Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Tritol dyqanit kozmetik në ish-Bllok. •Dosja.al raportoi e para për shpërthimin e fuqishëm pranë biznesit në rrugën 'Sami Frashëri', zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. •Ngjarja ndodhi pak pas mesnate, rreth orës 00:15, në një periudhë kur rrugët ishin të boshatisura. • Lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit, i cili është në pronësi të Enisa Pirollit. Ajo është shprehur se nuk ka konflikte me njeri.•Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, duke qenë se në atë momente, biznesi ka qenë mbyllur e nuk kishte njerëz brenda. •Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin, i cili ishte me kapuç, e më pas u largua me mjetin 'Golf' të zi.• Dyshohet se shkak i këtij sulmi mund të jetë bërë konkurenca.•Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Shpërthimi me tritol që tronditi Tiranën një natë më parë u ka rrezikuar jetën dy kalimtarëve. Kamerat e sigurisë kanë treguar se vetëm një minutë para se të shpërthente lënda plasëse që ishte vendosur në derën e një dyqani me produkte kozmetike në Tiranë. Për fat, kalimtarët kanë shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.
Pronarja e biznesit është Enisa Pirolli. Ajo ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca mes bizneseve.
TIRANË- Shpërthimi me tritol në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur për shkak të konkurencës. Shpërthimi ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar panik në zonë.
Pronarja e biznesit, Enisa Pirolli ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se autori është filmuar nga kamerat e sigurisë.
TIRANË- Shpërthimi me tritol në biznesin e kozmetikës në rrugën 'Sami Frashëri', ka lënë pa energji elektrike të gjithë pallatin. Shpërthimi i cili ndodhi në mesnatë, ishte aq i fuqishëm sa ka tronditur banesat. Sipas banorëve, që pas shpërthimit, pallati nuk ka energji elektrike pasi janë dëmtuar kabujt përcjellës.
Përballë me dyqanin është një bar kafe, kamerat e sigurisë të së cilit kanë kapur autorin e ngjarjes. Këto kamera janë sekuestruar nga policia dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë. Lënda plasëse i është vendosur një dyqani kozmetik në Sheshin ëilson në kryeqytet në pronësi të Enisa Pirollit. Pritet që të merret dëshmia e pronares për të zbuluar se nëse sulmi është kryer nga konkurenca apo nga konflikte të mëparshme.
TIRANË- Këto janë pamjet nga biznesi i kozmentikës, i cili u dëmtua pas shpërthimit me tritol. Dosja.al raportoi e para për shpërthimin e fortë që la pas shumë dëme materiale.
Duke iu referuar dëshmisë së banorëve të pallatit ku ndodhi ngjarja, shpërthimi ishte shumë i fortë. “Shpërthimi ishte shumë i fortë dhe të gjithë dolëm jashtë banesave”, tha një prej banorëve të pallatit ekzistues.
Autori dyshohet se ishte një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë.
Biznesi i cili ndodhet në rrugën 'Sami Frashëri', është në pronësi të Enisa Pirollit. Pritet që të merret dëshmia e saj, për të kuptuar dhe zbuluar se nëse autori/autorët janë persona që kanë pasur probleme në të shkuarën me të. Grupi hetimor ka nisur punën për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
TIRANË-Dyqani kozmentik, i cili ra pre mbrëmjen e kaluar nga një një shpërthim me eksploziv, është në pronësi të Enisa Pirollit. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi në rrugën 'Sami Frashëri', në një zonë të populluar të kryeqytetit.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. Do të jetë dëshmia e pronares që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.
TIRANË- Policia e shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar pas shpërthimit me tritol në një biznes në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Forcat blu pranojnë se mbrëmjen e djeshme, në rrugën 'Sami Frashëri' është vendosur një lëndë shpërthyese në dyqanin e kozmetikës. Dosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme për shpërthimin e fuqishëm që la të tronditur banorët e zonës.
Sipas forcave blu, lënda plasëse është vendosur në biznesin në pronësi të gruas me inicialet E.P. Nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, pasi në atë moment, nuk ka pasur persona brenda saj. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën "Sami Frashëri", në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
TIRANË- Këto janë pamjet e biznesit në kryeqytet, të cilit iu vendos lënda plasëse pak pas mesnatës. Dyqani i veshjeve pranë sheshit 'ëilson' i është vendosur lënda plasëse tritol. Shpërthimi u dëgjua nga banorët e zonës.
Dosja.al, e cila raportoi e para për këtë ngjarje, sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku zona është rrethuar nga efektivët e policisë. Lënda plasëse mësohet se është vendosur në derën e biznesit.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, përveç dëmeve materiale.
TIRANË- Shpërthim me tritol në Tiranë. Policia raporton paraprakisht se ngjarja ka ndodhur në rrugën 'Sami Frashëri' afër sheshit 'Wilson', pranë zonës së ish-Bllokut. Më konkretisht, bëhet me dije se në derën e jashtme të një dyqani rrobash është hedhur lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, duke qenë se në atë momente, biznesi ka qenë mbyllur e nuk kishte njerëz brenda. Nuk dihet ende se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje, kujt i përket biznesi në fjalë dhe shkaku i këtij sulmi.
Njoftimi paraprak:
Në rrugën Sami Frashëri afër sheshit willson, në derën e jashtme të një dyqani rrobash dyshohet se është hedhur lëndë plasese, si pasojë ka vetëm dëme materiale.