LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano, tmerrohen banorët, ndërpritet mësimi

•Rjedhje gazi në çisternat e fabrikës së gazit 'Gaz Poëer' në Porto Romano. •Shpërthimi i fortë ka tronditur banorët e zonës, të cilët janë evakuuar menjëherë. •Për shkaqe sigurie, është ndërpreë edhe mësimi në shkollën 'Met Hasa' e cila ndodhet pranë fabrikës. •Banorët e zonës janë shprehur për mediat se kjo nuk është hera e parë që ndihen të kërcënuar nga shpërthime të tilla. Ata janë ankuar mirëpo nuk është marrë asnjë masë. •Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbulohet edhe arsyeja që ka çuar në rrjedhjen e gazit nga këto cisterna. •Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpower, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive. •Pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Dilni jashtë vajza, djem'/ Shpërthimi në Porto Romano, nxënësi: Drejtori na tha merrni çantat dhe ikni me vrap

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Vendi i ngjarjes

DURRËS- Një nga nxënësit e shkollës pranë fabrikës së 'Gaz poëer' në Porto Romano ka treguar se iu kërkua nga drejtori i shkollës që të largoheshin me vrap nga shkolla. Për mediat ai tha se procesi mësimor u ndërpre për shkak të rrezikut për shpërthim, pas rrjedhjes së gazit në një cisternë në fabrikën e cila është vetëm 30 metra larg.

“Ishim në orën e katërt mësimore. Erdhi një presor dhe tha dilni jashtë vajza dhe djema sepse po shpërthen gazi. Drejtori na tha merrni çanta dhe ikni me vrap, dhe ne kemi marrë çantat dhe kemi ikur se jemi trembur shumë”, tha nxënësi i shkollës.

Situata e krijuar këtë mesditë shkaktoi panik në Durrës. Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe banorët u evakuuan nga zona. Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial tha se dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të problemeve me valvulat që ka pasur boti furnizues. Inspektoriati shton se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.

3 VITE ME PARE

Cisternat e ‘Gas Power’ rrezikuan jetën e banorëve në Porto Romano, qytetari: Djalin e çova në shkollë dhe e mora në spital

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Porto Romano

TIRANË- Një nga banorët e Porto Romanos ka treguar se si e ka marrë djalin e tij nga spitali, disa orë pasi e kishte dërguar në shkollë. Kjo për shkak të rrjedhjes së gazit nga cisternat e ‘Gas Power’, që rrezikoi jetën e qytetarëve të zonës. Ai thotë se djalin e dërgoi në mëngjes në shkollë dhe e mori në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen pas rrjedhje së gazit.

“Isha në punë. Më marrin në telefon nga shkolla, më thanë hajde se i është. Sa vij nga puna, e gjej çunin te spitali, tani sa dola. Por kështu është për natë, nuk është vetëm sot. Çdo natë ka rrjedhje, nga ora 7 deri në 9 të darkës. Nuk e di çfarë bëjmë, por era mbyt,”- tha burri.

Situata e krijuar këtë mesditë shkaktoi panik në Durrës. Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” ndërprenë mësimin dhe banorët u evakuuan nga zona. Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial tha se dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të problemeve me valvulat që ka pasur boti furnizues. Ispektoriati shton se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.

3 VITE ME PARE

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, Inspektoriati: Nuk ka probleme me depozitat e instaluara

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Fabrika

DURRËS- Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka reaguar pas shpërthimit të çisternave që ndodhën ditën e sotme në fabrikën 'Gaz Power' në Durrës. Ata shprehen se nuk ka probleme me depozitat e instaluara.

Dyshohet se rrjedhja e gazit është shkaktuar për shkak të botit furnizues nga problemet me valvulat. Banorët e zonës, u evakuuan menjëherë nga zona, nga frika për jetën. Ata janë shprehur për mediat se janë ankuar për erën e gazit që kanë muaj që e nuhasin në zonë, mirëpo institucionet nuk kanë marrë masa.

3 VITE ME PARE

'Eja merr fëmijën'/ Banori në Porto Romano: Më telefonuan nga shkolla, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Banori

DURRËS- Një prej banorëve në Porto Romano ka treguar se mori vesh për rrjedhjen e gazit në fabrikën 'Gaz Poëer' nga mësuesit e shkollës. Ai u shpreh se u telefonua për të marrë fëmijën, pas shpërthimit të gazit. Ky banor, pranoi se në zonë vjen prej disa muajs era gaz, mirëpo asnjë institucion nuk po merr masa. 

'Fabrika është 300 metra larg banesës time dhe as 30 metra nga shkolla. Ne ishim në punë, më merr në telefon mësuesja më thotë eja merr sa më shpejt fëmijën se ka rrjedhje gazi afër shkollës. I morëm fëmijët, një pjesë dhe mësuesit i kanë përcjellë nëpër banesa. Nuk është hera e parë, këtu ka 3 muaj që vjen era e gazit. '- u shpreh ai. 

3 VITE ME PARE

Shpërthimi në Porto Romano, banori: Të kishte pasur shkëndijë do ishte bërë katastrofë, jemi si minë me sahat

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Fabrike

DURRËS- Një prej banorëve të zonës në Porto Romano ka treguar për mediat se shpërthimi i ditës së sotme nuk ishte i vetmi. Ai ka deklaruar se është hera e dytë që po ndodh e se askush nuk ka marrë asnjë masë. Po ashtu, ky banor shtoi se nëse do të kishte pasur një shkëndijë elektrike, do të kishte ndodhur katastrofë e madhe.

'Një frikë e madhe, ne e paramendojmë se është hera e dytë kjo që po ndodh, u bë problem para dy tre muajsh, nuk u mrr asnjë masë. Këtu është sikur natën ose ditën më e rrezikshme ditën kur ka kalamaj këtu të kishte pasur një shkëndijë këtu te ambulanca apo shkolla këtu do ishte bërë katastrofë e paparë. Kjo është bërë problem që herën e parë por asnjë masë nuk u mor. Ka dy javë që kjo zonë është përfshirë nga era e gazit. Kjo është si minë me sahat, nuk dihet kur do plasi”, u shpreh një banor i zonës për Euronews.

Shpërthimi në fabrikën 'Gas Power' ndodhi ditën e sotme në zonën e Porto Romanos. Dyshohet se shpërthimi ka nisur nga rrjedhja e gazit në çisterna. 

3 VITE ME PARE

Rrjedhje gazi në çisternat e gazit në Porto Romano, ndërpritet mësimi në shkollën 'Met Hasa'

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Shkolla

DURRËS- Mësimi në shkollën 'Met Hasa' është ndërprerë. Shkak është bërë paniku që i ka mbërthyer banorët pas shpërthimit që ndodhi në fabrikën 'Gas Power'. Dosja.al raporton se pranë fabrikës së gazit kishte rrjedhje në çisterna.

Banorët janë frikësuar edhe më parë për shpërthimet që vijnë nga fabrika Gaspower. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbulohet edhe arsyeja që ka çuar në rrjedhjen e gazit nga këto cisterna.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gas Power' në Porto Romano, tym nga fabrika

Rrjedhje gazi nga çisternat e 'Gaz Power' në Porto Romano,
Fabrika

DURRËS- Banorët e zonës së Porto Romanos janë tmerruar nga një shpërthim i fortë që ka ndodhur në çisternat e fabrikës 'Gas Power'. Shpërthimi ka ndodhur shumë pranë banesave, duke lënë nën panik banorët, që tashmë janë evakuuar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende forcat zjarrfikëse edhe pse janë njoftuar nga banorët.

Për shkak të frikës, është ndërprerë mësimi në shkollën pranë zonës, 'Met Hasa'.

Dosja.al siguron video nga vendi i ngjarjes, aty ku shihet se del dhe tym i bardhë. Zona është e mbuluar nga një aromë e rëndë e cila e bën të pamundur që banorët të vijojnë qëndrimin aty pranë.

Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpower, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive. Pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

shperthim ne porto romano

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil