LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës së Alibeajt. "Bashkë Fitojmë" regjistrohet me 3 parti

• Partia Demokratike nuk është lejuar që të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit as si koalicion. • Pasi e përjashtuan PD-në të regjistrohej në zgjedhje si parti, komisioneri zgjedhor Ilirjan Celibashi nuk ka pranuar që PD-ja të regjistrohet si parti brenda koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. • Ky vendim i Celibashit ka ardhur pas kërkesës së Enkelejd Alibeajt për të penguar PD-në të futet në zgjedhje. • Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' është regjistruar në zgjedhjet e 14 majit vetëm me 3 parti nga 4 që ishin pjesë e tij. • Në mbledhjen e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur se ky koalicion mund të regjistrohet vetëm më partitë Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane. • Nga ana tjetër Celibashi, ka respektuar vendimin e KAS për regjistrimin e PD-së së Alibeajt në zgjedhjet e 14 majit. • Po ashtu në mbledhjen e sotme është regjistruar për zgjedhjet e 14 majit dhe koalicioni "Aleanca Liberale e Djathtë”.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Celibashi respekton vendimin e KAS: PD e Alibeajt regjistohet në zgjedhje

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka respektuar vendimin e KAS për regjstrimin e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt. Por ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë Altin Kaziaj, i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit. Por kërkesa nuk u pranua nga Komisioneri Shtetëror.

“Ky vendim i KAS ngelet thjesht dhe vetëm teknikisht për tu zbatuar nga komisioneri Shtetëror. Është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla. Për sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së, ngelet vetëm zbatimi i këtij vendimi. Vendos regjistrimin e PD-së me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së për zgjedhjet e 14 majit”, tha Celibashi.

 

 

 

 

 

 

3 VITE ME PARE

Celibashi: Regjistrohet koalicioni 'Bashkë Fitojmë' vetëm me 3 parti, Berisha jashtë

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit vetëm me 3 parti. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se pjesë e këtij koalicioni do të jenë partitë Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane. Ndërkohë që jashtë është lënë Partia Demokratike e Shqipërisë. Celibashi u shpreh se PD-ja nuk ka shprehur vullnet për tu bërë pjesë e këtij koalicioni dhe se sigla PD-së së Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Celibashi: Ajo që thotë përfaqësuesi i PD-së që nuk kemi bërë asnjë marrëveshje…

Kaziaj: Ju që thoni ‘përfaqësuesi i PD’ ende nuk e keni regjistruar PD-në në zgjedhje.

Celibashi: Indrit Sefa përfaqëson PD-në në KQZ. Prej gati 1 viti është përfaqësuesi i PD-së dhe sa kohë nuk ka një dokument që provon të kundërtën, vazhdon të jetë përfaqësuesi i PD-së në KQZ. Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK.

3 VITE ME PARE

'Bashkë Fitojmë' në zgjedhje, Indrit Sefa: I paligjshëm, PD nuk ka koalicion. Kaziaj: Partia nuk është regjistruar

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Regjistrimi i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit ka sjell debate më mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kjo pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Indrit Sefa ka deklaruar se kjo pari nuk ka bërë asnjë koalicion me asnjë parti, por është përdorur logoja pa të drejtë. Nga ana tjetër, në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, Altin Kaziaj, u shpreh se vendimi i KAS-it do të apelohet brenda pesë ditëve dhe se PD-ja e Alibeajt ende nuk është e regjistruar zyrtarisht në KQZ.

Altin Kaziaj: Kemi paraqitur kërkesën sipas asaj që është parashikuar në kod. Kërkesa mban të gjitha kërkesat e nevojshme për regjistrimin e koalicionit. Kërkojmë regjistrimin e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Indrit Sefa: Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur emri, karakteristikat dhe logo e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar.  Komisioneri duhet të konstatojë se kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe në mashtrim të zgjedhësve. Nuk e di kush është personi që i është drejtuar KQZ-së. Komisioneri ka të gjitha detyrimet ligjore për të marrë masa dhe për të vënë në vend këtë shkelje të dispozitave ligjore. Kërkesa duhet rrëzuar për sa kohë që marrëveshja është një dokument i domosdoshëm për regjistrimin në KQZ.

Altin Kaziaj: Kodi Zgjedhor flet për marrëveshje të dy a më shumë partive. Me shumë respekt për ju zoti Komisioner, të vazhdojmë më tej me kërkesën tonë.

Indrit Sefa: Nëse lexoni vendimin e KAS-it thotë që “vendimi hyn në fuqi menjëherë”. Unë jam përfaqësues i përhershëm i PD-së pranë KQZ-së. PD nuk ka bërë asnjë marrëveshje për lidhjen e koalicionit zgjedhor dhe nuk ka depozituar asnjë marrëveshje të tillë. Subjektet që kanë firmosur në emër të PD-së, nuk janë përfaqësues të Partisë Demokratike.

3 VITE ME PARE

KQZ merr vendimin: Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë” regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

Celibashi e përjashton PD edhe nga koalicioni, pas kërkesës
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka regjistruar koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë” për zgjedhjet e 14 Majit. Koalicioni i përbërë nga tre parti, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat do të drejtohet nga Partia Balli Kombëtar Demokrat dhe do të ketë siglën ALD. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashit gjatë mbledhjes së sotme ka deklaruar se kërkesa për regjistrimin e këtij koalicioni është në përputhje me Kolegjin Zgjedhor.

“Kërkesa është në përputhje me parashikimin e Kolegjit Zgjedhor. Në momentin që paraqitet kërkesa për regjistrimin e një koalicioni, e vetmja dispozitë që e rregullon është neni 65 i Kodit Zgjedhor dhe sipas tij, mundet të regjistrohen në KQZ si koalicion. Pra i vetmi kusht është që partitë që janë pjesë e koalicionit të jenë pjesë e KQZ dhe meqenëse këto parti janë të regjisatruara si subjekte zgjedhore për t’u regjistruar si koalicion dhe nga vlerësimi që i bëjmë, kërkesa është në përputhje me parashikimet e KQZ ndaj vendosim që ta regjistrojmë koalicionin “Aleanca Liberale e Djathtë”, tha Celibashi.

kqz bashke fitojme

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen