LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë, sondazhi: Kuksianët duan të ikin

• Britania e Madhe ende po lufton për të mbajtur larg territorit të saj emigrantët e paligjshëm. • Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman ka paralajmëruar një valë të re emigrantësh shqiptarë që do të kalojnë nga kanali i La Manshit këtë verë, pavarësisht frenimit të tyre nga policia britanike. • Sipas një sondazhi të përgatitur nga Ambasada britanike në Shqipëri, të bazuar në 1800 familje nga Kukësi, rezulton se shqiptarët (sidomos të rinjtë) nuk e shoh të ardhmen në vendin e tyre, por në Angli. • Sondazhi në Kukës tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17 dhe 22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe pavarësisht rreziqeve të kalimit të kanalit. • Braverman u tha deputetëve se qeveria "nuk ishte e vetëkënaqur" pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet nga shqiptarët. • Ndërsa kryeministri Rishi Sunak zbuloi të hënën se numri i shqiptarëve që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind. • Tashmë, qeveria ka një ligj të ri që e ka dërguar në Dhomën e Lordëve, por me shumë gjasa pritet që të mos kalojë pasi është kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut. • Sipas projekligjit çdo migranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe migrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. • Kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Alastair King-Smith "i kryen porosinë" Suella Braverman: Shqiptarët të gatshëm për gjithçka, duan të vijnë në Angli!

S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të re
Emigrante

TIRANË- Një sondazh i bërë nga Ambasada britanike në Shqipëri tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë. Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në Kukës, tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin atdheun dhe të shkonin në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit.

Zbulimi nënvizon natyrën sezonale të migrimit të paligjshëm nga shqiptarët pasi rritja kryesore nga vendi nuk u materializua vitin e kaluar deri nga qershori deri në shtator, kur më shumë se 10,000 nga 12,000 shqiptarë kaluan Kanalin në 2022. Kjo vjen pasi Rishi Sunak dhe Braverman përshëndetën një rënie prej 90 për qind të numrit të shqiptarëve që mbërrinin me varka të vogla deri më tani këtë vit si dëshmi se goditja e tyre ndaj varkave të vogla po funksiononte. Shifrat kanë rënë nga 2,165 në janar në qershor 2022, në 151 në pesë muajt e parë të 2023.

Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind. Ministrat po synojnë gjithashtu rreth 20,000 shqiptarë të tjerë që kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse ata pranojnë se 70 deri në 80 për qind mund të jenë arratisur nga lirimi me kusht i imigracionit.

Ata gjithashtu kanë shtrënguar rregullat për skllavërinë moderne mes pretendimeve se ajo është shfrytëzuar nga emigrantët shqiptarë për të shmangur dëbimin. Që kur qeveria ngriti pragun për prova, Sunak tha se përqindja e kërkesave të refuzuara ishte trefishuar pothuajse nga 12 përqind në 42 përqind. Sondazhi, i kryer nga Swiss Contact dhe i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi se në përgjithësi 38 për qind e njerëzve në veri të Shqipërisë, një nga zonat më të varfra, donin të largoheshin.

S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të re
Tabela

Nga këta 59 për qind thanë se donin të vinin në MB, vetëm 20 për qind zgjodhën Gjermaninë dhe vetëm shtatë për qind Shtetet e Bashkuara. Gati gjysma (47 për qind) e atyre që donin të vinin në MB thanë se tashmë kishin të afërm në MB. Të rinjtë shqiptarë përfaqësonin kontigjentin më të madh të atyre që donin të largoheshin për në MB. Një rekord prej 45,700 emigrantësh arritën në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar përmes Kanalit, nga të cilët një e katërta ishin shqiptarë. Shifrat të hënën treguan se afganët, irakianët dhe iranianët mbeten grupet më të mëdha pavarësisht rënieve. 

Një zëdhënës i Home Office tha: Ne e vlerësojmë komunitetin tonë shqiptar në MB dhe punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare për një sërë çështjesh, duke përfshirë trajtimin e migracionit të paligjshëm. Së bashku do të vazhdojmë të shfrytëzojmë çdo mundësi për të përgjuar aktivitetet e bandave të organizuara kriminale, për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë të jenë në MB dhe për të informuar migrantët për rreziqet e kalimeve me varka të vogla. Numri i mbërritjeve të anijeve të vogla shqiptare ka rënë me pothuajse 90% krahasuar me këtë periudhë të vitit të kaluar dhe që nga nënshkrimi i Komunikatës sonë të Përbashkët, ne së bashku kemi kthyer rreth 1800 shtetas shqiptarë pa të drejtë të jenë këtu.

2 VITE ME PARE

Plani i ri britanik për emigrantët/ Suella Braverman paralajmëron valë të re emigrantësh shqiptarë në Britani të Madhe (TË DHËNAT)

S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të re
Suella Braverman

BRITANI E MADHE- Suella Braverman është paralajmëruar për një valë të re emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin këtë verë, pavarësisht goditjes së anijeve të vogla. Sekretares së Brendshme i është dorëzuar një studim i brendshëm, i porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.

Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në Kukës, zona kryesore në Shqipërinë veriore për emigrantët, tregoi se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç donin të linin atdheun e tyre dhe të shkonin në Britaninë e Madhe,  pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit. Ndaj dhe Braverman u tha deputetëve se qeveria "nuk ishte e vetëkënaqur" pavarësisht rënies së numrit dhe do të vazhdojë të monitorojë kalimet e Kanalit Anglez nga shqiptarët.

Një ditë më parë Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se falë marrëveshjes së Britanisë me Shqipërinë ka një ulje me 90% të fluksit të varkave të vogla me emigrantë shqiptarë që shkojnë në Angli. Po kështu, sipas Sunak, ulje ka pësuar edhe numri i aplikimeve për azil nga ana e shqiptarëve në Britani të Madhe.

Sipas mediave britanike, qeveria po synon që të çojë një tjetër ligj në Parlament për t’u miratuar që synon të përshpejtojë akoma më shumë procesin e kthimit të varkave dhe procedurën e kërkesave për aplikim për azil nga emigrantët, me qëllim kthimin e tyre në vendet e origjinës.

Po ashtu, edhe Home Office ka intensifikuar goditjen e saj ndaj shqiptarëve në dy muajt e fundit, duke ngritur një njësi prej 400 trupash për të përshpejtuar rreth 17,000 aplikime për azil. Sunak zbuloi të hënën se shkalla e suksesit për shqiptarët që kërkonin azil kishte rënë nga gati një në pesë (17 për qind) në dy për qind. 

2 VITE ME PARE

Edhe vetë deputetët e Rishi Sunak nuk besojnë se nuk do ta zgjidhin krizën e emigrantëve

S'ka shpresë! Braverman paralajmëron valë të re
Rishi Sunak

Problemi për Kryeministrin është se trajtimi i krizës së migracionit po duket gjithnjë e më shumë si hedhja e fundit që po i bën "zarit" për t'i dhënë sadopak frymë qeverisë së tij të rraskapitur. Por të thuash se deputetët konservatorë janë "skeptikë" në lidhje me aftësinë e tij për të pasur sukses në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, është mënyra më e butë për ta thënë.

Problemi është se shumica e deputetëve pajtohen me Nigel Farage se numri i reduktuar ishte kryesisht për shkak të motit të keq në fillim të vitit. Tashmë ata janë në pritje të rritjes së shifrave për tre muajt e dytë deri në fund të qershorit, të cilat do të tregojnë nëse ulja është tendencë rastësore prej motit, apo qeveria vërtetë ka bërë punë.

Kryeministri mund të jetë ende i detyruar të pranojë të ndryshojë marrëdhëniet e Britanisë me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Refugjatëve, si dhe të rishikojë të Drejtat e Njeriut si pjesë e "punës" për zgjedhjet e ardhshme. Gjithçka tjetër duket thjesht si një zgjidhje momentale, kur në fakt problemi kërkon një zgjidhje dramatike.

Siç e tha një konservator i Red ëall javën e kaluar: Thjesht nuk shoh që kjo të funksionojë, nuk duket se ka vullnet apo shtyllë kurrizore për të bërë atë që duhet bërë. Ndërkohë, Lordët po përpiqen të prishin projektligjin e emigracionit të paligjshëm sot me akuzën që drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury-t Justin ëelby dhe kolegët e tij peshkopë.Pyetja do të jetë nëse qeveria, ajo që do t'i rezistojë Lordëve dhe do të refuzojë të pranojë amendamentet e tyre.

Çfarë parashikon ligji i ri?

Dje, Sunak i bëri thirrje parlamentit britanik që të miratojë projekligjnin e ri për ndalimin e migracionit të paligjshëm, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht, përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre. Projekligji pritet të shqyrtohet në Dhomën e Lartë të Parlementit, ku ligjvënësit mund të përpiqen të zbusin disa prej dispozitave të projekligjit.

Sipas projekligjit çdo migranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe migrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. Qeveria britanike thotë se projektligji do të frenojë përpjekjet e dhjetra mijëra njerëzve për të kaluar kanalin e La Mashnit me varka të vogla me shpresën se do të hyjnë në Britani. Por kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar./Express

shqiptaret ne angli suella braverman

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë