6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
•Sot në Kuvend ka patur tensione e madje ka shkuar deri në përplasje fizike, ku është diskutuar për inceneratorët, studentët e Mjekësisë, fondet e BE-së për Bujqësinë dhe kanabisin. •Situata u agravua kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla hodhi në votim ndryshimin për rendin e ditës, duke futur projektligjin për Akademinë e Shkencave. •Projektligji u miratua pa kaluar 48 orë. •Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës, duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë. •Kreu i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj ministres Frida Krifca për abuzim me fondet. •Ai pati debate të forta me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku si dhe me deputetin Erion Braçe. •Ky i fundit pati një përplasje gati fizike me deputetin e PD-së, Edmond Spaho. • Spaho denoncoi në Foltoren e Kuvendit, mashtrimin me fondet për serat. • Braçe iu përgjigj me ofendime, duke e etiketuar si "pijanec", ndërsa më pas, demokrati u çua për ta goditur. •Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, sqaroi nga Kuvendi pezullimin e faturës së rimbursimit nga Drejtoria e Përgjithshme për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komisionit Evropian, për një pjesë të shpenzimeve të radhës të fondeve për mbështetjen e bujqësisë. •Ajo tha se nuk thuhet në asnjë moment për korrupsion. •Nga ana tjetër, teksa sot në Kuvend opozita kërkonte interpelancë për dosjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Dhërmiu. •Një zëdhënëse e Ramës ka sqaruar se përse kreu i qeverisë ka zgjedhur që të mos përballet me llogaridhënien në Kuvend. • Ajo i tha BIRN-it se kjo ishte zgjedhje e tij, për marrëdhëniet me opozitën.
37 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në Kuvend duke folur për studentët e Mjekësisë, theksoi se pr.ligji nuk është antikushtetues siç thuhet. Teksa u ndal në rëndësinë e pr/ligjit për mjekët e rinj, të cilëve do t’u mbahet diploma derisa të plotësojnë detyrimin për të punuar në Shqipëri 5 vite, Kushi sqaroi se me rëndësi është që të mbështesin më shumë ata që qëndrojnë në Shqipëri.
Ajo sqaroi më tej se ligji është mekanizëm për të plotësur nevojat për burime njerëzore. Evis Kushi bëri me dije se qytetarët marrin një shërbim më të mirë në krahasim me vite më parë, por pavarësisht përparimeve, ka ende punë për t'u bërë.
“Dua ta theksoj, ligji nuk është antikushtetues. Nuk detyron askënd, u jep mundësi që studentët të zgjedhin. Marrëveshjen e shkruajnë ata që e ndjejnë, që pas diplomimit të punojnë në Shqipëri. Thelbi është të mbështesim më shumë ata që qëndrojnë në Shqipëri.
Ligji jo vetëm që s’është antikushtetues, ligji është mekanizëm që ne të përmendim detyrimin kushtetues për të plotësuar nevojat për mjekë dhe specialistë. Të plotësojmë nevojat për burime njerëzore. Shërbimi që marrin sot qytetarët është shumë herë më i mirë nga ai çfarë bëhej para shumë vitesh, por gjithashtu e vërtetë që kemi ende punë për të bërë.
Fenomeni i largimit të mjekëve është realitet jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin e vendet e BE. Janë 1200 mjekë që janë diplomuar në Shqipëri, por që punojnë në institucione shëndetësore të BE apo të OECD. Pra është 20%. Për çdo 10 studentë që diplomohen, 2 prej tyre largohen”.
TIRANE- Marrë shkas nga pr/ligji për studentët e Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi në Kuvend se kur ka mungesë të burimeve njerëzore, do ndërtojnë instrumentet e nevojshme. Për të, me këtë që bën shteti, profesionistëve të fushës u siguron punë.
“Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët. Në këtë luftë për burime njerëzore, sigurisht do të ndërtojmë instrumentet tanë, që s’është fare antikushtetuese. Sepse këtë bën shteti, lehtëson profesionistët dhe u jep atyre punë. Ne rritëm pagat për sistemin shëndetësore, zero në qeverisjen tuaj (të opozitës). Plani ecën në shumë drejtime, s’është në një. Kemi rritur kuotat në mjekësi, të kemi më shumë mjekë që specializohen në specialitete të veçanta", u shpreh Manastirliu.
Në seancën e sotme plenare është diskutuar projektligji për programin e Mjekësisë. Ky projektligj që ka si qëllim parandalimin e largimit të mjekëve, ka shkaktuar mjaft kundërshti si tek opozita, ashtu dhe te studentët e kësaj dege.
TIRANË- Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, teksa prezantoi në Kuvend raportin mbi veprimtarinë e Autoritetit gjatë vitit 2022, tha se tregjet financiare i janë kthyer trendit rritës. Teksa bëri një bilanc të zhvillimeve kryesore përgjatë vitit të kaluar, Mete theksoi se viti 2022 ka pasur një sërë ngjarjesh në tregjet financiare jobankare, si edhe në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi se aktualisht këto tregje shfaqen të qëndrueshëm dhe i janë rikthyer trendit rritës.
“Pavarësisht ndikimeve në segmente të caktuara të tregjeve nën mbikëqyrje gjatë vitit të kaluar, për shkak të presioneve inflacioniste, aktualisht këto tregje shfaqen të qëndrueshëm dhe i janë rikthyer trendit rritës”, tha Mete.
“Tregu i sigurimeve vijoi konsolidimin e treguesve, rritje të primeve të shkruara bruto dhe rritje të dëmeve të paguara në numër e në vlerë. Raporti i numrit të dëmeve pezull kundrejt totalit të dëmeve të raportuara në tregun e Jo-Jetës zbriti në nivelin më të ulët historik”, shtoi ai.
“Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ka dhënë impakt të konsiderueshëm në treg, duke sjellë uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim, reduktimin e praktikave të mbartura të Fondit të Kompensimit, ku ndikim pati edhe aplikimi i siguruesit të drejtpërdrejtë, si edhe përdorimin e Raportit Evropian të Aksidenteve. Ndërhyrjet ligjore sollën gjithashtu përmirësim të ndjeshëm të situatës me Byronë Shqiptare të Sigurimit, e cila doli nga monitorimi thuajse 10-vjeçar i Këshillit të Byrove”, tha Mete.
“Në tregjet e kapitalit, subjektet përfunduan procesin e përshtatshmërisë me kërkesat e ligjit të ri, si edhe zgjeruan licencat, duke diversifikuar shërbimet e investimit dhe instrumentet financiare të ofruara për investitorët. U plotësua më tej baza ligjore e nënligjore dhe infrastruktura e tregjeve të kapitalit. Bordi i Autoritetit miratoi prospektin e parë të një shoqërie tregtare për emetim obligacionesh me ofertë publike”, vijoi Mete.
Mete u shpreh se viti i kaluar solli avancime të rëndësishme ligjore e rregullatore dhe Autoriteti mori vlerësime nga Komisioni Evropian sa i përket harmonizimit të legjislacionit me acquis e BE-së. Gjithashtu, Autoriteti shënoi përparim domethënës në vlerësimin e bërë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS). Në raportin përfundimtar, rezultoi një nivel i lartë përputhshmërie, ku nga 24 Parime Themelore Bazë, 10 u vlerësuan plotësisht të përputhura me parimet ndërkombëtare dhe 12 të tjera të përputhura gjerësisht.
IAIS vlerësoi se “AMF ka ndërmarrë reforma të gjithanshme gjatë viteve të fundit, duke forcuar ligjin kuadër, si edhe rishikuar ligjet dhe rregulloret në tregun e sigurimeve. Progresi është udhëhequr nga objektivi i përafrimit me kërkesat e BE-së. Aktiviteti rregullator karakterizohet nga objektiva të qarta dhe pavarësi institucionale, ekziston një kuadër ligjor i zhvilluar për licencimin, veprimet e tjera rregullatore, kërkesat për përshtatshmëri, mirëqeverisjen dhe menaxhimin e riskut, përfshirë risqet e lidhura me ri-sigurimin”.
Kryeministri Edi Rama publikoi një video nga Dhërmiu mesditën e së enjtes, ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë, opozita kërkonte interpelancë me të për dosjen e hetimeve ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj – i akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash të lidhur me aferën e inceneratorëve. Deputetët e opozitës dorëzuan një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin dhe një kërkese të dytë për mocion me debat, por të dyja kërkesat u rrëzuan nga mazhoranca me një votim të kontestuar nga opozita për parregullsi.
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet Qeveri-Kuvend, Elisa Spiropali, tha se urgjencën nuk e përcaktonin kërkuesit e interpelancës dhe se mazhoranca e kishte dhënë përgjigjen për çështjen, duke votuar pro arrestimit të Ahmetajt. Por kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi PS-në se po tentonte të kalonte në heshtje një nga aferat më të mëdha korruptive të qeverisjes dhe kërkoi me ngulm që të thirrej kryeministri në seancë.
“Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Frika e tij nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti,”- tha Bardhi.
Edhe ish-kryeministri Sali Berisha tha se po shkelej Kushtetuta që parashikon detyrimin e Kuvendit për të realizuar këto interpelanca me kryeministrin dhe shtoi se: “Rama është i vetmi që ka tagrin për të dhënë llogari për arratisjen e numrit dy të qeverisë”. Kryeministri Rama ka refuzuar të përgjigjet për hetimet e SPAK ndaj Ahmetajt, një bashkëpunëtor i ngushtë i tij në dekadën e fundit, mbi të cilin rëndojnë akuza për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv të lidhur me kontratat koncesionare të incineratorëve.
Një zëdhënëse e Ramës, e pyetur se pse kryeministri ka zgjedhur që të mos përballet me llogaridhënien në Kuvend, i tha BIRN-it se kjo ishte zgjedhje e tij për marrëdhëniet me opozitën.
“Kryeministri e ka shpjeguar qartë prej kohësh tanimë se marrëdhënia e tij me kundërshtarët e Partisë Socialiste dhe baltën e tyre në parlament, nuk do te jetë më ajo e gjithë viteve të mëparshme,” tha zëdhënësja Manjola Hasa.
Hasa e konsideroi të ezauruar nga kryeministri Rama diskutimin për çështjen e inceneratorëve me një mesazh të tij në Facebook, pasi Kuvendi votoi për arrestimin e ish-bashkëpunëtorit të tij të ngushtë në qeveri.
“Kryeministri Rama e ka ezauruar gjerësisht aktualitetin në mesazhin drejtuar shqiptarëve,”-tha ajo./BIRN
TIRANË- Vendi po përballet me një fenomen që për ekspertët përbën shqetësim, vlerësimi i ndjeshëm i monedhës vendase përballë euros. Në lidhje me këtë çështje ka folur deputeti socialist, Erion Braçe. Ai pohoi se në Kuvend ka dëgjuar që arsyet përse leku është forcuar në krahasim me euron ka të bëjë me paranë e “zezë”. Braçe tha ‘troç’ se paraja e "zezë” qarkullon në vend, por duhet luftuar me masa konkrete.
"Dëgjova pak më herët në Kuvend, që arsyet përse leku është forcuar në krahasim me euron ka të bëjë me paranë e zezë. Flukset hyrëse kanë qënë 1.68 miliard janë eksoporte, 23 përqind më shumë se një vit më parë, 624 miljon flukset hyrëse nga turizmi, 204 miljon janë remitancat. Flukset hyrëse të ekonomisë reale kanë qënë në rritje dhe të një trendi që do ndikojë ndërmjet lekët dhe euros, pa renditur valutat e tjera. A ka para të zezë që hyn në Shqipëri? Padiskutim që ka, edhe në botë.
Paraja e zezë duhet të luftuar me masa konkrete, por ama flukset hyrëse janë shumë më tepër se ndikimi në kursin e këmbimit, ka ardhur momenti për të diskutuar për një ekuilibër kundër inflacionit, dhe kursit të monedhës. Kursi i monedhës ka ndikuar mbi çmimet, por jo në masën që ne prisnim. Dhe kjo që më bën për të kërkuar një ekuilibër të ri, për të ndihmuar eksportet.
Në 15 muaj inflacioni ka treguar se po bie ngadalë, kemi pas 12.5 miliardë importe, pjesën më të madhe ushqime. Kemi një rënie të monedhës, në kursin e këmbimit, kryesisht të euros. A është reflektuar në çmime të produkteve ushqimore të përpunuara? Jo nuk është reflektuar! Efekti i rënies së inflacionit, shoqëruar me forcimin e lekut të jetë reflektuar në rritjen e çmimeve. Jo, nuk është reflektuar. Askujt nuk i ka vajtur mendja se është goditur bujqësia. E rëndësishme është që të prodhojmë, dhe ata janë bujqit, vëmendja të fokusohej tek bujqit, por edhe tek prodhiomi bujqësor që është themelor".
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e pezullimit të fondit nga Bashkimi Europian për shkak të korrupsionit me fondet e IPARD. Në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi ka publikuar një dokument, ku pretendohet se vëllai i ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, evidentohet si pjesë e inceneratorit të Tiranës.
Denoncimi i Monika Kryemadhit:
Nga sot e në vijim Qeverinë shqiptare do ta quajmë Qeveri e Dardhave, ose Qeveri totalisht e paaftë. Këtë e ndajnë shqiptarët në zgjedhjet e radhës, që mund të jenë edhe më shpejt sesa parashikimi. Po si more, dy metra KM, paska ngrënë dardha edhe Frida pas kurrizit tënd?! Po si shpjegohet, që e gjithë Qeveria përlyhet e përzihet me Inceneratorët?
Po si shpjegohet, që i kanë kaq shumë qejf plehrat, aq sa nuk lanë familjar pa u përzierë me to?! Rastësi e çuditshme?! Po sa qejf i paska patur dardhat kjo qeveri mor aman. Dhe për ata që kanë interes për foton, aty tregohet sesi vëllai i Ministres së Bujqësisë, "bente biznes" me inceneratorin e Tiranës, në kohën kur motra e tij aprovonte fonde për serën tek inceneratori i Tiranës.
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe solli në fokus reformimin e tregut, ku tha se s’ka përpjekjen më të vogël për sigurimin e bujqëve. Ai u shpreh me shqetësim se përsa kohë ky treg do vijojë i kapur, asnjë zhvillim nuk do vijë, pasi të gjithë të ardhurat ndahen me përqindje. Ndaj, tha më tej deputeti, ka ardhur koha që ky treg të reformohet. Nëse nuk ndodh kjo, ky treg do mbetet i prapambetur.
"Për të ndihmuar sjelljen e përgjegjshme me ligjin, duhet të kemi një sistem të policëve të sigurimit. Nuk ka pse paguhen shtrenjtë dhe në mënyrë të barabartë, ai njeri që ka zbatuar ligjin dhe nuk ka marrë mbrapsht penalitete. Në dimensionet e reja që kanë marrë, duhet të zbatohet. Koha është e çmuar, dhe kemi probleme të mëdha në rrugë me sigurinë e njerëzve.
Dhe viti që shkoi kemi ngritur shqetësimin e këtij autoriteti të foreksit. E vlerësoj punën e policisë, prokurorisë, por s'mund të ri pa thënë që autoriteti të gjejë veten e tij. Të gjithë në këtë sallë bëjnë sikur nuk kuptojnë, ky treg është i kapur, në këtë treg s'ka konkurrencë. Ky është një treg jetik sa ka të bëjë me sigurimin e jetës së gjithkujt, ky treg nuk ka asnjë lloj zhvillimi, nuk hyn asnjë kompani e re, sepse të gjithë të ardhurat ndahen me përqindje.
Nuk di si e kanë matur dhe çdo e ardhur në këtë treg ndahet me përqindje, për sa kohë është kështu, nuk përmirësohet. Ka ardhur koha që ky treg të reformohet, reformimin e sigurimit. Nëse nuk do bëjmë një reformim, ky treg do mbetet i prapambetur, s’ka përpjekjen më të vogël për sigurimin e bujqëve, as nga qeveria për të shtuar para dhe është koha për ta bërë tani, ndryshimet klimatike po bëjnë ndryshime dhe tregu i sigurimeve të ndërhyjë.
Kush do i paguajë paratë? Përsa ky treg do vijojë i kapur, asnjë zhvillim nuk do vijë në këtë treg. Dhe ky është një problem i madh. Sa kohë që të gjithë janë në këtë sallë dhe se ky treg funksionon kështu, është një problem i madh. Ne problemin e kemi në treg, në mënyrën si funksionojnë. Këtu nuk është duo, por shumë më turp se duo-poli".
Berisha- Kontrabandë naftë përveç qeverisë nuk mund të bëjë, se nafta nuk vjen me karrocë, por vetëm me anije. Janë kapur agjentë që vijnë nga Libia. Po kontejnerët harruat, që vijnë nga Kina, fshehin gjithçka dhe janë një vjedhje që nga koha e Lizës deri sot. Këto janë abuzime. Por marrin qiratë, Edi Rama i ndan si induligjencat, kujt i teket. Shteti në rast se nuk ia kthen me ligj, është i detyruar të japë qira më të lartë, të cilit shteti s’mund t’ia ndryshojë destinacioni. Por këta s’kanë moral, s’pyesin për asgjë. KLSH gjen miliarda në infrastrukturë. Ku Unaza e Tiranës nuk e di sa do shkojë. E ndan me dy kilometra, në një kohë kur tuneli i Krrabës është ndërtuar me 13 milionë kilometri. Ia lidhin sytë Llogarasë, por je i detyruar të ndërtosh me levderdinë më të madhe ekonomike. Po tuneli po të hapet, bllokohet se i ka ndërtuar shto dhe vidh. Me çfarë erdhi kjo Ballukja? Me helikopter? Po shkolla sa ndërton Ertion Veliaj? 700 mijë euro, me paratë e donatorëve i ndërtojnë 6 miljon euro. Prandaj ju silleni në këtë mënyrë. Marrëveshja Veliaj-Gjici, e tipit të ndaluar, përvec Gjicit që duhej të ndante paratë me Veliajn. Nuk leni procedurë pa thyer, nuk leni hajni pa bërë. Po sa janë 138 miliardë, janë dyfishi i fondit të pagave të Republikës së Shqipërisë, janë 1.5 herë fondi i pensioneve të Republikës së Shqipërisë, ligji ju pret. Dosja në SPAK mbyllet nga Edi Rama të gjitha i ka bërë Ogerta.
Braçe: Kur unë flisja për lopët, zotëria e të tjerët merreshin me Lulin, unë e njoh për gjumash e jo për lopë. Kush e ka zbuluar lopën tani, është shumë vonë.
TIRANË- Sot për herë të parë në karrierën e tij 18-vjeçare, Taulant Balla ishte i ulur në postin e një ministri. E sigurisht që priti edhe urimet e rastit.
Ndërsa në foltore ishte deputeti demokrat Flamur Noka, një koleg i tij është afruar për ta uruar. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj.
Edhe pse nga pas, ka ngjashmëri edhe me kryedemokratin Sali Berisha!
TIRANË- Në fjalën e marrë në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe ka folur në lidhje me akuzat ndaj Ministres së Bujqësisë Frida Krifca. Braçe u shpreh se ndonëse nuk bie fort dakord për shumë gjëra me Krifcën, ajo s’ka dhënë asnjë metër katror me qira. Braçe teksa foli për korrupsionin, u shpreh se është i shtrirë në sektorin publik. Po kështu nuk la pa akuzuar edhe qeverisjet e mëparshme, ndërsa shtoi se kanë abuzuar me menaxhimin e pasurive publike.
"Kam një lutje, do të ishte mirë që t’i linim fermerët atje ku janë. Ne këtu kemi kondicioner ata janë në fusha. Unë dhe Ministrja e Bujqësisë nuk biem dakord për shumë gjëra mbase edhe për gjithçka por, Ministrja e Bujqësisë s’ka dhënë asnjë metër katror me qira dhe ky është fakt. Sot kemi përpara për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Nuk jemi thirrur këtu për të folur për korrupsionin e vitit që shkoi. Unë mendoj se puna e Kontrollit të Lartë të Shtetit ka qenë serioze. E thënë këtë, meriton vlerësimin e Kuvendit. Por, as i shmangem, as i iki, as relativizoj të folurën për korrupsionin edhe pse është moment i vështirë, e në fakt kështu duhet të jetë. Po ka korrupsion në këtë vend, është i përhapur. Ka në sektor publik e privat, e se është kështu ka një përdorim politik që ka gjithnjë e më shumë e më i madh. A është korrupsioni sot më i madh se 10 vjet më i madh? Këtu ndahemi. 10 vjet më parë vidhej lehtë, edhe me një certifikatë. Po vidhej edhe me risk e me rrezik të lartë. Deri 10 vite më parë është shitur çdo gjë publike, si sektori i tërë. Nafta u dorëzua klientelisht në çdo vendburim deri në përpunim”, u shpreh Braçe.
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë Rama se ka vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarëve. Gjithashtu denoncoi abuzimet e bëra me qiratë e pasurive publike. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku iu drejtua Berishës, duke i thënë që ti drejtohet SPAK-ut.
Pjesë nga debati:
Belinda Balluku: Qiratë me një Euro i ke shpikur ti me nismën “Shqipëria 1 Euro”, madje i vure Shqipërisë dhe një tag, tabelë shitjeje me një Euro. Sigurisht që do flas, sepse ti nuk më bën mua asnjë lloj përshtypje. Unë i kam mbijetuar shefit tënd kështu që ti për mua je një biskotë shumë e butë. Unë jam e mbijetuar e sistemit të Enver Hoxhës, ti s’më bën asnjë lloj përshtypje. Meqë u drejtohesh zonjave me dorë, nëse ti ke akuza, çojini atje ku duhet, drejtohu te SPAK po kam frikë se nuk i afrohesh dot. Tregoni respekt për Ministren e Bujqësisë dhe pastaj nëse është e fajshme apo jo, ka kush e vendos. E respektojmë shumë punën e opozitës, ju do akuzoni, por ju do i drejtoheni drejtësisë. Nuk e kuptoj me cilën vlerë ti, ma trego pak. Çfarë aftësie vlerësuese ke, kush je ti që i vlerëson se kush është ministri më i aftë apo i paaftë, bëni debat mbi argumenta, jo me ofendime. Kush ka argumenta të dalë t’i thotë e kush ka fakte t’i çojë para drejtësisë. Kurse për akuzat e një Eurove nuk na bën përshtypje, sepse ka qenë strategjia jote me sloganin që nuk na hiqet nga mendja “Shqipëria 1 Euro”.
Sali Berisha: Reagoi sepse vetë është stërgugale, reagoi vetë sepse ai raport i Kontrollit të Shtetit e nxjerr atë në krye të piramidës së hajnisë. Reagoi se kjo është ministrja që ndan ndërtimet në 2-3 km për të vjedhur në çdo kilometër. Kjo është ministrja që ndërton 22-24 mln euro rrugën. Të jesh e bindur ti, që fatin e Arben Ahmetajt do të kesh dhe këtu do të jesh. Po bëre mirë që erdhe për të mbrojtur Edi Ramën. Por ti dhe Edi Rama jeni të pambrojtur. Po çfarë është kjo more, ai thotë se kam gjetur 18 miliardë abuzime me qiratë, kjo vjen e bën avokatinë e saj. Po se të djeg ty se edhe ti duhet të kesh vjedhje të tmerrshme edhe me qiratë, ndoshta. Por kjo është e cituar aty, çfarë do të thotë kjo. Ka ardhur një raport këtu apo jo, ai raport është me shifra, është me miliarda, ai raport flet për 138 miliardë. Po merre e shikoje njëherë, me të gjitha shpërdorimet, të gjitha format. Po sa është me Tatimet e doganat, më thoni ju mua, është 108 miliardë. Po se e paskam gabim, apo se nuk ju intereson. Po sa është tek pylli orbital, sa janë 1 milionë pemë të Erion Veliajt.
TIRANË- Me debate të forta ka vijuar seanca e fundit parlamentare, ku po flitet për fondet e pezulluara të BE-së për bujqësinë. Krifca u shpreh se AZHBR ka një transformim shumë të madh që kur PS-ja ka ardhur në pushtet, ndërsa shton se asnjë cent nuk është shpërdoruar nga fondet. Në kundërpërgjigje, deputeti i PD-së Edmond Spaho e etiketoi ministren Krifca si më e keqja gjatë kohës së diktaturës.
Frida Krifca: Do të ndiqet sipas procedurave të nevojshme. Ne e kemi punën në AZHBR me një objektiv të qartë, 3 shtyllat që janë: ligjshmëria, efiktiviteti dhe transparenca. Jo vetëm që nuk kemi frikë, por përballemi me dinjitet në këtë gjueti shtrigash.
Edmond Spaho: Ministrja që ka shkatërruar bujqësinë shqiptare, më e paaftja, më cinikja që nga koha e diktaturës. I mori në qafë fermerët. I tha mbillni grurë dhe tani u ka mbetur në hambar.
Sali Berisha: A po diskutohet raporti i KLSH? Ajo zonja tejkaloi çdo lloj limiti, akuzohet për abuzim me pasuritë publike, bashkë me Ministrinë e Bujqësinë. Del flet në këtë mënyrë. Ke lexuar raportin? Je ti ministrja që ke dhënë prova publike?
TIRANE- Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, ka folur sot në Kuvend pas ndërprerjes së fondit të BE për bujqësinë, nën akuzën për korrupsion. Krifca thotë se AZHBR ka qenë nën hetim dhe është bërë publik që prej shkurtit në 2021, ndërsa shton se në komunikatën e djeshme nuk përmendet fjala korrupsion. Ministrja thekson se masa ka qenë e përkohshme.
“U ndesha me shumë neveri, retorikat e ditës së djeshme sepse hidheshin baltë mbi institucionet dhe me njerëz që janë përkushtuar. Çdo fjalë u përdor nga opozita si barut, për t’i vënë flakën gjithçkaje të mirë që kemi bërë. Dje, nuk ka pasur një lajm të ri. Lajmin se AZHBR ka qenë nën hetim, është i bërë publik që prej shkurtit në 2021. Lajmi i vetëm ka qenë njoftimi për pezullimin e pagesës së radhës, si një masë e përkohshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë në Bruksel.
Në atë letër nuk përmendet fjala korrupsion. Në këtë pikëpamje, unë nuk mund të komentoj dhe as nuk mund të parashikoj asgjë nga këto rrethana. Mund t’iu siguroj që sistemi i menaxhimit të fondeve dhe procedura e ndjekur nga agjencia janë pikërisht ato që janë të akredituara nga BE. Nëse këto procedura të verifikuara nga jashtë brenda, janë cënuar apo për shkak të zhvillimeve të ndryshme, imponojnë përmirësimin e tyre, jemi të interesuar për të bashkëpunuar bashkë me OLAF për të bashkëpunuar menjëherë dhe për të korrigjuar veprimtarinë e institucionit. Programi nuk është ndaluar, ai është në funksion", tha Krifca.
TIRANË- Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar u përfshi me debate nga opozita, e cila kërkonte kryeministrin Edi Rama për një interpelancë.
Por përveç projektligjeve të tjera, ai që u kundërshtua më shumë ishte ai për kanabisin mjekësor në Shqipëri. Për këtë projektligj, e kishin "mbytur" Kuvendin e Shqipërisë me pankarta. Personazhi kryesor: Edi Rama!
NDIQNI FOTOT MË POSHTË:
TIRANË- E tensionuar u shfaq ditën e sotme në seancën parlamentare, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Gjatë kohës kur opozita bllokoi foltoren e Kuvendi, ministraj Xhaçka është parë duke folur e nxehur në telefon.
Nuk dihet se kush ka qënë shkaku i tensionimit të ministres, e cila përplas edhe telefonin pasi përfundon bisedën. Më pas, ajo ia tregon koleges së saj ngjarjen për të cilën është mërzitur./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në seancën e sotme plenare pasi është në plazh, në jug të vendit. Kjo u bë e ditur gjatë seancës së sotme nga deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Ky i fundit tha se Rama është në plazh në Dhërmi.
E pas kësaj deklarate kishte dhe komente nga ministrat. Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës.
'Kryeministri është në plazh në Dhërmi. Më the ti o Ulsi. A më the ti që është Edi Rama në Dhërmi?'- thotë Bardhi.
TIRANË- Studentët e Mjekësisë kanë pritur me thirrje deputetët e maxhorancës teksa kanë lënë seancën plenare.
“Turp, turp!” dhe “Parlamenti i turpit” ishin disa nga thirrjet e tyre.
Teksa presin prej orësh jashtë parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën, studentët kanë hedhur thirrje dhe ovacione ndaj deputetëve./Dosja.al
TIRANË- Ndërpritet për 30 minuta seanca plenare. Nënkryetarja e Kuvendit vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta dhe të mblidhet konferenca e Kryetarëve.
Seanca nisi me debate pasi maxhoranca futi në rend dite projektligjin për Akademinë e Shkencave dhe ndryshimi i rendit të ditës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla solli revoltën e opozitës, e cila tha se nuk ishin të mjaftueshme votat.
Opozita ka kundërshtuar diskutimet, ndërsa kërkon interpelancë me Ramën për inceneratorët. Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë./Dosja.al
TIRANË- Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka shkuar në Kuvend. Për arsye që nuk dihen ende, Hohmann zbret nga makina e saj, dhe e vetme hyn në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Madje e pa shoqëruar as nga përkthyesi i saj.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha replikoi ditën e sotme në seancë me zv.kryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn, duke i thënë asaj se është e përfshirë në aferën e inceneratorëve. Berisha tha se Felaj ka ndalur hetimin tatimor ndaj Klodian Zotots në prag të zgjedhjeve.
“Këto janë përdorur për të mbushur xhepat e Ramës, Ëngjëll Agaçit dhe të tjerëve. Ju zonjë keni ndaluar hetimin tatimor ndaj Klodian Zotos në prag të zgjedhjeve. Ju jeni e zhytrur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare besnike e organizatës kriminale.
Do të lexoj vetëm firmëtarët e marrëveshjes. Valbona Ballxhini, drejtore e përgjithshme e shërbimeve mbështetëse. Erion Murataj, specialist në Antrako, taulant Tusha, Etleva Konti etj, ky komision ka vendosur dhe këtij i ka qëndruar qeveria. Unë kërkoj nxjerrjen jashtë rendit të ditës të ligjit për studentët, ligjit për kanabisin dhe ligjit për akademinë. Nuk mund të kalojë ligji për kanabisin sepse është rrezik madhor, rrit potensialin e krimit nga Shqipëria në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Berisha.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi që në seancë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ai akuzon Ramën se po vepron si avokat i Serbisë, madje shton se kryeministri po i prish më shumë punë Kosovës.
'Ai i thotë BE-së se cfarë duhet të bëjë, BE e ka kap dje në vjedhje. Ta lejë Kosovën, ky vetëm sa ka prish punë në dialogun, duke u bërë zëdhënës i Serbisë. Të vijë këtu e të japë llogari'- tha Bardhi.
TIRANË- Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë! Deputetët e opozitës janë mbledhur në zonën e Foltores së Kuvendit, duke bërë që punonjësit e Gardës të mblidheshin në qendër të sallës teksa ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali po fliste nga vendi për procedurë.
Ministrja i kërkoi Gardës që të largohet, pasi siç u shpreh ajo nuk kanë frikë nga opozita, duke shkaktuar reagime nga kolegët e saj të Partisë Demokratike.
“Garda të largohet sepse ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja. Ne patëm durimin sot të dëgjonim mbi 20 deputetë për procedure por vetëm për procedurë nuk folën. Jo se nuk kemi c’themi, por ne respektojmë këtë parlament. Sa i takon llogaridhënies sa i takon përpalljes për të vërtetën nuk kemi hezituar. Vetëm kryeministri është përgjigjur me orë të tëra. Sa herë këtu votohet populli shqiptar ua kthen përgjigjen me votë. Për respekt të publikut, në konferencën e kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelance me urgjencë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju. Por është përcaktuar nga gjykata kushtetuese,”- tha Spiropali.
Teksa Spiropali fliste, Flamur Noka u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, duke tentuar që të kapërcente karriget e Kuvendit. Gjest që solli edhe reagimin e Ermonela Felajt.
“Ka sekretari, nuk jepet duke kapërcyer karriget kërkesa. I jepet sekretarisë dhe i përcillet drejtuesit të seancës. S’ka nevojë të bëni cirk, mund të sillemi si njerëz dhe të mos i vëmë në pozitë punonjësit e Gardës se nuk kanë lidhje me politikën por me pozicionin e tyre të punës,”- tha Felaj.
Pas bllokimit të Foltores së Kuvendit nga deputetët të opozitës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta dhe të mblidhet konferenca e Kryetarëve.
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi socialistët, se përcaktimi sot i rendit të ditës ka vetëm një axhendë; të vjedhë qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij nga Foltorja e Kuvendit, Noka u ndal edhe te ligji i kanabisit, ku edhe u shpreh se po përshpejtohet në mënyrë që të përfitojë ish-deputeti Tom Doshi, për të cilin pretendon se do të marrë licencat e kanabisit mjekësor apo industrial.
"Edhe sot, me këtë rend dite të përcaktuar demonstrojnë pikërisht këtë gjë, ka patur vetëm një agjendë, ti vjedhin, ti rrjepin shqiptarët të ushqejnë klientët e tyre, të fuqizojnë mafien dhe organizatën kriminale, për të blerë votat dhe për t’u kacavjerrur pas pushtetit. Dhe jo vetëm dita e sotme çdo ditë e këtij Parlamenti këtë gjë ka demonstruar. Me vrap me procedurë të përshpejtuar sepse duhet që Toma dhe klientët e tjerë të marrin me urgjencë licencat e kanabisit mjekësor apo industrial, pra shpërblim për blerjen e votave, shpërblim për dhunimin e zgjedhjeve. Me urgjencë 17 vendim qeverie brenda 1 ditë sepse kreu i organizatës kriminale plehrat si pronar i inceneratorëve duhej që të mos humbiste asnjë minutë kohë sëbashku me anëtarët e kësaj organizate për të vjedhur shqiptarët. Dihet botërisht se pas aferave për plehrat ka një mafie dhe në Shqipëri, pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri për fat të keq. Me urgjencë të madhe për të vënë Skënder Gjinushin për ti dhënë një mandat për të thyer ligje për të shkatërruar a thua se u përmbys bota, a thua se shqiptarët nuk kanë asnjë hall tjetër mezi po jetojnë ditën që vetëm kur të rizgjidhet Gjinushi. Po ku ka turp më të madh se kjo. Ku ka pafytyrësi më të madhe se kjo. Ju as nuk skuqeni më as nuk zverdheni, ju mjafton vetëm që të vidhni ju dhe mafia, ju dhe klientët tuajt dhe shqiptarët nuk ju interesojnë,"-tha Flamur Noka.
FJALA E PLOTË:
Të dashur anëtarë të organizatës kriminale të quajtur plehra. Të dashur kanabistë. Të nderuar kolegë deputetë. Të nderuar qytetarë. Sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehrat, prej vitesh nuk ka pasur asnjë moment në agjendën e saj shqetësimet, hallet dhe problematikat e qytetarëve, as përmirësimin e jetës së tyre, as zhvillimin e këtij vendi. Edhe sot, me këtë rend dite të përcaktuar demonstrojnë pikërisht këtë gjë, ka patur vetëm një agjendë, ti vjedhin, ti rrjepin shqiptarët të ushqejnë klientët e tyre, të fuqizojnë mafien dhe organizatën kriminale, për të blerë votat dhe për t’u kacavjerrur pas pushtetit. Dhe jo vetëm dita e sotme çdo ditë e këtij Parlamenti këtë gjë ka demonstruar. Me vrap me procedurë të përshpejtuar sepse duhet që Toma dhe klientët e tjerë të marrin me urgjencë licencat e kanabisit mjekësor apo industrial, pra shpërblim për blerjen e votave, shpërblim për dhunimin e zgjedhjeve. Me urgjencë 17 vendim qeverie brenda 1 ditë sepse kreu i organizatës kriminale plehrat si pronar i inceneratorëve duhej që të mos humbiste asnjë minutë kohë sëbashku me anëtarët e kësaj organizate për të vjedhur shqiptarët. Dihet botërisht se pas aferave për plehrat ka një mafie dhe në Shqipëri, pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri për fat të keq.
Me urgjencë të madhe për të vënë Skënder Gjinushin për ti dhënë një mandat për të thyer ligje për të shkatërruar a thua se u përmbys bota, a thua se shqiptarët nuk kanë asnjë hall tjetër mezi po jetojnë ditën që vetëm kur të rizgjidhet Gjinushi. Po ku ka turp më të madh se kjo. Ku ka pafytyrësi më të madhe se kjo. Ju as nuk skuqeni më as nuk zverdheni, ju mjafton vetëm që të vidhni ju dhe mafia, ju dhe klientët tuajt dhe shqiptarët nuk ju interesojnë.Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj mazhorancën socialiste, duke e quajtur një organizatë kriminale të quajtur plehrat. Me urgjencë 17 vendim qeverie brenda 1 ditë sepse kreu i organizatës kriminale plehrat si pronar i inceneratorëve duhej që të mos humbiste asnjë minutë kohë sëbashku me anëtarët e kësaj organizate për të vjedhur shqiptarët. Dihet botërisht se pas aferave për plehrat ka një mafie dhe në Shqipëri, pas aferës së plehrave ka një kryemafioz dhe një mafie që quhet qeveri për fat të keq. Të dashur anëtarë të organizatës kriminale të quajtur plehra. Të dashur kanabistë. Të nderuar kolegë deputetë. Të nderuar qytetarë. Sigurisht që organizata kriminale e quajtur plehrat, prej vitesh nuk ka pasur asnjë moment në agjendën e saj shqetësimet, hallet dhe problematikat e qytetarëve, as përmirësimin e jetës së tyre, as zhvillimin e këtij vendi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme në Kuvend se do largohet nëse punon inceneratori i Elbasanit pas datës 14 maj. Në fjalën e tij në Parlament, Sula u shpreh se inceneratori i Elbasanit u vu në punë pak para zgjedhjeve vetëm për ti hedhur hi sy shqiptarëve.
'Unë si deputet i qarkut të Elbasanit, sfidoj ju qeverinë, mazhorancën nëse inceneratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen. Punoi vetëm 2 javë para 14 majit për ti hedhur hi sy shqiptareve sepse u bënë mal plehrat në Elbasan dhe nuk punon inceneratori. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: A vlen kjo serë me plastmas e inceneratorit 310 mijë euro i financiar nga AZHBR, as 31 mijë euro nuk vlen'- tha ai.
Ndërsa ministri i Brendshëm, Taulant Balla iu përgjigj duke i thënë se inceneratori punon, ndaj e këshilloi që të mos e djegë kot mandatin.
'Zoti Sula mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër ku do digjen 90 ton në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni flamurin, se të tjerat na duhen'- tha Balla.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të nxirren menjëherë jashtë rendit të ditës në seancën parlamentare tre ligjet e sjella me urgjencë nga mazhoranca; ligjin për Akademinë, ligjin për studentët e mjekësisë dhe ligjin për legazimin e kanabisit. Në fjalën e tij, Berisha tha se ligji për kanabisin nuk duhet që të kalojë pasi është rrezi për sigurinë e Shqipërisë.
"Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit është jashtë çdo lloj ligji, morali apo rregulli. Këtu vendosim me ligj të dënojmë shqiptarët, të dënojmë studentët dhe de facto të mbyllim Fakultetin e Mjekësisë. Po të isha student, kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që të imponon këtë që impononi ju. Kjo është në përputhje me doktrinën e Çubrillovicit për shpërnguljen e hqiptarëve. Shkoni te mjete te diktaturës, për të zgjidhur problemin numër një, që është problemi i shëndetit të shqiptarëve. Së dyti, ligji i akademisë është historia më e turpshme në 30 vite. Veproni si ata në shpellën e Borizanës. Për të zgjatur mandatin e një njeriu që nuk meriton të qëndrojë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Çfarë politike ka bërë Gjinushi, çfarë studimi ka bërë? Ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Po a ka gjë më të turpshme? Të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është si të krahasosh Rrajet me shkopinj në dorë me pastorin. Së fundmi, nuk ke faj ti zonjë që deklaron se asnjë qindarkë nuk deklaron nga buxheti i shtetit. Nuk ke faj se djegësat ua kanë shuar memorien, ua kanë shuar moralin. Po ju informoj se me një marrëveshje të firmosur vetëm në vitin e parë, djegësi i Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare 6.4 milionë euro dhe 1.1 milionë euro nga bashkia e Tiranës. Janë bërë gjeri tani 64 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këto fonde shkojnë në kontot e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Edhe ju zonjë jeni e zhytur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare e bandës kriminale,"-tha Berisha.
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri Edi Rama. Sipas tij ai ndodhet në jug, pasi janë ndeshur te Bishti i Zhurit.
‘Për në jug po udhëtonte kryehajdutit. U ndeshëm te Bishti i Zhurit. Gruri ka mbetur pa shitur, karkaleci na ka mbytur. Një pyetje kam, se mos ka ikur pa brekë plazhi atje e po le nam?!’- tha Korreshi.
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre inceneratorëve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja Ibrahimaj tha se paratë që vazhdojnë të paguhen për inceneratorin e Tiranës, nuk dalin nga arka e shtetit, por nga ajo e Bashkisë së Tiranës, njwsoj edhe pwr Fierin dhe Elbasanin.
"Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë" tha Ibrahimaj.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e tre ministreve të kabinetit qeveritar: Ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministres së Bujqësisë, Frida Krifca. Po ashtu, ajo ka kërkuar që në sallë të jetë edhe kryeministri Edi Rama për të dhënë llogari.
"Kjo seancë nuk do të jetë normale, kështu që thirreni Edi Ramën që të vijë. Të paktën 3 ministre që janë aty, sot duhet të ishin shkaktuar. Ky është konsultimi që ka bërë me studentët, i ka thënë që edhe po nuk ishit dakord, ne do e marrin vendimin dhe nuk ju pyesim fare. Së dyti, ministrja e Shëndetësisë nuk duhet të ishte aty. Nuk ka ardhur në asnjë seancë me studentët. I ka injoruar, i ka refuzuar. Krifca s'duhet të ishte aty. Rrezikohen fondi i IPARD III,"-tha në fjalën e saj Albana Vokshi.
TIRANË- Ditën e djeshme, anëtarët socialistë të Komisionit për Edukimin në Kuvendin e Shqipërisë u mblodhën dhe brenda 4 minutash votuan projektligjin që i lejon Gjinushit një mandat i dytë në krye të këtij institucioni. Ky projekligj që është hedhur në votim për t’u futur ditën e sotme për miratim në seancë plenare.
Gjatë fjalës së saj në foltore, deputetja Ina Zhupa është shprehur se nuk mund të futet në rend dite një projektligj që ka ardhur nga një mbledhje që është zhvilluar në mënyrë të paligjshme.
'Unë sot duhet të isha e lumtur që ju po na jepni më shumë shkelje të kushtetutës për të rrëzuar ligjin e Akademisë së Shkencave. Dje është kryer një mbledhje e paligjshme e Komisionit të Edukimit, ndryshe nga ajo që e kërkon ligji. Duhet të kishte një kërkesë të protokolluar para se të niste mbledhja dhe të njoftoheshin deputetët. Unë kam qenë në katin e parë të godinës dhe kam pritur një njoftim nga sekretarja. Një mbledhje 4 minuta e njoftuar në WhatsApp, jashtë rregullave, e protokolluar në orën 2, e votuar, dhe ju nuk mund të fusni në rend dite një projektligj që ka kaluar me mbledhje të paligjshme. Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur nuk sjellin asnjë pasojë dhe ne nuk mund të zhytemi në paligjshmëri dhe të fusim një produkt që ka ardhur në një mbledhje të paligjshme. Keni frikë të përdorni elektronikën. Unë kam qenë në orën 11, aty nuk ka pasur mbledhje. Janë mbledhur kaçakshe në orën 11 e 25. Gjinushin merreni bëjeni kryetar parlamenti sepse me të njëjtën arrogancë do të qeverisë, madje kryeministër e shkuar kryeministri. Turp që ju pranoni që një tempull i dijes siç është Akademia e Shkencave është pa një kryetar të ligjshëm dhe ju sot ndërhyni në garë dhe të ketë mundësi Gjinushi të marrë mandat të dytë. Kjo është e paparanushme se si një parlament ndërhyn për ambiciet e një individi. Këtë projektligj nuk mund ta kaloni se nuk ka pasur një mbledhje të rregullt për të'- tha Zhupa.
TIRANË- Para nisjes së seancës plenare, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se parlamenti i sotëm do mbyllet me njolla turpi. Sipas saj sot ka njolla turpi me abuzimet e fondeve të BE-së dhe njolla turpi në SPAK me një dosje të tre zyrtarëve të lartë para drejtësisë.
“Parlamenti shqiptar sot nuk ka hapësire për opozitën dhe së dyti ligjet bëhen për interesa private, interesa personale, ashtu siç e tregoi dhe hetimi i SPAK-ut që shkoi deri në kapjen e shtetit dhe nuk kanë kohë për t’u konsultuar Njolla turpi me të cilën mbyllet sot parlamenti, njolla turpi që ka sot Shqipëria abuzime me fondet e BE-së, njolla turpi që kemi në SPAK me një një dosje me tre zyrtarë të lartë para drejtësisë, është e vështirë që dhe sot edhe në ditën e fundit me rrëmujë të mbyllen, ashtu siç qeveria ka zakon t’i mbyllë”, shprehet Tabaku.
Sa i përket protestave të studentëve të mjekësisë ajo shprehet se është e shqetësuar nga mesazhi që këta studentë kanë dhënë dhe e se sistemi po detyron njerëzit të largohen nga ky vend.
“Isha jashtëzakonisht e shqetësuar nga mesazhi i këtyre studentëve. Sistemi na detyron të largohemi, duhet të ishte një thirrje për politikën. Në qoftë se nuk i dëgjojmë studentët, unë besoj se do jetë vonë për të kuptuar kush janë nevojat e tyre. Sot klasat janë nga 40, në 25 nxënës. Të rinjtë po largohen. kjo është thirrja emergjente që kemi pasur për qeverinë. Unë e vlerësoj dhe i bashkohem protestës së tyre. Nuk kemi dashur që politika t’u ngjitet atyre, por do bëhemi zëri i tyre në sallën e parlamentit”, është shprehur Tabaku.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që gjatë seancës së fundit plenare në Kuvend të jetë i pranishëm dhe kryeministri Rama. Ai tha se kryeministri duhet të përballet me opozitën në Kuvend, në lidhje me aferën e inceneratorëve dhe nuk duhet t’i shmanges përgjegjësisë për arratisjen e numrit 2 të qeverisë.
DEKLARATA E BERISHËS:
Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk mund të hyjë në rend dite pa kalaur 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopa bejsbolli.
Si mund ti lejosh vetes ti, një gjë të tillë. Nëse ju doni të bëni këtë gjë, ndryshoni rregulloren e parlamentit me procedurën e saj, dhe pastaj zbatoni marrëvreshjen Rama-Doshi, Doshi-Rama dhe Gjinushi. Por ky është i turpshëm, është një akt i turpshëm kjo që bëni. Ky është një provokim i ulët, një shkelmim i ligjeve.
Kur kryetarja e parlamentit që duhet të jetë mbrojtëse, zbatuese kryesore e rregullores, apo kushtetutës së parlamentit e shkelmon atë me dy këmbët, për interesat e Skënder Gjinushit, Tom Doshit dhe Edi Ramës, ky është fundi i këtij parlamenti.
Ai zotëria që nxin aty me mungesën e tij duhet të vijë në parlament. Sot mbyllet parlamenti, mbyllet me faqe të zezë për shkakto tij, prandaj të vijë këtu e të dalë para shqiptarëve, sepse ka një mocion dhe një interpelancë për arratisjen nga vendi të numri 2 të qeverisë, akt i pashembullt në historinë e shtetit shqiptar në momentin që u kërkua nga drejtësia.
Kurse ju, ngriheni kundër Kushtetutës, doni të rrëzoni të drejtën me vota këtu dhe ai nuk paraqitet në Kuvend. Kush do të flasë për zv/kryeministrin? Do të flisni ju, jo ju skeni tagër, do të flasin ministrat, jo ata nuk kanë tagër. Duhet të vijë kryeministri këtu para shqiptarëve të kërkojë të falur, të denoncojnë arratisjen e zëvendësit të tij dhe të japë dorëheqjen. Të japë dorëheqjen, kjo është rruga dhe këtë presin shqiptarët sot prej tij.
TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me tensione nga ana e opozitës. Kjo pasi, kryekryeparlemantarja Lindita Nikolla hodhi në votim ndryshimin për rendin e ditës, duke futur në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave.
Sipas Nikollës, rendi i ditës u ndryshua me 69 vota pro, gjë që u kundërshtua nga deputetët e opozitës duke thënë se nuk kishte kuorum, e se kishte më pak deputetë të pranishëm në sallë. Kush është dakord me kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës'- thotë Nikolla teksa opozita kundërshton.
'Ishin më shumë se 54 deputetë'-tha më tej Nikolla gjatë seancës.
Më tej, fjalën e mori deputeti i PD Edmond Spaho i cili kërkoi që votimi të bëhej në mënyrë elektronike.
'Ju falsifikuat rezultatin e votimit, kthejeni dhe bëjeni me votim elektronik. Kur falsifikoni në mes të ditës votat, imagjinoni se çfarë i bëni kutive të votimit'- tha deputeti i PD-së, Edmond Spaho./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi ka surprizuar sërish duke u paraqitur në Kuvend me një shalqi dhe me një kastravec.
Ai ka zgjedhur të ironizojë qeverinë Rama, pas vendimit të Komisionit Europian për të ndërprerë përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi.
Ai nxorri një kastravec, për të cilin tha se është dhurata e IPARD 3 për qeverinë që po i a nxin fytyrën Shqipërisë.
“Simboli që ju ka lënë dhuratë IPARD 3 të gjithë shqiptarëve. Sepse kjo qeveri hajdute (ishallah s’ka ardhur ajo ministrja sot, se kush vjen e zëvendëson në behar) nuk i meriton votat e këtyre njerëzve (as atyre që ua vodhi, e as atyre që ua dhanë me dëshirë) se përditë e më keq po na nxjerr botën kudo që ne përfaqësohemi”, tha Korreshi për mediat./Dosja.al
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës. Ai kërkoi që në sallë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Po ashtu, deputeti paralajmëroi se po bëhen gati procedurat për arrestimin e dy ministrave të tjerë të Qeverisë Rama.
'Ju kërkoj të ndërprisni seancën, të vijë këtu kryeministri, e ti përgjigjet kërkesës për mocion për debat. Ka sot 2 ministra në burg, po bëhen gati edhe 2 të tjerë që ti bëjnë shoqëri. Unë e kuptoj sikletin tuaj, ka ca kohë që ju kërcënon, se nëse ngrihet ndonjëri do ju coj në zgjedhje të parakohshme. Rama duhet të marrë guximin, të dalë nga ku është dhe të vijë në seancë'- tha Bardhi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi në nisje të seancës së sotme plenare është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, u paraqit garda. Bardhi kërkoi largimin e tyre, që të mos shoqërojnë asnjë deputet të opozitës.
‘Të largohet garda nga salla, ska arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit Ju doni të kaloni në heshtje vjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve!’- tha Bardhi.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në seancën plenare me postera, ku shfaqet kryeministri Edi Rama me kanabis.
Ai u shfaq në Kuvend me postera ku shkruhet ‘mafia e plehrave’.
'Kjo është më e forta. S'ka më mbledhje grupi'- thotë Berisha duke treguar posterat.
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me debate ndërsa është miratuar ndryshimi për rendin e ditës në Kuvend pasi është futur në rend dite projektligji për Akademinë e Shkencave. Nikolla tha se ndryshimi i rendit të ditës u bë me 69 vota pro.
Kjo u kundërshtua nga opozita, e cila qëllonte tavolinat. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha shpalosi një banderole në Kuvend ku shkruhet ‘mafia e plehrave’. Berisha u afrua pranë foltores së Kuvendit, i shoqëruar edhe nga deputët e grupit të tij, teksa mbanin në duar banderola të Ramës me foto kanabisi./Dosja.al