LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia shoqëron disa persona, pronarja: S'kam konflikte

•Shpërthim me tritol në biznesin e rrobave në Durrës. •Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar, ku i është vendosur lëndë plasëse biznesit. •Ky i fundit është në pronësi të qytetares, Jonida Karaboja. •Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. •Banorët e zonës raportuan në orët e para të mëngjesit se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm. •Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për t'u pyetur në lidhje me ngjarjen. • Vetë pronarja e biznesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. •Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të gjetur përgjegjësit.

5 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, dalin PAMJET, ja si u dëmtua biznesi

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia
Butiku

DURRËS- Këto janë pamjet nga dyqani i rrobave në qytetin bregdetar, në pronësi të Jonida Karabojës, i cili u dëmtua pas shpërthimit me lëndë plasëse. Siç shihet në fotot e siguruara nga Dosja.al, pjesa e derës dhe manekinët që ishin jashtë pësuan dëmtime.  

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia

Shpërthimi, sipas policisë dhe qytetarëve të zonës numër 7, ndodhi në orët e para të mëngjesit. Lënda plasëse iu vendos në qepenin e biznesit, duke sjellë vetëm dëme materiale.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për t'u pyetur në lidhje me ngjarjen, ndërsa vetë pronarja e biznesit, ka treguar se nuk ka konflikte me njeri. 

Policia dhe grupi hetimor janë ende në hetim për të identifikuar dhe vënë në pranga përgjegjësit. 

2 MUAJ ME PARE

Shpërthim në një dyqan rrobash në Durrës, Policia: Janë shoqëruar disa persona

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia
Policia

DURRËS- Policia ka shoqëruar disa persona në polici, të cilët mund të kenë dijeni për shpërthimin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Durrës. Në biznesin e Jonida Karabojës u vendos lëndë plasëse. Forcat blu sqarojnë se lënda plasëse u vendos në qepenin e butikut, e për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të identifikuar dhe kapur autorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

2 MUAJ ME PARE

Shpërthimi alarmoi qytetarët/ Tritol biznesit në Durrës, pronarja: S'kam konflikte me njeri

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia
Foto ilustruese

DURRËS- Disa persona ende të paidentifikuar vendosën lëndë plasëse në biznesin e qytetares, Jonida Karaboja. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Durrës. Ishin qytetarët ata të cilët raportuan në media se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Vetë pronarja e biznesit ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë e se nuk e di kush mund t'ia ketë bërë këtë gjë.

Nuk dihet nëse sulmi është kryer nga persona të cilët kanë hesape të palara me pronaren e biznesit. E gjtha mbetet ende një mister. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për ngjarjen. Policia e shtetit ende nuk ka reaguar. 

2 MUAJ ME PARE

Shpërthim me eksploziv në Durrës, i vihet lëndë plasëse një biznesi, alarmohen qytetarët

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia
Demet nga shperthimi

DURRËS- Qytetarët në Durrës raportuan mëngjesin e sotëm për një shpërthim. Pa minuta më pas u zbulua se bëhet fjalë për një shpërthim me eksploziv. Lënda plasëse iu është vendosur një biznesi. 

Bëhet me dije se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shpërthimin e ndodhur. 

2 MUAJ ME PARE

Durrësi s'gjen qetësi, qytetarët raportojnë për shpërthim të fuqishëm

Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia
Foto ilustruese

DURRËS- Qytetarët në Durrës raportojnë për një shpërthim të fuqishëm. Disa prej tyre raportojnë për 'JOQ' se janë zgjuar nga shpërthimi që kanë dëgjuar. Ende nuk ka më shumë informacion se çfarë ka ndodhur e se nga u shkaktua shpërthimi. 

Pritet që ngjarja të zbardhet në orët në vijim.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

jonida karaboja shperthim ne durres

Sondazh

Poll

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari

Kanabis i kultivuar në vazo, pamje nga vila në Shijak që ishte kthyer në 'shtëpi bari'

Aksident i frikshëm në Lezhë, 3 automjete përplasen kokë më kokë, një person në gjendje të rëndë

Hoxha në Drejtori: Rama e Berisha tu përgjigjen fëmijëve të të vrarëve, Garda ekzekutoi të pafajshëm

Artan Hoxha batuta nga dera e Drejtorisë së Policisë: Jam me pallto leshi se do rri gjatë

Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Rama largohet nga Presidenca

Banesa në rrezik nga rrëshqitja masive e dherave në Durrës

Operacioni 'Mjedisi' në Krujë, vihen në hetim 5 persona, administratorë të 5 guroreve

Rruga e Arbrit ishte e bllokuar, Policia: Kemi shtuar masat, duam të parandalojmë aksidentet

Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, ç’po ndodh në Rrugën e Arbrit

Meta s'pritet si kryetar i 'Partisë së Lirisë' në Elbasan, demokratja: Ftojmë Presidentin e vendit

Magazina me dhjetëra bidona plastikë ne Kukes, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe kimike

Rrëmbyen dhe plagosën 39-vjeçarin, arrestohen 4 famijarët në Sarandë

Veshur me tuta, si u kap 'Kili' në vilën e Ramazan Rrajës, oficerët kërkojnë me detektorë në Nikël

Drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h, vihet në pranga 18-vjeçari

Shi dhe erë e fortë, çfarë po ndodh në Fier, 'stuhia' mbërthen qytetin

Moti i keq përmbyt Lezhën, uji mbulon rrugët, qarkullimi i makinave thuajse i pamundur

Me çantën 'Gucci' në dorë, Elvis Roshi 'lufton' me erën e gazetarët...për pak i bie pemës

Arrestohen 3 hajdutët e bizneseve në Shijak, një tjetër shpallet në kërkim

Lezha e përmbytur, uji futet në hyrje pallatesh dhe oborret e shkollave

Rama nga Davos: Ju prezantoj me shqipet që mbrojnë Zvicrën

Operacioni “Wanted”/ Policia arreston 4 persona në Vlorë

Përroi bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me 5 anëtarë në Lezhë

Braçe: Nëse dikush do të ndërtojë projekt në tokë të tjetër kujt, s’ka pse bëhet shteti pjesë fare