LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit në Karystos e Korfuz! ZOTOHET Mitsotakis: Të prekurit do të dëmshpërblehen

•Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë kritike. •Pas Rodos, zona e dytë më e prekur është Karystos, ku flakët kanë arritur në 20 metra. Sakaq raportohet se flakët kanë shpërthyer edhe në ishullin Korfuz. •Zjarri aktualisht po shkon drejt jugut. •Krahas forcave tokësore, pritet të dërgohet edhe një helikopter. •Intensiteti i erërave në zonë është i pandërprerë dhe gjatë natës është kërkuar evakuimi i banorëve dhe pushuesve nga tre fshatra.  •Në një fjalim në Kuvend, kryeministri grek Kyriakos Mitostakis është zotuar se të prekurit nga shpërthimi i zjarreve do të dëmshpërblehen sapo situata të jetë vënë nën kontroll. •Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar. •Janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota. Ndërkohë një ditë më parë rreth 19 mijë turistë e banorë kanë arritur të evakuuohen përmes emergjencave civile në zona të sigurta.  

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zjarri në Karystos! Zhduket një banor i Platanistos, shtëpitë përfshihen nga flakët (VIDEO)

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
pamje nga vendngjarja

GREQI- Pas Rodos, zona e dytë më e prekur nga zjarret në Greqi është Karystos. Protothema raporton se se një banor i fshatit Platanistos është zhdukur, teksa flakët janë përhapur në juglindje të Karystos.

Raportohet se zjarri ka kaluar nëpër vendbanim, ku për pasojë një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është djegur deri në themel, ndërsa dëme materiale janë shkaktuar në tri shtëpi të tjera.

2 VITE ME PARE

Greqia në 'flakë'/ Ambasada shqiptare në Athinë: Jemi në kontakt me familjet shqiptare në zonat e prekura

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
Zjarr në Greqi

GREQI- Ambasada shqiptare në Athinë ka ofruar ndihmë për shtetasit shqiptarë dhe banorët e tjerë vendas të cilët janë në rrezik si pasojë e zjarreve masive në Rodos dhe disa zona greke. Në një postimi në rrjete sociale, Ambasada shkruan se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për të ndihmuar në evakuuimin e banorëve të rrezikuar nga zjarret masive. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

‼️ Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente të zjarreve në rajone të ndryshme të Greqisë, Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura nga zjarri, të cilët kanë nevojë për ndihmë, mund të kontaktojnë:

???? Drejtpërdrejt me Sekretarinë e Përgjithshme të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ????????, në numrat e telefonit ????

➡️ 0030-213 1510903
➡️ 0030-213 1510953;

???? Njësinë e Menaxhimit të Krizave të Ministrisë së Punëve të Jashtme ???????? që është aktivizuar për shkak të zjarrit, e cila ka vënë në dispozicion të shtetasve të huaj që kanë nevojë për ndihmë numrat e kontaktit ????

➡️ 0030-210 3681730
➡️ 0030-210 3681259
➡️ 0030-210 3681350;

???? Ambasadën ???????? në Athinë në numrin e emergjencave ????0030-6941658183, në dispozicion të qytetarëve ????????/???? dhe në adresën e email-it ???? [email protected].

???? Në solidaritet me Greqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare greke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Evakuimi i dy fshatrave të tjerë të Rodosit, Malonas dhe Massaris, u njoftua më herët nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, duke qenë se në afërsi të dy fshatrave ka rigjallërim të një fronti zjarri. 

2 VITE ME PARE

Pamje DRAMATIKE nga Greqia/ Vatër zjarri edhe në fshatin Malona, banorët në luftë me 'flakët': Të mos kalojë rrugën (VIDEO)

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
Zjarr në Greqi

GREQI- Momente dramatike po përjetojnë edhe banorët e fshatit Malona në Rodos ku fronti i zjarrit është i madh. Siç shihet edhe në videot e protothema.gr, banorët janë mbledhur në zonën ku ka nisur zjarri dhe po përpiqen në çdo mënyrë t'i kufizojnë ato në mënyrë që fronti të mos bëhet i pakontrollueshëm dhe akoma më shumë toka të digjen dhe të shkatërrohen prona. 

Burra dhe gra po transportojnë ujë me automjetet e tyre dhe në të njëjtën kohë presin pemë për të kontribuar në punën për kufizimin e përhapjes së zjarrit. 

Evakuimi i dy fshatrave të tjerë të Rodosit, Malonas dhe Massaris, u njoftua më herët nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, duke qenë se në afërsi të dy fshatrave ka rigjallërim të një fronti zjarri. 

 

2 VITE ME PARE

Mitsotakis FJALIM në Kuvend: Jemi në luftë me zjarret, të prekurit do të dëmshpërblehen

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një fjalim në Kuvend ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në disa zona të vendit, e cila paraqitet kritike dhe me rrezikshmëri për jetën e banorëve. Mitsotakis shprehet se përpjekja e shtetit u njoh nga të gjithë, madje edhe turistët, mijëra prej të cilëve u shpëtuan në kuadër të evakuimeve që u bënë në vendbanime dhe njësi hoteliere, shkruajnë mediat greke. 

“Megjithë avancimin e zjarrit, asnjë jetë nuk humbi, kjo dëshmon se kundër tërbimit të natyrës, asnjë masë nuk do të mjaftojë kurrë. Kjo verë na gjen me vapë të pandërprerë, erëra të forta, në Rodos kemi erëra të vazhdueshme që kalojnë 6 Beaufort prej ditësh. Në Rodos pas ditës së dytë kur zjarri kishte shfaqur disa shenja pakësimi, zjarri bëri fronte të reja. Dhjetëra mijëra njerëz u transportuan në mënyrë të organizuar dhe në kohë në vende të sigurta. I jemi mirënjohës zjarrfikësve, mbrojtjes civile, forcave të armatosura, policisë, vullnetarëve për vetëflijimin e tyre. Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë me zjarrin ”, tha kryeministri.

Ai tha se të prekurit nga shpërthimi i zjarreve masive do të dëmshpërblehen pasi situata të jetë vendosur nën kontroll. 

"Janë shpëtuar mijëra njerëz, jeta njerëzore do të jetë gjithmonë prioriteti ynë, sidomos pesë vjet pas tragjedisë së Matit. Mësuam të organizojmë evakuime. Ne do të rindërtojmë atë që kemi humbur, do të kompensojmë ata që u lënduan. Rodosi u përball me një problem në 10% të shtretërve të tij. Llogaria do të vijë e plotë, kur të bëjmë llogarinë tonë të përgjithshme', tha ai. 

Situata në disa zona të Greqisë vijon të jetë kritike. Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar. Janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota. Në zonë janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet me qëllim dhënien e ndihmave për të prekurit. 

2 VITE ME PARE

PANORAMË e trishtë në Rodos/ Dreri arratiset nga habitati, kërkon ushqim dhe strehë në oborrin e një banese

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
Zjarr në Greqi

GREQI- Tronditëse është imazhi nga oborri i një shtëpie në Rodos, ku një dre duket se kërkon ushqim, ndërsa zjarri është ndezur në ishull. Njëkohësisht operacioni i Zjarrfikësve vijon, ndërsa dhjetëra qytetarë dhe turistë janë larguar përkatësisht nga banesat dhe akomodimet e tyre, shkruajnë mediat greke.  

Vatrat e rrezikshme të zjarrit në ishullin Rodos kanë detyruar drerët të lënë habitatin e tyre natyror dhe të kërkojnë strehim dhe ushqim në oborret e shtëpive. Fotoja e shpërndarë në Facebook nga Maro Hatzimanetta shkakton trishtim. 

Situata në disa zona të Greqisë vijon të jetë kritike. Dëme tepër të mëdha ekologjike janë regjistruar. Janë djegur mijëra hektarë pyje dhe kullota.  Në zonë janë dërguar ekspertë për të vlerësuar dëmet me qëllim dhënien e ndihmave për të prekurit. 

2 VITE ME PARE

Vatër zjarri në Karystos në Greqi, flakët arrijnë në 20 metra, kryebashkiaku apelon për ndihmë: Kemi nevojë për mjete ajrore (VIDEO)

Situatë kritike në Greqi! Vatrat e zjarrit jashtë kontrollit
zjarri ne Greqi

GREQI- Një situatë e rënduar nga zjarri është në Karystos në Greqi, ku flakët kanë arritur në 20 metra. Gjatë natës, zjarrfikëset kanë punuar për shuarjen e flakëve.

Kryebashkiaku i Karystos, Lefteris Raviolos, ka apeluar për rritjen e fluturimeve me mjete ajrore. “Nuk ka rrugë tjetër për t'u përballur me zjarrin. Ne kemi nevojë për mjete ajrore. Flakët janë të mëdha. Ata nuk luftojnë me duart e tyre. Ishte një natë e vështirë”.

Zjarri aktualisht po shkon drejt jugut, shkruan "Protothema". Krahas forcave tokësore, pritet të dërgohet edhe një helikopter. Gjatë natës, forcat e zjarrfikësve janë përforcuar në zonat përkatëse për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Intensiteti i erërave në zonë është i pandërprerë dhe gjatë natës është kërkuar evakuimi i banorëve dhe pushuesve nga tre fshatra. 

Zjarri ka rënë mesditën e djeshme në tre vende të ndryshme, dhe ka marrë menjëherë përmasa të mëdha. Është karakteristikë se fronti i përgjithshëm i zjarrit i kalon shtatë kilometrat.

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë