LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë 20-vjeçari, Policia arreston një prej autorëve, shoqërohen disa persona (EMRAT)

•Vritet 20-vjeçari Stiven Toshkesi. •I riu ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit "Partizani". •Toshkesi është qëlluar me thikë pas sherrit për një vajzë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda. •Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35. •I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, të dy 18 vjeç. •Toshkesi u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. •Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.•Ndërkohë, Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat, pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen. • Deri më tani është arrestuar vetëm Ensi Maze, ndërsa Axel Hoxhaj vijon të jetë ende në kërkim.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Gazetarja për vrasjen e 20-vjeçarit në Tiranë: Prindërit të tronditur në spital, s’po e besonin dot

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Dorjana Bezat

TIRANË- Gazetarja Dorjana Bezat, e cila ka treguar me detaje ngjarjen që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ku Stiven Toshkezi 20 vjeç humbi jetën nga dy adoleshentë 18-vjeçarë. E ftuar në emisionin “Wake Up”, gazetarja ka treguar se ai u kap në një cep të rrugës, në lagjen ku jetonte dhe u gjuajt disa herë me thikë. 

“Krimi i radhës ndodhi në rrugën e Dibrës, në kryeqytet ku humbi jetën 20-vjeçari i identifikuar si Stiven Toshkezi. Ai u konfliktua me dy bashkëmoshatarët e tij, dy 18-vjeçarë të identifikuar si Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj. Ata kishin një konflikt për motive të dobëta për një vajzë. 20-vjeçari ishte i lidhur me një vajzë e cila ngacmohej prej një nga 18-vjeçarëve.

Kjo ka ndezur një konflikt mes tyre dhe para dy javësh, në Rrugën e Elbasanit, ata kanë pasur një konfrontim fizik me njëri-tjetrin i cili u shua aty për aty, por mesa duket inati i adoleshentëve zgjati dhe i bënë pritë në lagjen ku jetonte 20-vjeçari, pranë gjimnazit Partizani, rreth orës 00:30 pas mesnante. E kapën në një cep të rrugës, e kanë qëlluar disa herë me thikë dhe ai ka mbetur i plagosur rëndë. Është dashur ndërhyrja e dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes që njoftuan edhe prindërit e 20-vjeçarit dhe në spital rezultoi që ndërroi jetë.

Në fakt ishte shumë tronditëse, unë kam biseduar me një punonjësit e policisë që asistoi në spital për të marrë dëshmitë e para të prindërve dhe komunikimi që ai më tregoi se prindërit kishin pasur me njëri-tjetrin, ku e kishin të pamundur të besonin që fëmija i tyre kishte ndërruar jetë, ishte vërtet tronditëse dhe për këtë më vjen keq, që shohim shohim gjithnjë e më shumë të rinj që janë pre e drogës, e konflikteve, armëve, shohim dhe konflikte dhe më banale në rrjete sociale siç ndodhi para dy ditësh në Durrës,”- u shpreh gazetarja Dorjana Bezati.

3 VITE ME PARE

PAMJET- Vranë me thika 20-vjeçarin në Tiranë, si u larguan me vrap 2 të rinjtë..

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Pamje nga momenti i ngjarjes

TIRANË- Dalin pamjet nga momenti i përplasjes me thika në “rrugën e Dibrës” në Tiranë ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi. Në videon e siguruar nga "OraNews", duke momenti kur dy persona vrapojnë duke u larguar nga vendngjarja, e më pas ndahen. Në pranga përfundoi vetëm një prej autorëve, Ensi Maze, ndërkohë që ende po kërkohet Axel Hoxhaj.

Sherri mes të rinjve ka ndodhur për shkak të një konflikti për një vajzë, e kjo ishte hera e dytë që të tre përplasjeshin me njëri-tjetrin.

3 VITE ME PARE

VIDEO- Momenti i vrasjes së 20-vjeçarit në Tiranë, viktima vrapon drejt shtëpisë, autori heq dorë së ndjekuri

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Ky është momenti kur Stiven Toshkesi vrapon drejt banesës së tij, edhe pse është plagosur. 'Euronews' ka siguruar pamje nga momenti kur viktima vrapon ndërsa pas tij ndodhet një prej autorëve që e ndjek. Po në një moment, ai ndalon, duke hequr dorë së ndjekuri.

Dy autorët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, plagosën me thikë 20-vjeçarin, për një konflikt që kishte nisur javë më parë për shkak të një vajze. I riu u dërgua në spital, mirëpo atje dha shpirt, pasi nuk i përballoi dot plagët që mori. 

3 VITE ME PARE

Vrasja e 20-vjeçarit/ E dashura e Toshkesit 'mollë sherri', viktima kishte dhunuar autorët 2 javë më parë

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Vrasja e Stiven Toshkesit ndodhi pas sherrit për një vajzë. Konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për shkak të së dashurës së viktimës. Njëri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në 'rrugën e Elbasanit' ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.

Në orët e para të mëngjesit në Tiranë, u gjet i pajetë Toshkezi. I riu u gjet i dëmtuar me mjete prerëse. Enzi Maze është arrestuar, ndërsa Axel Hoxhaj është ende në kërkim./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Konflikti për motive të dobëta i mori jetën Toshkesit! Identifikohen autorët, Policia arreston Mazen, tjetri ende në kërkim (EMRI)

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësin, i cili ndërroi jetë në spital. Ngjarja është rregjistruar pak pas mesnate, në rrugën “4 Dëshmorët” në kryeqytet, pas një konflikti që nisi për motive të dobëta.

Policia ka mundur të arrestojë deri më tani vetëm Mazen, ndërsa Hoxhaj është ende në kërkim.

"Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur gjatë natës, shtetasi E. M"

Aktualisht janë shoqëruar disa të tjerë në komisariat, si persona që mund të kenë dijeni për atë ç'ka ndodhi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja në Tiranë gjatë mesnatës/ Pamjet nga vendi i ngjarjes, Policia rrethon zonën

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë

TIRANË- Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në rrugën '4 Dëshmorët', aty ku u vra me thikë 20-vjeçari Stiven Toshkesi.

Vrasja ndodhi pranë gjimnazit "Partizani" rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç. Toshkesi u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Tiranë, Policia: Dy 18-vjeçarë plagosën për vdekje 20-vjeçarin

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit, Stiven Toshkesi. Policia bën të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit "Partizani". Gjatë një konflikti për motive të dobëta, personat me inicialet E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, plagosën me mjete prerëse Toshkesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit "Partizani", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin A. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Vrasja me thika në Tiranë, identifikohet 20-vjeçari (EMRI)

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Policia

TIRANË- Stivens Toshkesi është 20-vjeçari i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra. 

Vrasja ndodhi pranë gjimnazit "Partizani" rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç. Toshkesi u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasje në Tiranë! Gjendet i pajetë 20-vjeçari, shoqërohen disa persona në komisariat

Sherr për një vajzë në Tiranë/ Vritet me thikë
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Gjendet i vrarë 20-vjeçari në orët e para të mëngjesit. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se i riu është gjetur i dëmtuar me mjet prerës është identifikuar si S.Toshkësi. 

Policia ndodhet në vendngjaje, ndërsa në komisarist janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Uniformat blu po punojnë me pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar dinamiken e ngjarjes./Dosja.al

stiven toshkesi vritet stiven toshkesi vrasje ne tirane ensi maze axel hoxhaj

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët