, tha Alibeaj.
TIRANË- Gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri ironizoi Enkelejd Alibeaj, i cili kundërshtoi draftin e dakordësuar mes PD dhe PS për reformën zgjedhore. Alibeaj theksoi se 1/3 e listës së kandidatëve është e mbyllur dhe kjo favorizon vetëm ata që “i lëpijnë menderen” kryetarëve të partive, duke kërkuar që listat të jenë plotësisht të hapura për qytetarët.
Në përgjigje, Gjiknuri i kujtoi Alibeajt se ai është një politikan pa parti.
“Po ti çke, nuk është se ke parti apo bën pjesë në ndonjë parti. Hyr dhe votoju si qytetar, 9 mijë vota të duhen si kandidat dhe bëhesh deputet”, tha Gjiknuri.
TIRANË- Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nëse palët do arrijnë të realizojnë votën e diasporës do jetë një arritje. Bardhi shtoi se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura. Ai shtoi se në zgjedhjet e kaluara, vetëm 3 deputetë e thyen herësin, dhe sipas tij me këto ndryshime, qartësisht do hyjnë 10 fish më shumë deputetë me lista të hapura.
Bardhi më tej tha se edhe zgjidhjet ekstreme është një test, fazë bast i atyre që kanë propozuar këtë sistemin, por qartësisht është progres në raport me sistemin që kishim. Sipas tij më shumë rëndësi nuk ka kjo historia e sistemit zgjedhor pasi për atë është arritje shumë e madhe që të bëjnë efektive votën nga jashtë.
"Unë mendoj që diskutimi në këtë fazë të punës duhet ta bëjmë me qetësi pa populizma dhe me këmbë në tokë, e gjithë retorika e kolegëve bie, se të gjithë këtu jemi produkt listash, produkt listash të mbyllura, kështu që bie ajo teoria që ky i lëpihet këtij apo atij, do ishte shumë mirë të bënim një diskutim më të gjatë, por fakti është që ashtu siç është kodi zgjedhor sot, listat janë të mbyllura, sipas dispozitave që ka ngel në këmbë.
Në zgjedhjet e kaluara, vetëm 3 deputetë e thyen herësin, me këto ndryshime, qartësisht do hyjnë 10 fish më shumë deputetë me lista të hapura. Unë mendoj që edhe zgjidhjet ekstreme, ky është një test, fazë bast i atyre që kanë propozuar këtë sistemin, por qartësisht është progres në raport me sistemin që kishim. Për mua më shumë rëndësi nuk ka kjo historia e sistemit zgjedhor, për mua është arritje shumë e madhe që të bëjmë efektive votën nga jashtë. Kjo është një arritje nëse do miratohet," tha ai.
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj nga Komisioni i Ligjeve, është shprehur se ky sistem favorizon vetëm partitë e mëdha si PS, duke rikthyer listat e bllokuara të vitit 2008. Sipas Alibeaj ky sistem që është sot është sistemi i lëpirjes së “menderes” së kryetarit.
Më tej ai shton se do i dalë kundër kryetarit pasi ky është demokratizim i partive politike. Alibeaj u shpreh se me propozimet e sotme nuk ka më herës, por ndarjen e deputetëve në dy shtresa, ata të privilegjuarit dhe pala tjetër.
Fjala e plotë:
Alibeaj: Pazar, ju mbani qeverinë, pjesa tjetër mban opozitën. Çështja e herësit meqë është edhe më e prekshme, sipas llogarive, 30% e listës është e mbyllur që do të thotë nga 46-47 deputetë të parlamentit tjetër do jenë deputetë edhe sikur 0 vota të marrin. Tirana ka 36 mandate, 1/3 janë 12. Do të thotë nga i pari tek i 12, sikur 0 vota të marrin, këta janë deputetë. Nga i 13 e me radhë do ketë një garë. Po një parti që nuk merr dot 12? Miminalisht 46-47 janë prurje e kryetarit. Më falni cila është ajo parti e madhe që merr kaq? Vetëm PS. Çdo parti tjetër që ka qenë e madhe, por nuk është më e tillë, me pak gjasa e kap këtë listë. Është rikthim tek listat e bllokuara të 2008. Ishte mirë herësi 10 mijë vota, se ndonjë si Majko e kalonte. Sot s’ka më herës. Ndahet në dy shtresa, deputetët e privilegjuar, janë aty për një arsye se lëpijnë mendrën e kryetarit. Ka ca deputetë të tjerë që përpiqen, që do të lëpijnë menderen e qytetarit. Ky sistem që është sot është sistemi i lëpirjes së menderes të kryetarit, është mirë që kemi një sistem të lëpirjes së menderit të qytetarit. Lërë te hapur, kush e merr hallall. Do i dalë kundër kryetarit. Ky është demokratizim i partive politike.
TIRANË- Deputet i PD-së, Dashnor Sula gjatë takmit të sotëm en Komisionin e Ligjeve ka kundërshtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë fjalës së tij Sula tha se do të votojë kundër paketës së propozuar, me përjashtim të votës së emigrantëve.
Ai shtoi se nuk do të mbahet mend si një deputet që lëpin menderen e kryetarit. Sula i shpreh se ashtu siç ka votuar kundër në vitin 2008 do të votojë kundër edhe tani. Ai theksoi se nuk e ka merak nëse nuk do të jetë deputet në vitin 2025 ndërsa shtoi se të paktën nuk do të mbahet mend si lëtyrë.
“Nuk dua të mbahem mend as si lëtyrë, as si një deputet që lëpij menderen e kryetarit. Jam i shëmtuar, por mund të prodhoj politikë.
Ashtu sikundër kam votuar kundër në 2008 do të votoj kundër edhe tani. Nuk e kam merak fare nëse do të jem ose jo në 2025 deputet, por të paktën nuk do të mbahem mend si një lëtyrë”, tha Sula.
TIRANA- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri tha sot në Komisionin e Ligjeve se për shkak të vakumit që kishte ligji zgjedhor, ata u detyruam të paraqisnin tre inciativa. Gjiknuri tha në lidhje me votën e diasporës se çdo njëri që qendron për një kohë të caktuar ka të drejtën e votës nga jashtë. Ai shtoi se në KQZ do të numërohen votat dhe se kjo e fundit ka eksperiencë për numërimin e tyre.
“Për shkak të këtij vakumi që kishte ligji zgjedhor, ne u detyruam paraqitëm tre inciativa. E para, për ligjin për votën e diasporës, me të drejtë gjetëm kompromis. Edhe u nisëm dhe me disa propozime që kanë bërë disa kolegë këtu. Krijuam më shumë fleksibilitet.
E dyta, e bën procesin më me integritet dhe transparencë, sepse listat do të jenë gjithmonë publike në KQZ. Pra, në real time në kohë reale, partitë politike, përfaqësuesit e tyre kanë dijeni për të gjithë dinamikën e listës zgjedhore për votuesit që votojnë jashtë.
Me vullnetin e mirë ne sot që flasim kemi një draft ku tregohet transparenca se kush është votues nga jashtë. Është zgjeruar gama, dhe çdo njëri që qëndron për një kohë të caktuar ka të drejtën e votës nga jashtë. Nga ana tjetër në KQZ do të numërohen votat.
KQZ ka eksperiencë për numërimin e votave, është transparentë. Kemi vënë një kuti aty që në momentin që hapen për shembull në qarkun Vlorë ose Durrës, automatikisht fillojnë numërohen dhe votat që vijnë nga diaspora”, tha Gjiknuri.
TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në lidhje me reformën zgjedhore, ndërsa për herë të parë do të aplikohet varianti i një liste, ku pjesa e parë e saj janë emrat e fiksuar, ose të parapëlqyer dhe pjesa tjetër e emrave janë ata që do të “luftojnë" për votat personale. Drafti i dakordësuar pritet të votohet nga Kuvendi në seancën e së enjtes, e cila do të vijojë edhe të premten.
Referuar draftit të dakordësuar pragu elektoral për subjektet ose koalicionet në nivel kombëtar do të jetë 1 % e votave kombëtare. Kjo do të thotë se në llogaritjen e ndarjes së mandateve, subjektet apo koalicionet që kanë më pak se 1 % të votave kombëtare, nuk do të mund të marrin përfaqësim në Parlament.
Ulja e pragut elektoral mund të bëjë që në Kuvendin e ardhshëm të ketë një përfaqësim më të madh të numrit të subjekteve, nëse ata do të mund të marrin numrin e votave në rang kombëtar, që kalon 1%, sikundër e përcakton pragu. Një tjetër risi ose ndryshim ka të bëjë me hërësin e ndarjes së mandateve. E ndërsa në zgjedhjet e kaluara, herësi ndryshonte nga qarku në qark, referuar numrit të zgjedhësve dhe mandateve që kishte qarku në total, në 2025-ën, herësi nuk do të jetë më shumë se 7 mijë vota.
Ky ndryshim në vetvete përafron barazinë e votës nga qarku në qark, ose nga rajoni në rajon, duke shmangur në këtë mënyrë ngërçin e krijuar nga zgjedhjet e mëparshme, dhe mund të shërbejë për një ndarje më të drejtë mandatesh, bazuar në numrin e votave.
Po kështu në ndryshimet e Kodit përcaktohet se lista me emrat e kandidatëve sipas zonave zgjedhore depozitohet në KQZ jo më vonë se 50 ditë nga data e zgjedhjeve, duke shmangur në këtë mënyrë depozitimin e listave në limitet kohore, sikundër ka ndodhur rëndom me zgjedhjet në Shqipëri, kur listat e kandidatëve depozitoheshin në momentet e fundit, si një surprizë, për partitë politike.
TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Mediu në diskutimet për Reformën Zgjedhore propozoi që partive t’iu lihet opsionale nëse do duan që ta mbyllin 1/3 e listës për deputetë.
Sipas tij partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që të konkurrojnë. Ai tha se nëse flasim për demokraci përfaqësuese ata përfaqësojnë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Ai theksoi që të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur.
“Nëse do ta lërë listën tërësisht të hapur ta lërë të hapur. Në kushtetutë thuhet jo më pak se 1/3, është çështje e vullnetit të partisë. Mendoj që alternativa e lënies së hapur të kësaj mundësie, duke marrë parasysh edhe ato faktorë që u thanë për gjeneralët dhe ushtarët. Partitë që duan ta mbyllin listën për ata, dhe pastaj të lënë mundësi për të rinjtë që vijnë e konkurrojnë. Se kanë besimin e qytetarëve që u japin votën. Nëse flasim për demokraci përfaqësuese ne përfaqësojmë jo thjesht partitë, por vullnetin e qytetarëve. Të paktën të jete e mundshme, të lihet fakultative për çdo subjekt politik, kush do ta ketë të hapur ta ketë të hapur”, tha Mediu.
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ligjeve theksoi detyrimin e komisionit për transparencë ndaj iniciativave të partive politike. Alibeaj zbuloi se një projektligj i ri ishte dorëzuar pa numër, datë apo firmë, duke e cilësuar atë si rezultat të një pazari që bie ndesh me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Alibeaj vuri në dukje se ky projektligj përfshin ndryshime të diskutueshme si mbyllja e 30% të listave dhe vota e diasporës me postë dhe me pagesë, duke e cilësuar këtë të fundit si një formë diskriminimi ndaj diasporës.
Fjala e plotë:
Alibeaj: Ky komision ka për detyrë të bëjë transparencë për iniciativë për secilat parti politike, por do duhej të bëjë transparencë edhe për diçka më tepër. Atë që se bërë ju, po bëj unë. Gjysmë orë me parë, në emailit zyrtare tona ka ardhur një dokument, pr.ligj pa numër, pa datë, s’ka të firmosur asgjë nga askush. Ky është propozim i rënë dakord nga dikush me dikë? Ka ardhur në email dhe çdo vëmendje e arsyeshme fillon e mendon që është iniciativë ligjore, duhet të dalë zot dikush. Nuk qenka Gjiknuri. Serioziteti duhet të jetë i tillë, me të vërtetë duhet të bëjmë detyrën tonë për të sqaruar inicitaivat individuale, por s’duhet të jemi hipokritë. Ky është drafti final i arritur nga pazari. Po jap dy pasazhe për të kuptuar njerëzit, pazari është i thjeshte, në nenin 4 të këtij pr.ligji është parashikuar lidhur me çështjen e herësit të famshëm. Listat 30% janë të mbyllura, nuk është as rregulli i mëparshëm i 10 mijë votave. Nëse do kishte dikush të kalonte këtë mur, tashmë kjo nuk është e mundshme. Bie ndesh me kushtetutën dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Lidhur me votën e diasporës s’ka çudi, është vendosur votë me postë, me pagesë, me pikatore. Diaspora për të cilën të gjithë përbetohen do ta ketë me paratë e tyre, me pikatore, aq sa do partia në pushtet.
TIRANË- Kryetari i lëvizjes "Shqipëria bëhet", Adriatik Lapaj ka marrë pjesë ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për Reformën Zgjedhore. Gjatë fjalës së tij Lapaj tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet. Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime.
Ai tha se për votën e diasporës duhet të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë të cilët do të përcaktohen me short nga institucione të pavarura. Lapaj shtoi se tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit. Sipas tij tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme ndërsa shtoi se ata kanë propozuar që listat të jenë të hapura.
"Propozimi ynë bën fjalë për votën e emigrantëve dhe për hapjen e listës zgjedhore. Fleta e votimit për votuesit në diasporë të ketë format të njëjtë, por duhet të jetë me ngjyrë ndryshe nga fleta e votimit brenda vendit. Kjo do bënte që fletët të mos silleshin në Shqipëri e të mos keqpërdoreshin. Ata që presin zarfet postare duhet që të jetë një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, anëtarë që përcaktohen me short nga institucione të pavarura.
Tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit. Tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi propozuar që listat të jenë të hapura. Unë do propozoja, që bëjeni siç e keni parashikuar (1/3 e listës e mbyllur dhe 2/3 e hapur), por lëreni opsionale. Kjo adreson të gjithë shtresat e shoqërisë," tha ai.
TIRANA- Mazhoranca dhe opozita janë dakordësuar lidhur me reformën zgjedhore, ndërsa për herë të parë do të aplikohet varianti i një liste, ku pjesa e parë e saj janë emrat e fiksuar, ose të parapëlqyer dhe pjesa tjetër e emrave janë ata që do të “luftojnë" për votat personale. Drafti i dakordësuar pritet të votohet nga Kuvendi në seancën e së enjtes, e cila do të vijojë edhe të premten.
Referuar variantit të dakordësuar, 1/3 e listës së kandidatëve do të jetë e fiksuar, pra me emra që pavarësisht numrit të votave personale që kanë, nëse subjekti apo koalicioni që i kandidon, marrin mandatet për deputetë hyjnë të Kuvend. Ndërsa referuar ndryshimeve që priten të miratohen, kandidati për deputet, i regjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Ky sistem që pritet të aplikohet për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025.
DRAFTI i dakordësuar i reformes se re zgjedhore:
Neni 67
Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive politike
1. Partia politike ose koalicioni zgjedhor, në kuptim të nenit 65, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve:
a) listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve; dhe
b) listën shumëemërore të kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
2. Emrat në listën shumëemërore të fiksuar të kandidatëve të subjektit zgjedhor paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Për koalicionet përbri emrit të kandidatit shënohet cilës parti i përket kandidati. Numri i përgjithshëm i kandidatëve në listën e fiksuar është i barabartë me numrin e mandateve për cdo zonë zgjedhore pjestuar për tre. Në rast se nga ky pjestim nuk rezulton numër i plotë mandatesh atëherë në rast se presja dhjetore si pasojë e pjestimit është e barabartë ose më e madhe se 0,5 lista përmbyllet me numrin e plotë pasrendës, ndërsa kur si pasojë e pjestimit rezulton presja dhjetore më e vogël se 0,5 lista shumëemërore e fiksuar e kandidatëve mbyllet me numrin e plotë pararendës.
3. Lista shumëemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore. Renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.
4. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore, nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.
5. Kandidati për deputet, i rregjistruar në listën e fiksuar të partisë politike apo koalicionit nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë që i nënshtrohen votimit parapëlqyes.
6. Për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin një çdo tre emra të kandidatëve të listës së fiksuar i përket gjinisë më pak të përfaqësuar dhe një në çdo tre emra të listës shumëemërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar.
7. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore, kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore brenda afatit të përcaktuar në këtë pikë. KZAZ-ja dorëzon një kopje të listës në KQZ brenda 48 orëve. Kandidati për kryetar të bashkisë dhe lista e kandidatëve për këshillat vendorë depozitohet në KQZ në rastet kur territori i njësisë së qeverisjes vendore nuk mbulohet nga një KZAZ e vetme.
8. Kandidati për kryetar bashkie apo për këshillin e bashkisë nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish.
9. Në zgjedhjet për këshillat bashkiakë një në çdo dy emra të njëpasnjëshëm në renditje të kandidatëve të subjekteve zgjedhore duhet t’i përkasë së njëjtës gjini.
10. Në rast mospërmbushjeje të njërit prej kushteve të parashikuara në këtë nen, në lidhje me përbërjen e listës shumemërore KQZ-ja zbaton sanksionet e parashikuara në nenin 175 të këtij Kodi.
TIRANA- Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord në parim për një draft të dakordësuar për votën e Diasporës. Sipas draftit konsensual që po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, palët kanë rënë dakord që emigrantët, duhet të bëjnë kërkesë për të votuar pranë Gjendjes Civile dhe KQZ-së dhe duhet të paraqesin dokumentet e një adrese të saktë. Sipas këtij drafti votimi do të realizohet me postë dhe ky shërbim do të përzgjidhet në operator ndërkombëtar me reputacion serioz.
Pjesë nga dokumenti:
1. Zgjedhësi që voton nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit.
Lista e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe përmban listën e shtetasve shqiptare që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse.
Listat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë hartohen dhe përdoren rishtaz për çdo palë zgjedhje sipas kritereve, procedurave dhe afateve të përcaktuara në këtë Kod dhe akteve normative të KQZ-së të nxjerra në përputhje me të, dhe janë të vlefshme vetëm për zgjedhjet për të cilat ato janë hartuar. Në çdo rast, KQZ ruan bazën e të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për çdo palë zgjedhje.
Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë realizohet drejtpërdrejt nga KQZ-ja. Procesi i hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë fillon 100 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 50 ditë para kësaj date. Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë.
KQZ, 50 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listat e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
TIRANA- Në mbledhjen e në Komisionit të Ligjeve deputeti demokrat Dashnor Sula ka shprehur kritika për draftin e dakordësuar mes PS dhe PD. Ai tha se drafti ka mbërritur vetëm gjysmë ore para nisjes së mbledhjes së Komisionit dhe as nuk kanë pasur kohë që ta diskutojnë. Sula tha se gjithçka është vulosur dhe pjesa tjetër e diskutimeve është kot.
"S’ka asnjë lloj logjike, që unë e mësoj gjysmë ore para, skam pasur mundësi ta lexoj pr.ligjin që është depozituar nga PS dhe PD. Gjithçka është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu. Nisma të tjera që do diskutohen sot janë totalisht kot.
Votimi i 21 prillit 2008, më kujtohet mirë kur ishte kryetari i komisionit Rusjmali dhe u diskutua me shpejtësi të madhe, thjesht anëtarët e komisioneve të ligjeve ngrinin dorën. E njëjta skene po përsëritet në 2024, të diskutojmë çfarë tha Mediu, na jepni kohën që t’i lexojmë dhe t’i diskutojmë nesër", tha Sula.