LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherri nisi në rrjet! Ulqinaku u vra nga nipi i Mandelës, 18-vjeçari ende në kërkim

• Zbardhet vrasja e Madrit Ulqinakut • Madrit Ulqinaku, babai i një vajze mbeti i vdekur në vend një natë më parë pasi u qëllua me armë zjarri sapo doli nga lokali në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit, pranë stadiumit. • Në pranga për ngjarjen është vendosur Kajdi Sallufi, 33 vjeç, si i përfshirë në konflikt, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari Horgito Peqini, që rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer në një nga më të rrezikshmit e qytetit. • Në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarje është shpallur edhe Ejdin Dino. • Të akuzuarit ishin konfliktuar më herët me Ulqinakun për motive të dobëta. Sherri mësohet të ketë nisur në rrjetet sociale dhe është ‘ndezur’ ku palët kanë lënë takim për tu ‘sqaruar’. Peqini e priti Ulqinakun deri në momentin që ai doli nga lokali dhe e qëlloi me dy plumba me silenciator. Ai u ndihmua nga Dino e Shaho për tu larguar nga vendi i ngjarjes. • Madrit Ulqinaku ishte një person pa precedent penalë. Ai kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Elbasan pasi jetonte në Itali. Më herët, Ulqinakut i kishin vrarë edhe të vëllanë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrasja e UIqinakut/ Policia kërkon 18-vjeçarin, Peqini rezulton nipi i Mandelës së Elbasanit

Sherri nisi në rrjet! Ulqinaku u vra nga nipi i Mandelës,
Eduart Peqini, i njohur si Mandela

ELBASAN- Horgito Peqini është 18-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut. I riu, u përfshi në një konflikt me 33-vjeçarin mbrëmjen e djeshme. Bashkë me dy persona të tjerë, Peqini u konfliktua me Ulqinakun e më pas e qëlluan me armë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 

Po kush është 18-vjeçari i shpallur në kërkim? 

Horgito Peqini rezulton të jetë nipi i Eduart Peqinit, të njohur si Mandela. Ky person, krijoi në vitin 1997 një grup prej 8 personash, duke u kthyer më pas si më të njohurin e Elbasanit.

Mandela është dënuar për disa vepra penale, si grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash. Pas arrestimit, në një bankë franceze, "Mandelës" i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit. 

Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend mbrëmjen e djeshme. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritit i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, arrestohet një 18-vjeçar, policia i gjeti thikë dhe dorezë metalike

Sherri nisi në rrjet! Ulqinaku u vra nga nipi i Mandelës,
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Policia e Shtetit ka zbardhur vrasjen që ndodhi mbrëmë në Elbasan, aty ku u vra 33-vjeçari Madrit Ulqinaku, bashkëshort dhe baba i një fëmije të mitur. Sot është arrestuar një 18-vjeçar i përfshirë në konfliktin e çastit, të cilit iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike, kurse autori i krimit dhe një tjetër i përfshirë janë shpallur në kërkim. 18-vjeçari i arrestuar nga policia për vrasjen e 33-vjeçarit është Ejden Dino. Ndërkohë, policia është në kërkim të një 18-vjeçari tjetër të dyshuar si autor i vrasjes, Horgito Peqini. Bashkë me këtë të fundit, në kërkim është dhe 33-vjeçari i përfshirë në sherr,  Klaudjan Sallufi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 33-vjeçari. Vihet në pranga një 18-vjeçar, i përfshirë në konfliktin e çastit, gjatë të cilit mbeti i vrarë 33-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 18-vjeçarit iu gjetën një mjet prerës (thikë) dhe një dorezë metalike. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes dhe një person tjetër i përfshirë në konflikt. Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit, për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. U., 33 vjeç, banues në Elbasan, grupi hetimor pas hetimeve paraprake të kryera, ka zbardhur ngjarjen. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasit H. P., 18 vjeç, E. D., 18 vjeç dhe K. S., 33 vjeç, janë konfliktuar fillimisht verbalisht me shtetasin M. U. Më pas, shtetasi H. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit M. U., i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe të atyre të DVP Elbasan , si dhe falë krehjes së zonës dhe kontrolleve me shërbime të shumta policie, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej shtetasve të përfshirë në konflikt, shtetasit: -E. D., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike. Vijon puna intensive nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

Vrasja në Elbasan/ Viktima baba i një vajze 8- vjeçe, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain

Sherri nisi në rrjet! Ulqinaku u vra nga nipi i Mandelës,
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Vrasja e Madrit Ulqinakut pas një sherri banal mes te rinjsh tronditi qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. 33-vjeçari u vra pranë stadiumit “Elbasan Arena” sapo ishte ngritur nga nje lokal.

Ishte 20-vjeçari Klajdi Shaholli, i cili e qëlloi me dy plumba me silenciator pasi më heret mes tyre kishte pasur një përplasjeje verbale.

Madrit Ulqinaku, baba i një vajze 8-vjeçare gjeti vdekjen në vend. Ky krim thellon tragjedine e familjes Ulqinaku pasi në 1997, Madritin i kishin ekzekutuar një vëlla. Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku horgito peqini klaudjan sallufi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet