Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kërkesa për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ka ndezur debatin në Kuvend. • Deputeti Gazment Bardhi kërkoi që në seancë të ishte prezent kryeministri Edi Rama. • Debati ka pasuar me nënkryetaren Ermonela Felaj. • Bardhi akuzoi Felajn se është pjesë e një fasade në drejtësi dhe se ka pushtuar prokurorinë e Tiranës. • Ai akuzoi Felajn se bashkëshorti i saj, Bledar Valikaj gjatë detyrës si prokuror ka marrë një ryshfet prej 1.5 milionë euro nga 4 biznese. • Akuza ngjalli reagimin e deputetes socialiste që e quajti "palaço". • Deputetët e opozitës kërkuan që Felaj të dalë jashtë pasi ka shthurur fjalorin. • Deputeti socialist Toni Gogu i kërkoi Bardhit që të mos nxjerrë sekretin hetimor. • Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se nuk duhet të marrin heshtjen e tyre për dobësi. • Zëvendësuesi i ish-deputetit Rrahman Rraja në parlament, Arkend Balla u betua në mes të tensioneve. • Deputetët socialistë ditën e sotme kanë miratuar ligjin për Kanabisin në mënyrë të fshehtë, pasi asnjë nga deputetët e opozitës nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të ligjeve. • Ndërkohë me 84 vota, 3 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bledi Cucit nga detyra e Ministrit të Brendshëm. • Në vend të tij është emëruar Taulant Balla.
27 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, ka kërkuar nga qytetarët që të mblidhen në formë proteste, kundër legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor. Në fjalën e tij nga Kuvendi i Shqipërisë, Dogjani tha se shteti nuk ka mundësi që ta kontrollojë kultivimin e kanabisit, ndaj dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta kundërshtuar nismën.
"Të gjitha ata që duan që fëmijët e tyre të mos përdorin drogë, të mblidhen para parlamentit ditën e enjte. Nuk e kemi mundësinë për ta mbajtur nën kontroll. Ka mijëra familje që vuajnë sepse fëmijët e tyre përdorin drogë. Ka shqiptarë që për shkak të përdorimit të drogërave kanë përfunduar në çmendinë. Ju bëj edhe njëherë thirrje që të mblidhemi të enjten para Parlamentit të mos e lejojmë këtë ligj,"-tha Asllan Dogjani.
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Edi Rama është mafioze. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi u foli për aferën e inceneratiorëve, duke e quajtur atë një korrupsion madhor. Bylykbashi ka deklaruar se kjo aferë është bërë me plan dhe se pjesë e saj janë ministra aktual dhe ish-ministra të qeverisë Rama. Po ashtu ai ka deklaruar se SPAK nuk shpëton dot nga kjo aferë dhe se duhet që t'i shkojë në fund.
"Çështje për të përcaktuar korrupsionin në Shqipëri, keni inceneratorët. Është korrupsion madhor. Kjo duhet patë e gjitha në një sistem. Ky është manuali që përcakton se qeverisja e Edi Ramës është qeverisje mafioze. Është tipike e mafias në jug të Italisë. Të njëjtën gjë që atje e bën mafja, këtu e bën qeveria. E bëjnë në mënyrë të tillë që të jetë e njëjtë. Kjo histori fillon në 2014, një vit pasi keni ardhur në pushtet. Fakti që përfshihen ministra dhe ish-ministra të tjerë tregon se keni ardhur me plan. Këto janë projekte shumë vjeçare që duhet të mbrohen ose ndryshe shkojnë të gjithë në burg. Kjo është gropë e madhe që do të marr me vete shumë persona. SPAK nuk shpëton dot nga kjo detyrë, SPAK nuk po bën asgjë të madhe, por nuk shpëton dot. Ju po përpiqeni që të zvogëloni dëmin. Ka një emër dhe një shëmti, është mënyra mafioze e qeverisë Rama. Dhe pastaj shpartallon zgjedhjet. Ju nuk keni guximin që të reagoni. As ministrat nuk reagojnë dot se ikin që nesër. Edi Rama nesër nuk vjen në Parlament. Kjo është provë tjetër që thotë se ai e kupton se ça do të thotë kjo për të," tha Byklykbashi.
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka pyetur kryetaren e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit dhe Pasurive dhe Konfliktit të Interesit në lidhje me burimin e të ardhurave të Ministres Olta Xhaçka. Gjatë seancës në Kuvend, Bardhi u shpreh se familja Xhaçka nuk rezulton që të ketë burim të ligjshëm 5 mln euro. Ndërkohë që kryetarja Evgjeni Bashari ka deklaruar se nuk mund të jap detaje në lidhje me këtë informacion, pasi është çështja ndodhet në hetim.
Bardhi: Unë kam bërë 3 pyetje. Siç besoj e dini, unë i jam drejtuar institucionit tuaj. Opozita ka paraqitur një mocion në Kuvend, ndaj deputetes Olta Xhaçka. Nga ku rezulton se ministrja Xhaçka së bashku me bashkëshortin e saj janë bërë investitor strategjik, të cilët e kanë votuar të dy. Ata kanë përfituar të drejtën për të përdorur pasuri publike të shtetit shqiptar dhe përfitime të tjera. Verifikimi i i gjendjes së konfliktit të interesit është një nga përgjegjsitë që ka institucioni juaj, por rezulton se nuk keni nisur asnjë procedurë verifikimi. Më pas keni kryer një verifikim, ku nuk keni gjetur asgjë. Sipas verifikimit që keni kryer, cili është burimi i 5 milion eurove, të investimit të Xhaçkës. Nuk rezulton që ata të kenë burim të ligjshëm në vlerën 5 mln euro. Cili është burimi dhe a është i ligjshëm.
Evgjeni Bashari: Është e vërtetë që ju keni paraqitur një kërkesë dhe keni marrë përgjigje zyrtare. Dhe duke qenë se është rast në hetim, nuk doja të shkoja në informacione. Këto janë të dhëna të një hetimi personal dhe nuk mund të bëhen publike. Nuk mund të jap detaje për rastin konkret, por mund t'iu them se inspektoriati ka përmbushur detyrën.
TIRANË- Me 13 vota pro, deputetët e maxhorancës kanë mbledhur komisionin e Ligjeve për të kaluar pr/ligjin e legalizimit të kanabisit mjekësor. Projektligji është votuar me 13 vota pro dhe 2 abstenim. Këto 2 vota ishin nga "old school" të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko. Por nuk dihet asnjë gërmë e diskutimit të tyre në mbledhje, e cila nuk kishte asnjë media të pranishme. Veçse që ishte kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila ka thirrur në një dhomë të Kuvendit mbledhjen.
Të dhënat e mbledhjes janë zbuluar vetëm nga gazetarët që ndodhen aktualisht në Kuvend, pasi ishte mbajtur sekret edhe për opozitën që ishte e përqëndruar në çështjen e Arben Ahmetajt që rrezikon arrestimin nga Strukrura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por sinjalin e parë nga salla e dha deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula.
“Si mund të ndodhë që në prani të 140 deputetëve, e medias të mashtroni opinionin publik shqiptar. Të mblidhet Komisioni i Ligjeve në mënyrë të fshehtë, pa kuorumin e nevojshëm, pa procesverbal, pa incizim, pa ditur asnjë deputet i komisionit të ligjeve dhe të merrni një vendim për 10 minuta legalizimin e kanabisit. Legalizimin e drogës në Shqipëri. Këtë po bëni, dhe na tregoni se po shkelni rregulloren. Jo po kërkojmë respektimin e rregullores. Ju ka kapur arroganca. Nuk ju bën syri terr. Lefter Koka furnizoi me oriz inceneratorin. Ai e nxorri në mes të tavolinës se nuk ka turp më. Ai tjetri fsheh diamantët. Është arroganca. Këtu ka arritur ku nuk thuhet më,”- tha deputeti i PD-së Dash Sula.
Edhe deputetja Dhurata Çupi e denoncoi: Janë votuar në mënyrë abuzive 45 nëne të ligjit të kanabisit, pa kamera, pa regjistrim, pa opozitën, pa kuorum. Ka pasur edhe nga ty deputetë që kanë abstenuar. Ky është një turp, kjo është papërgjegjshmëri; ndërsa pas saj reagoi edhe Saimir Korreshi, i cili tha: O burra këto ditë të nxehta të rrisim kanabisin. U futën deputetët në një ëC të Parlamentit, pa kamera, pa procesverbal dhe bënë mbledhjen e Komisionit. Për këto paska shpejtësi, për këtë tjetrën të Ahmetajt, duhet të presim 4-5 ditë. Kalojmë dhe fundjavën me diell dhe pastaj mblidheshim. Rama duhet të kishte ardhur dhe të kërkonte falje para shqiptarëve se e kishte nxjerrë Ahmetajn si trurin e qeverisë së tij.
I pyetur për mungesën në diskutime Gazmend Bardhi shprehet se mbledhja është bërë në shkelje të rregullores.
"Nuk shkuam në mbledhje se ishim në Seancë dhe nuk kishte urdhër të kryetrarë së Kuvendit që të mblidhej Komisioni i Ligjeve gjate seancës siç thotë rregullorja."
Projektligji pritet të votohet në parlament në seancën e fundit të këtij sesioni me datën 20 korrik, ndërsa opozita e kundërshton këtë nismë të qeverisë Rama. Ndërkohë që maxhoranca e kaloi projektligjin në fshehtësi, hesht edhe kryeministri Edi Rama, i cili në mesin e skandaleve me socialistët, gjykon dhe "jep mend" lidhur me sjelljen e deputetëve të opozitës në Kosovë.
Qeveria miratoi pak ditë më parë projektligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale. Si rrallë ndonjëherë, qeveria nuk e shoqëroi ligjin me relacionin përkatës ku shpjegohen përfitimet e vendit nga kjo nismë, por fermerët dhe ekspertët e bujqësisë thonë se, legalizimi i kanabisit do të konkurrojë bujqësinë tradicionale në sipërfaqe toke dhe në punonjës. Projekti i qeverisë “Rama” që u bazua në një pyetësor të organizuar nga vetë qeveria një vit më parë u kundërshtua dhe nga përfaqësues të tjerë të opozitës. Projekligji parashikon që licensat do t'u jepen vetëm kompanive të huaja me përvojë me më shumë se 3 vite në këtë fushë dhe me kapital të shoqërisë mbi 100 milionë lekë. Lejet do të jepen për një afat 5-vjeçar me të drejtë rinovimi, për sipërfaqe jo më të vogël se 1 hektar.
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka pyetur drejtoren e INSTAT për mënyrën se si bëjnë grumbullimin e informacionit në lidhje me konsumimin në vend. Kjo pasi sipas të dhënave të publikuara në INSTAT thuhet se konsumi në vend është rritur me 4.4 % në raport me një vit më parë, ndërkohë që fakti është se çmimet e shportës ushqimore janë rritur. Elsa Dhuli ka deklaruar se për ndjekjen e informacioneve, përdorin metodologji evropiane dhe se shifrat janë të sakta.
Ina Zhupa: Në një kohë kur qytetarët blejnë më pak për shkak të çmimeve të larta, instituti juaj thotë për rritje të konsumit në vend. Sipas INSTAT shitjet me pakicë u zgjeruan në 3-mujorin e parë 4.4 % në raport me një vit më parë. Ju masni realitetin apo shkruani siç i nevoitet qeverisë që të paraqisë propagandën?
Elsa Dhuli: Shifra që ju përmendët, i përket shitjes me pakicë. Ju bëjmë me dije se për grumbullimin e informacionit, organizohet një vrojtim 3-mujor, parë të gjithë njësive tregtare si dhe kombinohet me burime adminitrative duke ndjekur një metodologji korrkete e e standarteve evropiane. Shifra nuk është e stisur, është shifra reale e matjeve reale. Dhe ne bëjmë një publikim të detajuar sipas grupeteve të caktuara të konsumit, jo vetëm ushqime, por dhe grupe të tjera. Për grumbullimin e informacionit, ndjekim një metodologji evropiane.
TIRANË- Opozita kërkoi të futet kërkesa e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish.zv-kryeministrin, Arben Ahmetajn në rendin e ditës. Tashmë ministri i Brendshëm i vendit, Taulant Balla ka ndërhyrë nga salla dhe i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikolla që mblidhet Konferenca e Kryetarëve.
PJESË NGA BISEDA:
Balla: Mbani gojën sa të keni mundësi. Të bëjmë një konsultë për konferencën e Kryetarëve dhe t'i japim një zgjidhje kësaj çështje.
Nikolla: 5 minuta pushim
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula zbuloi gjatë seancës plenare se ditën e sotme është mbledhur komisioni i ligjeve në mënyrë sekrete, aty ku votuan legalizimin e kanabis dhe drogës.
Ai u shpreh se opozita ka të drejtë të ketë këtë reagim, pasi Qeveria po mashtron opinionin publik.
'“Mblidhni komisionin e ligjeve për 5 minuta. Merrni vendim për drogën dhe nuk merrni vendim për arrestimin e Ahmetajt. Juve ju ka kap arroganca, nuk na llogarisni më. Sot nuk duhej të kishte parlament,. Sot duhej të ishin përmbysur tavolinat. Ca duhet të më, të futemi edhe ne opozita në burg që të kujtoheni që ekziston opozita. Duam të ngelë në dokumente, të protokollohet. Hidhe poshtë, i keni forcat e kartonëve. Pse e bëni një gjë të tillë. Me ngjarjet që kanë ndodh në Shqipëri, hunj, gojore, s’duhej të kishte parlament”, tha Sula.
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione të shumta, ashtu si nga opozita dhe nga maxhoranca. Në një video shihet deputeti socialist Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin Erion Braçe.
Nuk kuptohet qartë se çfarë po ndodh mes tyre, e se përse nisi debati. Kjo ngjarje ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës së kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt.
TIRANË- Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë vazhdojnë debatet për çështjen e inceneratorëve dhe mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj, me tone të qeta ka ndërhyrë tashmë i emëruari si ministër i Brendshëm, Taulant Balla. Fjalën e tij, ai e nisi me tensionet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sa i përket çështjes së mandatit të Ahmetajt tha se do të futet në rendin e ditës sapo të shpërndahej raporti nga Këshilli i Mandateve.
"Nuk i heq asnjë pikë asaj që tha zonja Spiropali, e mora fjalën për një gjë tjetër. Bashkëndajmë shqetësimin e zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës, ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin as në Kosovë dhe as në Shqipëri. Dua t'ju them kolegëve që Kuvendi i Shqipërisë duhet të vazhdojë punën normalisht. Në rastin që pretendohet se ka kërkesë, sqarimi i Nikollës ishte shterues. Nuk mund të përfshihet diçka që nuk ka lëndë. Sapo të jetë gati raporti...unë iu respektova, ju lutem. Raporti i Këshillit do të shkruhet, do jetë material i shkëlqyer. Grupi parlamentar mezi pret të bëjë një diskutim pas raportimit të KQZ sepse kemi plot çështje me rëndësi për të diskutuar, duke theksuar edhe nevojën për të ecur para me Reformën Zgjedhore,"- tha Balla.
TIRANË- Opozita sot pengoi vijim normal të seancës, pasi kërkuan që në rendin e ditës të futej kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Seanca e kësaj të enjteje është përfshirë nga debatet mes mazhorancës dhe opozitës për rastin e Arben Ahmetaj. Ministrja Elisa Spiropali i është drejtuar deputetëve të PD-së, duke theksuar se këta të fundit nuk mund të kompleksojnë raportin e qeverisë me drejtësinë.
"Nuk mund ta quash qeverinë strukturë kriminale. Kjo quhet hipokrizi e një niveli olimpik. Nëse na tregoni me gisht, reflektoni për ato që thoni ju. Nuk shpallen njerëzit kriminelë pa procese gjyqësore. Gjyqi por edhe i qytetarëve u bëhet akoma pa u mbledhur trupa gjyqësore. Është një debat që nuk prodhoj asgjë, dhe ne ju sfidojmë në standartin tonë për ti shqyrtojmë kërkesat tona, nga prokuroria.
Ne kemi diskutuar në kohë rekord dhe në mënyrë që e kuptuat se nuk jemi barrierë, filluat sulmin, sepse nuk mbrojmë askënd. Ky është standarti ynë, turp është të mbrosh gardistët kur kanë vrarë në bulevard. Turp është të vrasësh, të hedhësh në erë 27 njerëz. Turp nuk ështe të qëndrosh para drejtësisë dhe nga i pari në të fundit të hetohen dhe dosjen të mos flenë aty, të hetohen dhe ata që i bëjnë presion drejtësisë nga mëngjesi në darkë".
TIRANE- Debate të forta në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi maxhorancën të përfshirë te afera e inceneratorëve, bashkë me ministren Elisa Spiropali. Ministrja iu përgjigj duke thënë se akuzat janë shpifje, ndërsa e quajti Nokën "të trashë", dhe tha se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje me aferën pasi ka punuar si drejtor i Ujësjellësit në Fier.
Flamur Noka: Jeni zhytyr në krim, jeni kapur. A ka gjë më të neveritshme? Shqiptarët ju njohin. Jeni hajdutë dhe barbarë, asgjë më tepër.
Replikon Spiropali: Uau, më vjen shumë mirë që ka mësuar kuptimin e fjalës barbarë pomësymjet në Kuvend nuk i bëjmë ne. Raporti për zgjedhjet nuk ka arsye më të fortë pse ju humbisni zgjedhjet. Se fakti që ju gënjeni në mënyrën më trashanike të mundshme. Ju i rrini të vërtetës aq larg sa të gjitha shpifjet sado trashanike ju prapë ju përgjigjeni. Unë nuk kam përgjigje o zotëri se përgjigjen e ke aty. Po po, unë nuk kam përgjigje sepse nuk ka asgjë që më lidh mua as me inceneratorët as me këtë e as me atë. Kjo është shpifja më e madhe që kam dëgjuar në jetën time. Sa i takon, ore, ik ore zotëri, ik mos na...
Bashkëshorti im ka qenë drejtor Ujësjellësi nuk ka lidhje as në këtë botë e as në atë botë, në qiell apo tokë me inceneratorët, ju jeni aq i trashë saqë kur thoni këto gjëra bëheni të pabesueshëm saqë nuk ju beson njeri. Do kuptoni që ju mungon zgjuarsia. Ju nuk do qeverisni dot./Dosja.al
TIRANE- Deputetët e opozitës kërkojnë përjashtimin e deputetes socialiste Ermonela Felaj pas debatit që pati me Gazment Bardhin të cilit iu drejtua me fjalët "Palaço". Saimir Korreshi tha se në Kuvend duhet të ishte kryeministri të cilin e quajti "shoku Edi", ndërsa Flamur Noka e quajti Felajn "Rrugaçe".“Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.
“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Këta duhet të dalin jashtë, se fjalor rruge nuk duhet të përderen kështu. Shokun Edi Rama na mori malli. Turp të keni!”., tha ai./Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se kërkesa e PD-së për të përjashtuar nga seanca deputeten Ermonela Felajn nuk është përmbushur. Ajo i bën thirrje deputetëve socialistë që të distancohen nga çështja e Ahmetajt.
'Sa miliona shkojnë nga taksat tona për këtë organizatë të strukturuar kriminale, ku pjesa më e madhe janë arratisur. Kemi bërë një kërkesë që ju të merrni masa bazuar në rregullore për përjashtimin e Ermonela Felaj. E keni bërë pis këtë parlament, nuk shihet më. Të gjithë qytetarët po shohin parlamentin.
Unë i bëj thirrje maxhorancës, socialistëve të ndershëm që të distancohet'- tha Vokshi.
TIRANË- Teksa në foltoren e Kuvendit, Gazment Bardhi lëshonte akuza ndaj ndaj Ermonela Felajt, edhe socialisti Erion Braçe nuk është përmbajtur me fjalorin. Braçe ka lëshuar gjuhë të rëndë në drejtim të Bardhit, ndërsa dëgjohet teksa thotë: "Na çanë trapin" duke iu referuar deputetëve të opozitës që kërkonin llogari nga kryeministri për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në Kuvend po diskutohet për çështjen ‘Ahmetaj’, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që të pyesin kryeministrin Edi Rama se kur do të vijë në Kuvend. Bardhi tha se Rama ndodhet në Himarë, e kërkoi të dijë se kur do të kthehet në Tiranë.
Nga ana tjetër, Nikolla i tha se askush nuk mund t'i japë atyre urdhëra.
Gazment Bardhi: Keni komunikuar me kryeministrin apo jo? Ka ardhur nga Himara apo jo? A ka marrë helikopterin, a ka një sens pëgjegjësie. Po nuk shtyhet duke u fshehur pas Rrajave, Ahmetajt dhe Felaj. Merrni guximin, kërkojini që të vijë në seancë. Pse fshihet sa herë ka një skandal.
Nikolla: Qetësohu dhe mos na jepni detyre si kryetar i Parlamentit. Rri i qetë, nëse jeni mësuar që të merrni detyra me sms, jeni ju jo të gjithë.
TIRANË- Pas debatit të ashpër që kishte me deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin, deputetja Ermonela Felaj tha se nuk i vinte aspak keq për tonin dhe fjalët e zgjedhura, pasi personat përballë saj e meritonin.
“Unë do ta marr fjalën si replikë, për të gjithë ata që guxojnë të përdorin mandatin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre. Unë jam Ermonela Felaj dhe askush nuk mund të më bëjë moral mua për fjalët e mija.
Paraardhësi që foli këtu është një kopjac dhe këtë e dinë të gjithë. Sot nuk më vjen keq për fjalër e përdorura, se i meritojnë një për një të gjitha ato cilësime që unë shpreha më parë”, u shpreh Felaj.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat u fokusua tek çështja Ahmetaj, ku fajësoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën që sipas tij fshehu njoftimin e SPAK, e ndërsa bëri deputeten e PS-së Ermonela Felaj bashkëpunëtore në krim. Në reagimin për media ai tha se kryetarja e Parlamentit mban dy qëndrime të ndryshme. E para se ka marrë të hënën njoftimin nga prokuroria. Ndërkohë kur prokuroria speciale deklaron se ka sjellë të premten në parlament kërkesën për arrestimin. Ai shënjestroi edhe deputeten Felaj se me një gjuhë të shthurur, iu drejtua deputetit dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili kërkonte që kryeministri Rama të ishte në Parlament.
"Para ngjarjes më të rëndë në 32 vite në rrafshin zyrtar dhe moral, arratisjes së zëvendëskryeministrit dhe superministrit të Edi Ramës, siç e shihni ju, deputetët e partisë së tij sillen sikur të ishin të gjithë Arben Ahmetër. Në mënyrën më të padenjë, duartrokasin sikur ka ndodhur një ngjarje e gëzueshme dhe jo një zhvillim më amoral në rrafshin zyrtar në 32 vitet e fundit.
Këta janë bashkëpunëtorë në krim me Arben Ahmetajn. Së pari, kryetarja e parlamentit deklaron se ka marrë vetëm të hënën njoftimin nga prokuroria. Ndërkohë kur prokuroria speciale deklaron se ka sjellë të premten në parlament kërkesën për arrestimin.
Tani, kush gënjen këtu? Unë nuk besoj se gënjen prokuroria. Zonja, në vend që të kërkojë një hetim brenda administratës së parlamentit dhe të ndëshkojë ata që supozon se ia kanë fshehur kërkesën deri ditën e hënë, ndonëse nuk ka mëkat në të cilin nuk është e implikuar vetë, atëherë në vend që të akuzojë prokurorinë, se kjo është një akuzë, duhet të bëjë një hetim të plotë brenda parlamentit, kush ia fshehu asaj.
Por ajo është vetë në këtë aferë. Së dyti, ju e dëgjuat reagimin më të padenjë të një zonje në memorien time në parlament. Se si me gjuhë të shthurur, iu drejtua deputetit dhe kryetarit të grupit tjetër parlamentar, Gaz Bardhi, i cili vetëm kërkonte të jetë kryeministri në parlament.
Dhe i tha të vërtetën në sy se zonja Felaj citohet rëndë në aktakuzë. Kjo mjaftoi që t’i heqë gojës çdo fre. Dhe zonja kryetare u tregua solidare me të, duke e mbajtur aty si dëshmi të banalitetit të një zonje që nuk kontrollon gjuhën e vetë.
Siç e shihni, kemi të bëjmë me një situatë të inkriminuar. Vetë Edi Rama, që është padrinjo e organizatës kriminale, ia mbath sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por kjo është java e zhvillimeve më dramatike në historinë e vendit", tha Berisha.
Me tone të larta ai tha se kjo është një situatë e turpshme, duke iu drejtuar nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj. Ai kërkoi që të dalë jashtë Kuvendit, pasi përdor fjalor aspak etik.
“Është e turpshme, nuk e vendos ti kush deputet duhet të flasë dhe kush jo. Kjo zonja këtu duhet të dalë jashtë, urgjent se fjalor rrugaçësh e rruge këtu nuk mund të përdorë. Shoku Ramë na mori malli ta shohim, ta përqafojmë lartmadhninë të marrë defin e ti bashkohet ansamblit të Myzeqesë”, tha Korreshi.
TIRANË- Akuza të forta dhe ofendime u bënë nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndaj socialistes Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’. Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.
Debati në Kuvend:
Gazment Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur. Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.Ju jeni fasada e inceneratorëve... i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te incneratorët pas 6 orësh e con 220 mijë euro... Ata duan t’i japin kohë Ahmetajt që të prishë provat. Rama duhet të vijë që të japë llogari së si po shkojnë negociauat. Duhet të vijë që të japë llogari për udhëtimet e Damian Gjiknurit. Se kisha vënë një sfidë me Gjiknurin, se më tha; o ti ose unë dhe vërteto udhëtimet me Mërtirin dhe Zoton. U vërtetuan udhëtimet. Ndaj s’ka ardhur këtu. Më mirë të lërë mandatin”.
Në këtë moment, Felaj iu përgjigj duke i thënë "Palaço". (Bardhi i duartroket me ironi)
Bardhi: Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!/Dosja.al
TIRANË- Deputeti i opozitës Edmond Spaho deklaroi ditën e sotme në Kuvend se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur me deputetët e tij. Ai tha se Rama duhet të vijë të japë llogari si dhe shtoi se vendi duhet të kishte shkuar në zgjedhje të parakohshme.
'Kërkesa e bardhit është jo vetëm e përputhur sipas rregullores, por ka një moral politik dhe shoqëror, qytetarët presin të japin shpjegime. U shkarkua ministri i brendshëm, duhet të japë shpjegime. Kërkohet arrestimi i krahut të djathtë të Ramës. Kryeministri nuk vjen të japë shpjegime dhe krahu i djathtë ia ka mbath. Jo të jepte shpjegime, por të jepte dorëheqjen dhe të kalonte vendi në zgjedhje të parakohshme'- tha Spaho. /Dosja.al

“Këtu është për të qarë e për të qeshur dhe skam ndërmend të flas për procedurë. As kam ndërmend të diskutoj dhe të flas për procedurë. Keni vjedh ju apo kemi vjedh ne? I keni ju në burg apo i kemi ne? Ia keni dhënë ju në gojë popullit apo ne? Ça ka ngelur tani? Vetëm të heqim pantallonat këtu. Të na vijë turp. Përsa i përket raportit, kur doni ju si maxhorancë, për të futur një projektligj, e përgatisni raportin dhe gjithçka dhe e sillni. Keni disa raste. Në rastin e Tahirit erdhët brenda 24 orësh dhe e votuan heqjen e imunitetit. Keni rastin sot. Keni rastin e zonjës Xhaçka dhe nuk bëni raport. Gjeni artifica për t’i dhënë mundësi personave për të fshehur gjurmët dhe për të fshehur ato që duhet të fshehin. Ju nuk e bëni se ju dhimbsen procedurat.”, tha Sula.
TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka sulmuar maxhorancën duke theksuar se qeveria duhet të jap llogari për çështjen ‘Ahmetaj’. Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK, gjë që sipas saj sot qeveria duhej të largohej.
“Kërkesa jonë është e drejtë. Qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar. Sot është minimumi që qeveria të japë llogari. Është turp që i keni dalë për zot kësaj vjedhje. Gjysma e grupit parlamentar të PS është në dosje, ka dhënë një tender, duhet të ishte larguar, të ulte kokën. Sot gjysma e qeverisë është përfshirë në këtë aferë. Sot qeveria nuk mund të fshihet.”, tha Tabaku.
TIRANË- Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali ishte ajo që mori fjalën në Kuvend për t'i dalë në mbrojtje kryeministrit Edi Rama. Ajo u shpreh se Rama është kryeministër që nuk flet dhe as nuk komenton për drejtësinë. Po ashtu, në fund, ministrja shtoi se argumentet e opozitës në raport me drejtësinë nuk e bëjnë dot pis Ramën.
'Nuk na kompleksoni dot, nëse doni që t'ju marr shembuj të pafundëm
Ju jeni mësuar me kryeministra që kanë folur e nuk kanë vepruar. Rama nuk flet për drejtësinë, nuk komenton.Nuk e përdor si hanxhar drejtësinë, nuk bën populizëm, por i lë që të bëjnë punën e tyre, duke besuar se ato institucione do përdorin ndërgjegjen e tyre për të bërë drejtës.
Nuk ka asnjë gojë dhe asnjë argument që mund ta bëjë Ramën pis në raport me drejtësinë'- tha Spiropali.
TIRANË- Deputetja socialiste Klotilda Bushka u shpreh se kërkesa e PD-së për të futur në rendin e ditës kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, është pa bazament. Ajo shtoi se se kjo kërkesë nuk do merret në konsideratë pasi Kuvendi nuk është vend për argumenta politik.
'Kërkesa e Bardhit nuk ka bazament, kur bëhet fjalë për kërkesa që vijnë nga Prokuroria. Bërtisni se e keni zakon. Punë e madhe fort, dëgjoni të paktën.
Nuk është proces politik, por procedurial. Interesi i drejtësisë është që të respektohen parimet e shtetit të së drejtës. Sipas vijimit të procedurës do duhet të bëhet një raport. Ne nuk kemi kundërshtim, një opinion është. Për argumenta politik nuk është ky vendi. Ndaj nuk ka kërkesë për tu marrë në konsideratë'- tha Bushka.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon që të ndërpritet seanca plenare ose të vijë kryeministri në seancë për të dhënë llogari për çështjen e Arben Ahmetajt.
'Ndërprisni seancën e thirreni kryeministrin të vijë të japë llogari në seancë. Eshtë e papranueshme që të fshihet pas Rrajës dhe pas Ahmetajt. Afera e inceneratorëve është një aferë e Arben Ahmetaj, një aferë e qeverisë Rama, është një aferë e Edi Ramës dhe duhet të vijë e të japë llogari'- tha Bardhi.
TIRANË- Në nisje të seancës së sotme plenare, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri të ditur se SPAK ka paraqitur kërkesën për miratimin e arrestit të deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Ajo tha se Kuvendi do të mblidhet sërish ditën e hënë, në orën 17:00, ku do të flasë në seancë edhe vetë Ahmetaj.
'Nga SPAK është paraqitur kërkesa që kërkon miratimin për arrestin me burg të deputetit zotit Arben Ahmetaj, kjo është depoziatuar në datën 10/7. Në bazë të rregullave u zhvillua mbledhja për të dëgjuar pretendimet, në zbatim të nenit do të hartohen raporte që miratojnë për dhënien e masës për Ahmetajn.
Seanca plenare do të zhvillohet në orën 17:00 të hënën, në mënyrë që edhe deputeti të flasë, sic e kërkon rregullorja.'- tha Nikolla.
TIRANË- Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë në një seancë plenare. Por, para nisjes së saj, grupi i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Ata kërkojnë që të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Në shkresën që mban firmën e Gazment Bardhit kërkohet që të futet në rend dite kërkesa e SPAK.
“Duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesë për organet e drejtësisë dhe do tëa përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores”, thuhet në letër.

Ditën e djeshme Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt./Dosja.al