LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Protestë para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Mazhoranca dje braktisi shqiptarët duke ju lënë vetëm zotin! Blushi: Koha për një reagim të fortë para SPAK!

• Ditën e sotme është zhvilluar protesta e radhës para bashkisë së Tiranës. • Në këtë protestë ishte i pranishëm edhe aktori i njohur, Mehdi Malkaj. • Gjatë fjalës së tij Malkaj u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të protestojnë kundër padrejtësive dhe abuzimeve që po u bëhen. • Ai theksoi se paratë e tyre nuk jepen nga xhepi i kryeministrit, Edi Rama por nga xhepi i tyre. • Malkaj më tej tha se ata marrin më pak se sa iu kanë marrë. • Aktori tha se duhet të bëjnë jetë aktive kundër kësaj qeveri dhe çdo qeveri që nuk punon për popullin. • Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protestë. • Blushi akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për vjedhje me Inceneratorin e Tiranës dhe tha më tej se mbrohet nga SPAK. • Ai tha se tashmë duhet reagim qytetar edhe para Prokurorisë së Posaçme, ndërsa bëri thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 6 dhjetorit në orën 12:00 para SPAK. • I pranishëm në protestë ishte edhe këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti. • Gjatë fjalës së tij Teliti tha se kartonat e mazhorancës plot 75 që kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend. •  Ai theksoi se dje ata i thanë jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekëve e policisë. • Teliti më tej tha se dje mazhoranca socialiste i braktisi të sëmurët, shqiptarët duke ju lënë atyre vetëm zotin. • Koordinatori politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Klevis Balliu u shpreh se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë dhe se ndonëse taksat e qytetarëve paguajnë naftën e makinave që mbledhin plehrat dhe Inceneratorin e Tiranës, ata përsëri nuk punojnë. • Balliu akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se mban për vete buxhetin e bashkisë dhe jo për të mbajtur pastër qytetin dhe sipas tij, për të shmangur sëmundjet kancerogjene.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

“Tirana, qyteti më i ndotur në Europë”, Balliu: Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanet e plehrave janë plot, paratë futen në xhepin e Veliajt

Protestë para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Mazhoranca dje
klevis balliu

TIRANË- Në protestën e sotme para bashkisë së Tiranës, ka mbajtur fjalën e tij edhe koordinatori politik i Partisë Demokratike për kryeqytetin, Klevis Balliu. Ai u shpreh se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë dhe se ndonëse taksat e qytetarëve paguajnë naftën e makinave që mbledhin plehrat dhe Inceneratorin e Tiranës, ata përsëri nuk punojnë. 

Balliu akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se mban për vete buxhetin e bashkisë dhe jo për të mbajtur pastër qytetin dhe sipas tij, për të shmangur sëmundjet kancerogjene.

"Të nderuar miq ditën e djeshme vetëm në rrugën e Kavajës, nuk gjeta një kosh plerash të pastruar. Ka rëndësi ta themi sepse ne paguajm 2.4 milion euro naftën e atyre makinave që supozohet të marrin mbetjet ndërkohë kazanat janë plot. Ne paguajmë 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston që supozohet ti mbledh e ti djegë këto plera.

Kjo bashki ka 500 milionë euro në vit buxhet, të gjitha këto para janë taksat që pajnë qytetarët dhe nuk kemi asgjën minimale që kazanat e plerave të pastrohen. Në cdo vend të botës, bashkohen në luftë kundër sëmundjeve të rrezikshme sic është kanceri, ne Tiranë kanceri nuk gjen kundërshtarë por gjen aleatë.

Aleati i kancerit është Veliaj sepse ndotja e një qyteti, mbeturinat në cdo cep edhe në krah të spitaleve mjafton të shikoni kazanat janë të mbushura plot e përplot. Kjo ndodh sepse paratë e qytetarëve futen në xhepin e Erion Veliajt dhe shkon nga shitja e fiqve në 1 miliard lek. Nëse do të kishte drejtësi në Shqipëri pyetja e parë do të ishte ku shkojnë paratë. Nuk ka raport ndërkombëtarë që nuk e nxjer që në Shqipëri po rriten rastet me kancer.", u shpreh Balliu.

1 VITE ME PARE

"I thanë jo propozimeve të PD-së", Teliti nga protesta para bashkisë: Mazhoranca socialiste i braktisi dje të sëmurët dhe shqiptarët duke ju lënë atyre vetëm zotin

Protestë para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Mazhoranca dje
Teliti

TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Teliti falenderoi protestuesit të cilët prej disa muajsh japin kontributin e tyre. Ai shtoi se sot brenda bashkisë nuk po firmosen tendera apo duke vjedhur paratë e Tiranën. 

Teliti tha se kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend. Ai theksoi se dje ata i thanë jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekëve e policisë. Teliti theksoi se dje mazhoranca socialiste i braktisi të sëmurët, shqiptarët duke ju lënë atyre vetëm zotin.

"Një falenderim i veçantë për të gjithë ju për qëndresën disa mujore, qëndresë kjo që e jep kontributin e saj, në këtë pamje të shëmtuar të kësaj godine të rrethuar me policë dhe dyer të mbylluara. Megjithatë sot e kemi një lajm të mirë, hajdutët nuk janë sot brenda duke firmosur sot tendera, apo duke vjedhur paratë e Tiranën, apo për të bërë pazarin e radhës.

Kur ti zgjidhesh nga paratë e qytetarëve ti je i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm që do i përgjigjesh qytetarit, por kur ti zgjedh ti përgjigjesh krimit e parave të dala nga korrupsioni ti vetëm qyetetarëve nuk i përgjigjesh e kjo ndodhi dje në Kuvendin e Shqipërisë. Kartonat e mazhorancës plot 75 prej tyre ngaqë nuk kanë dalë nga vota e ndershme e qytetarëve,  por kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend,.

75 kartona të krimit e korrupsionit i thanë dje jo rritjes reale të pensioneve, i thanë jo rritjes së pagave të mësuesve, mjekve e policisë, i thanë jo mbështetjes së fermerit shqiptar, i thanë jo propozimit të PD për rritjen e fondeve në arsim në të mos kemi më shkolla të raktisura nga fëmijët apo mësuesit, i thanë jo ilaçeve të Onkologjikut. Dje mazhoranca socialiste i braktisi të sëmurët, shqipatërt duke ju lënë atyre vetëm zotin," tha ai.

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, Blushi: Është koha për një reagim të fortë para SPAK! Të mblidhemi me datë 6 dhjetor në ora 12:00

Protestë para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Mazhoranca dje
protesta

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para bashkisë së Tiranës. Blushi akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për vjedhje me Inceneratorin e Tiranës dhe tha më tej se mbrohet nga SPAK. 

Blushi tha se tashmë duhet reagim qytetar edhe para Prokurorisë së Posaçme, ndërsa bëri thirrje për pjesmarrje masive në protestën e 6 dhjetorit në orën 12:00 para SPAK. 

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur ai nuk ka mundësi të vjedhë pasi nga frika e protestës ai e braktis këtë godinë. Erion Veliaj mbrohet dhe ka imunitet nga një organizatë kriminale si SPAK. Ne jemi këtu çdo javë dhe kërkojmë drejtësi. Por për fat të keq drejtësia ka mbyllur sytë dhe veshët dhe është bërë palë me këtë hajdut.

Të gjithë e pamë se si Erion Veliaj transportonte letrat drejt burgut të Fierit për të detyruar bedelët e tij të arrestuar që të firmosnin për të shmangur përgjegjësitë penale. Veliaj vjedh me incerenatorin fantazmë të Tiranës 80 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryhet dhe drejtësia hesht sepse SPAK dhe Dumani janë tubi i oksigjenit të korrupsionit të përbindshëm në Bashkinë e Tiranës.

Ndaj është koha për një reagim të fortë qytetar përballë edhe tij institucioni që është kthyer sot në partnerin në krim të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Unë u ftoj të gjithëve që në datë 6 dhjetor, në ora 12:00 të protestojmë përpara institucionit që sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës. Që mban në këmbë këtë narkoqeveri dhe këtë narkobashki. Të protestojmë jo për të kërkuar drejtësi, por për të kërkuar për faktin se ai institucion është shndërruar sot në patericën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.", tha Blushi. 

1 VITE ME PARE

Protesta para bashkisë së Tiranës, Malkaj: Ne pensionistët kemi forcë dhe zë! Duhet ta bëjmë jetën aktive kundër çdo qeverie që nuk punon për popullin

Protestë para bashkisë së Tiranës/ Teliti: Mazhoranca dje
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur, Mehdi Malkaj ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të mbajtur para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij Malkaj u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të protestojnë kundër padrejtësive dhe abuzimeve që po u bëhen. Ai theksoi se paratë e tyre nuk jepen nga xhepi i kryeministrit, Edi Rama por nga xhepi i tyre.

Malkaj më tej tha se ata marrin më pak se sa iu kanë marrë. Ai shtoi se nuk merret me politikë ndërsa tha se nëse nuk protestojnë ata, kush do ta bëjë. Aktori tha se duhet të bëjnë jetë aktive kundër kësaj qeveri dhe çdo qeveri që nuk punon për popullin.


"Unë jam pensionist dhe po ju bëj një thirrje të gjithë pensionistëve. Edhe pse jam goxha pensionist, nuk rri në shtëpi, unë punoj. Po ju bëj një thirrje, o zotërinj pensionistë: nuk ju jep kryeministri paratë nga xhepi i tij, ato i merr nga xhepi juaj dhe ju jep më pak se çfarë ju ka marrë. Jeni pjesë e rëndësishme e këtij populli që quhet populli shqiptar. Ne, pensionistët, kemi forcë dhe zë. Unë nuk do të lodhem të protestoj sa të kem jetë. Po nuk pata më jetë, le të thonë ç’të duan.

Ka njerëz që, me dashuri të madhe, më thonë se unë jam njeri i mirë, aktor i mirë, por jam deformuar sepse merrem me politikë. Unë nuk merrem me politikë, por ndoshta është gabim që nuk merrem. Sepse nëse nuk e bëj unë, ti, apo të tjerë si ne që jemi këtu në protestë, kush do ta bëjë? A do ta bëjnë këta batakçinjtë?

Ata po merren me jetën tonë, po përcaktojnë kush jemi, nga vijmë, si jemi, dhe pse jemi. Duhet ta bëjmë jetën aktive duke qenë kundër, jo vetëm kësaj qeverie – që është qeveri e korruptuar dhe e papranueshme por kundër çdo qeverie që vjen e shkon dhe nuk punon për popullin," tha Malkaj.

protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë