LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2 vjet burg Safet Gjicin, 1 vit për Alma Kaçin (AKUZAT+DËSHMITË)

• GJKKO ka dënuar me 3 vite burg ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ku nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet në 2 vite. • Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. • Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion. • Ish-kryebashkiakut gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite. • Gjici tha sot para gjykatës se kërkon pafajësi pasi nuk ka shkelur asnjë ligj. • AI i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit dhe tha se nuk ka shkelur ligjin, por etikën. • Më tej ai shtoi se ai është kërcënuar nga ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi pasi ai ka pasur probleme te mëparshme sepse e ka kallëzuar në Prokurori. • Sipas Gjicit, Oruçi së bashku me Alma Kaçin kanë bashkëpunuar për të hequr atë nga posti. • Ai gjithashtu u shpreh se nuk i ka dhënë fonde dhe se Alma e ka provokuar. • Ndërkohë edhe mbrojta e Gjicit insiston që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos. • Pas dënimit nga GJKKO, Alma Kaçi shprehet se vendimi i gjykatës ndaj saj është i padrejtë.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Reagon Alma Kaçi pas dënimit nga GJKKO: Është turp që përdhosin emrin tim, Gjici ka para të blejë gjithë gjykatat

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2
Foto ilustruese

TIRANË-Alma Kaçi ka reaguar pas vendimit të gjykatës që e dënoi atë me 1 vit burg për skandalin seksual në zyrën e bashkisë së Kukësit me ish-kryetarin e kësaj bashkie, Safet Gjicin.

Në një reagim për Ora News, Alma Kaçi shprehet se vendimi i gjykatës ndaj saj është i padrejtë. 

Reagimi i Alma Kaçit:

Përshëndetje Ora News, jam Alma pra u njoha me vendimin e gjykatës. Doja të thoja që është turp që i japin këtë akuzë e bëjnë të përdhosin emrin tim. 

Ndërkohë fare thjesht akuzën shpërdorim detyre mund t'ia kishin dhënë që në fillim zotërisë në fjalë, i cili e ritheksoi me plot gojë që blen gjykatat me lekë.

Ju bëj me dije, kam punuar në emisionin “Fiks Fare” investigativ prej 1 periudhe të gjatë kohore. Punët e mia janë të gjitha të njohura në youtube. Ku specifikoj ndër të tjera blerje armësh në Skrapar, blerje armësh në Durrës.

Të gjitha këto të inskenuara nga emisioni Fiks Fare.

Blerje fëmije që e shiste komuniteti rom e shumë e shumë të tjera blerje metadoni në Durrës e shumë e shumë të tjera, të cilat ritheksoj. Këto janë youtube.

Nëse unë do isha e tillë, nuk besoj që dhe zotëria që blenë me lekë e ritheksoi sërish gjykatat do merrej me 1 person me të tillë epitet.

Kjo për të vetmen arsye sepse video u dekonspirua gjatë rrugës nga një pakujdesi e imja i kanë hedhur poshtë të tëra faktet e mia, të cilat ndodhen në telefonat që mua mi kanë sekuestruar SPAK-u.

Janë mesazhe qindra mesazhe mund të them me mijëra që unë kam komunikuar me periudhë të gjatë kohore me gazetarët e Fiks Fare për punët që kemi punuar së bashku.

Por mund të them që është një televizion, ku është i politizuar është i Edi Ramës, blen çdo gjë me lek dhe mbi të gjitha hedh poshtë punonjësit e vet.

Nuk ka rëndësi se punonjësi i jashtëm apo i brendshëm.

Unë kam një sërë punimesh me ta dhe të tillë etiketim as nuk e pranoi, as nuk do ta pranojë dhe është turp për drejtësinë shqiptare. Mendova se kishte drejtësi. Por me thënë të drejtën. Nuk ka sepse jetojmë në një vend, ku çdo gjë blihet me lekë.

Nga 4 vjet. Zotëria mori 2 vjet.

Hodhën baltë mbi mua, sepse normalisht e ritheksoj, jemi në 1 vend ku jemi 1 vend maskilist ku mashkulli ka të drejtë të bëjë çfarëdolloj gjëje, femra është ajo që do goditet.

Është një akuzë që është e mirëmenduar për të më bërë mua keq. Madje unë kam dëgjuar në periudhën korrik, sepse video u shfaq në qershor.

 Nuk e mbaj mend datën ekzakte. Nga goja e 1 gazetari që alma, vëllai i Safet Gjicit, ty po të bën kurth që domethonë ki kujdes do të fusin në burg dhe aty do të helmojnë dhe do ta bëjnë sikur të ka ndodhur sikur kalon infrakt i mora Qesharake.

Bisedova me avokaten time këto janë gjëra që unë nuk doja të nxirrja. Por meqë ndodhi kjo?

Më duken se këto gjëra janë 1.000 përqind të sakta. Sepse. Jo që kam frikë, unë jam 1, jam i luftarake por 1 vend ku shkelet e drejta e fëmijëve.

Në rastin konkret flas për fëmijën tim. Domethënë që kur çdo gjë këtu është e shumëzuar me 0 të drejta për të jetuar e drejta e njeriut, pra me pak fjalë mos ta zgjas shumë u godit më i dobëti. Megjithatë unë do luftoj.

2 VITE ME PARE

Video-skandali/ GJKKO dënon me dy vite burg Safet Gjicin, me një vit Alma Kaçin (AKUZAT)

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2
safet gjici, alama kaci

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ku nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet në 2 vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj Gjicit nga korrupsion në shpërdorim detyre. Ndërkohë, për Alma Kaçin, gjykata ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për prostitucion. Ish-kryebashkiakut gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Gjici tha sot para gjykatës se kërkon pafajësi pasi nuk ka shkelur asnjë ligj. Teksa i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit, Gjici tha se nuk ka shkelur ligjin, por etikën. Ndërkohë edhe mbrojta e Gjicit insiston që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. 

2 VITE ME PARE

"U kërkoj falje familjarëve", Gjici përlotet në Gjykatë, avokatët: Alma Kaçi u pagua për të bërë videon në bashki

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2

Safet Gjici

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku ka dëshmuar në lidhje me video-skandalin e regjistruar disa muaj më parë ku dukej teksa kryente marrëdhënie me një grua në zyrë.

Në lidhje me ngjarjen ai është shprehur se kërkon pafajësi pasi nuk ka shkelur asnjë ligj. Teksa i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit, Gjici tha se nuk ka shkelur ligjin, por etikën.

“Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit,” tha i përlotur Gjici.

Mbrojta e Gjicit insiston që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka gjetur pajisen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse ne bazë të akt ekspertimit të kart memories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi, nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty.

“Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruci i ka dhënë prokure avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyetur Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën,” shprehet mbrojtja e Safet Gjicit.

 

2 VITE ME PARE

Në burg për video-skandalin, Safet Gjici kërkon pafajësi në gjykatë: Oruçi dhe Kaçi bashkëpunuan për të më hequr nga posti

Skandali seksual në bashkinë e Kukësit/ GJKKO dënon me 2
Foto ilustruese

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë sot para gjykatës dhe ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me video-skandalin e regjistruar para disa muajsh.

Gjatë fjalës së tij Gjici u shpreh se ai kërkon pafajësinë pasi nuk ka kryer asnjë vepër penale. Më tej ai shtoi se ai është kërcënuar nga ish-kreu i këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi pasi ai ka pasur probleme te mëparshme sepse e ka kallëzuar në Prokurori.

Sipas tij, Oruçi së bashku me Alma Kaçin kanë bashkëpunuar për të hequr atë nga posti. Gjici gjithashtu u shpreh se nuk i ka dhënë fonde dhe se Alma e ka provokuar.

Fjala e plotë:

Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Orucin ka nisur që në vitin 2019 kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri të sheshit para bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij.

Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Orucit. Bëhet fjalë për 9.3 dynym tokë. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruci të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të liqenit të Kukësit.

Po ashtu me Orucin kam pasur edhe përplasje fizike ditën që ka qenë Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në prokurorinë e Kukësit por kanë arritur që t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qene i hapur dhe ai e paguajti Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e Bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.

Ai ka qene 1 vit e ca ne kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi me ka sulmuar për shkak të detyrës, që nga 2019 pasi unë skam pas asgjë personale kam bërë vetëm detyrën.Kush me ka dhënë substancë narkotike Alma Kaçi me bashkëpunëtorin e saj pse këtë fakt nuk e heton prokuroria. Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh a thua se kam krijuar organizatë terroriste. Ku është premtimi qe i kam bere unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë qe ajo kishte komuniku me Orucin. Une i thashë shko tek zëvendësi i Almës, por ajo as aty nuk e dorëzoi.

Ne buxhetin e 2023 ne nuk kishim te parashikuar një gjë ë tillë fond për qentë. Ata me sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë token. Unë kam marre dënimin më të madh. Dënimi është moral u kërkoj falje familjareve të mijë dhe qytetareve të Kukësit (u përlot). Oruci donte që të iki unë dhe të vinte ne zbatim projektet e tij, shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptuar pronat e bashkisë. Abedin Oruci ndër vite ka pas 25 çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkel asnjë ligj.

Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma Kaçi vajzës me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale. Pas publikimit të videos Gjici u shkarkua nga detyra. 

safet gjici alma kaçi gjkko

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët