LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali ‘partygate’/ Johnson përballet me deputetët, betohet mbi Bibël: Do them të vërtetën!

• Skandali ‘partygate’ që e largoi Boris Johnson si kryeministër të Britanisë së Madhe është rikthyer sërish për ta përndjekur atë! Johnson po merret në pyetje nga deputetët pas akuzave se ai ka mashtruar Parlamentin gjatë kohës së pandemisë, duke organizuar festa të shfrenuara që nuk ishin të lejueshme për shkak të grumbullimit të njerëzve. • Në fillim të seancës, ai u betua mbi Bibël që do të thoshte të vërtetën. Kryetarja e Komitetit Harriet Harman e paralajmëroi se hetimi është i rëndësishëm dhe se ai do të ndëshkohej. • Johnson pranon se ai e mashtroi Dhomnën e Komunave, por që nuk e ka bërë këtë gjë me qëllim, duke argumentuar se ai ndoqi të gjitha këshillat e dhëna nga stafi i tij. • Një prej tyre tha se ai kurrë nuk e këshilloi kryeministrin e asaj kohe për organizimin e festave dhe se i kishte kërkuar të ndiqte gjithmonë rregullat dhe udhëzimet • Një tjetër thotë se ai e këshilloi Johnson të mos thoshte se të gjitha udhëzimet ishin ndjekur gjithmonë, pasi mund të kishte gabuar në ndonjë prej tyre dhe të zbulohej. Siç edhe ndodhi. Seanca vijon. • Johnson është kryeministri i parë britanik që ka kryer një vepër penale dhe është nën akuzë për organizimin e një feste të ‘shfrenuar’, teksa gjithë bota ishte nën masa të rrepta të kufizimeve për shkak të koronavirusit. Në atë kohë, ai pagoi gjobën prej 50 mijë paundësh. • Skandali ‘partygate’ e detyroi Johnson të dorëhiqej në atë kohë nga posti i kryeministrit. Mediat britanike shkruanin në atë kohë se stafi i Boris Johnson kishte bërë edhe seks në një festë në Downing Street në prag të funeralit të Princit Philip.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Duheshin me patjetër shishet e verës?” Johnson përballet me fotot nga festa e shfrenuar, përgjigjia ironike: E kemi zakon dollinë! S’e dija që gjatë pandemisë s’na lejohej pija

Skandali ‘partygate’/ Johnson përballet me deputetët,
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Boris Johnson vijon të këmbëngulë se nuk ka shkelur asnjë rregull në festat e shfrenuara që u zhvilluan gjatë pandemisë, të cilat ai i konsideron takime pune. Johnson u përball me fotot nga tavolina e shtruar dhe u pyet nga deputetët nëse shishet me verë ishin vërtetë të nevojshme në një takim pune.

Johnson tha me humor se nuk e dinte që të premteve, njerëzve nuk u lejohej që të pinon alkool gjatë pandemisë.

"Ishte gjithçka sipas rregullave. Kam frikë se nuk e dija që gjatë pandemisë, njerëzve nuk u lejohej të pinin të premteve. Nuk ishte vetëm falenderim për stafin që në atë kohë po largohej, por edhe për motivimin e atyre që do të vijonin të punonin me thua. Ne e kemi zakon dollinë, unë nuk shoh ndonjë shenjë dehjeje,”- thotë Johnson.

3 VITE ME PARE

Vijon marrja në pyetje/ Johnson në ‘gjyq’ për festat e shfrenuara: Do besoj deri sa të vdes versionin tim, ishte shtëpi e vogël, por distancën e ruajtëm

Skandali ‘partygate’/ Johnson përballet me deputetët,
Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Vijon prej më shumë se dy orësh marrja në pyetje Boris Johnson, ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe. BBC shkruan se Johnson e ka nisur deklaratën e tij, duke komentuar fotot dhe videot nga festat e shfrenuara për të cilat akuzohet se ka organizuar gjatë pandemisë së Covid-19, duke shkelur masat kufizuese. Ai thotë se do të besoj deri në vdekje që ishte detyra e tij si kryeministër që të falenderonte stafin për punën që kishin bërë, duke shtuar se distanca ishte ruajtur. Me humor, ai tha se mes tyre nuk kishin asnjë rreshter që tu maste distancën në çdo moment, por që ishin munduar ta respektonin vetë.

“E gjithë kjo marrje në pyetje është teorikisht e parëndësishme, por unë do ta ndërmarr hapin tim. Gjithçka e kam bërë me mirëbesim. Nuk jam nisur për të mashtruar askënd. Përsa i përket distancimit social në festën e zhvilluar, ju them se ishte një shtëpi e ngushtë, por që kishim hapësirë. Sigurisht që do të ishte e pamundur që të kishim dikë atje që të na maste distancën mes nesh gjatë gjithë kohës. Jemi minimizuar që të kufizojmë përhapjen e Covid, duke përfshirë një numër të madh njerëzish që i lamë të punojnë nga shtëpia, duke i mbajtur dritaret hapur dhe duke punuar në ambiente të hapura sa më shumë që të jetë e mundur. Këto që thoni ju mund të kenë zgjatur 15 apo 20 minuta. Maksimumi 25. Dhe e gjitha ishte për të falenderuar stafin për punën e palodhur. Derisa të vdes do ta besoj një gjë të tillë. Ishte detyra ime si kryeministër që të falenderoja stafin për punën e palodhur që kishin bërë,”- tha Johnson.

3 VITE ME PARE

Skandali 'PartyGate'/ Boris Johnson: Nuk është thyer asnjë rregull

Skandali ‘partygate’/ Johnson përballet me deputetët,
Boris Johnson

ANGLI- Ish-kryeministri Boris Johnson ka deklaruar në fillim të fjalës së tij para Komisionit se ky hetim ka të bëjë me faktin nëse ai ka mashtruar qëllimisht parlamentin, jo nëse festat kanë ndodhur apo jo. Pasi u betua me dorë mbi Bibël, se nuk do të gënjejë, Johnson ka thënë se deklaratat e tij në kohën që ka udhëhequr 'Numrin 10' janë bërë me mirëbesim.

Boris thotë se pamjet nga festat, të publikuara nga mediat hedhin poshtë shkeljen e rregullave. Fakti që ato janë marrë nga një fotograf zyrtar do të thotë se ishin brenda rregullave.

“Këto foto tani janë shpërndarë nëpër media për më shumë se një vit dhe duket se është pikëpamja e komisionit dhe fatkeqësisht shumë anëtarëve të publikut, që më tregojnë mua duke marrë pjesë në ahengje që thyejnë rregulla ku askush nuk ishte në distancim social. Ato nuk tregojnë asgjë të tillë, më tregojnë duke falenderuar disa fjalë në një aktivitet pune për një koleg që po largohet. Ato tregojnë disa njerëz që qëndrojnë së bashku, siç lejohet nga udhëzimi, ku distancimi social nuk është i mundur dhe ku merren masa lehtësuese. Ato tregojnë ngjarje në të cilat unë nuk jam gjobitur kurrë për pjesëmarrje," tha Johnson.

boris johnson skandali partygate

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën