LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë të arrestuar dhe 249 policë të plagosur, Macron: Fëmijët mbajini në shtëpi

•Rreth 1,000 njerëz u arrestuan gjatë natës në Francë, pas protestave që kanë mbërthyer vendin prej 4 ditësh. •Raportohet se një protestues 20-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u rrëzua nga një çati. •Nga trazirat u plagosën 249 policë. •Kryeministrja Elisabeth Borne ka bërë të ditur se opsioni i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk përjashtohet më. •Qeveria njofton vendosjen e mjeteve të blinduara të xhandarmërisë dhe anulon të gjitha “ngjarjet madhore”. •OKB -ja i bën thirrje Francës që "të trajtojë seriozisht problemet serioze të racizmit dhe diskriminimit social brenda forcave të rendit". • Presidenti francez e përkufizoi revoltën si "një shfrytëzim të papranueshëm të vdekjes së një adoleshenti" dhe njoftoi një vendosje më të madhe të forcave të policisë në rrugë "për të frenuar dhunën". •Macron gjithashtu nisi një apel "për të gjithë prindërit, baballarët dhe nënat e familjeve që të jenë të përgjegjshëm". 

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Një nga pikat e nxehta të protestave, kryebashkiaku i Lionit bën thirrje për përforcime të policisë

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Gregory Doucet

FRANCË- Kryetari i bashkisë së Lionit, Gregory Doucet ka bërë thirrje që policia kombëtare të dërgohet në qytetin jugor për të garantuar sigurinë sonte.

Sipas mediave franceze, ministria e brendshme e vendit ka konfirmuar se do të dërgojë një njësi policore të quajtur CRS 8, e përbërë nga 60 oficerë të specializuar për dhunën në zonat urbane, shkruan BBC. 

Siç raportuam më herët, Lioni ishte një nga pikat e nxehta në trazirat e mbrëmshme, ku 35 oficerë mbetën të plagosur dhe se tetë ndërtesa publike u sulmuan, duke përfshirë një stacion policie. 

3 VITE ME PARE

Vijojnë trazirat në Francë/ Rrugët rrethohen me autoblinda dhe mijëra policë, mbahet funerali i adoleshentit që u qëllua nga efektivi

 

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Pamje nga protesta në Francë

 

FRANCË- Varrimi i Nahelit 17-vjeçarit që u qëllua për vdekje nga efektivi i policisë, filloi në orën 11:00 (09:00 GMT) pranë Nanterre. Le Monde raportoi se një numër i madh banorësh të Nanterres dhe miqve të tij u dyndën në shtëpinë e funeralit për të bërë nderimet e tyre. Varrimi do të ndjekë praktikën myslimane.

Familja e Nahelit ka kërkuar që funerali të jetë privat dhe Le Monde raporton se gazetarët në shtëpinë e funeralit po largohen me dashamirësi, shkruan BBC.

Ceremonia e varrimit do të vazhdojë në xhaminë Ibn Badis në Nanterre, ku do të kryhet falja e xhenazes myslimane. Autoritetet e qytetit kanë ngritur barriera për të kanalizuar turmën.

3 VITE ME PARE

Vrasja e 17-vjeçarit në Francë/ Dëshmia e shokut, PASAGJER në makinë: Jam i tronditur! Polici urdhëroi ta qëllonin

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Foto ilustruese

FRANCË- Detaje për vrasjen e 17-vjeçarit Nahel. M në Francë. Një i ri i cili pretendon se ndodhej në makinën ku 17-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia, ka treguar se çfarë ndodhi në incidentin që shkaktoi trazira mbarëkombëtare. 

Sipas Sky News, i riu, i cili postoi mesazhin e tij në rrjetet sociale, thotë se dëshiron që të merret vesh e vërteta pasi shumë gënjeshtra po qarkullojnë për incidentin që ndodhi në Nanterre, një qytet i vogël në periferi të Paris, mëngjesin e 27 korrikut.

Duke premtuar se do të tregojë historinë “nga A në Z”, i riu shpjegon në video se miqtë e kanë marrë hua Mercedesin dhe vendosën të lëvizin nëpër Nante, pa konsumuar as alkool e as drogë.

Teksa po lëviznin në korsinë e autobusit, kanë vënë re se po ndiqeshin nga policia. Më pas, një oficer policie iu afrua xhamit të makinës, i tha Nahelit të hapte dritaren dhe më pas i tha atij të fikte makinën ose do ta qëllonte. I riu pretendon se më pas oficeri ka goditur Nahelin me dorezën e armës. Më pas mbërriti polici i dytë dhe gjithashtu goditi Nahelin në të njëjtën mënyrë.

Shoku i Nahelit vazhdon duke thënë se polici i parë i drejtoi armën Nahelit dhe i tha: “Mos lëviz se do të të fus një plumb në kokë.” Oficeri i dytë i tha “gjuaj”, sipas dëshmisë së mikut të Nahelit.

U pasua nga një tjetër goditje ndaj Nahelit nga oficeri i parë i policisë me dorezën e armës, që rezultoi që 17-vjeçari të hiqte këmbën nga frena dhe makina të ecte përpara. Më pas oficeri i dytë qëlloi, kështu që Naheli vuri këmbën e tij te pedalja e gazit. Në videon që bën xhiron e rrjetit, i riu shpjegon se “pa shokun e tij duke vuajtur” pasi u godit nga një plumb.

“Kisha frikë. Dola nga makina. Mendova se do të më qëllonin edhe mua, ndaj ika. Jam i tronditur nga ajo që ndodhi para meje, me shokun tim”, tha ai. 

Varrimi i 17-vjeçarit Nahel do të bëhet sot. Gjithsej 1311 persona u arrestuan mbrëmë në Francë, incidenti i katërt radhazi i dhunshëm që nga vdekja e adoleshentit.

3 VITE ME PARE

Nuk ka qetësi në Francë/ Një i panjohur tenton të vrasë 3 policë, qëllohen me pushkë në këmbë

 

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Francë

 

FRANCË-  Tre oficerë në rajonin e Rhone u qëlluan nga një burrë që mbante një pushkë gjatë protestave mbrëmjen e djeshme, shkruan BBC. Sipas raportimeve, oficerët u zunë pritë nga dikush që fshihej pas një muri kur u qëlluan në këmbë. 

"Ne kemi kaluar një vijë të kuqe. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese," citohet nga transmetuesi BFMTV të ketë thënë një anëtar i policisë për rajonin e Rhone.

Protestat e dhunshme vijnë pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel.M nga një efektiv i policisë rrugore. 

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

 

3 VITE ME PARE

U vra padrejtësisht nga polici, 17-vjeçari në Francë përcillet sot për në banesën e fundit

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Pamje nga protesta për vrajsen e Nahel në Francë

FRANCË- Varrimi i Nahelit 17-vjeçarit që u vra padrejtësisht nga efektivi i policisë rrugore disa ditë më parë, do të bëhet në qytetin e tij të lindjes, Nanterre, këtë pasdite.

Mediat franceze raportojnë se njerëzit tashmë po mblidhen në shtëpinë e funeralit për t'i bërë nderimet e tyre Nahelit dhe familjes së tij. Varrimi do të jetë tërësisht privat dhe avokatët e nënës së 17-vjeçarit kanë kërkuar nga mediat që të qëndrojnë larg varrezave, shkruan BBC. 

Situata në Nanterre ka qenë e tensionuar që kur Nahel u qëllua për vdekje me armë zjarri nga efektivi i policisë rrugore.  Edhe pse nuk janë planifikuar tubime publike që të përkojnë me funeralin, ato mund të ndodhin spontane.

3 VITE ME PARE

Franca po 'digjet' për vrasjen e tij/ Kush është Nahel? 17-vjeçari që adhuronte 'Rugby' dhe donte të bëhej elektriçist, u rrit pa babain e tij

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Nahel

FRANCË- Adoleshenti 17-vjeçar, Nahel, u qëllua për vdekje nga policia mëngjesin e së martës gjatë një ndalimi trafiku në periferi të Parisit, Nanterre, ngjarje e cila ka rindezur protestat e dhunshme në disa zona të vendit. 

Tragjedia ka ngjallur revoltën e kahershme për policinë dhe profilizimin racor në periferitë me të ardhura të ulëta dhe multietnike të Francës. Videot e takimit të Nahelit me policinë kanë përforcuar protestat pasi dëshmitarët okularë dhe videoja e kamerave të sigurisë kundërshtuan narrativën zyrtare, shkruajnë mediat e huaja. 

Oficeri që qëlloi ndaj Nehal do të hetohet për vrasje me dashje. Oficeri i akuzuar, megjithatë, pohon se ai ka qëlluar me armë nga frika se djali do të përplaste dikë me veturë.

Familja e adoleshentit nuk e ka bërë të ditur mbiemrin e tij. Nahel punonte si shofer transporti. Për tre vitet e fundit, ai kishte qenë një anëtar aktiv i klubit të regbi Pirates of Nanterre dhe donte të bëhej elektriçist. 

Nahel ishte fëmija i vetëm i rritur nga nëna e tij Mounia. Ajo pretendoi se djali i saj u vra sepse kishte një "fytyrë arabe". "Oficeri pa një fytyrë arabe, një fëmijë të vogël dhe donte t'i merrte jetën," tha ajo për mediat.

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

TRAZIRAT në Francë/ Një tjetër tragjedi, i riu bie nga çatia e supermarketit ku po protestohej, ndërron jetë në spital

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë

FRANCË-  Mediat franceze raportojnë se një 19-vjeçar ra nga çatia e një supermarketi në Rouen në orët e para të së premtes dhe ndërroi jetë më vonë në spital.  Nuk konfirmohet ende nëse ai ka qenë pjesë e protestave.

Policia njoftoi se ngjarja ndodhi në periferi të Petit-Quevilly në një qendër tregtare e cila po grabitej nga rebelët. Një burim i zyrës së prokurorisë publike tha më herët për BFM TV se supermarketi nuk ishte subjekt i një tentative për grabitje. 

Si ndodhi ngjarja? 

Nahel, 17 vjeç, u qëllua të martën në makinën e tij, pasi nuk ndaloi kur u urdhërua. Një video që qarkullon në rrjetet sociale, tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas përplaset. Adoleshenti vdiq si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri policor që dyshohet se qëlloi, u arrestua nën akuzën për vrasje.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Qendra tregtare në Paris përfshihet nga zjarri, shkatërrohet plotësisht

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Zjarri

FRANCË- Qendra tregtare Croix-Blanche, në jug të Parisit, është përfshirë nga flakët. Kjo ka ndodhur përgjatë trazirave që kanë shpërthyer në Francë pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga policia.

Reparti i zjarrfikësve po punonte për të shuar zjarrin, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France, ishte shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje shkuan forca të konsiderueshme, mirëpo flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane. 

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

Video dhe foto të qendrës tregtare në flakë janë postuar tashmë në rrjetet sociale. Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi mediat sociale se luajnë një rol të rëndësishëm gjatë trazirave, duke lehtësuar organizimin e protestave./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Franca në ALARM të kuq: Macron i kërkohet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Rritet revolta në Francë/ Vdes një protestues, 1 mijë
Protesta

FRANCË- Presidenti Macron u përball me thirrjet për të vendosur një gjendje të jashtëzakonshme pasi vendi po futet në natën e katërt të kaosit pas protestave për vrasjen e 17-vjeçarit.

Mijëra persona plaçkitën disa nga qytetet kryesore të Francës, ndërsa policia lokale deklaroi se ata janë arrestuar, mirëpo ka dhe të tjerë që janë ende kërcënim. 

Zyra e Jashtme e Britanisë lëshoi ​​​​një alarm për turistët që mendonin të udhëtonin në Francë, pasi dhuna vazhdoi të thellohej pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk, i cila u 'ekzekutua' nga policia franceze.

Funerali i adoleshentit po mbahet sot në sfondin e pjesëve të mëdha të Francës duke u përfshirë nga zjarret, dhuna dhe trazirat shkatërruese.

Mbrëmë në rrugët publike ka pasur më shumë se 3800 zjarre, ndërsa më shumë se 500 ndërtesa janë djegur. 45,000 oficerë u vendosën në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë kontrollin. Por presidenti francez është kritikuar se nuk ka vepruar mjaftueshëm shpejt. 

Eric Ciotti, kreu i Partisë Republikane tha se vendi i tij "është në buzë të një gremine" dhe se "ne duhet të bëjmë një luftë të pamëshirshme kundër dhunës dhe të shpallim një gjendje të jashtëzakonshme në të gjitha zonat e prekura".

Inteligjenca e brendshme e parë nga gazeta franceze Le Monde ka paralajmëruar gjithashtu presidentin se trazirat mund të bëhen gjithnjë e më të 'përhapura' dhe të vazhdojnë për 'netët e ardhshme'.

Dy nga sindikatat më të mëdha të policisë në vend kanë kërcënuar me revoltë nëse Macron nuk rivendos rendin./Dosja.al

proteste ne france

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen