LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion/ Opozita bojkoton votimin: Të raportojnë institucionet e drejtësisë

• Ka përfunduar seanca plenare e radhës në Kuvend në lidhje me pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. • Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. • Ashtu si votimi i rezolutës antikorupsion edhe ngritja e komisionit u miratua vetëm me votat e mazhorancës. • Opozita gjithashtu bojkotoi procesin e votimit, siç e kishin deklaruar edhe më herët. • Ky komision është propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE. • Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të mazhorancës dhe 5 përfaqësues të opozitës. Emrat e përfaqësuesve do të cakton me vendim të Kuvendit. • Në projektvendimin e zbardhur thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. • Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. • Seanca e sotme nisi me debate, ku kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është përballur me zërat kundërshtues të deputetëve të opozitës pasi kërkoi largimin e gazetarëve nga salla. • Deputetja Ina Zhupa mori fjalën në foltore dhe iu referua të drejtave të gazetarëve si dhe pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. • Gjatë kësaj kohe në transmetim u pa dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili doli nga salla e Kuvendit. • Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental apo si një "protestë" ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. • Kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet nga gazetarëve, është rrëzuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave. • Pas rrëzimit të kërkesës ka reaguar ashpër deputetja demokrate Ina Zhupa e cila i drejtohet Nikollës duke i thënë se për çështjet e Rregullores duhet të konsultohet me ekspertët. • Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, tha lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, se të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit, janë varrosur në sirtarët e pluhurosur të shumicës. • Basha tha se propozimet e PD mbahen në Kuvend dhe nuk futen në rend dite as për diskutim. • Ai shtoi se prej një më shumë se një muaji në Kuvend janë dorëzuar amendamentet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht me burime njerëzore. • Deputeti Tritan Shehu ka sjellë edhe njëherë në vëmendje genocidin në Srebrenicë. • Ai tha se OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, ndërsa mazhoranca e rrëzoi rezolutën e propozuar nga opozita. • Shehu e ka cilëuar parlamentin si një njollë turpi, ndërsa ku kërkoi edhe një herë që Kuvendi të miratojë rezolutën ku dënohen krimet serbe në Srebrenic dhe Kosovë. • Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se Prokuroria e Posaçme po bën vettingun e politikanëve. • Spiropali shtoi se ata e kanë lënë të lirë SPAK-un nga ndikimi politik për të hequr edhe imunitetet kur duhet. • Deputeti demokrat, Dash Sula ka kërkuar në senacën e sotme plenare nga Kuvendi që të heqin nga rendi i ditës pr.vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. • Nga foltorja e kuvendit Sula deklaroi se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023, më pas ky pr.vendim të futet në rend dite në një seancë tjetër. • Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj u shpreh se në këtë vend kurrë nuk u kërkua falje për krimet e komunizmit. • Gjekmarkaj u shpreh se ajo periudhë e errët diktature nuk duhet harruar. • Ai më tej shton se sot Shqipëria është kthyer në një shtet të vogël me shaka të mëdha. • Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund.• Açka tha të përndjekurve ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit dhe u kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëshmshpërblimin. • Açka solli në vëmendje bustet e Stalinit dhe Leninit që vijojnë të qëndrojnë në rezidencën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit. • Në shenjë proteste, ajo vendosi dy fotot e busteve në sallën e Kuvendit. • Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se regjimi i asaj kohe ngjason me regjimin e krijuar sot sipas tij nga qeveria Rama. • Deputeti opozitar, Tomorr Alizoti në fund të fjalës, nga foltorja i kërkoi kolegëve të tij të mbanin një minut heshtje për të nderuar viktimat e komunizmit dhe ata që mbetën pa varre. • Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka replikuar me deputetin Tomorr Alizoti teksa në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit. • Balla iu referua momenti kur Alizoti kërkoi një minut heshtje në nder të viktimave të komunizmit teksa tha se minuti i heshtjes duhet të jetë 60 sekonda dhe jo 5 sekonda.

20 artikuj për këtë temë.

2 JAVE ME PARE

Ngritja e Komisionit Antikorrupsion miratohet vetëm me votat e PS/ Kush ishin 6 deputetët që votuan kundër, pjesa tjetër e opozitës bojkoton votimin

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm

TIRANË- Kuvendi ka miratuar pak më herët me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. Ashtu si votimi i rezolutës antikorupsion edhe ngritja e komisionit u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Deputetët demokratë që votuan kundër ishin Ervin Salianji, Albana Vokshi, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Ilda Dhori dhe deputeti i pavarur Agron Shehaj. Ndërkohë deputetët e tjerë opozitarë të cilët ishin në Kuvend, zgjodhën që të bojkotonin procesin e votimit.

Ky komision është propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të mazhorancës dhe 5 përfaqësues të opozitës. Emrat e përfaqësuesve do të cakton me vendim të Kuvendit. 

Në projektvendimin e zbardhur thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

2 JAVE ME PARE

Me 74 vota pro dhe 6 kundër, miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
votimi

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar anti-korrupsion. Ashtu si votimi i rezolutës antikorupsion edhe ngritja e komisionit u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Opozita gjithashtu bojkotoi procesin e votimit, siç e kishin deklaruar edhe më herët.

Ky komision është propozuar nga PS, për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të mazhorancës dhe 5 përfaqësues të opozitës. Emrat e përfaqësuesve do të cakton me vendim të Kuvendit. Ndërkohë kryetar flitet se do të jetë ish-ministri Fatmir Xhafaj, ndonëse nuk ka ende asgjë zyrtare dhe të konfimuar.

Në projektvendimin e zbardhur thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar edhe projektligjin për komunikimet elektronike me 73 vota pro dhe 12 kundër.

2 JAVE ME PARE

"Penalitete ndaj kryetarëve të Bashkive që nuk emërtojnë rrugët", Balla për pr. ligjin për adresat: Kodi unik do të përmbajë 8 elementë kryesorë

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla e ka prezantuar në foltoren e Kuvendit pr. ligjin për adresat që pritet të votohet. Balla tha ndër të tjera se janë parashikuar dhe penalitete për kryetarët e bashkive që nuk emërtojnë rrugët. Ai shtoi se emërtimi i rrugëve do të ndihmojë në orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin. Balla po ashtu tha se kodi unik është alfa numerik dhe do të përmbajë 8 elementë kryesorë që referojnë adresën.

“Ne kemi zgjidhur pjesën që lidhet me detyrimin, që lidhet me problemin e vendimmarrjes që lidhet me emërtesat e rrugëve, që është një detyrim i bashkive, ku kemi rritur penalizmin ndaj kryetarëve të bashkive për moszbatim të ligjit sa i takon detyrimit që kanë për emërtimin e rrugëve. Ne po rrisim penalizmin sepse kjo punë nuk është bërë dhe nuk shoh një forcë tjetër të ushtrimit të ligjit përveç forcës së penaliteteve.

Kodi unik është alfa numerik, do të përmbajë 8 elementë kryesorë që po referojnë adresën, bashkinë, njësinë administrative, qytetin, fshatin, kodin postar, bulevardin, rrugën dhe sheshin, nr e ndërtesës dhe nr e apartamentit. Kjo do të lehtësojë orientimet dhe gjetjen e adresave në të gjithë vendin”, tha ministri Balla.

2 JAVE ME PARE

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Manja: PS ka dëmshpërblyer në mënyrë të plotë ish të përndjekurit. Janë dhënë 280 milionë euro për djersën e tyre

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Ulsi Manja

TIRANË - Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë fjalën në kuvend teksa po diskutohej projekt-rezoluta për krimet e komunizmit. Nga foltorja e Kuvendit, Manja u shpreh se kjo projekt-rezolutë ka si qëllim nderimin e vuajtjeve të të përndjekurve. Ai shprehet se Partia Socialiste ka dëmshpërblyer në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit, ndërsa shton se kanë dhënë 280 milionë euro për djersën dhe sakrificën e tyre nën regjimin komunist.

Manja: Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit vjen këtu që të nderojmë vuajtjet e ish-të përndjekurve. Vetëm përmes drejtësisë dhe rehabilitimit të plotë mund të sigurohet që tragjedi të tilla për popullin tonë mos të përsëriten në të ardhmen. Duhet të dëshmohet e vërteta e asaj që ka ndodhur. Duhet ta njohim të kaluarën tonë, por këtu nuk u ndëshkua askush. Nuk kishte si të ndodhte, sepse në krye të partisë që duhet të sillte lirinë, është ai ndodhet sot në arrest shtëpie dhe drejton nga ballkoni.

Ne dëmshpërblyem në mënyrë të plotë ish-të përndjekurit. Ne nuk kemi dhënë para për mëshirë, por kemi dhënë 280 milionë euro për djersën dhe sakrificën e tyre nën regjimin komunist. Mbetet ende për të dhënë më shumë për ish-të përndjekurit, sepse ne vlerësojmë dinjitetin e individit. Këtë histori ne nuk e shohim me syze politike. E kemi për detyrë të gjejmë edhe trupat e të vrarëve gjatë periudhës së komunizmit.

 

2 JAVE ME PARE

"Minuti i heshtjes duhet të jetë 60 sekonda, jo 5 sa për të larë gojën", Balla-Alizotit: Tallja më e madhe që u bëhet viktimave!

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka replikuar me deputetin Tomorr Alizoti teksa në Kuvend po diskutohet në lidhje me raportin e Institutit për krimet e Komunizmit. Balla iu referua momenti kur Alizoti kërkoi një minut heshtje në nder të viktimave të komunizmit teksa tha se minuti i heshtjes duhet të jetë 60 sekonda dhe jo 5 sekonda. Ai shtoi se kërkesa për minutin e heshtjes është momenti më solemn i sallës së Kuvendit dhe se kjo e fundit duhet të jetë plot kur kërkohet kjo gjë, dhe të shoqërohet nga ekzekutimi i himnit të flamurit.

"Kuvendi ka një Rregullore të miratuar me konsensus të plotë. Kërketa për minutë heshtjeje është komenti më solemn i kësaj salle. Ta nisësh fjalën me ankesën se nuk ka deputetë në sallë, pra të konstatosh me mungesën e seriozitetin e në fund të kërkosh një minutë heshtjeje është tallja më e madhe që mund t’i bësh atyre për të cilët kjo sallë duhet të ketë plot me 140 vetë të çuar të gjithë në këmbë në himnin e flamurit e duhet të mbajnë minutin e heshtjes që duhet të jetë 60 sekonda jo të çohemi aty 5 sekonda sikur po lajmë gojën", tha Balla.

2 JAVE ME PARE

"1 minut heshtje për të vrarët në komunizëm", Alizoti bën kërkesën, deputetët e opozitës në këmbë

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Kuvendi

TIRANA- Deputeti opozitar, Tomorr Alizoti ka marrë fjalën në Kuvend ku nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e të dënuarve, vrarëve dhe internuarve gjatë periudhës së komunizmit. Gjatë fjalës së tij, Alizoti pati dhe replika me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Në fund të fjalës, Alizoti nga foltorja i kërkoi kolegëve të tij të mbanin një minut heshtje për të nderuar viktimat e komunizmit dhe ata që mbetën pa varre.

"Komunizmi prodhoi banalitet, ju prodhoi juve! Ju jeni banaliteti i Shqipërisë, Kolegë të nderuar kush e ndjen 1 minut heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi. Ju ftoj kolegë të nderuar", tha Alizoti.

 

2 JAVE ME PARE

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/ Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij, aq më i palavdishëm do jetë fundi i tij

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Flamur Noka

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në kuvend ku po diskutohej projekt-rezoluta për krimet e komunizmit u shpreh se regjimi i asaj kohe ngjason me regjimin e krijuar sot sipas tij nga qeveria Rama. Nga foltorja e Kuvendit Noka hodhi akuza se seanca po përdorej për propagandë nga mazhoranca.

Noka u shpreh ndër të tjera se në atë kohë komunizmi varfëronte shqiptarët se donte t’i sundonte, dhe sipas tij të njëjtën gjë po bën edhe Rama sot. Nokas shton se komunistët vidhnin paratë e shqiptarëve dhe i bënin bunkera dhe vila në bllok, ndërsa sipas tij qeveria vjedh më shumë se komunistët dhe bën resorte në bregdet, vila pa fund, e mijëra llogari në vendet offshore. Ai përfundon se sa më shumë Rama të rrisë represionin, aq më i palavdishëm do jetë fundi i tij.

Fjala e plotë e Nokës:

Puna e institutit të studimit të krimeve të komunizmit pa diskutim meriton një përgëzim nga çdo deputet.
Unë e di që ata meritojnë edhe mbështetje, por ju as ua keni dhënë as nuk keni për t’ua dhënë.
Unë e di që ju e përdorni për propagandë këtë seancë. Disa prej jush janë ata që duartrokisnin largqoftin kur ai adhuronte Stalinin dhe Mao Ce Dunin.

Po u kujtoj se sipas një studiuesi francez, Mao Ce Duni për katër vitet e para vrau 65 milionë kinezë, kurse Stalini vrau 40 milionë.
Ju kujton që Lufta e Dytë Botërore vrau gjithsej 28 milionë dhe Hitleri sot nuk përmendet askund dhe kryqëzohet kushdo që e përmend.
Kurse këtu është mbushur kjo pjesë me adhurues që duartrokisnin largqoftin kur ai adhuronte Stalinin dhe Mao Ce Dunin.
Pra, është pak të themi që ju nuk jeni ndarë nga ai regjim. Edhe mënyra se si qeverisni sot tregon se vazhdon ai mentalitet.
Ju jeni një zgjatim në formë dhe përmbajtje i diktaturës dhe i komunizmit. Në thelb ju keni një gjë të përbashkët me atë regjim, ju keni sundimin dhe jo qeverisjen.

Komunizmi dhe largqofti konsideronte armiq të gjithë ata që nuk ishin si ai dhe mendonin si ai.
Tani, çfarë bëri komunizmi? Mbolli frikë dhe terror. Të njëjtën gjë bëni edhe ju. Çfarë ishin 50 mijë të burgosurit e dy viteve të para për një tjegull çatie apo për 5 mijë lekë drita të papaguara. Të gjitha ishin strategji terrori.
Diktatura zhduku shtresën e mesme. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Skënderbeu juaj. E zhduku shtresën e mesme. Edhe një tentativë që pati te profesionet e lira, gjithçka ikën.

Në atë kohë komunizmi varfëronte shqiptarët se donte t’i sundonte, të njëjtën gjë bën edhe Edveri juaj se vetëm kështu mund të mbijetoni ju në pushtet.
Diktatura kishte Sigurimin e Shtetit si armë në dorë. Diktatura juaj ka patronazhistët dhe Skapin e partisë që zëvendëson Arianit Çelën.
Komunistët vidhnin paratë e shqiptarëve dhe i bënin bunkera dhe vila në bllok. Ju vidhni më shumë se komunistët dhe bëni resorte në bregdet, vila pa fund, mijëra llogari në vendet offshore. Ju bëni inceneratorët që nuk ekzistojnë. Ju keni 5D, skemë korruptive mafioze si kurrë më parë.

Ata bëni ligje për t’u marrë pronat shqiptarëve, ju bëni të njëjtën gjë, por i kamufloni si ligje për investimet strategjike. Pra Olta apo Pëllumb Gjoka duhet të marrin pronat e të tjerëve me ligje që i bëni ju si në komunizëm.
Enveri i shiti Kosovën se dashuronte druzhe Titon. Edveri e shiti Kosovën dhe e shpall armik Albin Kurtin, sepse dashuron brate Vuçiçin. Kjo është dashuri e pamasë dhe shqiptarët e kanë parë.

Enveri në atë kohë shpalli armike opozitën dhe u bënte gjyqe popullore deputetëve. Edveri juaj sot e shpall armike opozitën, e linçon dhe u bën gjyqe publike me Altin Dumanin si dikur me Aranit Çelën.
Të paktën Enveri i vërtetë i burgoste me ligj, kurse Edveri juaj në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës burgos Sali Berishën, tenton të burgosë Fatmir Mediun, Ilir Metën. Burgosi me prova të falsifikuara Belerin, survejon të gjithë opozitën Edveri i sotëm.
Enveri e zhduku dhe krijoi një oponencë të Bashkimeve Profesionale dhe Frontit Demokratik. Të njëjtën gjë po bën Edveri juaj, përçan opozitën, i rrëmben vulën. E bleu dhe e korruptoi dhe e futi në xhep ish-kreun e opozitës dhe tani i burgos të tjerët dhe kërkon të qeverisë me Front Demokratik përsëri, duke i shpallur luftë opozitës.

Enveri në atë kohë gardh me gjemba bëri Shqipërinë, ndryshe Edveri juaj nuk e mbyllte Shqipërinë sepse ishte PD që liberalizoi vizat. Por ai aplikon teorinë e Çubrilloviçit si teoria më fatkeqe për shqiptarët. Shpopullim të Shqipërisë që ajo të mos ekzistojë. Dhe pastaj thotë se nuk i largova unë 1 milion shqiptarë.
Çfarë bënte Enveri në atë kohë? Propagandë dhe asnjë media të lira. Ndërsa Edveri i sotëm i ka kthyer të gjitha televizionet dhe portalet si Zëri i Popullit dikur.
Enveri i dikurshëm ishte ai që kishte pushtet gjithkund. Edveri juaj barazohet me të sepse ka pushtet në çdo qelizë të shtetit shqiptar dhe kontrollon çdo gjë.

Por fundi i çdo regjimi është i njëjtë. Mos e harroni. Kurrë regjimet nuk kanë fund të lavdishëm. Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij, aq më i palavdishëm do jetë fundi i tij dhe i juaj.
Çdo regjim është rrëzuar dhe diktatorët e çdo regjimi gjithmonë nga vullneti i qytetarëve e kanë pësuar. Ky do jetë fundi juaj dhe fundi i hajdutëve dhe kriminelëve që janë sot në pushtet.

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit: Ish të përndjekurve u kemi plasur shpirtin me burokracira

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Fotot

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund.

Açka tha të përndjekurve ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit dhe u kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëshmshpërblimin. Açka solli në vëmendje bustet e Stalinit dhe Leninit që vijojnë të qëndrojnë në rezidencën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit. Në shenjë proteste, ajo vendosi dy fotot e busteve në sallën e Kuvendit.

 

"Si dikush që një pjesë të jetës e ka kaluar në diktaturë, i kam ndjekur përherë me vëmendje sjelljen tonë institucionale, por edhe shoqërore, ndaj viktimave të diktaturës komuniste shqiptare, dhe tani pas tridhjetë vjetësh, më duhet të pohoj se në vend të shpengimit të domosdoshëm dhe detyrues ndaj tyre, ne i shërbyem pengimit sistematik dhe fyes të tyre.
Ne të dy palët politike kemi luajtur me ish-të përndjekurit, ne të djathtët me arnime ligjesh, me duatrokitje, e duke ua përdorur kauzat dhe votat, dhe ju të majtët, mbase me të drejtën tuaj ideologjike, i keni ndarë dhe përçarë në mënyrë perfide, bashkë me përdëllimet se po i dëmshpërbleni në këta dhjetë vite e fundit, kur dihet mirë se ky është një kusht i prerë i qartë për të hyrë në Europë.

Atje kemi shumë zell të shkojmë me gjithë barrën e 1430 shekujve burg që kanë vuajtur një pjesë e qytetarëve te këtij vendi, shqymje nga trupi ynë shoqëror që nuk u quajt kurrë me emrin e vërtetë: genocid. Genocid i pastër. Shifrat e vërteta, edhe njerëzit që e frymëzuar dhe e shkaktuan, i dini mirë, madje njërin prej urdhëruesve e të tytave të nxehta, e përcollët me duatrokitje në pension dhe e liruat nga barra para se mëkati t’i bëhej barrë. Ne, të dy palët politike, nuk i deshëm dhe aq ish-të përndjekurit politikë, ndaj edhe i luftuam jo me plumba, por me shpërfillje të plotë, ose i kuam me ligje dhe VKM-ra që kurrë nuk i zbatuam, cave iu dhamë vetëm thërrime, ca i shantazhuam me kinse dosje, ca i graduam qe të kontrollojnë të tjerët, por më të shumtët i mbuluam me heshtje, sepse e dinim se si të përkorë që janë, nuk japin bëzamë. Por ata kishin më shumë nevojë për dashurinë tonë, dhe detyrimin që ne të ndërtonin Institucionin e Rehabilitimit të plotë, sa kohë nuk ua kthejmë dot ato 1430 shekuj jete të privuar.

Nga largësia e trojeve të tyre të epërme politike, morale, etike, emocionale, ata nuk këruan mëshirë, as lypën dashuri, ata, siç thotë në rreshtat e tij distopike Orëell “më shumë se nevojë për t’i dashur, donin që t’i kuptonim”. Ne as këtë nuk e bëmë në tridhjetë vjet. As ligji për të drejtën e Informimit 119/2014, as ligji 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, as ligji 7514/1991 për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë, as ligji 8457/1991 për informacionin e klasifikuar, nuk na kanë shpenguar nga faji ndaj tyre. Sepse ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit. Sepse ua kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëshmshpërblimin. Sepse ua kemi fshirë dhe po ua fshijmë me tërbim të gjitha shenjat vuajtjeve të tyre, burgjeve, kampeve, dosjeve, dëshmive. Sepse nuk i kemi treguar me gisht vrasësit, dhunuesit, persekutorët e tyre. Shikoni Shtëpinë e Gjetheve, turpin tonë ku i kemi fshirë me të bardha keqbërësit politikë! Sepse i kemi latyrisur shenjat, i kemi vënë gunga me ngjyra Piramidës këtu afër, ia kemi shqyer kanatet dhe po e kthejmë në fjetore artistësh shtëpinë e dikatorit, në vend që ta bënim Muzeun e Dhunës.
Po, aty ishte truri i dhunës! Sepse, mu para hundës sonë, në rezidencën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit, ngrehinës ku bëjmë ligje për drejtësi njerëzore, dy përmendore të baballarëve të diktarutës, Leninit dhe Stalinit, na qesëndisin çdo mëngjes: “Hë, more trima?” Po, sigurisht, si mund t’i shohim ne baballarët e baballarëve të shtrirë? Komunistët vdesin në këmbë. Apo jo," tha Açka.

 

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Gazetaret

TIRANË- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvend, ku gazetarët janë urdhëruar që të dalin nga salla. Ende nuk dihet shkaku, të cilët gazetarët janë nxjerrë nga salla e Kuvendit dhe nuk janë lejuar që të bëjnë punën e tyre. 

 

Osman Stafa: Ore ganster, mos më thuaj mua mos bërtit more!

Isa Myzyraj: Të kesh turp! A nuk kam të drejtë? Duam shefin e Gardës këtu!

Osman Stafa: Turp të kësh! Bën gansterin. Legen!

Por në videon e mësipërme shihet se si punonjësit e gardës, kanë nxjerr jashtë gazetarët, pa të drejtë. Ndërkohë që ky veprim ka sjell indinjim te gazetarët, duke kërkuar që garda t’i trajtojë me respektin e duhur. Ndërkohë që një moment, gazetarët e quajn gardistin 'Gangster'.

2 JAVE ME PARE

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje! Shqipëria është kthyer në shtet të vogël me shaka të mëdha

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Agron Gjekmarkaj

TIRANË - Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në kuvend ku po diskutohej projekt-rezoluta për krimet e komunizmit, u shpreh se në këtë vend kurrë nuk u kërkua falje për krimet e komunizmit. Gjekmarkaj u shpreh se ajo periudhë e errët diktature nuk duhet harruar. Ai më tej shton se sot Shqipëria është kthyer në një shtet të vogël me shaka të mëdha.

GjekmarkajTë mos harrojmë periudhën e monizmit, më e keqja në historinë e Shqipërisë. Të mos harrojmë periudhën e errët të diktaturës. Gjatë asaj periudhe, kishte shumë heronj, që rezistuan ndaj një regjimi të përbindshëm. Në këtë periudhë dolën individë, që luftuan atë regjim. Shumë shkrimtarë, priftërinj u burgosën ose u vranë nga regjimi. Ata janë sot heronjtë e lirisë. Nuk u kërkua as falje për atë periudhë. Shqipëria është kthyer në shtet të vogël me shaka të mëdha. Dekomunizmi duhet të ishte proces njësoj si defashizmi dhe denazizmi.

 

2 JAVE ME PARE

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika në Kuvend: Keni një paqartësi historike dhe kronike me atë që thoni dhe atë që bëni

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Elisa Spiropali dhe Lulzim Basha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka replikuar me Ministren për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në lidhje me komisionin anti-korrupsion të propozuar nga mazhoranca. Spiropali tha se Basha ndonëse flet për vettingun e politikanëve, ishte ai që braktisi zgjedhjet dhe nuk votoi ligjet për reformën në drejtësi. Ajo shtoi, duke iu drejtuar Bashës se ai ka paqartësi historike dhe kronike.

“Parafolësi përmendi këtu komisionin që do të votojmë sot. Ne kërkojmë, synojmë, dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin analiza të politikës së ditës, por do të prodhojë një plan kombëtar. Jo vetëm luftën kundër korrupsionit por dhe mbizotërimin e ligjit. Keni një paqartësi historike dhe kronike zoti Basha me atë që thoni dhe atë që bëni.

Ju thoni me fjalë që mbështesni reformën e drejtësisë, por me një grup deputetësh të pakicës, ju braktisët zgjedhjet dhe nuk votuat ligjet e reformës. Ju flisni për vettingun e politikanëve atëherë kur ishit në kalë se sot nuk keni gjë që të dëshmoni, se nuk bëtë gjë atëherë. Ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime. S'i kishit ju në dorë, por babai juaj politik. Ju mbroheshit me gardianët e drejtësisë së vjetër që i kishit nën kontroll”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Basha tha se Spiropali, ashtu si shefi i saj, është gati të shpikë histori jo vetëm të 12-15 viteve më parë, por të shkojë deri tek ilirët dhe pellazgët për të treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjecar të kësaj qeverie.

“Ja që i dole për zot kot pikave dhe qëndrimeve, sepse ndonëse je aty si kryetare e Kuvendit, është e qartë që vetëm zbaton vendimin e atij të ka dhënë urdhër. i doli për Zot Elisa kur tha që ne nuk duam t’i fusim në rendin e ditës. As amendamentet që forcojnë SPAK-un, as ligjin për vettingun e politikanëve, as heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe për këtë njësoj si shefi i saj është gati, sipas versionit të saj sigurisht, shpik historira jo vetëm 12 vite e 15 vite përpara, por do shkojë tek pellazgët dhe ilirët për të na treguar që ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjeçar të kësaj qeverie që është arsyeja e vetme pse ekziston SPAK-u.

SPAK-u ekziston për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nuk ka arsye tjetër që të ekzistonte SPAK-u. Ndaj, unë përsëris dhe njëherë thirrjen, meqë e pranuat që nuk jeni ju që i fusni në procedurë parlamentare, sepse nuk doni të merrni përsipër votën kundër vettingut të politikanëve, kundër heqjes së imunitetit të parlamentarëve, kundër amendamenteve për SPAK-un, që të paktën të dilni siç dolët ju sot publikisht që t’i thoni shqiptarëve ne duam një komitet koti që mos t’i kthejmë përgjegje shqiptarëve pse nuk votojmë amendamentet e PD për të forcuar, për të fuqizuar SPAK-un.

Pse nuk duam të votojmë propozimet e PD për vettingun e politikanëve zonja Spiropali, është projektligj në Parlament dhe ju nuk e fusni në kalendarin e Parlamentit. Sepse nuk doni ta sillni në parlament e të votoni projketvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Këto janë 3 propozime konkrete, janë tre ligje. Njëri ka që në 24 prill në Kuvend, dy të tjerët kanë që në mes të nëntorit në Kuvend. Sado të futesh në historira në arkeologjira sipas mendjes tënde, shqiptarëve u ke borxh ti dhe shefi yt, t’i thoni haptazi: ne nuk duam ta votojmë ligjin për vetingun e politikanëve”, tha Basha.

 

2 JAVE ME PARE

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet e drejtësisë

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Dash Sula

TIRANË - Deputeti demokrat, Dash Sula ka kërkuar në senacën e sotme plenare nga Kuvendi që të heqin nga rendi i ditës pr.vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Nga foltorja e kuvendit Sula deklaroi se njëherë duhet të raportojnë institucionet e drejtësisë për raportet e vitit 2023, më pas ky pr.vendim të futet në rend dite në një seancë tjetër.  

"Do ju kërkoja që në seancën e sotme në rendin e ditës ku kemi edhe pr.vendimin për komisionin Antikorrupsion, arsyeja përse kërkoj të tërhiqet ka të bëjë më me raportimin e institucioneve të pavarura, sidomos të sistemit të drejtësisë, të cilat kanë raportuar në komisionin e Ligjeve dhe një ndër pikat e diskutimit dhe debatit që kishin veçanërisht Dumani, ku tha që në përmbushje të detyrave të lënë nga rekomandimet e 2023, e kishim të pamundur t’i plotësonim për shkak të mungesës efektive të kohës. Mendoj dhe gjykoj që këto institucione të raportojnë, të kishim debate këtu dhe pastaj ky komision që ju e keni me kaq zemër, nuk besoj se prish punë edhe 2 javë që nuk u luftua korrupsioni", tha Sula. 

 

2 JAVE ME PARE

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik për të hequr edhe imunitetet kur duhet

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Elisa Spiropali

TIRANA- Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se Prokuroria e Posaçme po bën vettingun e politikanëve. Spiropali shtoi se ata e kanë lënë të lirë SPAK-un nga ndikimi politik për të hequr edhe imunitetet kur duhet.

“Vettingu në politikë po bëhet nga SPAK sepse SPAK heton politikanët, është pikërisht SPAK që ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politikë, pikërisht për të bërë atë, për të hequr edhe imunitetet kur duhet. Për të hetuar për të çuar në gjykatë dhe për të dënuar siç po ndodh sot e gjithë ditën, e siç nuk ndodhet asnjëherë kur ju ishit kaluar dhe pak më i ri se sot”, tha Spiropali.

 

2 JAVE ME PARE

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi. Parlamenti po bëhet njollë turpi

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Tritan Shehu

TIRANË - Deputeti Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend ka sjellë edhe njëherë në vëmendje genocidin në Srebrenicë. Ai tha se OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, ndërsa mazhoranca e rrëzoi rezolutën e propozuar nga opozita. Shehu e ka cilëuar parlamentin si një njollë turpi, ndërsa ku kërkoi edhe një herë që Kuvendi të miratojë rezolutën ku dënohen krimet serbe në Serbrenic dhe Kosovë.  

Shehu: 'Parlamenti po bëhet një njollë turpi. Pak ditë më parë, OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb në Srebrenicë,. Ajo rezolutë që u votua është e ngjashme me atë që kemi sjellë këtu në parlament në 12 maj të 2022 dhe që mazhoranca ngriti kartonin e kuq për ta rrëzuar ndërsa Asambleja e OKB e votoi duke e futur rajonin tonë në një epokë të re të njohjes së gjenocideve. Në këtë kuadër jemi përpara një situate ku shkelim procedurat. Nuk e njohim akoma gjenocidin serb, kjo është një akt negativ për këtë parlament. Njolla e turpit po zgjerohet gjithnjë e më tepër. Janë dy vëllezër binjakë, gjenocidi serb në Srebrenicë dhe gjenocidi serb në Kosovë. OKB e quan genocid krimet serb. Institucionet ndërkombëtare janë para nesh.'

 

2 JAVE ME PARE

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Lulzim Basha

TIRANA- Gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha, tha lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, se të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit, janë varrosur në sirtarët e pluhurosur të shumicës. Basha tha se propozimet e PD mbahen në Kuvend dhe nuk futen në rend dite as për diskutim. Ai shtoi se prej një më shumë se një muaji në Kuvend janë dorëzuar amendamentet e PD për të ndihmuar SPAK financiarisht me burime njerëzore.

"Të dashur qytetarë, teatri që shihni këtu në këtë sallë, bëhet për një arsye të vetme sepse as kryetarja e Kuvendit dhe askush tjetër në këtë sallë, nuk u kthen dot përgjigje pyetjes tuaj dhe pyetjes tonë, se pse ndërkohë kërkohet ngritja e një tjetër komisioni, a thua se nuk mjaftojnë 8 komisionet ekzistuese të parlamentit gjoja për luftë kundër korrupsionit. Të vetmet akte të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit, janë varrosuar në syrtarët e plurosur të kësaj shumice të përmbysur moralisht nga aferat korrupstive të kësaj qeverie të zhytur deri në grykë në këto afera.

Të ministrave të vet në ndjekje penale, në qeli apo në arrati. Procedura është që sot sillni në këtë sallë një propozim për një komitet apo një komision dhe siç dihet fare mirë, krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Zonja kryetare e Kuvendit, ka më shumë se një muaj në Kuvendin e Shqipërisë janë depozituar amendamente e Partisë Demokratike ëpr të ndihmuar SPAK-un financiarisht me burime njerëzore dhe me amendime të kodit të procedurës penale. Pse rrefuzoni të paktën ta sillni për diskutim.

Çfarë ju shtyn të mbani për më shumë se 6 muaj e gjysmë larg transparencës, larg debatit parlamentar, larg votimit në parlament propozimin tonë për barazinë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë para ligjit, përmes heqjes së imunitetit të parlantarëve. Pse bëni sikur nuk e shikoni propozimin tonë, ligjin për vettingun e politikanëve që ka që në 15 nëntor në Kuvendin e Shqipërisë. Korrupsioni më i madh në shqipëri është korrupsioni zgjedhor. Keni propozimet tona për listat e hapura, për barazinë e votës, për votimin elektronik dhe jo vetëm që nuk i sillni, por terminuat në mënyrën më tinëzare komisionin e reformës zgjedhore duke skaduar afatet muaj pas muaji në mënyrë që të organizoni një tjetër batërdi elektorale.

Zonja kryetare, sjellja juaj me procedurën parlamentare si shumicë, refuzimi për të sjell në këtë Parlament amendamentet tona që ndihmojnë SPAK-un në luftën kundër korrupsionit qeveritar. Refuzimi juaj për të sjell në këtë parlament ligjin për vetingun e politikanëve, rrefuzimi juaj për të sjell në këtë parlament projektvendimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve, janë shprehje më të qarta të mungesës tuaj totale të vullnetit për luftë kundër korrupsionit, të faktit edhe komiteti apo komisioni që doni të krijoni nuk është gjë tjatër veçse një gjethe fiku për 10 muajt që i kanë mbetur një mazhorance 11 vite të zhytur kokë e këmbë në korrupsion”, tha Basha.

 

2 JAVE ME PARE

Kuvendi voton sot Komisionin anti-korrupsion, Nikolla nxjerr gazetarët nga salla, reagon ashpër opozita

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Gazetarët jashtë sallës

TIRANË - Deputetët pritet të votojnë sot për ngritjen e Komisionit Hetimor antikorrupsion, edhe pse me kundërshtimin e opozitës. Por në nisje të seancën kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka urdhëruar që gazetarët të largohen nga salla.

Kjo gjë ka sjellë indinjatën e deputetëve të opozitës, veçanërisht deputetes Ina Zhupa e cila ishte në podium duke folur, dhe i bëri thirrje kryeparlamentares Lindita Nikolla që mos t’i nxjerrë jashtë gazetarët. Siç shihet dhe në foto gazetarët janë lënë jashtë sallës.

 

2 JAVE ME PARE

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat për sulmet ndaj gazetarëve/ Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri Ramës...

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Ina Zhupa

TIRANË - Kërkesa e opozitës për mocion me debat për sulmet nga gazetarëve, është rrëzuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave. Pas rrëzimit të kërkesës ka reaguar ashpër deputetja demokrate Ina Zhupa e cila i drejtohet Nikollës duke i thënë se për çështjet e Rregullores duhet të konsultohet me ekspertët, ndërsa shton se Nikolla kërkon ti tregojë 'besnikëri' kryeministrit Rama.

Zhupa:  Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave? Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër. Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese.
Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme.

 

2 JAVE ME PARE

VIDEO/ Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Gazment Bardhi largohet nga salla e Kuvendit, çfarë ndodhi?

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Gazment Bardhi

TIRANA- Teksa seanca e sotme plenare ka nisur mes debateve lidhur me pr. vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është përballur me zërat kundërshtues të deputetëve të opozitës. Deputetja Ina Zhupa mori fjalën në foltore dhe iu referua të drejtave të gazetarëve si dhe pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. 

Gjatë kësaj kohe në transmetim u pa dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili doli nga salla e Kuvendit. Nuk dihet nëse largimi i Bardhit ishte momental apo si një "protestë" ndaj pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi", tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.

 

2 JAVE ME PARE

Nis seanca plenare në Kuvend

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Kuvendi

TIRANA- Ka nisur seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike.

Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e vulës nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do ta votojë apo jo, duke thënë se fillimisht kryeministri Rama do duhet të japë qëllimin e vërtetë të këtij komisioni.

Komisioni i Posaçëm antikorrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian si dhe kryetari i këtij Komisioni.

2 JAVE ME PARE

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion temë debatin mes palëve, sot Kuvendi, çfarë pritet?

Miratohet me votat e PS-së ngritja e Komisionit të Posaçëm
Kuvendi

TIRANA- Sot mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend ku pritet të ketë debate mes opozitës dhe mazhorancës në lidhje me pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike. Partia Demokratike deklaroi dje se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, pasi nuk dinë objektin dhe se sipas tyre është thjesht një propagandë e kryeministrit Edi Rama.

"Nuk kanë vullnet, por duan ta përdorin për propagandë. Pjesë e propagandës së Ramës nuk bëhemi", tha kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dje.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e vulës nuk ka mbajtur një qëndrim nëse do ta votojë apo jo, duke thënë se fillimisht kryeministri Rama do duhet të japë qëllimin e vërtetë të këtij komisioni.

Komisioni i Posaçëm antikorrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian si dhe kryetari i këtij Komisioni.

Projekt-vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI

PROJEKTVENDIM

Nr.____/2024

PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË POSAÇËM

“PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN”

Në mbështetje të neneve 7, 77.1, 78 dhe 80.3 të Kushtetutës dhe të neneve 24 e vijues të Rregullores së Kuvendit, si dhe në zbatim të Rezolutës së Kuvendit të datës 27.05.24, me propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:

Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim: 1) përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, 2) thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe 3) forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

III. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës e transparent, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë:

i) Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e Bashkimit Evropian, përmes një angazhimi gjithëpërfshirës me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, agjencitë ekzekutive e ato publike të pavarura, institucionet e sistemit të drejtësisë, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, subjekte të tjera të interesuara, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë opinionin publik;

ii) Hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse;
Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare.

Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë – pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Evropian, komisioni si rregull do të përbëhet nga Kryetarë dhe Zëvendëskryetarë të Komisioneve të Përhershme: për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2); për Ekonominë dhe Financat (2); për Çështjet Evropiane (2); për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik (2); dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (2).

Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Kryetari i komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare. Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

VII. Komisioni i Posaçëm Parlamentar organizon dhe zhvillon veprimtarinë e tij mbështetur në dispozitat e Rregullores së Kuvendit për funksionimin e komisioneve parlamentare. Komisioni do të ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të miratuar dokumentet përfundimtare nga një shumicë e konsiderueshme e deputetëve, duke e konsideruar kritike që ushtrimi të gëzojë mbështetje të gjerë dhe të pasqyrojë nevojën për ndërtimin e konsensusit që Kuvendi, populli shqiptar dhe partnerët ndërkombëtarë presin nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe procesi që ai do të zhvillojë dhe mbikëqyrë.

VIII. Pranë Komisionit të Posaçëm, për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjensitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj.

Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.

Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit.

Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.

Komisioni i Posaçëm për të garantuar një proces objektiv dhe në standardet më të mira ndërkombëtare dhe plotësisht në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian, fton ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, domosdoshmërisht të aleatëve tanë strategjike, si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke krijuar mundësinë dhe pjesëmarrjen aktive të tyre përmes ekipeve të monitorimit dhe asistencës teknike.
Në cilësinë e ekspertëve ndërkombëtare, komisioni mund të ftojë të marrin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Evropës, Prezencës së OSBE-së, USAID, SIDA, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar, agjencive të ndryshme të specializuara në fushat përkatëse, si GRECO, OGP etj., si edhe lektorë me karriera të spikatura në vendet partnere të Shqipërisë për fushat e objektit të punës së tij.

Pranë Komisionit të Posaçëm, ngrihet dhe funksionon një sekretariat teknik i përhershëm gjatë gjithë mandatit të komisionit, i përbërë nga këshilltarë/specialistë të Shërbimit Juridik të Kuvendit, administratës publike, juristë të institucioneve të pavarura dhe agjencive ligjzbatuese si edhe juristë të tjerë me përvojë që do të ftohen të kontribuojnë përkohësisht si pjesë e kësaj strukture gjatë mandatit të këtij komisioni. Sekretariati teknik do të shërbejë për të mbështetur Komisionin e Posaçëm dhe grupet e ekspertëve në kryerjen e detyrave të tyre.
Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar si më sipër, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:

▪Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me: i) Institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore sipas fushave përkatëse të përgjegjësisë; ii) Institucionet e sistemit të drejtësisë; iii) Institucionet publike të pavarura të krijuara nga Kuvendi; iv) Agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, që kanë objekt të veprimtarisë së tyre luftën ndaj korrupsionit, administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo mbikqyrjen e tregut, rregjistrimin e administrimin e pronës etj.; v) Ekspertë të mirënjohur të fushave përkatëse; v) Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit; vi) Pedagogë e studentë; viii) Përfaqësues të organizatave të specializuara brenda e jashtë vendit, etj.;

▪Mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve dhe të dhënave të nevojshme nga struktura të ndryshme shtetërore në funksion të përmbushjes së objektit të tij;

▪Përfshirjen në këtë proces të opinionit publik dhe veçanërisht të rinisë universitare, nëpërmjet hapësirave të bashkëbisedimit tematik dhe një portali online të krijuar posaçërisht për këtë qëllim, etj.

XII. Çdo parti tjetër joparlamentare, që nuk është e përfshirë në këtë komision do të ftohet të marrë pjesë në aktivitetet e hapura, si dhe të ofrojë kontribute konkrete pranë komisionit dhe grupit të ekspertëve.

XIII. Këshilli i Ministrave mund të përfaqësohet në veprimtaritë e Komisionit me pjesëmarrjen e ministrit të shtetit dhe (1) Kryenegociator, për (2) Marrëdhëniet me Parlamentin, për (3) Antikorrupsionin dhe Administratën Publike dhe për (4) Pushtetin Vendor, të cilët do të mund të japin opinionet e tyre për çështje të caktuara, si edhe të kontribuojnë përmes ekspertëve të tyre.

XIV. Ngarkohet Byroja e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për krijimin e kushteve të punës, mbështetjen financiare e logjistike të veprimtarisë së këtij Komisioni të Posaçëm, grupit të ekspertëve dhe sekretariatit teknik.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

seance plenare 30 maj 2024

Sondazh

Poll

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh

Argita Malltezi: Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Rama

"Kryedemokrati dhe Malltezi të arrestuar politik", Argita: SPAK ka kaluar nga një akuzë në tjetrën

Paralajmërimi i Argita Mallatezit: Do të përfshihem në politikë nëse është e nevojshme