LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale, miratohet marrëveshja për emigrantët me Italinë dhe projektligji për zonat e mbrojtura (Tensionet dhe Debatet)

• Seanca plenare e sotme u shoqërua me tensione dhe debate të shumta gjatë 8 minutave që zgjati. • Që në nisje të seancës u hoq nga rendi i ditës projektligji për Amnistinë Penale, pasi mazhoranca nuk arriti që të siguronte 84 votat e mjaftueshme. • Seanca e sotme u shoqërua me tensione dhe kaos, pasi vijon aksioni opozitar në Kuvend. • Me 77 vota pro, Kuvendi ka arritur që të miratojë marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për pritjen e emigrantëve në dy kampet që do të ngrihen në Lezhë. • Bashkë me PS-në kanë qenë dhe tre deputetë të PDIU-së, të cilët kanë bashkuar votat e tyre në favor të kësaj marrëveshje. • Gjithashtu me shpejtësi u votua edhe projektligji për zonat e mbrojtura, ndërkohë që qytetarët e kundërshtojnë me protestë jashtë sallës së Kuvendit. • Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar para godinës së parlamentit se janë kthyer në diktaturë. 

16 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Ndërtime në Parkun e Divjakës? Kumbaro e mohon: Lajm i pavërtetë, s’na ka ardhur asnjë projekt i tillë

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,

TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro ka komentuar lajmet për projekt ndërtimin në Parkun e Divjakës. E pyetur nga gazetarët për këto lajme, Kumbaro ka theksuar se fotografitë që kanë dalë janë të pavërteta. Po ashtu ka theksuar se nuk ka asnjë projekt për ndërtim në këtë zonë. 

"Çfarë kam parë që të qarkulloj në portale. Më vjen keq nga disa individë që lobojnë për mjedisin. Fotografitë që kanë qarkulluar janë të pavërteta nuk ka asnjë shqyrtim të një projekti të tillë është një përhapje lajmesh të pavërteta. Nuk ka asnjë projekt të tillë. Nuk na rezulton të ketë asnjë projekt," tha Kumbaro.

1 MUAJ ME PARE

Amnistia Penale/ Manja i merr fjalën Çuçit: Drafti nuk kthehet në Komisionin e Ligjeve, nuk po kërkojmë votat e Bashës

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
ulsi manja dhe bledi çuçi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i mori fjalën kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçit, teksa po fliste për tërheqjen e votimit për Amnistinë Penale nga rendi i ditës në Kuvend. 

Manja tha për gazetarët se referuar rregullores së Kuvendit, drafti për Amnistinë Penale nuk do të kthehet më në Komisionin e Ligjeve.  Ashtu si Çuçi edhe ministri tha se votimi duhet bërë me konsensus sipas traditës. Gjithashtu foli edhe për votat e grupit të Lulzim Bashës, për të cilët tha se nuk duan vota të kondicionuara. 

"Referuar rregullores së Kuvendit, drafti nuk kthehet pas në Komisionin e ligjeve. Fakti që ne e tërhoqëm nga rendi i ditës, do të thotë se konsensusi sipas traditës do të gjendet në këtë sallë. Gjatë këtyre dy ditëve kam dëgjuar plot avokatë dhe juristë sharlatanë, që rrinë me draftin e tyre në xhep, secili për të mashtruar qytetarët dhe familjarët që presin për të afërmit e tyre. E kemi bërë të qartë nuk ka amnisti për korrupsionin dhe krimit të organizuar dhe draftin e kemi bërë të qartë në dritën e diellit. Nuk kërkojmë votat e njërit apo tjetrit, as të Bashës as të kërkujt, por kërkojmë votat e deputetëve të majtë dhe të djathtë siç e kërkon tradita, është në nderin e çdo deputeti pasi të lexojë ligjin dhe të japë votën. Nuk duam amnisti me vota të kondicionuara.", tha Manja. 

 

 

1 MUAJ ME PARE

Tërheqja e Amnistisë Penale, Çuçi: Në respekt të traditës, duhet votuar me konsensus

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
bledi çuçi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka folur për mediat për tërheqjen e Amnistisë Penale nga rendi i ditës në Kuvend.

Ai tha se votat për amnistinë i kanë solide, por sipas tij u hoq nga rendi i ditës sepse duhet votim me konsensus të plotë. Çuçi tha se 94 vota janë gjithmonë në parlament. 

“Qendrimin eBashës e kishim dëgjuar dje. Ne i kemi votat solide. Ka edhe të tjerë brenda parlamentit që e votojnë amnistinë. Do shohim çdo ndodhë në ditët në vijim. Në respekt të këtij bashkëpunimi për ta votuar me konsensus të plotë, sot u tërhoqëm. 94 vota janë gjithmonë në parlament. Publiku e ka kuptuar kush e ka seriozisht, është një ligj ku përfitojnë, kur ka një grup të madh përfaqësuesish të PD-së që përfitojnë.", tha Çuçi.

1 MUAJ ME PARE

Miratimi i projektligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Do bëjmë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja opozitare, Ina Zhupa ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura duke thënë se seanca nisi me një protestë të shoqërisë civile. Zhupa tha se grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjnë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja.

Ajo shtoi se BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria.

"Kjo seanca ka nisur me një protestë të shoqërisë civile, ka shprehur kundërshtimin edhe në komisionet online. Sot kaloi një ligj shkatërrim i zonave të mbrotjura, ligj klientelist i bërë për oligarkë pranë Ramës. Ligji heq mbrojtjen e këtyre zonave dhe i bën sheshe ndërtimi. Grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria", tha Zhupa.

1 MUAJ ME PARE

"Ka pasur shumë konsultime", Kumbaro: Ligji i miratuar sot nuk prek direktivat e BE-së për zonat e mbrojtura

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
mirela kumbaro

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka folur për mediat, pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura. 

Kumbaro tha se për këtë projektligj ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile. Sipas ministres, ky ligj nuk prek direktivat e Bashkimit Europian për zonat e mbrojtura. 

“Ligji i zonave të mbrojtura vjen në Parlament si nisëm deputetësh por mori spunto nga kërkesat e kryetarëve të bashkive. Ka pasur shumë konsultime publike dhe takime me shoqërinë civile, zyrtare apo jo. Ka disa vija të kuqe që nuk preken pasi prekin thelbin e ndryshimeve. Direktivat e BE që i kemi raportuar në qershor ku morëm komplimente për punën e bërë në mbrojtje të diversitetit”, tha ajo.

1 MUAJ ME PARE

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Tabaku: Qeveria nuk njeh limite, janë 14 vendime për investime strategjike

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se ndryshimet për zonat e mbrojtura janë bërë që tu hapen rrugë investimeve strategjike. Në një deklaratë për mediat, Tabaku ka theksuar se kjo qeveri nuk njeh limite dhe se ky ligj është korruptiv. Tabaku tha se ku ligj do t’i shërbejë pakicës dhe në zonat e mbrojtura tanimë do të ndërtohen ambiente akomoduese.

"I përdorët deputetët, qeveria solli një vendim tjetër, me ligjin e miratuara në zonat e mbrojtura do të bëhen investime. Ju të gjithë e dini që unë km kohë që përpiqem që betejën tonë ta bëjmë e institucione. Me ligjin e zonave të mbrojtja, qeveria tregëtise nuk ka asnjë limit, votuan një ligj që janë 14 vendime për investime stategjike në zonat e mbrojtura. e kam ngritur këtë shqetësim me ambasadorin e BE, me komisionerin dhe të gjitha srukturat. Këto janë akte që i shërbejnë qeverinë për të punuar për një grup njerëzish, siç kanë bërë ndër vite. Zonja Gjona duhet të flasë vetë. Ky është një ligj korrupsiv për kapjen e shtetit. Ka 14 ligje që tregojnë kapjen e shtetit, të miratuar në parlament. Qeveria shqiptare ka 10 vite me u hapën nuk u hapen negociatat. Jeni koshientë se sa kemi reaguar ne. Mos e shikoni lidhjen vetëm për mjedisin, por shikojeni si korruptiv. Shqipëria është një vend sovran që miraton ligjet e veta, por kemi një detyrim në procesin e integrimit. Është një ligj korruptiv, që do japë leje për struktura akomoduese në zona," tha Tabaku.

1 MUAJ ME PARE

Votoi pro marrëveshjes për emigrantët, Doda: Italia shtet mik, nuk po mbështesim Belerin

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
mesila doda

TIRANË- Një nga deputetet e PDIU-së, Mesila Doda ka folur për mediat pasi ajo dhe dy deputetë të tjerë bashkuan votat me Partinë Socialiste dhe votuan pro miratimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ajo tha se Italia është një vend fqinj dhe mik dhe duhej mbështetur në kohë krize. Gjithashtu përmendi se nuk do mbështesin Fredi Belerin por një shtet mik. 

“Ishim pro marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik, një shtet fqinj, që është në një moment krize. Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë që mund të jete Fredi Beleri, por një shtet mik.”, tha ajo.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët që do të vijnë në vendin tonë u kalua sot në Kuvend me 77 vota pro. 

1 MUAJ ME PARE

Jashtë Kuvendit protestë/ PS me 74 vota pro miraton projektligjin për zonat e mbrojtura

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
Lindita Nikolla

TIRANË- Projektligji për zonat e mbrojtura është miratuar në Kuvend ditën e sotme. 74 votat e deputetëve socialistë mjaftuan për t'i dhënë dritën jeshile ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura.

Ndërkohë që në Kuvend, ky projektligj u kundërshtua me forcë nga deputetët e Opozitës. Po ashtu dhe jashtë Kuvendit po mbahet një protestë nga qytetarët dhe nga aktivistë e ambientalistë të shumë, të cilët kundërshtojnë ndryshimet që po bëhen për zonat e mbrojtura.

1 MUAJ ME PARE

Shehu: Të ndalohet fotoksina, po merr jetën e të rinjve, shitet si karamele

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
Tritan Shehu

TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndalojnë fostoksinën. Deklarata e Shehut nxitet nga rasti ku një ditë më parë një 23-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar këtë lëndë helmuese. Para nisjes së seancës plenare, Shehu tha se autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për ndalimin e kësaj lënde, ndonëse po shitet si ‘karamele’.

“Mbrëmë një vajzë e re humbi jetën nga fostoksina. Krim që po përsëritet në mënyrë tragjike në vendin tonë dhe shteti nuk bën asgjë. Vazhdon të importohet dhe nuk hiqet. Të rinjtë që mund të kenë një tendencë për vetëvrasje stimulohen dhe e marrin si një karamele kudo. Hesht shteti, heshti institucionet që lejojnë importin e këtij helmi, hesht policia që lejon shitjen në kioska, hesht prokuroria që dytët të bllokojë importimin dhe të gjejë si shpërndahet. Edhe medikamente të zakonshme u jepen qytetarëve në bazë të recetave, ndërsa helme të tilla janë kudo duke u bërë stimulues. Shteti serial killer, vrasës serial duke u bërë bashkëfajtor në këto krime të shëmtuara që po vazhdojnë pafundësisht”, tha Shehu.

1 MUAJ ME PARE

Zgjati më pak se 8 minuta, mbyllet mes kaosit seanca plenare në Kuvend

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
foto nga kuvendi

TIRANË- Ka zgjatur më pak se 8 minuta seanca e sotme plenare në Kuvend. Edhe ditën e sotme ka vijuar aksioni opozitar nga deputetët e opozitës. 

Kryetarja e Kuvendit mes zhurmueseve dhe bilbilave miratoi me shpejtësi marrëveshjen për emigrantët me Italin dhe projektligjin për Zonat e Mbrojtura. 

Deputetët e PDIU-së bashkuan votat e tyre me Partinë Socialiste duke e çuar në 77 numrin e votave pro marrëveshjes së nënshkruar me Italinë. Me 74 vota pro u kalua projektligji për Zonat e Mbrojtura.

Kujtojmë se projektligji për Amnistinë Penale, u hoq nga rendi i ditës në nisje të seancës, pasi PS nuk siguroi dot 84 votat që duheshin për ta kaluar. 

1 MUAJ ME PARE

PDIU bashkon votat me PS/ Me 77 vota pro, miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët 

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
kuvendi

TIRANË- Me 77 vota pro, Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për pritjen e emigrantëve në dy kampet që do të ngrihen në Lezhë. 

Kanë qenë tre deputë të PDIU-së të cilët kanë bashkuar votat e tyre me mazhorancën. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese " i dha dritën jeshile" marrëveshjes, edhe pse deputetët e opozitës kërkuan të shpallet e jashtëligjshme. 

"Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” është  në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi", thuhej në vendimin e GJK. 

Edhe parlamenti italian e miratoi marrëveshjen me 93 vota pro dhe 61 kundër, pavarësisht se opozita atje e kundërshtoi ashpër me arsyetimin se ishte kundër të drejtave të njeriut. Edhe disa parti më të vogla opozitare e kundërshtuan këtë hap me arsyetimin se do të ishte një barrë për Italinë për sa i përket logjistikës dhe kostos.

Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. 

1 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare/ Deputetët e opozitës ndezin zhurmuese, Bardhi te foltorja e Kuvendit

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
gazment bardhi

TIRANË- Ka nisur në Kuvend seanca e sotme plenare. Teksa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nisur fjalën deputetët e opozitës kanë ndezur zhurmueset dhe bilbilat. 

Ndërkohë që kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka shkuar te foltorja dhe ka replikuar me Nikollën. 

1 MUAJ ME PARE

Garda para derës së Kuvendit, ndalon deputetët e përjashtuar të futen brenda

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
pamje nga hyrja e kuvendit

TIRANË- Pak minuta para nisjes së seancës, punonjësit e Gradës janë vendosur para derës së Kuvendit. Ata nuk kanë lejuar të futen brenda deputët e opozitës të cilët janë përjashtuar pas tensioneve dhe kaosit të shkaktuar në seancën e fundit. 

Kujtojmë se deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare në Kuvend. Gjithashtu edhe Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani janë akoma të përjashtuar.

Ndërkohë edhe sot pritet të vijohet me aksionin opozitar në seancë. 

1 MUAJ ME PARE

Nuk siguroi votat nga opozita, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
kuvendi

TIRANË- Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme që do të mbahet në Kuvend pas disa minutash. 

Sipas burimeve për mediat, arsyeja e tërheqjes nga seanca plenare është mossigurimi i 84 votave që nevojiten për të kaluar projektligjin. Deputetët e opozitës e kanë shprehur që nuk do të votonin pro, ndërsa ditën e djeshme edhe kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha tha se nuk do ta votojë projektligjin. 

Ndërkohë një tjetër votim pritet të bëhet sot në seancën plenare, ajo e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Nga ana tjetër deputetët e opozitës kanë lajmëruar se do të vijojnë me aksionin opozitar duke penguar kështu zhvillimin e seancës plenare. 

1 MUAJ ME PARE

Aksioni opozitar vazhdon/ Votohet Amnistia Penale dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend?

Seanca plenare/ PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale,
Kuvendi

TIRANA- Sot mbahet seanca e radhës në Kuvend ku në rendin e ditës për t'u votuar janë Amnistia Penale dhe marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Amnistia Penale në fakt duket se ka mbetur sërish peng i 84 votave që duhen për ta miratuar pasi kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha deklaroi dje se nuk do të marrë pjesë në seancë për të votuar projektligjin. As deputetët e opozitës nuk do të votojnë pro, ndërsa do të vijojnë me aksionin opozitar për bllokimin e seancës, pasi kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore dhe plotësimin e kërkesave të tyre. 

Lidhur me Amnistine Penale, PS tha se bëhet fjalë për ulje të dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit edhe për ata që janë dënuar nga GJKKO, që më parë përjashtohen nga përfituesit. Ministri Manja nuk e mbylli derën e diskutimeve, duke thënë se janë të hapur që të gjejnë një konsensus. Enkelejd Alibeaj nga ana tjetër ka propozuar faljen e protestuesve të opozitës nga data 1 tetor 2018 deri më 31 dhjetor 2020. Socialistët pranuan pjesërisht propozimet e Alibeajt për të amnistuar protestuesit por jo ata që kanë akuzën e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të policisë së shtetit.

Nga ana tjetër, kujtojmë se pasi Gjykata Kushtetuese i dha 'dritën jeshile' marrëveshjes me Italinë për emigrantët, dhe tani pritet votimi i saj sot në Kuvend.

seance plenare 22 shkurt 2024

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni