“Shumë socialistë më mbështesin, por do t’i mbaj anonim”/ Marjana Koçeku: Një sërë ngjarjesh më kanë bërë të mendoj se s’i përkas këtij grupi politik!
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
“Si deputete e pavarur po punoj për një platformë politike”/ Koçeku: Të dëgjohen kë...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Dosja e Erion Veliajt/ Avokati Ndreca nuk u paraqit, gjobitet me 50 mijë lekë! Shtyhet seanca 21 Korrik, 10:54 Dosja...
• Grabitet vila e biznesmenit Alfred Gjermeni në fshatin Fier i Ri, Lushnje • Pesë grabitës të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, janë përleshur me pronarin e shtëpisë. • 37-vjeçarit i kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri •Policia e Lushnjes ka shoqëruar në rajon disa persona dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. • Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale.
3 artikuj për këtë temë.
LUSHNJE- “Dosja.al” disponon pamjet e banesës së grabitur të biznesmenit Alfred Gjermeni, gjatë mesnatës në fshatin Fier i Ri, në Lushnje.
Pesë persona ia dolën mbanë për të grabitur në vilën e biznesmenit, duke i marrë para dhe bizhuteri. 'Maskat' të cilët kanë qenë të armatosur kanë hyrë në banesën tre katëshe, ku dhe janë përleshur me 37-vjeçarin.
Nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri. Ende nuk dihet nëse grabitësit kanë lënë gjurmët, ndërsa policia aktualisht ka shoqëruar disa persona në rajon.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LUSHNJE- Zbardhen detaje të reja nga grabitja e banesës së biznesmenit Alfred Gjermeni në Lushnje, në fshatin 'Fier i Ri'. Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.
37-vjeçari u konfliktua me 5 personat që të maskuar, iu futën në orët e vona të mbrëmjes e nën kërcënimin e armës morën vlera të shumta monetare. Gjermeni, rezulton të jetë pronar i dy bizneseve, inpute bujqësore dhe farmaci.
Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, pritet verifikimi i kamerave të sigurisë të biznesit familjar. Në lidhje me grabitjen janë shoqëruar në rajonin e policisë disa persona. Policia ka nisur punën, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
LUSHNJE- Një banesë është grabitur nga disa persona në orët e vona të mbrëmjes. Policia bën të ditur se 37 vjeçari Arket Gjermeni, ka denoncuar se në banesën e tij, e cila ndodhet fshatin 'Fier i Ri', disa persona janë futur e duke kërcënuar me armë, kanë mundur të marrin një shumë të madhe parash. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Aktualisht, janë shoqëruar disa persona dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 00:30 të datës 31.05.2023, shtetasi A. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ka njoftuar Policinë se shtetas ende të paidentifikuar i kishin hyrë në banesë, dhe dyshohet nën kërcënimin e armës, i kishin marrë një shumë parash dhe ishin larguar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon shoqërimi i shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë ngjarje. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.