LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 Ministra, pritet të zëvendësohen

• Seanca parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të qeverisë do të vazhdojë në orën 20:00 dhe tashmë ka filluar seanca për pyetje deputetësh. •  Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu mbledhjen e 104 -të për rikonstruimin e qeverisë, pasi filloi seanca plenare për pyetje deputetësh. • Për diskutimin e pikës së dytë nga seanca e 104-të, propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë u paraqitën 38 deputetë. •  Më herët pas disa ditësh debat u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë Bekim Sali, ai për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti dhe ministri i Diasporës Xhemail Çupi. •  Xhaferi tha se për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë hapet debat i përgjithshëm dhe votimi është individualisht. •  Në rend të ditës së seancës së 104-të janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informative, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë dhe Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kuvendi në Maqedoninë e Veriut, Grubi: Mijallkov dhe Gruevski janë baballarët tuaj

Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 Ministra,
Artan Grubi

SHKUP- Gjatë seancës së sotme për pyetje deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka pasur debate të ashpra mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Zëvendëskryeministrit, Artan Grubi. Ky i fundit, gjatë një përgjigjeje drejtuar deputetëve opozitarë të VMRO-së, e quajti partinë e tyre si shoqatë kriminale.

“Partia e vetme në vendin tonë që ka pranuar, nga Mile Janakievski, nga Gordana Jankulloska, nga Martin Protugjer, Ilija Dimovski, Elizabeta Çingarovska, se është shoqatë kriminale e vërtetuar me aktvendim në gjykatë, VMRO-DPMNE, me pranimin e bashkëpartiakëve tuaj që kanë qëndruar këtu dhe në Qeveri. Edhe Sasho njëkohësisht edhe Nikolla Gruevski, e gjithë shoqëria juaj. Ata janë baballarët tuaj, ju jeni kryqëzuar në Nikollën dhe Sashon, ju jeni frikësuar ta shihni në sy. Betoheni për ta”, tha Grubi.

3 VITE ME PARE

Pas 10 ditësh debat, Kuvendi në RMV shkarkon 3 Ministra të Alternativës

Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 Ministra,
Kuvendi maqedonas

SHKUP- Dhjetë ditë pas fillimit të seancës për shkarkimin e ministrave të Alternativës dhe emërimin e anëtarëve të ri të Qeverisë, Kuvendi sot shkarkoi ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali, atë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti si dhe ministrin pa resorë, Xhemail Çupi. Nga 105 deputetët e pranishëm në sallë, për shkarkimin e Salit votuan 65 deputetët dhe asnjë kundër dhe të përmbajtur, ndërsa për shkarkimin e dy të tjerëve, për votuan 64 dhe një kundër. Deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski tha se me këtë, sot është konfirmuar përforcimi dhe rritja e shumicës parlamentare.

Me përfundimin e rikonstruimit, sigurojmë stabilitet politik, rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe miratim më të shpejtë të ligjeve. Ajo do të kontribuojë të vazhdojnë me përshpejtim me realizimin e reformave në ekonomi, në gjyqësor dhe në raport me integrimin e vendit në BE”, tha Martin Kostovski, LSDM

Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentare të VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se, kjo parti nuk e votoi shkarkimin e ministrave, pasi vlerëson se krijimi i shumicës së re parlamentare nuk është e bazuar në parime.

Grupi i deputetëve i VMRO – DPMNE-së nuk votoi për shkarkimin e ministrave në këtë rikonstruim të Qeverisë së Kovaçevskit sepse, sikurse edhe para një viti, ashtu edhe tani kemi situatë të harnimit të shumicës pa qëllim të qartë, pa program, pa vizion. Kjo është situatë, do të thoshin njerëzit, ku nga njëra anë harnojnë, ndërsa nga ana tjetër u shkëputet shumica qeveritare, sepse thjesht tash më ka humbur tërësisht legjitimiteti i qytetarëve”, tha Nikola Micevski, VMRO – DPMNE.

3 VITE ME PARE

Zgjedhja e Ministrave të rinj, seanca plenare në Maqedoninë e Veriut nis në në orën 20:00

Seancë plenare në Maqedoninë e Veriut, shkarkohen 3 Ministra,
Kuvendi maqedonas

SHKUP- Seanca parlamentare për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të qeverisë do të vazhdojë në orën 20:00 dhe tashmë ka filluar seanca për pyetje deputetësh. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ndërpreu mbledhjen e 104 -të për rikonstruimin e qeverisë, pasi filloi seanca plenare për pyetje deputetësh.

Për diskutimin e pikës së dytë nga seanca e 104-të, Propozimin për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë u paraqitën 38 deputetë, ndërsa më herët pas disa ditësh debat u shkarkuan ministrat e Shëndetësisë Bekim Sali, ai për Shoqëri Informatike dhe Administratë Admirim Aliti dhe ministri i Diasporës Xhemail Çupi. Xhaferi tha se për zgjedhjen e anëtarëve të qeverisë hapet debat i përgjithshëm dhe votimi është individualisht.

“Një debat i përbashkët, ndërsa votimi individualisht”, tha ai.

Në vërejtjen procedurale, koordinatori VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se spikeri Xhaferi më parë kishte lejuar prononcim individual, ose diskutim për secilin prej tre ministrave të shkarkuar, ndërsa tani unifikon diskutimin për katër ministra në një.

Është logjike që në një tension të tillë, në aq ministra të mbledhur për shkarkimin e kolegëve të tyre, të lejoni të bëhet debat individual për të gjithë këta katër propozim- kandidatët që të diskutojmë. Në fund të fundit askush nuk ju mbron të votoni dhe të përfundoni me shkeljen e Rregullores”, tha Micevski.

Ai para votimit për shkarkimin e ministrave nga Alternativa në mënyrë procedurale akuzoi se zhvendosja e fillimit të seancës për pyetje deputetësh është me qëllim që të pengohet opozita për të bërë pyetje.

Një precedent të tillë me pyetje deputetësh nuk ka pasur dhe ju jeni një pionier inovator në shkeljen e Rregullores”, ka thënë Micevski dhe kërkoi që seanca për shkarkimin e ministrave të caktohet në orën 19:00.

Xhaferi u përgjigj se vendimi për prolongimin e fillimit të seancës për pyetje deputetësh është marrë konform me rregullat e Rregullores së Kuvendit

 

kuvendi i maqedonise se veriut

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen